♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise

2 posters

Shko poshtė

Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise Empty Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise

Mesazh nga bigbeng Thu Nov 11, 2010 6:43 pm


Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise




Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise Kushtetuta2



Republika ime e Shqipėrisė

Kėshilli i Ministrave.org

Drejtoria e Dokomenteve

Sektori i Hartimit tė Kushtetutave


Parathėnje

Unė, Kryeministri, krenar dhe i vetėdijshėm pėr historinė time (hė pėr hė) tė pandryshueshme, me pėrgjegjėsi pėr tė ardhmen e bizneseve tė mia, me besim vetėm tek vetja dhe asnjė vlerė tjetėr universale, me vendosmėrinė pėr tė ndėrtuar njė shtet tė tė ndenjurit drejt dhe tė folurit shtrembėr, demokratik dhe social-integrues, pėr tė garantuar tė drejtat dhe liritė themelore tė militantėve tė mi, me frymėn e tolerancės dhe tė bashkėjetesės sė koalicionit, me zotimin pėr mbrojtjen e dinjitetit dhe tė personalitetit njerėzor demokrat, pamvarėsisht nėse kėta kanė shkelur prosperitetin e tė gjithė kombit, paqen, mirėqenien, kulturėn, solidaritetin shoqėror dhe nėse puna e tyre ka shkuar ndesh me aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar,

me bindjen e thellė se drejtėsia, paqja, harmonia dhe bashkėpunimi ndėrmjet familjeve tona janė ndėr vlerat mė tė larta tė pushtetit tim,


Vendos kėtė Kushtetutė:

PJESA E PARĖ

PARIME THEMELORE


Neni 1

1. Shqipėria ėshtė republikė kryeministrore me parlament.



2. Republika Kryeministrore e Shqipėrisė ėshtė pushteti im unik, i pandashėm dhe i patatueshėm.



3. Qeverisja Ime bazohet nė njė sistem pėrzgjedhjesh tė lira, tė barabarta, tė pėrgjithshme e periodike.


Neni 2

1. Sovraniteti nė Republikėn Time i pėrket Kryeministrit.

2. Unė e ushtroj sovranitetin nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė mij besnikė ose drejtpėrsėdrejti me sms.

3. Pėr ruajtjen e rehatit dhe tė interesave tė mija familjare, Republika ime mund tė marrė pjesė nė njė sistem sigurimi kolektiv, nė bazė tė njė ligji tė miratuar me shumicėn e tė gjithė anėtarėve tė djathtė tė Kuvendit.

Neni 3

Pavarėsia e shtetit tim dhe tėrėsia e territorit tim, dinjiteti i njerzve tė mi, tė drejtave tė tyre dhe liritė e tyre, janė baza e kėtij shteti, i cili ka pėr detyrė t'i respektojė, t'i mbrojė, ti shesė, ti kėmbejė sipas kursit zyrtar tė kėmbimeve.

Neni 4

1. E drejta ime pėrbėn bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė shqiptarėve.

2. Unė jam ligji mė i lartė nė Republikėn e Shqipėrisė.

3. Dispozitat e mia zbatohen drejtpėrsėdrejti, pėrveē rasteve kur kanė tė bėjnė direkt me mua.

Neni 5

Republika ime zbaton tė drejtėn ndėrkombėtare tė detyrueshme kur na jepet rasti.

Neni 6

Organizimi dhe funksionimi i organeve tė parashikuara nė Kushtetutėn time rregullohen mes njohjeve tė njeri-tjetrit me ligjet e tyre krahinore, pėrveē rasteve kur Kryeministri e parashikon ndryshe.

Neni 7

Sistemi i qeverisjes time bazohet nė unifikimin e pandashėm ndėrmjet pushteteve ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor.

Neni 8

1. Republika ime nuk ka kohė tė mbrojė tė drejtat kombėtare tė popullit shqiptar qė jeton jashtė kufijve tė saj.

2. Republika ime mund tė mbrojė tė drejtat dhe tė zhdrejtat e shtetasve shqiptarė me banim tė pėrhershėm brenda kufijve tė vet, me kusht qė tė mos bien ndesh me interesat e mia dhe nėse nuk kėrkojnė hapje kutish duke pėrfshirė edhe objektet nė formė kutie.

3. Republika ime u siguron ndihmė shtetasve tė huaj boshnjak dhe serbė, qė jetojnė e punojnė per mua pėr tė ruajtur e pėr tė zhvilluar trashėgiminė e familjes time.

Neni 9

1. Partitė politike krijohen lirisht dhe organizimi i tyre duhet tė pėrputhet me parimet e Partise Demokratike.

2. Partitė politike dhe organizatat e tjera, programet dhe veprimtaria e tė cilave mbėshteten nė metoda socialiste, qė

nxitin e pėrkrahin urrejtjen ndaj qeverise time, qė pėrdorin bojkotin apo protestat pėr marrjen e pushtetit tim ose pėr tė ndikuar nė politikėn time, janė tė ndaluara sipas ligjit tim.

3. Burimet financiare tė partive, si dhe shpenzimet e tyre bėhen kurdoherė publike.

Neni 10

1. Nė Republikėn time momentalisht nuk ka fe zyrtare.

2. Shteti im ėshtė asnjanės nė ēėshtjet e besimit e tė ndėrgjegjes dhe garanton lirinė e shprehjes sė tyre nė jetėn publike pėr aq kohė sa nuk bien ndesh me interesat e mia apo tė votuesve tė mi.

3. Shteti njeh barazinė e bashkėsive fetare qė nuk cėnon koalicionin e mazhorancės.

4. Bashkėsitė fetare respektojnė nė mėnyrė tė ndėrsjelltė pavarėsinė e njėri-tjetrit dhe bashkėpunojnė nė tė mirė tė secilit dhe sidomos nė timen.

5. Marrėdhėniet ndėrmjet shtetit tim dhe bashkėsive fetare rregullohen mbi bazėn e marrėveshjeve tė lidhura ndėrmjet pėrfaqėsuesve tė besuar tė tyre dhe Kėshillit tė Ministrave.org Kėto marrėveshje nuk ėshtė e nevojshme tė ratifikohen nė Kuvend.

6. Bashkėsitė fetare kanė pavarėsi nė administrimin e pasurive tė tyre sipas parimit “Cfarė ėshtė e jotja ėshtė edhe e imja, por cfarė ėshtė e imja ėshtė vetėm e imja”.

Neni 11

1. Sistemi im ekonomik bazohet nė pronėn time private dhe cdo pronė publike mund tė bėhet private.

2. Prona ime private mbrohet me ligj.

3. Kufizime tė lirisė sė veprimtarisė ekonomike mund tė vendosen vetėm me ligj nė rastet kur kėto i shėrbejnė opozitės dhe aleatėve tė tyre.

Neni 12

1. Forcat e mia militante sigurojnė pavarėsinė e pronave, si dhe mbrojnė tėrėsinė e tyre territoriale.

2. Forcat e mia militante ruajnė asnjanėsinė nė ēėshtjet politike tė Ballkanit dhe i nėnshtrohen kontrollit mediko-legal 1 herė nė 4 vjet.



3. Asnjė forcė e huaj ushtarake nuk mund tė vendoset dhe as tė kalojė nė territorin shqiptar, si dhe asnjė forcė ushtarake shqiptare nuk mund tė dėrgohet jashtė, pėrveēse rasteve kur kėtė e kėrkojnė amerikanėt ose kur vendin tim e viziton presidenti amerikan.

Neni 13

Qeverisja vendore nė Republikėn time ngrihet nė bazė tė parimit tė centralizmit tė pushtetit dhe lejohet tė ushtrohet sipas parimit tė autonomisė vendore “ca tė nėnės ca tė njerkės”.

Neni 14

1. Gjuhėt zyrtare nė Republikėn time janė salinglishtja, italbanishtja, frėngsalishtja.

2. Flamuri kombėtar ėshtė blu me germat PD nė mes.

3. Stema e Republikės time paraqet njė dorė me dy gishta si shqiponjė dykrenore nė mes.

Nė krye tė dorės, me ngjyrė tė artė, ėshtė vendosur fotografia e Sali Berishės.

4. Himni kombėtar ėshtė "Shqiperia po ndryshon".

5. Festa Kombėtare e Republikės time ėshtė 8 Dhjetori.

6. Kryeqytetet e Republikės time janė: nė vitet cift Kavaja, ndėrsa nė vitet Skrapari.

7. Forma dhe pėrmasat e simboleve kombėtare, pėrmbajtja e tekstit tė himnit kombėtar, si dhe pėrdorimin e tyre i rregulloj vetė.


Firmėtarėt

Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise Berisha-firma Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise Jozefina-firma

V.O. - Cdo shtetas qė kundėrshton apo nuk njeh kėtė kushtetutė, do tė kapet prej zhelesh dhe do tė nxirret para drejtėsisė.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise Empty Re: Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise

Mesazh nga isilda Thu Nov 11, 2010 11:31 pm

gaga gaga
isilda
isilda
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 394
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 11/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise Empty Re: Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 26, 2013 1:32 pm

do ishte mir te rrezohej kjo qeveri mos tna drejtonin tkorruptuarit boll fitun e ti kthehen njeher popullit per ti ndihmuar pasi boll kan mbushur xhepat

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise Empty Re: Kushtetuta Jozef-Beri e Re e Shqiperise

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi