♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njohja e aftesise se kujteses sone.

Shko poshtė

Njohja e aftesise se kujteses sone. Empty Njohja e aftesise se kujteses sone.

Mesazh nga Morena Sun Oct 24, 2010 7:12 pm


Metakujtesa ėshtė njohja e aftėsisė sė kujtesės sonė. Njerėzit duket se kanė njė ide mjaft tė saktė nė lidhje me aftėsinė e tyre pėr ti mbajtur mend gjėrat.
Nėse dikush iu pyet nėse e dini ditėlindjen e dikujt, nuk do t’iu duhet shumė kohė pėr tė thėnė se atė informacion nuk e keni depozituar nė kujtesė. Po kėshtu mund tė thoni me siguri se e keni shumė mė tė vėshtirė tė mbani mend njė listė me fjalė kineze, sesa njė listė me fjalė nė gjuhėn tuaj.Metakujtesa ka tė bėjė me faktin sesa dinė njerėzit pėr sistemet e tyre tė kujtesės dhe me sa saktėsi munden ata tė parashikojnė shkallėn e vėshtirėsisė sė njė detyre qė lidhet me kujtesėn.Teoritė e harresės
Ndonjėherė ne kujtojmė gjėra qė na kanė ndodhur kur kemi qenė fėmijė, ndėrsa herė tė tjera harrojmė gjėra qė na kanė ndodhur dje. A janė kujtimet tė pėrhershme apo kanė prirjen tė zbehen me kalimin e kohės? Dhe nėse kujtimet janė tė pėrhershme, pse nuk mundemi tė pėrdorim informacionin qė na nevojitet atėherė kur duam? Harresa ka tė bėjė me humbjen e dukshme tė kujtesės. Ka disa teori kryesore pėr harresėn, si dekompozimi, interferenca dhe harresa e motivuar.
Prishja (dekompozimi) – sipas teorisė tradicionale pėrshtypjet shqisore dhe njohuritė e fituara lėnė gjurmė nė kujtesė, tė cilat me kalimin e kohės zbehen apo prishen pėr shkak tė mospėrdorimit. Kjo ėshtė njė teori praktike dhe besohet nga shumė njerėz. Por ka shumė pak dėshmi eksperimentale se kjo prishje ndodh me kujtimet tona nė KAGJ. Ne dimė se kemi prirjen ti harrojmė gjėrat me kalimin e kohės, por jo tė gjitha kujtimet zbehen. Ne mund tė kujtojmė sot ndonjė fakt qė nuk mund tė kujtonim dje. Prishja mund tė ndodhė nė kujtesėn afatshkurtėr, ku informacioni zhduket pėr 30’ nėse nuk pėrsėritet, por kjo nuk ndodh nė kujtesėn afatgjatė.Interferenca (ndėrhyrja) – shumica e psikologėve sot besojnė se kur informacioni kodohet ashtu siē duhet dhe kur depozitohet, atėherė ai bėhet pak a shumė i pėrhershėm. Arsyeja pse ne nuk mund ta riprodhojmė informacionin jo njėherė, por njėherė tjetėr ėshtė pėr shkak tė ndėrhyrjes sė informacioneve tė tjera qė kemi pėrvetėsuar. Ndėrhyrja mund tė shkaktohet nga informacione tė pėrvetėsuara mė parė (ndėrhyrje proaktive) ose mė pas (ndėrhyrje retroaktive) informacionit pėr tė cilin bėhet fjalė. Ndėrsa dekompozimi ėshtė njė problem depozitimi, ndėrhyrja ėshtė njė problem riprodhimi. Nė ndėrhyrjen proaktive informacioni qė ke mėsuar mė parė ndėrhyn nė riprodhimin e informacionit qė ėshtė mėsuar mė vonė. P.sh: nėse dini frėngjisht dhe nisni tė mėsoni gjermanisht, ndoshta do ta keni tė vėshtirė tė mėsoni fjalėt e reja nė spanjisht, sepse njohuritė nė frėngjisht ndėrhyjnė nė tė kujtuarit e fjalėve korresponduese gjermane. Nė ndėrhyrjen retroaktive informacioni i sapomėsuar ndėrhyn nė tė kujtuarit e materialeve tė mėsuara mė parė. Pasi tė keni mėsuar gjermanishten, derisa ta zotėroni pak a shumė mirė, e ndėrkohė ta keni lėnė 21 mėnjanė frėngjishten, do tė shihni se po tė pėrpiqeni tė thoni njė shprehje nė frėngjisht, do tu vijė mė parė nė mend pėrkthimi nė gjermanisht.Harresa e motivuar (represioni) – ky ėshtė njė term i pėrdorur nga psikologėt frojdianė pėr procesin e tė harruarit tė diēkaje qė na shkakton ankth. Megjithatė represioni ėshtė njė problem personaliteti qė mund tė ēojė edhe nė humbje kujtese. P.sh. ju harroni takimin tek dentisti duke u marrė me shumė gjėra tė tjera, sepse tmerroheni nga mbushja e dhėmballės.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi