♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A jemi ne Shqiptarėt populli mė i lashtė????

3 posters

Shko poshtė

A jemi ne Shqiptarėt populli mė i lashtė???? Empty A jemi ne Shqiptarėt populli mė i lashtė????

Mesazh nga Mona Mon Nov 29, 2010 3:03 pm

Luftėtarė tė rreptė, qė njėherė nė njė kohė askush nuk ja u pa shpinėn! Gjuha e tyre ishte gjuha e Zotit!.. Kishte tė drejtė profeti Nostradamus (1503-1566), kur predikonte pėr ne p.sh; “Shqiptarėt ende nuk i kanė luajtur tė gjitha kartat e tyre dhe se padyshim ata pėrsėri do ta habisin gjithė botėn nė arenėn ndėrkombėtare”! Robert D’Angely, “Enigma”, bot, Toena, Tiranė, 1998. Pėr Yllirėt qė ishte popullsia e parė dhe origjinale e Evropės dhe pėr vlerat e tyre nė fushėn dijes e teknologjisė, historiani i shquar italian, Enzo Gatti, me njė ironi krejt tė dukshme, theksonte;

“E pra, qytetėrimi grek dhe ai romak nuk njihen qė ta kenė krijuar, as pėlhurėn, as bronzin, as rrotėn, as qeramikėn, mullinjtė me erė; dhe as grurin, as vreshtat, as ullinjtė, as shkrimin, dhe as rrugėt e tulave… Ulliri dhe vreshti, simbole sigurie, paqeje dhe gėzimi, janė krenaria e popujve mesdhetarė: e Albano-Yllirėve”!…

Mė poshtė akoma ai vazhdon:”Ky civilizim pati me siguri, shumė shekuj mirėqenie, zhvillimi e paqeje. Shtrirja e tij e gjatė nė kohė e tregon qartė kėtė gjė. E vetmja njėsi matėse e zhvillimit paqėsor ėshtė prodhimi i punės sė njeriut!” Marrė nga, Libri, “Yllirėt”, bot i “Bargjini”, Tiranė. 2005.

Diplomati i shquar amerikan i fillimit tė shek. XX dhe adhuruesi i shqiptarėve, Georg Fred Williams nė artikullin e tij tė famshėm “The Shkypetars” botuar fillimisht nė revistėn autoritative amerikane tė asaj kohe “Harper’s Weekly” nė vitin 1915, thekson mbi origjinėn e shqiptarėve si p.sh;

“Nė parahistori, pėrpara se rapsodėt Homerikė t’u kėndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikė, jetonte njė popull me emrin “Pellazgė”… Duke zbritur mė poshtė nė artikullin e tij, ai vazhdon; “Ndėrtimet me gurė tė pagdhendur, pėrballė Partenonit, nė Akropolin e Athinės edhe sot e gjithė ditėn quhen Pellazgjike”!… Kėta banorė tė lashtė, qė njihen si “Pellazgėt Hyjnorė” ndėrtuan gjithashtu muret e mėdhenj primitive “Qiklopikė”; (Ato tė Phenixit tė Delvinės, apo ato tė Ulqinit) (shėn i imi), qė siē e ka theksuar edhe prof. Pokoki, ato janė ngritur shumė kohė pėrpara se grekėt tė vinin nė jetė.

Arkeologu i pasionuar dhe atdhetari ynė i madh At Shtjefėn Gjeēovi, nė studimin e tij mbi Pellazgo-Yllirėt shkruante; “Zeusi, kishte tre preferenca tė cilat ishin; Lisi qė simbolizonte jetėgjatėsinė (rreth 1500 vjet), Dhia Amaltia (qė njihej pėr qumėshtin e saj shėrues) dhe shqiponja (zogu simbol i Diellit)”! Nga Libri “Trashėgimi Thrako-Yllire, Vepra, vėll. 2. Prishtinė, 1985. Nga vinte origjina e kėtij kulti, qė duket se ka qenė mė i vjetri nė civilizimin human?

Ėshtė krejt e njohur, dhe pranohet nga tė gjithė qė “Yllirėt” dhe “Pellazgėt Hyjnorė” e adhuronin dhe i faleshin Zeusit nė faltoret e tyre tė kultit. Ata ishin “Paganė” mijėra vjet pėr nga besimi dhe perėndia kryesore pėr ta nė Olimp ishte padyshim Zeusi!… Ai, Zeusi thirrej ndryshe si babai i “Shkreptimave dhe Rrufeve” midis perėndive tė tjera nė Panteon! Nga literatura paraklasike dhe ajo klasike shembujt janė tė pafund. E thėnė ndryshe, Zeusi merrte pjesė nė ēdo aspekt tė jetės sė tyre.

Edwin Jacques, nė librin e tij “Shqiptarėt”, faq. 78-79, bot. “Kartė e Pendė” e Fond. Abraham Linkoln, Fasano, Italy !”… dhe mė tutje po aty ai vazhdon…”Por ashtu si dhe Homeri, Virgjili poeti latin, i paraqiti protagonistėt e tragjedisė trojane, jo si grekė por si pellazgė! Ai deklaroi se Mbreti dardan i Trojės, Priami ishte pellazg si tė gjithė mbretėrit e tjerė Trojanė. Enea gjithashtu ishte dardan dhe rrjedhimisht pellazg, ashtu si shumica e trojanėve. Edhe forcat rrethuese ishin pellazgė! Ndonėse aty-kėtu pėrkthimi nė anglisht i cilėson gabimisht si grekė, po nė tekstin latinisht, ata pėrshkruhen nga Virgjili me tė drejtė si danaj ose pellazgė. Duket pra fare e qartė se heronjtė “grekė” nuk ishin aspak “grekė, por thjesht pellazgė”!

Le tė vazhdojmė mė poshtė me njė legjendė interesante tė mbledhur nga Zoto Mollosi nė shek XIX, nė librin e tij me titull “Historia e Epirit dhe e Shqipėrisė” fillimisht nė gjuhėn greke, por qė ėshtė e pėrkthyer dhe ka qarkulluar edhe nė gjuhėn shqipe nė fillim tė viteve 20 tė shek XX, prej At Shtjefėn Gjeēovit;

“Zeusi vetė, sipas kėsaj legjende, besohej se kishte lindur nė Palavli tė Delvinės dhe qė prej kėndej u dėrgua me varkė prej Butrintit nė Kretė” !… Jaho brahaj, “Kurora Mbretėrore Shqiptare”, faq. 9, bot i “Dardania”, Tirane 1998.

Le ta nisim me emrin, Zeus! Duket qartė se nė rrafshin gjuhėsor ky emėr, ka ndihmuar nė formimin e fjalės, Zoti, qė pėrdoret dendur nė shqipen e sotme!

Rrėnja e kėsaj fjale nė tė dy dialektet tona kryesore (Gegė e Toskė) ka tė njėjtin kuptim. Nė atė tė hershmin ėshtė ; zė-zėri nė toskėrisht, dhe siē dihet; za-zani, ose zo-zoni, nė dialektin gegėrisht. Siē e theksuam pak mė lart, nė pėrfytyrimin e njerėzve tė lashtė besohej se Zeusi ishte zėri i tė “Plotfuqishmit!” Siē e pamė, ai krahasohej me rrufetė qė binin nga qielli dhe nderohej si perėndia kryesore e Olimpit! Vendoste rregulla, tė cilat po qe se njerėzit nuk i zbatonin, ndėshkoheshin ashpėr po prej tij.

Le tė marrim si shembull kėtu, rastin e Prometeut!… Pėr mosbindje, rebelim, ose ndoshta pėr nxjerrje sekretesh (spiun), Zeusi vetė e lidhi atė nė shkėmbinjtė e largėt tė Skithisė, diku andej nga brigjet e detit tė zi dhe i la atij mbi gjoks shqiponjėn qė ta ndėshkonte hera-herės, duke i ēukitur mėlēinė. Me kėtė rast shtrohet pyetja: A ėshtė shqiponja simbol i ndėshkimit? Nė legjendėn e “Prometeut tė Lidhur” dukshėm qė po!

A ka lidhje kjo domethėnie e shqiponjės sė Zeusit, me shqiponjėn dykrerėshe tė simbolit tė sotėm shqiptar mbi flamur? Ngjyra e saj e zezė mbi fushėn e kuqe, nuk na lė shumė vend pėr manipulim!

Autori, John Wilkes nė librin me titull “The Yllirians”, Publ. by Blackwell Library 1995, e sjell nė kujtesėn tonė fillimin e Evropės, krejt kėshtu;

“Nė dokumentet romake me titullin (Ilirike-1), gadishulli ynė e ka marrė emrin nga Yllirius, djali i Polifemit. Ky ciklopi Polifem u martua me gruan Galatea nga Sicilia dhe nga martesa e tyre ata patėn tre djem me emrat; Celtus, Yllirius dhe Galas dhe pastaj ata emigruan pėr nė vende tė tjera ku dhe kanė formuar popujt, tė cilėt morėn emrat e tyre.” Kjo histori duket se ėshtė mė e pranueshme se tė gjitha tė tjerat; gjykon nė fund, J. Wilkes!…

Yllirius, vetė pati nga martesa e tij, gjashtė djem me emrat Encheleus, Autarieus, Dardanus, Maedus, Taulas dhe Perrhaebus. Gjithashtu vajzat me emrin Partho, Daortho, Dassaro etj. Nga kėto rrėnjė dolėn mė pas; Taulantti, Perrhaebi, Encheeles, Autaries, Dardani, Pertheni, Dassaretii dhe mė pas Daorsii. Autarieus, pati njė djalė, me emrin Pannonius, ose Paeon, mė vonė djemtė me emrin Scordiscus dhe Triballus nga tė cilėt u krijuan fise me tė njėjtin emėr. (Yllirike-2).

Po G. F. Williams, nė faq. 13 tė shkrimit tė tij,”The Shkypetars” duke folur pėr prejardhjen e shqiptarėve theksonte; “Herodoti nuk e dinte se emrat e heronjve Homerikė dilnin qartė nė Pellazgjisht, ashtu si dhe studiuesit tanė Amerikanė, (shen i im); ata ende nuk janė tė ndėrgjegjshėm se ato ruhen pastėr nė shqipen e sotme”.

“Epagomenal”. Thuhet se universi me kėtė rast lindi 5 fėmijė tė quajtur–Osiris, Horus, Set, Isis, dhe Nephthys. Dhe legjenda, apo miti Pellazgjik vazhdon se; Kronos (Koha), i hėngri tė pesė bijtė vet”! Murry Hope, “The Sirius Connection”.

Egjiptianėt kėtu veēanėrisht kanė vepruar shumė tė kujdesshėm tė na tregojnė tė 5 Epigomenal Neters, qė kishin njė lidhje shumė tė fortė me Siriusin…

Ndoshta ne mund ta marrim me mėnd se” Ylli-Blu-Bardhė” (Dogon Star), nė konstelacionin e Canis Major ishte i treti dhe ndoshta mė influencuesi nė Dramėn Celestiale…

Por Thoti vetė ishte “Lunar Deity”, i cili influenconte nė alternimin. Me fjalė tė tjera ai influenconte nė ndryshimin e orbitės sė Tokės nė tėrheqjen e saj reciproke me Hėnėn, e cila me kėtė rast aktivizohej nga forca e njohur e gravitetit qė pasqyrohej nė shmangiet e aksit tė saj. Si rezultat i kėtij fenomeni celestial ndryshon dalėngadalė gjatė lėvizjes sė tij centrifugale pozicioni i boshti tokėsor! Murry Hope, “The Sirius Connection” Page 23, publ. by, Element Books, UK 1996.

Nė “Egyptian Mythology, publ,by. Metro Books,2002. Anthony S. Mercante thoshte pėr Thothin gjithashtu se:

Thothi njihet si “Zot i Hėnės”, “Padroni i Arteve”, “Oratorisė” “Hieroglifėve”, “Shkencės”, dhe i tė “Vėrtetės Universale”! Nė periudha tė ndryshme ai ėshtė quajtur edhe si “Zėmra e Universit” dhe “Lordi i fjalėve Hyjnore”, “I Vetėlinduri” ose ai i cili ndryshe quhej, “Zoti Vetė” i lindur nga askush!

Tek egjiptianėt ai ishte perėndia mė e rėndėsishme nga tė gjitha dhe mendohet qė tė ketė shkruar variantin e parė tė Biblės, e cila konsiderohet edhe si traktati mė i vjetėr kristian, “Librin e Vdekjes tek egjiptianėt”! Por akoma mė interesante ėshtė ajo qė Thothi, tregonte pėr veten e tij;

“Unė jam Thothi!… “Zėri Hyjnor”, i cili i ka duart tė pastra, “Lordi i dy Brirėve”, qė dėrrmon padrejtėsinė, flet tė vėrtetėn, mbron tė drejtėn, duke shkelmuar me neveri tė keqen!”…

Tek Pellazgo-Yllirėt, ashtu si tek Atlantėt, emri i Thothit identifikohej me Hermesin e tyre! Nga ky emėr e ka burimin filozofia e Hermetizmit si filozofi e jetės… Vetė Yllirėt, i atribuonin Hermesit; zbulimin e Astronomisė dhe Astrologjisė, Shkencės sė Numrave, Matematikės, Gjeometrisė, Medicinės dhe Botanikės! Gjithashtu ata besonin se Hermesi ishte i pari qė stabilizoi “Besimin Fetar dhe Qeverisjen” duke krijuar rregullat e marrėdhėnieve midis njeriut dhe Zotit”!

“E vėrteta e thjeshtė apo gjysmė e vėrteta duhen injoruar! Lufto, pėr tė arritur tė vėrtetėn universale, e cila gjithmonė ka ekzistuar… Ajo korrespondon me shprehjen e ligjeve tė natyrės, tė cilat mbajnė dhe qeverisin ekzistencėn e tė gjithė Universit!”

Hermes Trimegistus mendohet nga shkollarėt qė tė ketė jetuar 15.000 vjet tė shkuara! John Baines, “The Hermetic Philosophy”, Book One. publ, by, John Baines Institute, Inc.

Kėtu shihet prapė, fare qartė, se sa ngushtė kanė qenė Pellazgo-Yllirėt me egjiptianėt, pothuajse nė tė gjitha fushat, sidomos nė ato tė origjinės tyre tė pėrbashkėt, gjuhės dhe besimit hyjnor! Por njė herė tjetėr mė duhet tė ndalem nė mėnyrė mė specifike nė kėtė moment kyē tė historisė sė shqipeve dhe lidhjet e tyre tė ngushta me civilizimin e vjetėr egjiptian!…

Nė librin tjetėr me titull “The Secret Science” kushtuar po hermetizmit autori John Baines thotė; “Tė pesė cepat e yllit ose (Pentagramit) simbolizojnė njeriun me tė dy duart dhe kėmbėt e hapura dhe njihet si shenjė tepėr e lashtė okulte. Pikėrisht ky yll simbolizon idealin, i cili pasqyron shpirtin qė dominon trupin. “Prandaj Pellazgo-Yllirėt i kishin pėrqafuar kėtė filozofi si tė tyren, sepse ata ishin tė ndėrgjegjshėm pėr emrin “Bijtė e Shqipes”! Ylli siē e thamė, ėshtė gjithashtu sinonim i shqiponjės! Shqiponja metaforikisht ėshtė simbol i dritės dhe dukshėm shqiptarėt kanė identifikuar veten si misionarėt e saj! Pėr ta ilustruar mė tej kėtė ide, le tė pėrmendim kėtu shprehjen e famshme tė Plutarkut kur thotė: “Ah, kėta Yllirėt! Ky popull i mrekullueshėm dhe misterioz, i cili ngado qė shkoi nėpėr Evropė, ndėrtoi qytete dhe shtete pėr nder tė fitoreve tė tyre tė mėdha!”

Nė njė tjetėr shembull Ibishi, i pėrmendur edhe nė fillim tek egjiptianėt prapė nė shqip, ishte sinonim i shqiponjės. Pėr koincidencė kėtė emėr ende edhe sot e ndeshim midis malėsorėve tanė tė veriut! Po t’i hedhim njė vėshtrim mė tė qartė shqiponjės ne do tė kemi kėtė analizė: Nė realitet shqiponja ėshtė qenie e gjallė, “zogu i qiellit”!

Nė librin e tij “365 Konstelacionet e Natės” Autori Chet Raymo prof. i Fizikės dhe i Astronomisė, nė Stonehill College nė Eastonin e Veriut, Massachusett, bėn njė prezantim dyfish, astronomik dhe mitologjik tė pozicionit tė yjeve pėr ēdo natė tė dhėnė tė vitit! Kur bie fjala pėr netėt e 1-2 shtatorit, ai thotė: “Por nė fillim do tė na bien nė sy tė tre yjet e ndritshėm tė verės; Altair, Aquila, Eagle, apo shqiponjėn nė gjuhėn shqipe”. Dhe pak mė poshtė,… prof. Chet Raymo na rikujton duke kaluar nė shpjegimin e lidhjeve mitologjike sė Zeusit me shqiponjėn; Njė tjetėr rast interesant ky me prof. Chet Raymo, ku shkencėtarėt pa hezitim e trajtojnė mitologjinė sot, krejt seriozisht, duke e trajtuar atė, si pjesė organike tė argumenteve tė tyre shkencore. “Shqiponja sipas legjendės, ishte e preferuara e Zeusit tė plotfuqishėm. Kur kishte nevojė njė shėrbim fluturimi midis Qiellit dhe Tokės ai ja besonte kėtė mision vetėm asaj (Shqiponjės)! Pėr shėrbimin e gjatė, asaj i ishte rezervuar njė vend i veēantė midis yjeve. Siē e dimė, pėr tė Plotfuqishmin, (Zeusin) nuk ishte gjė e zakonshme qė t’i shpėrblente miqtė e tij duke i dhuruar atyre njė vend tė veēantė midis yjeve dhe konstelacioneve qė shiheshin nė qiellin e natės.

Marrė me shkurtime nga njė publikim i Maksim Zoto
Gazeta STANDART DT:29.11.2010
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A jemi ne Shqiptarėt populli mė i lashtė???? Empty Re: A jemi ne Shqiptarėt populli mė i lashtė????

Mesazh nga Leonard Mon Nov 29, 2010 3:11 pm

bukur mona
Leonard
Leonard
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 84
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 26/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 3

http://mediashqip.socialgo.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A jemi ne Shqiptarėt populli mė i lashtė???? Empty Re: A jemi ne Shqiptarėt populli mė i lashtė????

Mesazh nga Morena Sat Jan 08, 2011 6:02 pm

Ekskluzive/ Mathieu Aref, studiuesi i
njohur francez, rrėfehet pėr "Shqip" pas botimit tė librit tė tij,
"Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė populli parahelen"


A
mos ėshtė i mbivlerėsuar roli i grekėve nė historinė e Gadishullit
Ballkanik? Pas kaq shekujsh, pas imazhit tė mrekullueshėm qė grekėt i
kanė dhėnė sė kaluarės sė tyre, ėshtė pak e vėshtirė tė ngresh
pikėpyetje pėr kulturėn e madhe klasike tė helenėveā€¦ Por, prej kohėsh,
studiues tė ndryshėm nuk kanė ngurruar tė ngrenė pikėpyetje mbi
qytetėrimin e lashtė grek. Vetėm pak kohė mė parė, njė studiues amerikan
botoi librin "Athina e zezė", ku perėndesha e bardhė me sy ngjyrė deti,
perėndesha e diturisė, mbrojtėse e Athinės, sipas tij ka njė tė kaluar
afrikaneā€¦ Mathieu Aref, njė studiues, qė tashmė ka tentuar t‘i kthejė
pėrgjigje me studimin e tij prej vitesh kėtyre pikėpyetjeve, nuk denjon
tė vihet nė qendėr tė diskutimeve akademike, duke thėnė se "ėshtė
Shqipėria, ajo ēfarė ai e quan odiseja e pabesueshme e njė populli
parahelen". Dhe ky popull i vogėl, sipas tij, ka qenė populli i madh qė
ka ekzistuar para grekėve. Duket si njė guxim nga ana e Aref, njė
"guxim" tė cilin ai e argumenton me prova shkencore, tė cilat kėrkojnė
tė hapin njė debat, qė, sipas tij, synon rishkrimin e historisė.
Historia e pabesueshme e pellazgėve, qė, sipas tij, janė ilirėt e
mėvonshėm, tė cilėt u hodhėn nė njė cep tė historisė dhe shumė pak
studiues u rrekėn tė merreshin me ta. Por, pikėrisht nga pellazgėt nis
shpjegimi i gjithė asaj historie "tė shkruar keq", sipas Aref, qė e bėn
rolin e grekėve tė mbivlerėsuar ende nė ditėt e sotme. Mė poshtė, Aref,
pas debateve qė ka ngjallur nė nivele tė ndryshme akademike, rrėfen disa
nga tezat, qė, sipas tij, vėrtetojnė studimin e nisur kohė mė parė, qė i
bėn tė ndihen mirė shqiptarėt, por qė "trazon" kulturėn tashmė tė
konsoliduar greke.

"Shqipėria, odiseja e pabesueshme e njė
populli parahelen". Libri juaj sapo ėshtė pėrkthyer nė shqip. Mund tė na
rrėfeni se ēfarė do tė thotė kjo pėr ju?

Qėllimi kryesor i
kėtij libri ėshtė vėnia nė vend e sė vėrtetės. Asaj tė vėrtete, mbi tė
cilėn rėndojnė plumb 2500 vjet. Nuk kemi tė bėjmė asfare me trallisje
dhe teka personale, as me fantazime fluturake, aq mė pak me shovinizėm,
por me njė tezė tė pėrpunuar shkencėrisht, me argumente tė forta, nė mos
tė patundshme, fakte historike tė shėnjuara, analiza dhe hulumtime tė
thelluara nė disa fusha shkencore, bazuar nė referenca tė verifikueshme.
Ky libėr mė ka kushtuar vite tė tėra studimesh, mjaft mund e djersė,
gjithashtu para. Pra, nuk e kam bėrė kėtė vėllim tė madh pune pėr tė
bėrė sensacion apo pėr lavdi vetjake.
Ēfarė e shtyu Aref tė
merret me njė studim tė tillė, qė nė shumė qarqe letrare ėshtė quajtur
edhe si njė provokim, qė ju kėrkoni t‘i bėni historisė greke?

Si
dhe pėr ēfarė e kreva gjithė kėtė punė? Para sė gjithash, natyra mė
pajisi qysh fėmijė me njė shpirt kritik, tė zhvilluar dhe me kureshti tė
madhe. Tė jetuarit nė Egjipt, nė njė shoqėri kozmopolite, mė ka dhėnė
pėrparėsinė e vėshtrimit elektrik. Nė themel ishte terreni pjellor dhe
premisat e njė rrugėtimi qė do ta nisja disa vite mė vonė. Njohja e
gjuhės shqipe, e folur qysh nė djep (sidomos dialekti gegė) e qė zura ta
shkruaj fare i ri, mė dha shumė dorė. Studimet nė gjuhėn frėnge
(letėrsi, filozofi, greqisht, latinisht, artet e bukura, gjuhėt e huaja,
arabe, angleze, italiane) po ashtu nuk janė tė huaja ndaj kėtyre lloj
studimesh e kėrkimesh. Shkėndija fillestare ishte dalja nė dritė e
librit tė parė tė Za////ēharie Mayani, "Etruskėt nisin tė flasin", nė
1961-in, pasuar nga i dyti, "Fundi i misterit etrusk" nė 1970-ėn. Ja njė
dijetar, joshqiptar, qė ia mbėrriti tė hedhė dritė mbi misterin e
popullit tė madh etrusk, falė gjuhės shqipe, qė pėr mė tepėr nuk ishte
as gjuha e tij mėmė. Kjo gjė mė tundoi, mė befasoi dhe mbi tė gjitha mė
mrekulloi. Qysh atėherė, e pėrgjatė tridhjetė vjetėve, jam vėnė nė
pėrndjekje tė kėtij populli misterioz parahelenik, qė, nga zbulimi nė
zbulim, mė ka udhėrrėfyer kah shqiptarėve. Pas kėsaj periudhe tė gjatė
mė ėshtė dashur mė shumė se pesė vjet pėr tė kryer pareshtur studime e
hulumtime tė thelluara nė fusha nga mė tė larmishmet: histori antike,
arkeologji, antropologji, etnologji, gjuhėsi dhe mitologji. Tė thuash tė
vėrtetėn nuk pėrbėn nė asnjė rast provokim. Ajo mund tė lėndojė, tė
fyejė, por gjithnjė ia vlen ta thuash. Kėtu, veēse vė nė vend kėtė tė
vėrtetė, ēiltėrsisht pa paragjykime dhe me rigorozitetin mė tė madh
intelektual. S‘kemi tė bėjmė me larje hesapesh apo me sulme tė
paramenduara kundėr Greqisė dhe popullit grek, pėr tė cilin ruaj sqimėn
mė tė lartė. Njė kėrkues duhet tė mbetet krejt i paanshėm. Ajo qė kam
bėrė ėshtė njė punė vetėm shkencore dhe jo keqdashėsi ndaj cilitdo
qoftė. A mos vallė ėshtė faji im qė shqiptarėt rrjedhin prej pellazgėve,
tė cilėt pėr mendimin e tė gjithė autorėve tė Antikitetit kanė
pararendur grekėt nė Ballkan, Egjipt e nė Azinė e Vogėl dhe qė kėta tė
fundit u detyrohen pėr njė pjesė tė madhe tė qytetėrimit tė tyre? Ta
quash kėtė njė provokim pėrbėn nė vetvete njė provokim.
Cilat janė pikat e forta, qė, sipas jush, argumentojnė atė qė shqiptarėt janė mė tė vjetėr se helenėt?

Ju
mė pyesni pėrse i konsideroj shqiptarėt njė popull mė tė lashtė se
grekėt! Thjesht sepse ata rrjedhin prej pellazgėve, tė cilėt, sipas
vėshtrimit unanim tė autorėve mė tė vjetėr grekė (Hekateu i Miletit,
Helanikos i Mitilenės, Herodotit, Tuqididit, pėr tė pėrmendur kėtu mė tė
shquarit), u transmetoi grekėve mitologjinė, kultet, si dhe njė pjesė
tė madhe tė kulturės e gjuhės sė tij. Do mė kthehen e tė mė thonė se
pėrse ata rrjedhin prej pellazgėve e jo prej ilirėve. Sepse, nė fakt,
s‘ėshtė veēse i vetmi dhe po i njėjti popull. Pėr shumė shqiptarė dhe
pėr njė pjesė tė mirė tė specialistėve tė epokės komuniste, shqiptarėt
mund tė rridhnin vetėm e vetėm prej ilirėve! Faktikisht, e pėr ēudi, pak
specialistė kanė ndėrmarrė udhėn e studimeve mbi pellazgėt. Edhe pas
pothuaj njėqind vjetėsh vetėm tre shqiptarė kanė shkruar mbi kėtė
popull, Adhamidhi, Spiro Konda dhe Dhimitėr Pilika. Dhe ėshtė shumė pak!
Kur shumė studiues tė huaj kishin kuptuar ndėrkohė rolin dhe rėndėsinė e
pellazgėve para mbėrritjes sė grekėve. Pėrse pra ilirėt e kanė
prejardhjen prej pellazgėve? Kėta tė fundit kishin trevat e tyre nga
Atlantiku deri nė Detin e Zi dhe prej dy brigjeve tė Danubit deri nė
Egje dhe nė Azinė e Vogėl. Emri i pellazgėve mbetet "njė emėrtim
pėrgjithėsues", duke qenė i pėrshkruar si popull i lashtė parahistorik, i
quajtur emėrtim pėrgjithėsues" dhe duke qenė i pėrshkruar si popull i
lashtė parahistorik i quajtur "shpellagji", qė do tė thotė njerėzit e
guvave. Egjiptianėt i quanin "pelesėt" dhe hebrenjtė "peleshtim". Kėto
etnonimi na kujtojnė filistinėt (pellesh...et, peleshetā€¦im, domethėnė
"shpellagji"), qė nuk ėshtė gjė tjetėr veēse emri qė u ėshtė dhėnė prej
semito-egjiptianėve. Ky popull i pėrbėrė nga tribu tė shumta mbante
mjaft emra, por fliste tė njėjtėn gjuhė dhe kishte tė njėjtat tradita:
trojanėt, dardanėt, ligurėt, lelegėt, karientė, likenėt, iberėt,
frigjanėt, moskėt, filistinėt, trakėt, ilirėt, pikenėt, daunientėt etj.
Pėr kėtė arsye, (autorėt modernė) i kanė konsideruar si popuj tė
ndryshėm. Sidoqoftė, ne do tė gjejmė prova tė shumta pėrmes emrave tė
mitologjisė (tė shpjegueshme prej shqipes) dhe miteve parahelenike, qė
grekėt i kanė pronėsuar dhe pėrshtatur sipas nevojave tė tyre prej
kolonizatorėsh, duke i bėrė elementet themelore tė qytetėrimit tė tyre:
Zeusi u lind nė njė "shpellė" nė Kretė. "I pari njeri" qe "pelazgos" i
pjellė prej dheut, "kurerėt" ishin rojet e foshnjės Zeus (ku u
rritā€¦Zeusi), emri "autochone" shpjegohet sipas shqipes "Tokėt tonė),
Jonėt (Herodoti) ishin pellazgė tė shndėrruar nė helenė pas mbrujtjes me
gjuhėn greke etj. Pėr sa i pėrket emrit "Ilir", ai e ka bazėn ashtu si
dhe pėr Palasges prej "njė emėrtimi tė pėrgjithshėm", qė i pėrket tė
vetmit e tė njėjtit popull me "tribu tė panumėrta": Peonėt, Dardanėt,
Tribalėt, Pelagonėt, Penestėt, Autoriatėt, Enkelėt, Thesprotėt, Molosėt,
Kaonėt, Panonėt, Istrianėt, Venetėt (Enetėt e Herodotit), Dalmatėt etj.
Faktikisht, autorėt e antikitetit, si Herodoti i kanė klasifikuar
banorėt e Veriut tė Greqisė si njė "popull i pavarur" (popull i lirė).
Ky emėrtim ėshtė pėrgjithėsuar pėr tė na dhėnė pėrshkrimin e kėsaj mase
tė madhe tribuje, siē kanė qenė "ilirėt", qė do tė thotė "libres": I
lirė, tė lirėt? A nuk ka rrėfyer Plini i lashtė se populli ilir pėrbėhej
nga mė se 300 kombėsi?! Herodoti, a nuk ka thėnė pėr trakėt (degėzimi
lindor i pellazgėve): Trakėt janė, pas Induve, populli me numėr mė tė
madh nė botė, i cili, nėse do tė ishte bashkuar mesvedi do tė kishte
dominuar botėn. E kjo nuk ėshtė njė stisje: ka fakte historike tė
pakundėrshtueshme. E vetmja provė flagrante e ekuacionit
pellazgė=ilirė=shqiptarė ėshtė gjuha. Nėse shqiptarėt e sotėm do t‘ia
mbėrrinin tė deshifronin shumė prej emrave tė mitologjisė, toponime dhe
gojėdhėna qė qarkullojnė nė Evropė, ky do tė ishte pėrfaqėsimi mė i mirė
i kėsaj trashėgimie mijėvjeēare. Ilirėt (degėzimi perėndimor i
pellazgėve) kanė qenė kėsisoj pellazgėt e vėrtetė, pėr sa qė gjuha e
kėtyre tė fundit ėshtė pėrcjellur te pasardhėsit e tyre tė
drejtpėrdrejtė, ilirėt e mandej shqiptarėt, ku gjuha (sidomos dialekti
gegė) flitet ende sot e kėsaj dite, qysh prej mė se 3000 vjetėsh. Pėr sa
i pėrket "mikenasve" hipotetikė, nė fakt ata ishin veēse pellazgė, pėr
sa grekėt ende nuk ishin shfaqur. Ky emėrtim u krijua artificialisht nga
Schliemann gjatė shkarjeve tė tij pėr "mikenėt". Nė fakt, nėse ai do tė
kishte zbuluar gjurmėt e tyre nė Athinė, ata do tė ishin quajtur
"Qytetėrim Athinas". Nuk ka asgjė shkencore nė njė tė tillė pėrshkrim tė
njė populli, qė nuk ka ekzistuar kurrė nėn kėtė emėrtim. Ndėrsa pėr sa i
takon linjės B, deshifruar prej Ventris e Chadwick, ajo bėn fjalė pėr
"pellazgjishten e lashtė" tė ngatėrruar me greqishten antike. Veē tė
tjerash, nė njė farė mase mund tė thuhet se greqishtja antike (sidomos
jonike, meqė jonėt ishin pellazgė) ka rrjedhur drejtpėrsėdrejti nga
pellazgjishtja e lashtė me prurje greke, domethėnė semito-egjiptiane. Ja
sesi ėshtė sajuar historia e Greqisė parahelenike.
Idetė e
hedhura nga ju janė interesante pėr shqiptarėt. A mund tė ketė
iniciativa tė tjera, jo thjesht libra, tė cilat do tė mund tė bėnin njė
ndryshim tė historisė sė shkruar?

Unė mendoj qė aktualisht
ka argumente tė mjaftueshme, prova dhe elemente tė spikatura, qė u
lejojnė historianėve, studiuesve dhe dishepujve tė tyre tė rishkruajnė
historinė e Greqisė parahelenike. Nėse mund tė them Greqia
"parahelenike", kjo ndodh sepse historia e Greqisė "strico sensu" (ajo
para shekullit VIII para Krishtit) ėshtė e njohur dhe e klasifikuar
pothuajse saktė. Praktikisht ėshtė thėnė gjithēka pėr atė Greqi "strico
sensu", tė cilės unė nuk mund t‘i shtoj dot asgjė. Pra, unė nuk kam
absolutisht asgjė ēka tė them mbi kėtė lloj Greqie (atė tė Solonit, atė
tė Pizistratit apo Perikliut), veē faktit tė tė qenit tė admirueshme dhe
se njerėzimi i detyrohet pėr gjithė ēka mė tė bukur e mė me vlerė.
Mirėpo pellazgėt diē kanė lėnė aty. Pikėrisht kėtė diēka historianėt,
linguistėt dhe arkeologėt tanė modernė nuk kanė denjuar ta shquajnė.
Madje, njė Greqi e tillė (pas shekullit VIII: arkaike, klasike, e
helenistike) as nuk bėn pjesė nė studimet dhe hulumtimet qė unė kam
kryer nė dy librat e mi. Kėshtu, nuk ka asnjė tregues qė tė provojė se
Greqia ekzistonte para shekullit VIII para Krishtit. Ndėrtimi i
"tempujve", shfaqja e qytezave ("Polis"), konfederatat religjioze
(amfiktionet), shpalosja e stileve arkitekturore (dorik, jonik,
korintas), zhdukja e mbretėrimeve dhe shfaqja e tiranisė, ekspansioni
kolonial (emporion=tregje dhe apoikoi=koloni), krijimi i tempullit tė
Delfit, shfaqja e alfabetit dhe e tė parave shkrime greke, shfaqja e
lojėrave olimpike, shekulli i artė i thėnė i "Perikliut": gjithė kėto
ngjarje marrin jetė pas shekullit VIII. Sa pėr Homerin, tė shumtė janė
ata qė mendojnė se nuk ka ekzistuar ose qė nuk ka shkruar kurrė asgjė.
Fakti thotė se ai nuk ka shkruar, pasi gjuha greke ėshtė shkruar vetėm
nga fundi i shekullit VII. para Krishtit. Ai mundi tė ekzistojė si
rapsod. Pėr rrjedhojė, poemat e Homerit ("Iliada" dhe "Odiseja") mundėn
tė shkruhen vetėm nė shekullin VI, nė epokėn e Pizistratit. Kėto poema
epike kanė pėr origjinė traditėn gojore, tė pėrēuar nga brezi nė brez
prej rapsodėve pellazgė. Grekėt i morėn dhe i kėnduan (duke i pėrpunuar
pėr kauzėn e tyre) me rapsodėt e tyre. Keqkuptimi vjen prej faktit se
ngatėrruam gjithēka: Greqinė parahelenike (para shekullit VIII) me
Greqinė nė bllok (pas shekullit VIII). Le tė mos harrojmė as faktin se
studimet mbi pellazgėt jo vetėm sikur u harruan, por edhe u mėnjanuan
plotėsisht. Le tė themi se disa studiues modernė (historianė, arkeologė
dhe gjuhėtarė) kanė vėnė nė dukje se pellazgėt pėrbėheshin prej popujsh
tė ndryshėm, mandej tė zhdukur trup e shpirt, pa lėnė as mė tė voglėn
gjurmė: etni e gjuhė! Ndėrkohė qė kjo etni vijoi me ilirėt nė Perėndim
dhe trakėt nė Lindje. Ndėrkohė qė tė gjithė autorėt e lashtė lanė gjurmė
tė shkruara, sipas tė cilave ky popull parahelenik ka pas qenė shumė i
lashtė (njerėzit e parė) dhe qė nė kohėn e Herodotit nė shekullin V para
Krishtit popullonin ende krahina tė tėra (Arkadia, Argolida, Atika,
Tesalia, Lakonia etj.), tė kuptojmė ishujt (Kreta Lemnos, Lezbos dhe
veēanėrisht Samosin)!
Si e shihni historinė e Ballkanin sot?

Ka
pak kohė qė u konfirmua shprehja "baruti i Ballkanit" me luftėn dhe
problemin e Kosovės (e mbetur ende pezull). Mendoj se shpirtrat dhe
mendėsitė kanė evoluar ndopak dhe fantazma e luftės po largohet gjithnjė
e mė tepėr, veē nėse qėllimėsitė dhe pozicionet politike tė Fuqive tė
Mėdha, sidomos Bashkimit Evropian, ashpėrsohen ose ndryshojnė.
Aktualisht, Kosova ėshtė njė nga problemet mė tė thekshme nė Ballkan. Pa
rregullim paqėsor, tė barabartė dhe tė drejtė, ndoshta s‘do tė ketė
kurrė paqtim nė rajon. Sa pėr vete, jam pėr pavarėsinė e Kosovės, sepse
pas gjithė atyre fatkeqėsive dhe krimeve (le tė themi etnocid) dhe
urrejtje mes dy popujve (serbė e kosovarė) nuk mund tė bashkėjetojnė dhe
tė ndėrtojnė sė bashku njė /////shtyhet qė tė mund tė funksionojė. Me
t‘u rregulluar ky problem, Ballkani mund tė pėrfytyrojė nė gjirin e
Evropės sė bashkuar njė forcė dinamike dhe ndėrtimtare pėr ardhmėrinė e
kėtij rajoni tė mbetur fatkeqėsisht pa trashėgimi, i shqyer, i
tollovitur dhe i izoluar pas shumė shekujsh pushtimi otoman dhe dekadash
komuniste.

Shumė njerėz mendojnė se e kaluara nuk duhet trazuar

pėr hir tė sė ardhmes, ndėrsa ju e trazoni atė. Pėr

ēfarė shėrben kjo?


Sigurisht
qė do tė mė bėhet pyetja se pėrse i trazoj kujtimet e vjetra, kur e
ardhmja ka vlerė mė tepėr? Po, por e ardhmja ėshtė gjithherė e lidhur me
tė shkuarėn. Nėse ne ekzistojmė, kjo ndodh sepse tė tjera kanė
ekzistuar para nesh dhe na lejuan tė jemi ata qė jemi, duke na dhėnė atė
qė kemi mė tė ēmuar. Kur kjo e shkruar mbetet nė hijen ku ėshtė
degdisur, e ardhmja mbetet e errėt. Pėr ēfarė shėrben tė zgjosh tė
shkuarėn? Sigurisht pėr tė kuptuar mė mirė tė ardhmen. Ēėshtja qė na
intereson kėtu, nuk ėshtė tė flasim pėr njė tė kaluar tė qartė dhe tė
kthjellėt, por pėr njė tė shkuar qė na mbahet e fshehur dhe qė
manipulohet pėr njė kauzė tė njėanshme.
Nė kohėt e sotme,
idetė ndryshe apo pėrgėnjeshtrimi i historisė ėshtė bėrė si nė modė. A
keni pasur frikė se do tė paragjykoheshit, kur nisėt ta shkruanit kėtė
libėr?

Jo, unė nuk jam tipi qė ndjek modėn. Kam aq karakter
dhe personalitet sa pėr t‘u bėrė ballė sirenave tė demagogėve,
paragjykimeve apo "publikisht e mirėnjohur", sidomos kur pėrpiqen tė tė
largojnė prej sė vėrtetės. S‘ndiej asnjė influencė nė lidhje me kėtė
ēėshtje. Njė proverb francez thotė: "Me ba ēka duhet, me ngja ēka
mundet". Kur nisa tė shkruaj librat, mendova fill rezultatin
pėrfundimtar dhe i thashė vetes: nėse gabohesh, nėse argumentet e tua
nuk janė bindėse, nėse referencat nuk janė tė verifikueshme, do tė
pėsosh kundėrshtinė dhe poshtėrimin! Ndaj fillova tė kėrkoj "provėn e sė
kundėrtės", atė ēka mund tė vinte e tė shqetėsonte tezėn dhe vėrtetimet
e mia shkencore. E pasi shkoqita gjithēka hollė-hollė, s‘gjeta provė
pėr tė kundėrtėn. Trondita qetėsisht njė seri tė tėrė studimesh dhe
kėrkimesh. Me ndėrgjegje tė lehtė dhe zemėr tė qetė, karvani im vazhdon
mė tej bindshėm.
Cili ėshtė Aref, jeta qė ju bėni?

Ėshtė
e vėshtirė pėr tė folur pėr veten. Gjithė ē‘mund tė them ėshtė se jeta
ime s‘ka tė bėjė me veprėn time. Gjithsesi, do tė flas qartė, veē pėr tė
thėnė se pėrherė kam qenė ndėr ata "tė drejtėt", nė kuptimin mė tė
fisėm tė fjalės. Nė jetėn time private dhe profesionale e kam dėnuar
gjithnjė padrejtėsinė prej nga vinte dhe cilado qė tė ishte. Integriteti
dhe kėmbėngulja ime, lehtėsitė nė pėrshtatje, bagazhi kulturor, guximi
dhe korrektėsia nė punė mė mundėsuan tė ushtrojė funksione interesante e
tė rėndėsishme. Posti i fundit ishte drejtor i njė filiali tė njė
shoqėrie tė madhe franceze. Kam lindur nė Kajro (ku kam kaluar njėzetė e
tre vitet e para tė jetės sime dhe kam kryer pjesėn mė tė madhe tė
studimeve. Prindėrit e mi kanė lindur nė Shqipėri nė krahinėn e Matitm,
mė saktė nė Rrembull. Kam dy vėllezėr dhe njė motėr. Gjithashtu katėr
fėmijė, nga mosha 33 deri nė 39 vjeē (tre djem dhe njė vajzė). Jam
pensionist qė prej 1999-ės. Kam pasur disa probleme shėndeti ndaj dhe
bėj kujdes. Merrem me administrimin e publikimeve tė mia, me
letėrkėmbime e marrė pjesė herė pas here nė konferenca. Kam shkruar dhe
disa ese metafizike e filozofike (tė pabotuara). Merrem, jo me shumė
vrull me pikturė dhe poezi klasike (rreth 250 poema tė pabotuara).

Mund tė na flisni pak pėr lidhjet me Shqipėrinė?

Lidhjet
e mia me Shqipėrinė kanė qenė tė dobėta (ne kemi vetėm lidhje
epistolare me familjenā€¦ veē nėse posta pėrgjohej prej autoriteteve
shqiptare dhe nuk mbėrrinte nė destinacion) pėr arsye tė largimit e tė
kėputjes sė shkaktuar prej komunizmit nė Shqipėri dhe qė nuk lejonte
kollaj tė vizitonte vendin. Sjell ndėrmend kujėn e nėnės, kur mori
lajmin e vdekjes tė nėnės sė saj, motrės, vėllait e tė tė tjerėve. E
s‘mund tė rrija pa qarė bashkė me tė. Por mbeta shumė i lidhur me
mėmėdheun, pėr shkak tė edukimit, rrėnjėve dhe me gjithė ē‘mban barku.
Nė Egjipt, komuniteti shqiptar ka qenė mjaft i rėndėsishėm (shpesh nė
pėrmbajtje kish njerėz me vlera tė larta). Babai im ka pas njohur poetėt
Ēajupin, Asdrenin, shkrimtarin Ernest Koliqi, kumbar i vėllait tim tė
vogėl, Isa Boletinin (njė nga heronjtė e pavarėsisė sė Shqipėrisė),
Mbretin Zog dhe familjen e tij etj. Mos mendoni as edhe njė ēast qė i
shkruaj librat e mi i ngarkuar me ndonjė ndjenjė shovinizmi. Po e
pėrsėris atė qė thashė mė sipėr, puna ime ėshtė para sė gjithash
shkencore dhe nuk pėrket brenda aspak prej ndjenjave. E dua Shqipėrinė,
por jam i drejtė dhe i paanshėm me historinė e saj, intransigjent me tė.
A keni pasur kėrcėnime pas botimit tė librit?

Pasi
kam botuar dy librat e mi (2003-2004) nuk kam marrė asnjė kundėrshti
zyrtare pėr sa u pėrket tezave prej ndonjė sektori universitar apo
shkencorā€¦ Sigurisht qė asistoj shpesh andej-kėtej me ndonjė reagim
//////epidermik personash dyshues e madje armiqėsorė, por pa nivelin e
duhur e tė mjaftueshėm kulturor pėr tė debatuar mbi kėto ēėshtje tė
mprehta. Kritika ėshtė e thjeshtė, por arti i vėshtirė, thotė njė
proverb i famshėm. Zakonisht mbizotėron habia. Por, pėrmbajtja e librave
tė mi del prej shtigjesh tė rrahura. Pedagog universiteti apo studiues
rishtar ėshtė shumė normale qė ata tė shqetėsohen prej kėtij subjekti qė
i tejkalon: se kanė ndeshur nė amfiteatrot e tyre universitarė kėtė
lloj teze. Ē‘nuk ėshtė normale ėshtė tė kundėrshtosh tezėn pa sjellė as
mė tė voglėn "provė" tė sė kundėrtės".


Tė flasėsh pėr
Shqipėrinė sot, nė njė moment kur ajo ende nuk e ka marrė veten nga
plagėt e komunizmit, kur ecejakja e saj drejt vendeve perėndimore sa
vjen e bėhet mė e vėshtirė, ēdo tė thotė ta paraqesėsh kėtė popull tė
vogėl, si njė popull nga mė tė hershmit e njerėzimit?

Mendoj
se nė mėnyrė tė tėrthortė iu pėrgjigja kėsaj ēėshtjeje pėrgjatė kėsaj
interviste. Sipas gjithė asaj ēka thashė, ripohoj se nėse Shqipėria
ėshtė njė nga vendet mė tė vogla, mė pak e qytetėruara ose mė e
shpronėsuara e Evropės, s‘duhet harruar se ėshtė "njė popull i madh".
(Shtet i vogėl, por popull i madh!) S‘kemi aspak antinomy. Mund tė jesh i
varfėr, por i fisėm. Sė fundi, mund tė thuhet se vijimėsia etnike (me
gjithė pėrzierjet) kulturore dhe gjuhėsore (me gjithė ndėrfutjet dhe
neologjizmat) nuk reshti kurrė nė kėtė zonė ballkano-danubiane, me
gjithė mėsymjet e ndryshme dhe pushtimet romake, bizantine e otomane:
shqiptarėt jetojnė bash aty ku kanė qenė tė paktėn qysh prej neolitit.
Por, fatkeqėsisht historia shtangu nė atė ēka deshėn tė na bėnin tė
besonim.


G.Shqip
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A jemi ne Shqiptarėt populli mė i lashtė???? Empty Re: A jemi ne Shqiptarėt populli mė i lashtė????

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi