♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Nata pa mengjes"

Shko poshtė

"Nata pa mengjes" Empty "Nata pa mengjes"

Mesazh nga Engjelli Shqiptare Mon Nov 08, 2010 8:35 pm

Ditėt qė rodhėn mė vonė nuk sollėn asgjė nė jetėn time. E vetmja gjė qė ndryshonte ishte qielli,i cili i ngjante njė njeriut qė dergjet njė kohė tė gjatė e pastaj sėish kėndellet. Mirėpo kėndellja e tij ishte tepėr e ngadalshme, madje gjithnjė merrte diēka nga e kaluara. Mjegullat e murme qė dikur shtriheshin si qefin mbi hapėsirė kushedi kah ishin tretur. Qielli kishte mbetur i zbrazėt si njė varr qė nuk e mban kufomėn brenda. Dukej i lodhur nga njė rrugė e gjatė e tash munedohej tė bėnte njė gjumė tė qetė… Gjatė ditėve kur stinėt kishin filluar tė grindeshin nė mes veti, varrtari gjithnjė vinte nė mėngjes, nė mesditė dhe nė mbrėmje… Sot ose nesėr do tė bėhet dasmė qė nuk mbahet mend! Dhe kur bėhet dasmė rreziku pėr tė vdekur ėshtė i madh, ngase atėherė gėzimet arrijnė kulmin, mė thoshte ai… Unė isha i bindur marrėzisht se dasmė nuk do tė bėhej fare. E pėrse nuk do tė bėhej nuk e dija. Njerėzit i kishte hapluar njė dėshirė e madhe qė dasma tė bėhej patjetėr, qė kokat e tyre tė preheshin e pastaj tė rokulliseshin gjithnjė nėpėr njė rrugė tė rrėpittė, e cila nuk do tė pėrufnondte kurrrė. Disa nuk pėrtuan t’i shkruajnė letra mbretit dhe t’i luteshin qė ta martonte vajzėn e vetme sa mė parė, ngase ajo tėrė jetėn e kishte kaluar e mbyllur nė dhomėn e saj qė kishte vėshtrimin kah malet e larta. Ushtarėt vazhdonin tė patrullonin nėpėr rrugė tė lirė, pinin duhan tė mirė dhe flisnin pėr vajzėn e mbretit…
-Njėherė e kam parė vajzėn e mbretit pėr vrimėn e ēelėsit! Ishte njė bukuri magjike, njė dritė vezlluese qė nuk mund tė pėrshkruhet me fjalė….
-Jo more, ajo ėshtė njė vajzė e shėmtuar! Unė me sytė e mi ia kam parė fytyrėn e djegur, syrin e vėrbėr, gojėn e shėmtuar, b***ėt e mėdha…
-Vajza e mbretit nuk ėshtė e vėrtetė! Ajo ėshtė njė krijėsė e ēuditshme qė i ngjan njeriut, po qė njeri nuk ėshtė! Vetė e kam parė si ecte me katėr kėmbė, si hante bari dhe si fliste si njeri…
Gjatė kėsaj kohe gjithnjė qėndroja i mbyllur nė kasollėn time tė braktusr dhe gjithnjė prisja tė kthehet mbreti i zhdukur nga pallati dhe tė mė tregonte pėr vajzėn e mbretit tė huaj. Koha kalonte shumė ngadalė, kurse nga ai nuk duhej asnjė gjurmė. Dikur fillova tė besoj se ai ishte martuar me vajzėn e mbretit, se tri net kishte bėrė qejf me tė, kurse natėn e katėrt kishte dashur ta mbyste mbretin e huaj… Pas njė kohe tė gjatė mė lindi dėshira t’i tregoj dikujt pėr kthimin e mbretit tonė, ngase nuk dėshiroja qė tė vdisja me kėtė mister nė shpirt. Dhe njė ditė vendosa tė shkoj te varrtari dhe t’i shpallja fshehtėsinė e vetme qė e ruaja nė zemėr. Rrugės hetova se qielli herė bėhej i zi, herė i bardhė, herė i kuq. Gjatė kėsaj kohe herė ishte dimėr polar, herė pranverė tropikale. Hapėrisa herė bėhej e ngushte , herė e gjerė. Sė shpejti hetove se herė plakėsha, herė pėrtrihesha… Nė kthesėn e parė , aty ku takohej perėndimi dhe lindja., katėr ushtarė tė mbretit bėnin njė gjumė tė trilluar. Njėri prej tyte, i cili kishte fytyrė tė vogėl si tė miut, shihte ėndėrr sikur martohej me vajzėn e mbretit, tė cilėn nuk dinte ku ta fshihte pėr tė bėrė qejf me tė… Kur bėra tė kaloj nė heshtje tė thellė njėri prej tyre u zgjua nga gjumi e pastaj mė tha: hej, ti qė jen ngritur nga varri! Ku dreqin dėshiron tė shkosh?!...Derisa e vėshtroja nė sytė e tij pashė njė lumė qė sillej e mbėshtillej nėpėr njė humnerė tė thellė. Pak mė tutje pashė do male tė larta, tė cilat ishin kalbur nga stina e ftohtė… Unė, i thashė me njė zė qė nuk ishte imi, nuk shkoj askund, madje as qė kam shkuar ndonjėherė dikund! Gjithnjė kam qėndruar nė kėtė vend tė shkretė dhe kam pritur vdekjen time tė mė shpie nė ferr… Ushtari nė fillim qeshi pa zė e mė vonė me zė. Nga qeshja e tij u zgjuan edhe ushtarėt e tjerė, tė cilėt klithėn nė kor: uh, sa shpejt u krye dasma e mbretit….
Engjelli Shqiptare
Engjelli Shqiptare
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 26/09/1992
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4056
Vendndodhja Vendndodhja : ITALI
Hobi Hobi : MUSIKA,PISHINA,GIRO
Humor Humor : ALOOOOOOOOOOOOOOOO MARMROMA
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 132

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi