♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Duhani - shkaku i parė i vdekjeve nė botė...

2 posters

Shko poshtė

Duhani - shkaku i parė i vdekjeve nė botė... Empty Duhani - shkaku i parė i vdekjeve nė botė...

Mesazh nga Morena Thu Oct 28, 2010 7:00 pm

Pėrdorimi i duhanit ėshtė tani shkaku i parė i vdekjeve nė botė. Drejtori i Qendrės amerikane pėr Kontrollin e Sėmundjeve thotė se jo tė gjitha vendet e botės po marrin masat e nevojshme pėr ndalimin e duhanit. Dr. Tomas Friden, po ashtu pėrmendi kėrcėnime tė tjera pėr shėndetin global kohėt e fundit nė Qendrėn pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare nė Washington.Mė tepėr se 5 milionė njerėz vdesin ēdo vit ngaqė pijnė duhan, shumė prej tyre nė vendet nė zhvillim. Doktor Thomas Frieden pėrmend vende si Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji, programet e tė cilėve kundėr duhanit kanė patur sukses. Ai thotė se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe vende tė tjera."Duhani ėshtė tani shkaku kryesor i vdekjeve nė botė. Ai shkakton mė tepėr vdekje se sa SIDA, tuberkulozi dhe malaria tė marra sė bashku. Dhe ndryshe nga kėto sėmundje, tė cilat janė duke u pakėsuar, duhani po bėhet tani mė tepėr shkak i vdekjeve,"- thotė doktori.Por pirja e duhanit ėshtė jo vetėm njė nga problemet kryesore tė botės, thotė Dr. Frieden; ai shton se vdekjet nga aksidentet nė trafik po bėhen si epidemi. Ai thotė se ēdo vit nė trafik humbin jetėn mė tepėr se 1 milionė vetė, mes tyre edhe njerėzit qė ecin mė kėmbė dhe me biēikletė:“Ajo qė do tė ndodhė nė 20-25 vjetėt e ardhshėm, nė se nuk marrim masa urgjente, ėshtė se vdekjet nė trafik do tė shtohen nga 2 pėr qind tė tė gjitha vdekjeve qė pėrbėjnė tani, nė 3 pėr qind e gjysėm. Ato do tė bėhen shkaku i 5-tė i vdekjeve nė mbarė botėn”. Dr. Friden thotė se infeksionet nė rrugėt e frymėmarrjes, si tuberkulozi, vazhdojnė tė jenė njė tjetėr problem kyē. Ai thotė se njė miliardė njerėz nuk kanė ujė tė pijshėm dhe dy miliardė e gjysėm jetojnė nė kushte jo tė mira sanitare. Ai thotė se nė se njerėzit do t’i kishin kėto kushte tė nevojshme, do tė parandaloheshin vdekjet e miliona njerėzve, mes tyre fėmijė qė vdesin nga diharreja:“[b]Ende ka raste tė kolerės nė shumė vende tė botės, gjė qė pasqyron dėshtimin tonė pėr tė siguruar ujė tė pijshėm dhe kushtet e nevojshme sanitare”.Drejtori i Qendrės pėr Kontrollin e Sėmundjeve thotė se SIDA vazhdon tė jetė shkaktari kryesor i vdekjeve nė Afrikė. Ai thotė se pjesė e problemit ėshtė se gjysma e njerėzve tė infektuar me virusin HIV, qė shkakton SIDĖ-n, nuk e dinė fare se janė tė infektuar:“[b]Ne e dimė se njerėzit qė e dinė se janė tė infektuar nga sėmundja ėshtė mė pak e mundur tė ta pėrhapin infeksionin tek njerėzit e tjerė dhe e vetmja mėnyrė pėr tė marrė ndihmėn e nevojshme ėshtė tė dish qė je i infektuar,”- thotė zoti Friden.Dr. Friden thotė se obeziteti po ashtu ėshtė njė problem pėrherė e mė shqetėsues pėr shėndetin. Ai thekson se tani nė botė ka mė tepėr persona mbi peshė, se sa nėn peshė. ...Dhe ai shton se numri i pėrvitshėm i vdekjeve nga kanceri mund tė pėrgjysmohet, nė se njerėzit e lenė duhanin, kanė njė dietė mė tė shėndetshme dhe aktivitet mė tė madh fizik.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Duhani - shkaku i parė i vdekjeve nė botė... Empty Re: Duhani - shkaku i parė i vdekjeve nė botė...

Mesazh nga MONDI Thu Oct 28, 2010 7:15 pm

e disha morena ndaj e pi dhe une (-)
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi