♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Amaneti i njė Prindi

Shko poshtė

Amaneti i njė Prindi Empty Amaneti i njė Prindi

Mesazh nga Mona Thu Oct 14, 2010 5:01 pm

Tė dashur fėmijė!

Porositė e mėposhtme qė po iu lė me konceptin e amanetit, mund t’iu duken befasuese dhe jashtė zakoneve tė rrjedhura nga empirizmi i rėndomtė i traditave njerzore, por iu siguroj se ato janė hedhur nė letėr me vetėdije tė plotė, si rezultat i zbėrthimit tė realitetit tėrėsor tė jetės , si dhe i pėrvojės time tė drejtpėrdrejt shtatėdhjetė vjecare nė kėtė botė.

Dalja e individit nė pozicion kritik ndaj zakoneve tė shumicės, nuk ėshtė gjithmonė i gabuar, pėrkundrazi, ka qėnė dhe mbetet risi, guxim dhe individualitet pėr evoluimin e mendimit njerzor pėr t’u shkėputur nga psikologjia e mendėsisė sė lashtė, produkt i injorancės fillestare dhe i kuptimit fanatik tė jetės. Historia e zhvillimit tė botės ka vėrtetuar se shoqėrinė njerzore e kanė tėrhequr drejt pėrparimit mendor, kulturor, shkencor dhe organizativ, individėt kėmbėngulės deri nė sakrificėn sublime. Mendimet e mia kritike, tė ashpra lidhur me mediokritetin nėpėr dasmat tona, si dhe ndaj hipokrizisė pėrballė vdekjes, i kam shprehur hapur dhe kam mbajtur qėndrim konseguent, pamvarėsisht se cfarė llomotisnin njerzit injorant. Formalizmat e neveritshme, duhen ndryshuar nė emėr tė logjikės me tė cilėn Zoti na ka vecuar nga gjallesat e tjera mbi kėtė tokė. Si mund tė quhet zakon i arsyeshėm bie fjala, pėrlotja pranė tė vdekurit, tė njė njeriu qė nuk i dhemb shpirti, qė nuk ka patur sė gjalli pika takimi me tė, qė nuk i ėshtė gjendur pranė nė ditė halli?! Pėrse duhet tė vijė nė ngushėllim ky lloj njeriu, sado i afėrt tė jetė nė gjak?! Pėr kė vjen, kur shkaktari i ardhjes nuk shikon gjė?! Pėr hipokrizi ndaj tė gjallėve, apo mė keq akoma, pėr tė pėrfituar dicka prej tyre?! A nuk ėshtė hipokrizi e hapur ardhja pėr ngushėllim e njerzve qė tė ikurin nga jeta nuk e kanė parė me sy pėr vite me rradhė? Pėrse e marrin mundimin pėr kėtė veprim alogjik? Pa dhe pėrpiqen tė pėrloten!

Tė dashur fėmijė! Keqardhja, dhembja dhe lotėt, janė derivate tė drejtėpėrdrejta tė kujtimeve tė mira, tė pėrkujdesjes sė ndėrsjelltė, pra tė dashurisė dhe merakut tė ngjizura nga jeta, nė shpirt. E kundėrta ėshtė thjeshtė hipokrizi ndaj tė gjallėve dhe poshtėrim pėr tė vdekurin. Pėr rrjedhojė, ju lutem tė ma pėrmbushni amanetin, pamvarėsisht ndrydhjes sė ndėrgjegjes tuaj. “Gjynahet le t’i marr unė!’

Mos lejoni tė ma shikojė njeri fytyrėn e vdekur, aq mė pak tė mė afrohet njeri tė mė puthė tė vdekur, qoftė edhe vetė ju. Puthjet e mallit konsumohen sė gjalli. Gabimin e mėsipėrm e kam bėrė njė herė vetė dhe pėrjetova gjatė rrėnqethjen fiksive, ndjesia e fytyrės sė vdekur nuk mė ndahej nga buzėt dhe pendimi mė ndrydhte shpirtin. Portreti i vdekjes nuk puthet! Shėmtimi i fytyrės sė vdekur sjell trishtim dhe drithėrimė te tė dashurit dhe kėnaqėsi pėshtirosėse tė hipokritėt qė nuk ndjejnė aspak dhimbje...

Mos lejoni njeri tė mė zbulojė fytyrėn e mbuluar nė arkivolin e hicit. Kapaku mbi imazhin e gjallė ėshtė mbyllur pėr tė mos u hapur mė, atė e ka pushtuar vdekja, pėrpara sė cilės vetėm mund tė pėrkulemi.

Mos organizoni drekė pėr vdekjen time. Ndaj kėsaj dukurie, jam pėrpjekur tė distancohem gjatė gjithė jetės, duke mos harruar mallkimin e rėndė, dėgjuar qė nė vitet e fėmijėrisė; “ Tė hėngsha drekėn”! Cilido qė vjen pėr ngushėllim i hidhėruar pėr atė qė ka ikur nga jeta, nuk ka si ta ketė mendjen te supa e pilafi i vdekjes. Ai pasi tė pėrcjellė tė vdekurin, le t’i marrė vetė masat e pėrtypjes sė nevojshme. Tė zotėt e shtėpisė, tė hidhėruar sic janė, nuk mundtė mendojnė nė tė njėjtėn kohė, se ku e cfarė do hanė soj e sorollopi, pjesa dėrrmuese e tė cilėve vijnė pėr sehir, rromuze e thashetheme. Ėshtė tepėr idiotike thėnia e disave se; “ ka punuar i ndjeri, pėr tė ngrėnė njė drekė tė gjallėt”!!! Unė e cilido qė ndahet me jetėn, ka punuar ta jetojė jetėn sa mė mirė e mė sė shumti, tė lėrė dicka brenda mundėsive pėr tė afėrmit e tij brenda shtėpisė dhe as qė i ka shkuar mendja tė mendonte; “Puno o i pėrpjekur, tė tė hanė drekėn tė gjallėt, pasi tė kesh vdekur”!

Ėshtė qesharak fakti, qė shqiptarėt tashmė me njė gjendje ekonomike mė tė pėrmirėsuar nga ndihmat e mijėra emigrantėve tė shpėrndarė nėpėr botėn e qytetėruar, vdekjet i kanė kthyer nė dasma, me pije e dolli dhe kjo quhet nder pėr atė qė e mbuloi dheu! Pra, normalisht shtėpia tė jetė e hapur pėr cilindo qė vjen tė ngushėllojė, tė sjellė nė bisedė ndonjė kujtim tė mirė nga njohja me tė ndjerin dhe tė pijė njė kafe, gjė qė i shkon natyrshėm rastit.

Ju lutem tė qani dhe tė shprehni plotėsisht dhimbjen qė ndieni nė shpirt, e jo pėr t’u parė tė tjerėt se sa shumė u tronditėt, dukuri kjo qė e kam ndeshur shpesh herė nė jetė dhe ju siguroj qė ėshtė gjė e neveritshme. Pra tregohuni dinjitoz, tė pėrmbajtur dhe tė vetėdijshėm se kapaku i vdekjes ėshtė i natyrshėm dhe i pakontestueshėm, vecanėrisht kur njeriu I ka bėrė sic thuhet ditėt e Zotit, pra ėshtė bėrė dhe gjysh... Aksioma pėr ju duhet tė jetė; “ Jeta duhet jetuar, pa u dridhur nga vdekja qė ėshtė zakon i pėrjetshėm dhe i pandryshueshėm”. Nė kėtė kontekst edhe vizitat e shpeshta te varri, janė njė absurditet qė nuk ndryshojnė asgjė, vecse hedhin mbi tė gjallėt hijen e varreve, pesimizmin, meditimin e hidhur dhe apatinė. Pėr fat tė keq nuk ka ndodhur qė tė vdekurit, me ikjen e tyre tė forcojnė prapa harmoninė pėr tė gjallėt. Ju siguroj se dhe “pėrkujtimet” e pėrsėritura, kanė mė tepėr nė bazė njė lloj frike mistike nė ndėrgjegjen e tė gjallėve se mos shpirtrat e vdekur vėrtiten nė hapėsirė pėr t’iu kontrolluar veprimet, sesa tė shmalljes, pasi nuk ka si shmallohet njeriu me hicin! Kujtoni bisedat bajate qė bėhen nė kėto lloj tubimesh, madje tregohen dhe barcoleta humori, ndėrkohė qė i ndjeri pėr tė cilin janė mbledhur, ka nisur tė plehėrojė tokėn dhe emri i tij lihet nė harresė.

Ju nuk duhet tė mbani gjatė shenjat e zisė, rrobat tuaja tė celta nuk ofendojnė vdekjen, por zbukurojnė jetėn tuaj qė ecėn nė rrotacionin e shekujve... madje edhe mamaja, nėse do vijė pas meje, nuk duhet t’i mbajė gjatė veshjet e zeza, tė cilat realisht kanė mbetur vargua mbi shiprtin e njerzve qysh nga lashtėsia injorante. Madje dhe kėtu ka vend hipokrizia, pėr ilustrim iu kujtoj rastin e njė zonje tė re, tė cilės burri i dashur, nė castin qė e ndjeu se po ndahej nga jeta i ishte lutur tė duronte pa shkuar nė krahėt e njė tjetri pėr kujtimin e tij, deri sa tė thahej plotėsisht dheu i varrit tė tij. Por pėr fat tė keq varrit tė ndodhur nė egrasi dheu, tė cilin vejusha e kontrollonte cdo javė, nuk po i thahej as pas gjashtė muajsh, kėshtu qė ajo u detyrua tė pėrdorte njė erashkė qė ta thante.

Dhembja njerzore e ka folenė nė shpirtin e njeriut dhe jo nė reklamėn e rrobave tė zeza ndaj opinionit. Njeriu me arsyen e shėndoshė nuk duhet tė bėjė veprime pa qėllim tė materializuar tė sė mirės apo sė keqes. Pėr tė mos iu munduar thėnia e lashtė; “tė humbtė varri” (gjithashtu e rėndomtė, pasi ku janė varret e miliardave?!) pėr mua mjafton njė pllakė identifikimi dhe jo salltanetet e mermerta, tė cilat nė shumicėn e rasteve janė kthyer nė hipokrizi pėr tė gjallėt, pasi i vdekuri mund tė ketė ikur nga jeta me shpirt nė majė tė hundės, pikėrisht prej atyre qė i zbukurojnė varrin... plus qė mermerėve mund t’iu vijė ndonjė ditė prapa buldozieri, sic ka ndodhur nė rininė time nė varrezat e famshme tė Bamit nė Tiranė...

Mos e vrisni mendjen se cfarė do thonė injorantėt, tė cilėt ndonėse ngrenė kokėn mė lart pėr zakonet, i pėrqasen realisht epitafit:

Pllakat prej mermeri prerė
Hipokrizia kollona
Sa qe gjallė s’i patėt blerė
As njė palė pantallona...

Vlerė reale, ka njė video pėr jetėn e prindit, gjė qė mund ta shikoni fare lehtė e tė shmalleni kur tė ndodhė t’iu marrė malli, apo tė shuani edhe kureshtjen e brezit tė tretė, tė nipave dhe mbesave. Tė gjitha tė tjerat janė formalitete qė i mbulon hici dhe qė si tė tilla nuk duhet t’i kultivojė mė arsyeja njerzore. Ju siguroj se pas vdekjes asgjė nuk ka vlerė, vecse gjurmėve qė ka lėnė i ikuri nė kujtesėn ė e njerzve. Cdo thėnie pėr njė jetė tė pėrjetshme, ėshtė njė iluzion qesharak dhe mashtrim i qėllimshėm, qė spekulatorėt ta jetojnė kėtė jetė me tė gjitha tė mirat. Kurse turmat e milionave masive tė zvarriten nė mjerim me shpresėn se diku “prapa diellit!” apo nė thellėsinė e tokės, do gjejnė lumturinė si kompesim tė mundimeve qė pėrjetuan sė gjalli. Mos harroni fėmijėt e mi, devizėn time: Njeriut i falet tė iki nga kjo jetė i varfėr, por nuk i falet injoranca... fuqia qiellore ka prerė njė jetė dhe njė vdekje pėr tė gjithė. Ai, Zoti, ka dhėnė mundėsinė e krijimit tė brezave dhe konsumimin e njė jete, por jo ringjalljen dhe pėrsėritjen e saj.

Paci guxim dhe vetėdije pėr tė qėndruar dinjitozė pėrballė amanetit tim, pėr mosplotėsimin e tė cilit, nėse ėshtė e vertetė thėnia “i vdekuri ngrihet nga varri”, unė do tė jem i pari.

Ju kėrkoj ndjesė pėr cdo veprim qė ju ka lėnė ndrydhje nė shpirt, pasi me c’kam mėsuar nga kjo botė, njeriu shpėton nga tė metat kur ikėn nga gjiri i qiellit pėr tė zbritur nė atė tė tokės.

Guxim, vetėm guxim, do pastroni jetėn nga rutina e zakoneve arkaike, nga formalizmi dhe hipokrizia...

Tregim
Nga Siri Sulejmani
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Amaneti i njė Prindi Empty Re: Amaneti i njė Prindi

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 26, 2013 12:58 pm

BRAVO e bukur kjo histori por njekohesisht edhe e trishte... merzit merzit merzit sido te jet puna cfardo lloj amaneti te jet duhet te mbahet pasi i vdekuri stretet dot e aq me pak amaneti i prinderit

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi