♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vaksina e re kundėr poliomielitit mund ta ērrėnjosė sėmundjen

2 posters

Shko poshtė

Vaksina e re kundėr poliomielitit mund ta ērrėnjosė sėmundjen Empty Vaksina e re kundėr poliomielitit mund ta ērrėnjosė sėmundjen

Mesazh nga dr.Dugi Wed Nov 24, 2010 8:19 pm

Njė vaksinė e re kundėr poliomielitit ka rritur shpresat se kjo sėmundje mund tė ērrėnjoset tėrėsisht. Poliomieliti mund tė shkaktojė deformime tė rėnda dhe paraliza te fėmijėt.
Numri i rasteve tė poliomielitit nė mbarė botėn ka rėnė 99 pėr qind nė vitet e fundit si rezultat i njė fushate vaksinimi global, qė filloi nė vitet e pesėdhjeta. Por sėmundja ende kėrcėnon fėmijėt nė tė paktėn katėr vende nė Afrikė dhe Azinė Jugore.
Tani, provat klinike nė dy shtete kanė konfirmuar efikasitetin e njė vaksinė tė re. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se zhdukja e plotė e poliomielitit mund tė jetė afėr.
Shkencėtarėt thonė se nė dy vendet ku poliomieliti ėshtė endemik, vaksina e re ka qenė 30 pėr qind mė efektive se tė vaksinės tradicionale. Tė dhėnat nė Nigeri dhe Indi kanė treguar se foshnjat qe morėn vaksinėn e re, tė prodhuara nga dy kompani farmaceutike, krijuan njė imunitet ndaj dy llojeve tė virusit tė poliomielitit.
Dr. Peter Hotez ėshtė president i Institutit Vaksina Sabin nė Uashington DC. Ai thotė se vaksina e re ofron imunitet mė tė fortė. Ideja prapa Vaksinės sė re ėshtė pėr ta bėrė atė tė nxisė njė pėrgjigje imune. Vaksina tradicionale e poliomielitit quhet nganjėherė vaksina trivalente, sepse pėrmban 3 lloje tė virusit. Vaksina e re ka vetėm dy lloje me pėrqendrim mė tė lartė tė virusit".
Polio kryesisht prek fėmijėt nėn moshėn pesėvjeēare dhe pėrhapet me shpejtėsi nė kushte tė kėqija higjienike. Sėmundja sulmon sistemin nervor, ndonjėherė duke shkaktuar paralizė tė pėrhershme.
Dr Hotez thotė se zhdukja e poliomielitit ka qenė mė e vėshtirė se sa zhdukja e lisė. Sėmundja e lisė ka simptoma tė dukshme, thotė ai. Problemi me poliomielitit ėshtė se 99 pėr qind e tė prekurve nuk paraqesin ndonjė shenjė tė dukshme dhe nė kėtė mėnyrė sėmundja bėhet shumė mė e vėshtirė pėr t'u kontrolluar. Kjo do tė thotė qė vaksinimi duhet tė shtrihet nė segmente mė tė gjėra tė popullsisė pėr t'i mbrojtur tė gjithė, thotė doktor Hotez
Kundėrshtimi i disave ndaj vaksinimeve pėr arsye politike dhe kulturore e ka komplikuar problemin. Ndalimi i vaksinave tė poliomielitit nė vitin 2003 nė Nigeri shkaktoi njė shtim infeksionesh jo vetėm nė Nigeri. Virusi u pėrhap nė disa vende fqinje, ku poliomielitit mė parė ishte zhdukur.
Organizata Botėrore e Shėndetėsisė thotė se nė ditėt e ardhshme rreth 70 milion fėmijė nė 15 vende nė Afrikė do tė vaksinohen kundėr poliomielitit. Prej tyre, 55 milionė do tė marrin vaksinė tė re dyvalent.
Nė disa vende, virusi ėshtė mė i fortė. Dr. Peter Hotez thotė se nė rastin e Indisė, njė nga problemet qė pengon suksesin e plotė, ėshtė fakti se tek disa njerėz sistemi imunitar nuk reagon ndaj vaksinės gojore. Kjo lidhet me kequshqyerjen dhe infeksionet nga parazitėt ose diarreja.
Por, sipas OBSH-sė, rastet e polios nė Indi dhe nė Nigeri ranė me mė shumė se 90 pėr qind pas pėrdorimit tė vaksinės sė re. Kjo do tė thotė se zhdukja e poliomielitit ėshtė nė horizont.
dr.Dugi
dr.Dugi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 100
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 22/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vaksina e re kundėr poliomielitit mund ta ērrėnjosė sėmundjen Empty Re: Vaksina e re kundėr poliomielitit mund ta ērrėnjosė sėmundjen

Mesazh nga Morena Wed Nov 24, 2010 8:20 pm

Me sa di une kjo vaksin behet ne tre pjes ,shume faleminderit per kete gje intresante dr ...
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi