♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia e vėrtetė e gjigandit te muzikes

Shko poshtė

Historia e vėrtetė e gjigandit te muzikes Empty Historia e vėrtetė e gjigandit te muzikes

Mesazh nga bigbeng Fri Nov 12, 2010 1:34 pm


Historia e vėrtetė e gjigandit te muzikes



Historia e vėrtetė e gjigandit te muzikes Michael-jackson-has-turned-50-280808
Michael Jachkson


“Tė vetmit qė mė duan vėrtet janė fansat. Pėr sa i pėrket tė tjerėve, rreth vetes shoh vetėm boshllėk tė madh”. Uri Geller, njė prej tė paktėve qė ka pasur akses nė jetėn e mbretit tė popit, larg telekamerave, e ridėgjon ēdo ditė jehonėn e kėtyre fjalėve.

Tė shqiptuara nėn zė njė pasdite tė vitit 2001 mes mureve tė shtėpisė sė tij angleze. “Nė kėmbė, para kolltukut ku ishte zhytur i tėri, i bėrė pyetjen e ankthshme: Michael, ēfarė nuk shkon? Ai mbajti frymėn e u pėrgjigj. Pastaj ra heshtja”.

Njė vit mė vonė, doza vdekjeprurėse e qetėsuesve dhe pilulave tė gjumit qė ka shuar yllin mė tė ndritshėm tė popit, Geller, miku i ngushtė dhe i besuari i kėngėtarit hap arkėn e kujtimeve. Tė ėmbla e tė hidhura.

Skena jete tė vėrteta, dialogje, hipnozė, keqkuptime: historia e vėrtetė e raportit me njeriun mė tė famshėm, mė tė diskutueshėm e mė tė vetmuar tė botės. Geller, izraeliti 64 vjeē, i cili prej vitesh shfaqet nė televizion pėr tė demonstruar fuqi tė ndryshme psikike rrėfen: “Kontakti i parė me Michael-in ndodhi nė shtėpinė e Mohamed al-Fayed.

Historia e vėrtetė e gjigandit te muzikes Vulture
Uri Geller dhe Michael Jachson


Atėherė ai ishte pronar i dyqaneve Harrods e ma kaloi nė telefon. Ulėrinte: “Alo Uri, ka shumė kohė qė ėndėrroj tė tė takoj. Tė kam parė shpesh nė televizion”.

Pas disa minutave bisedė vendosėm tė takohemi nė Nju Jork. “Nuk mund tė kuptohet njė njeri i tillė nėse nuk merret nė konsideratė fakti se Michael ka jetuar si njė fėmijė qė donte t’i rikthehej kohės kur ishte i vogėl.

Njė fėmijėri e kaluar larg moshatare qė luanin, ndėrkohė qė ai kėrcente dhe kėndonte nė skenė. Ai qė kur u bė burrė nuk arriti kurrė tė kuptonte ėshtė se njė i rritur nuk duhet dhe nuk mund tė ftojė nė dhomėn e gjumit adoloshentė.

Sepse bota e jashtme nuk e kupton dhe justifikon njė sjellje tė tillė. E kemi diskutuar shpeshherė dhe ma ka mbyllur kėtė bisedė duke mė kėrkuar tė mos pėrzihem me jetėn e tij. Por pėr njė gjė jam i sigurt: Michael s’i ka bėrė kurrė keq asnjė fėmije”.

Michael Jackson, njė nga artistėt mė tė adhuruar dhe mė me influencė tė tė gjitha kohėve, lė pas njė krijimtari gjigande nė muzikėn dhe kulturėn popullore amerikane, me pėrmasat e njė legjende tė pavdekshme.

Duke komentuar pėr humbjen e tij, Sėr Howard Stringer, kryetar, shef ekzekutiv dhe president i korporatės Sony, tha se "Michael Jackson ishte njė poet-muzikant lirik i shkėlqyer i brezit tė tij, njė gjeni, muzika e tė cilit pasqyroi pasionin dhe krijimtarinė e njė epoke. Shprehja dhe magnetizmi i tij

Michael ishte nga ato talente mahnitėse qė rrallėherė vijnė nė jetė. Pesė nga albumet solo tė Jackson-it, "Off the Wall", "Thriller", "Bad", "Dangerous" dhe "HIStory" janė nga mė tė shiturit e tė gjitha kohėrave.

Gjatė karierės sė tij tė jashtėzakonshme, 13 nga kėngėt e tij zunė vendin e parė, u shitėn 750 milion incizime tė interpretimeve tė tij nė gjithė botėn dhe ai u pėfshi dy herė nė Hollin e Famės Rock and Roll-it. Jackson fitoi 13 ēmime Grammy, mes tyre Grammy Living Legend Award nė vitin 1993, si dhe ēmimin e Akademisė Amerikane tė Muzikės, "Artist i shekullit".

Michael Jackson u lind mė 29 gusht 1958 nė Gary tė Indianės, i shtati ndėr nėntė fėmijė. Ai fitoi famė nė vitet 60-tė si kėngėtari kryesor i kompleksit Jackson Five, njė grup shumė i suksesshėm i muzikės pop, i pėrbėrė nga Michael-i dhe katėr vėllezėr tė tij.

Me zėrin e tij unik dhe kėrcimin karakteristik "moonwalk" (shkarje mbrapsht qė krijon pėrshtypjen e ecjes pėrpara), Jackson u bė kėngėtari solo me disqet mė tė shitura tė tė gjitha kohėve. Nė fillim tė viteve 80-tė, ai e shndėrroi videon muzikore nė formė arti me krijime tė tilla si "Billie Jean", "Beat It" dhe albumin e tij epik "Thriller".

Tingulli i Jackson-it, stili dhe mėnyra e tij e kėrcimit frymėzuan breza tė tėrė artistėsh mė tė rinj tė muzikės pop, soul, R&B dhe hip-hop. Me gjithė famėn dhe suksesin e tij financiar, Michael Jackson-i bėri njė jetė tė mbylluar.

Ai kishte disa shtėpi, pėrfshirė "Neverland", njė pallat nė Kaliforni me kopėshtin e tij zoologjik dhe njė park lodrash pėr fėmijė. Michael shpesh argėtonte fėmijėt dhe gjithmonė e hapte shtėpinė e tij pėr aktiviteteve bamirėse nė shėrbim tė tyre.

Gazetarėt e kanė pėrshkruar atė si njė njeri qė jetonte nė botėn imagjinare qė krijoi vetė dhe kanė komentuar se kjo ishte pėrpjekja e tij pėr tė rifituar fėmijėrinė e humbur. Shumė njerėz besojnė se Jackson-i u pėrpoq gjithė jetėn e tij pėr fituar vitet e humbura, duke u rrethuar nga fėmijė dhe duke e parė jetėn dhe punėn me pafajėsinė e njė fėmije.

Por suksesi i Jackson-it shpesh u zbeh nga trazirat nė jetėn e tij private. Ai u akuzua dy herė pėr abuzim seksual tė djemve tė vegjėl dhe pėr njė akt tė tillė, ndaj tij u ngrit njė padi gjyqėsore nė vitin 2003. Jackson u lirua nga akuzat dy vjet mė vonė, por reputacioni i tij mbeti i njollosur.

Mbreti i muzikės pop, Michael Jackson, vdiq papritur mė 25 qershor 2009 nė Los Anxhelos tė Kalifornisė, nė moshėn 50 vjeēare dhe pak para fillimit turneut tė tij me njė koncert nė Londėr. Ai u deklarua i vdekur dy orė pasi u ēua nga shtėpia e tij nė Qendrėn Mjekėsore tė Universitetit tė Kalifornisė, pasi pėsoi njė ndalim zemre nė shtėpinė e tij nė Los Anxhelos.

I vėllai i Michael Jackson-it, kėngėtari Jermaine Jackson, u tha gazetarėve se njė ekip mjekėsor, pėrfshirė edhe mjekun personal tė Michael-it, u pėrpoqėn ta sjellin nė jetė artistin si nė shtėpi ashtu edhe nė spital.

Estilen

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi