♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja”

Shko poshtė

“E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja” Empty “E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja”

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 9:11 pm

Koēo Bardhi nga Voskopoja ėshtė njė djalė i sinqertė. Si tė gjithė ata qė janė rritur nė fshat, duke u qėndruar pranė prindėrve pleq tė sėmurė, si ata tė paktėt, tė cilėt edhe pse nė moshėn 36-vjeēare kujdesen deri nė fund pėr lopėn, mushkėn, drutė e dimrit, por edhe pėr punėn e rėndė tė mirėmbajtėsit tė rrugės rurale. Pikėrisht njė njeriu tė tillė, qė gjithė jeta i ka kaluar e mbledhur si kulaē nė qerthullin e punės sė vet, i ra rasti tė jetė i pari qė i’u afrua njeriut qė jetonte ēastet e fundit tė gjalla me identitetet e Kosta Trebickės. Dhe Koēua thotė se ka mbėrritur pranė tij kur ishte ende gjallė, se ka dashur ta ngrejė, ta fusė nė njė makinė tė rastit pėr ta dėrguar nė spital, por nuk e kanė lejuar. Dhe Koēua ėshtė nga ata njerėz qė e respekton bindjen.
Koēo mund ta na tregosh pėr punėn qė bėn dhe pėr veprimet e ditės sė djeshme para se tė ndodhte aksidenti?
Po. Unė jam mirėmbajtėsi i rrugės rurale Voskopojė-Kullat. Dje u nisa pak me vonesė nė punė. Mora mushkėn dhe pasi u ngjita lart, vazhdova tė hapja njė kanal qė e kisha lėnė pėrgjysmė njė ditė mė parė. Mė lodhi shumė. Ėshtė punė e rėndė kjo e jona. Kujtoj se aty nga ora 09:00 apo 10:00 mund tė mė ketė kapitur gjumi pėr pak kohė. Mė tej, pasi u zgjova, i’u pėrvesha sėrish kanalit. Kujtoj se aty nga ora 11:30 pranė meje kaluan dy makina. Tė kuptohemi se nė kėtė rrugė njė makinė nė njė orė kalon dhe unė pothuaj i njoh shumicėn. Pra, nė kėtė kohė u ngjit lart Mukja, shoferi i Oparit dhe pak minuta mė pas edhe njė tjetėr makinė me targa tė Vlorės. Madje, kėta mė pėrshėndetėn. Rreth gjysmė ore mė pas dėgjova tė mė thėrrisnin.
Kush tė thėrriste?
Ishin dy burra rreth 100 metra sipėr meje. Ishin nga ata punėtorėt e kromit qė vijnė nga Tirana. Pak mė tej kishin edhe kamionin. U ngjita nė drejtim tė tyre. Kur i takova mė thanė se rreth 200 metra mė lart nga vendi ku unė po punoja, njė makinė e kuqe kishte dalė nga rruga, kishte xhamat tė thyer dhe se kishte tė ngjarė tė kishte ndodhur njė aksident. U thashė se nuk kisha dėgjuar asnjė zhurmė. Mė thanė se donin qė tė shkonin sė bashku me mua. U afruam dhe nė kėtė ēast vumė re tė shqetėsuar se pėrtokė, kishte njė njeri.
Kėta dy burrat, nuk kalonin nė tė njėjtėn rrugė?
Jo. Ata vijnė nga njė tjetėr rrugė qė bashkohet me kryesoren, me kėtė qė unė e mirėmbaj. Rruga nga ata vijnė bashkohet me kryesoren pranė vendit ku ndodhi aksidenti.
E njihte ndonjė nga ju njeriun qė ishte pėrtokė?
Jo. Por nuk guxuam tė afroheshim. Vetėm unė u afrova dhe pashė se njeriu ishte nė shpinė me fytyrėn lart, por njė pjesė tė mirė tė saj e kishte tė mbuluar me gjak, qė kishte nisur tė mpiksej. Pashė dhe u tremba se atij vazhdonte t’i dilte gjak nga pas kokės dhe se gjaku ishte me shkumė. Nė kohėn qė unė isha fare pranė tij ai morri frymė me dhimbje dhe njėkohėsisht mu duk sikur nga pas kokės i doli mė tepėr gjak. U tremba dhe u tėrhoqa pas. Pranė trupit pashė njė armė gjahu, njė palė shapka plastike, ca qeska, rroba. Nuk prekėm asgjė. Nė kėtė kohė u thashė atyre dy burrave qė ishin shoferi i kamionit tė kromit dhe shoqėruesi i tij se do lajmėroja me celular Voskopojėn. Mora njė kushėri timin, Stavrin, qė ka lokal dhe i tregova pėr ngjarjen duke i thėnė tė fliste me policinė dhe t’u tregonte se nė rrugė ėshtė njė i plagosur rėndė. Nė fakt nė fillim menduam se e kishin qėlluar me plumba. Prandaj kishim frikė.
Nuk tentuat ta dėrgonit nė spital?
Po. Unė po, por nuk mė lanė. Nė kėtė kohė zbriti njė makinė nga Opari. Ishte njė veturė me ngjyrė limoni. I dola pėrpara dhe pasi qėndroi i thashė qė ta merrnin tė plagosurin nė makinė e ta dėrgonim nė spital. Por ai djali qė ngiste makinėn mė tha se nuk e prekte me dorė dhe se do fliste me policinė. Mori policinė me celular dhe ata i thanė tė mos e prekte me dorė njeriun e pėrgjakur. Nė kėtė kohė njerėzit u shtuan. Erdhėn me kamionin e Bujarit, kishin qenė nė njė vdekje nė njė fshat lart. Kujtoj se debati vazhdoi. Disa, bashkė me mua, thoshin ta ēonim nė spital, disa kundėrshtonin duke kėmbėngulur se ai nuk duhej prekur. Ndėrkohė kujtoj se njeriu i plagosur dha shpirt, pasi nuk lėvizi mė. Kur erdhi policia vėrtetoi se kishte mbaruar.
Kur dėshmove pėr policinė?
Kam dėshmuar dy herė. Mė morėn nė pyetje edhe aty lart, ku ndodhi aksidenti, edhe nė Korēė, nė komisariat. U rrėfeva gjithė ē’kisha parė. Kur isha nė komisariat kujtoj se mė akuzuan se isha unė autori. Po shpejt e kuptuan se e tepruan. Dikur mė pyetėn nėse e kisha dėgjuar zhurmėn e pėrplasjes sė makinės dhe kur u thashė se nuk kisha dėgjuar asgjė, mė panė sėrish me dyshim. U mundova tė shpjegoja se unė kam qenė rreth 200-300 metra larg vendit tė aksidentit, nga pas kodrės dhe se nuk kisha dėgjuar, pėrndryshe nuk mė kushtonte asgjė tė thosha tė kundėrtėn. U bindėn pėr sinqeritetin tim dhe nuk mė panė mė me dyshim. Nė vazhdim pyetėn se cilat makina kishin kaluar nė atė kohė. U tregova se kishin kaluar vetėm dy, Mukja i Oparit dhe ajo me targa Vlore. Kujtoj se shumė shpejt edhe Mukja, edhe shoferi i makinės me targa tė Vlorės u gjetėn nga policia. Kėshtu nė darkė vonė ishim bashkė tė pesė, pra unė, dy punėtorėt nga Tirana, Mukja dhe ai shoferi i makinės me targa tė Vlorės. Por tė gjithė nuk dinin asgjė pėr makinėn e kuqe tė Trebickės. Duket ajo ka dalė nė atė pikė nga ndonjė pozicion anėsor, jo nga sipėr, nga vijnė gjithė tė tjerat, pasi ai ishte pėr gjah dhe duket ishte futur nėpėr luadhe. Makina e tij futej andej, ishte shumė e mirė.
Ka ndodhur ndonjė aksident tjetėr nė atė pikė tė rrugės ku Kosta Trebicka humbi jetėn?
Jo, por shoferėt thonė se ėshtė njė vend shumė i rrezikshėm. Nuk e thotė vetėm njėri. Aty rruga zbret nga sipėr dhe tė krijohet pėrshtypja se mund tė shtosh shpejtėsinė. Por nė kohėn qė bie nė fushė, ka disa gunga qė mund tė tė nxjerrin nga rruga. Por shoferėt tanė e njohin rrugėn, prandaj nuk u ka ndodhur gjė.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja” Empty Kunata e Trebickės nė autopsi

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 9:12 pm

TIRANE – Kunata e biznesmenit Kosta Trebicka, me profesion mjeke ishte njė nga tė afėrmit e viktimės qė ka qenė e pranishme nė ambientin ku mjekėt ligjorė kanė zhvilluar autopsinė e kufomės sė 52-vjeēarit. Sipas burimeve nga policia, mėsohet se me kėrkesė tė vetė grupit tė hetimit pėr tė pasur tė pranishėm gjatė autopsisė njė nga tė afėrmit e viktimės, kunata e Kosta Trebickės ka parė nga afėr tė gjitha veprimet e mjekėve. Nga burimet e policisė e afėrmja e biznesmenit me profesion mjeke ka qėndruar nė ambientet e morgut pėrgjatė verifikimeve qė anė bėrė mjekėt pėr shkakun e vdekjes sė biznesmenit 52-vjeēar. Sipas hetuesve, tė afėrmit e viktimės nuk kanė pasur pretendime lidhur me autopsinė, e cila ėshtė konfirmuar dje edhe nga disa ekspertė amerikanė qė verifikuan trupin nė spitalin e Korēės.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja” Empty “Policėt i telefonuan menjėherė tė shoqes nga vendngjarja”

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 9:13 pm

Koēo Bardhi, njeriu qė mbėrriti i pari pranė Kosta Trebickės qė gjendej nė frymėn e fundit tė jetės, rrėfen edhe njė tjetėr moment interesant tė ngjarjes. Sipas tij, pasi nė vendngjarje mbėrriti policia, njėri prej tyre realizoi njė bisedė telefonike me tė shoqen e Trebickės. “Ne nuk prekėm asgjė. Mė tė mbėrritur policia, pasi verifikoi vdekjen, rrėmoi dhe gjeti celularin e Trebickės. Njė nga policėt u morr pak kohė mė aparatin, duket gjeti numrin e gruas sė Trebickės dhe unė dėgjova qė ai nisi tė komunikonte me dikė. Nga fjalėt qė thoshte kuptohej lehtė se po fliste me tė shoqen e Trebickės. Polici e pyeti se ku gjendej i shoqi dhe duket ajo i tha se ai ishte nisur nga Tiranė pėr gjueti, nė Voskopojė. Polici duket e pyeti se kur ishte nisur e tė tjera hollėsi. Kujtoj se e shoqja e Trebickės i tha atij se i shoqi ishte nisur i vetėm nė Voskopojė. Nė fund polici nuk i rrėfeu tė vėrtetėn duke thėnė se i shoqi kishte pėsuar njė aksident, por se ishte mirė me shėndet”, rrėfen Koēo Bardhi pėr kėtė moment tė zhvillimit tė ngjarjeve.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja” Empty Provat, Trebicka bėri aksident

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 9:13 pm

Tashmė pothuaj gjithēka ka njė formė. Kosta Trebicka, njėri prej personazheve kyē tė pėrfshirė nė trafikun e municioneve nė drejtim tė Afganistanit dhe jo vetėm kaq, ėshtė shuar pėr shkak tė njė aksidenti banal.

nga i derguari yne

Kjo sepse tė gjitha provat, pa asnjė tė vetme, tė njohur kundėr, apo tė dyshimtė, vėrtetojnė pikėrisht kėtė lloj vdekjeje dhe asgjė mė tepėr. Njė panoramė faktesh qė gjithsesi nė fillesėn e tyre i konfigurojnė enigmatike sjelljet e biznesmenit tė ambalazheve. Pasi ai ėshtė bėrė gati dhe ėshtė nisur nga Tirana krejt i vetėm pėr njė gjueti, njė sport qė nė pothuaj nė asnjė rast nuk konsiderohet jashtė shoqėrisė. Kėshtu sipas familjarėve, tė enjten mė 11 shtator ai ėshtė nisur i vetėm nė drejtim tė Voskopojės. Por edhe pse i mbėrritur nė kėtė zonė, nga edhe ka prejardhjen, Kosta Trebicka mbetet sėrish pa shokė. Duket se ai e kishte menduar qė kėtė gjueti tė fundit ta shijonte, ta ndante vetėm me veten.
“Mė pyeti pėr hotelin, ishte vetėm”
Mbrėmjen e sė njėjtės ditė, aty rreth orės 21:00, Kosta Trebicka ėshtė parė nė tė hyrė tė Voskopojės, pranė lokalit tė kryekomunarit, Nexhip Bacelli, madje mes dėshmitarit dhe tij ka pasur njė bisedė. “Ndaloi makinėn pranė meje dhe mė pyeti se ku ėshtė hotel “Akademia”, apo mė saktė ish-kampi i pionierėve”, pohon dėshmitari Brahim Hasanllari. I njėjti dėshminė e tij e ka vėnė edhe nė dispozicion tė hetimit. Po sipas Hasanllarit, njeriu qė udhėtonte me fuoristradėn me ngjyrė tė kuqe, ishte i veshur me rroba gjahtari dhe veē tij nė makinė nuk ishte askush tjetėr. Mė tej i njėjti pohon se, Trebicka i ka kėrkuar ta ndihmojė pėr t’i treguar rrugėn qė tė ēon pėr tek ish-kapi i pionierėve dhe nė momentet e fundit para se t’i jepte gaz makinės, e ka pyetur a kishte dijeni nėse mund tė gjente njė dhomė bosh. “Pėrderisa gjen dhoma edhe nė korrik, patjetėr qė nė shtator gjen...”, kishte qenė pėrgjigjja logjike e Hasanllarit.
Sipas dėshmive tashmė tė administruara tė hetimit, Trebicka ka mbėrritur i vetėn nė hotel dhe aty ėshtė marrė vesh me kujdestarin R. Lalioti pėr tė marrė njė dhomė. Pa ndonjė procedurė tė veēantė, Trebicka ėshtė sistemuar nė njė dhomė nė katin e parė dhe gjithēka ka pėrfunduar me pagesėn. Pas pak orėsh, kur ende nuk kishte feksur dita, Kosta Trebicka, sipas rregullave tė gjuetarėve profesionistė ėshtė nisur pėr rrugė. Largimin e tij nė kėtė orė e ka vėrtetuar pėr hetimin lulishtari i kompleksit. Ngjitet pėrmbi Voskopojė, nė rrugėn qė shkon pėr nė fshatin Lekas. Hetimi ka gjetur njė tjetėr dėshmitar qė pohon se, Kosta Trebicka ka dalė pėr gjah nė kėtė orė tė mėngjesit. Mė tej nuk dihen lėvizjet e tij, porse fakti se teksa kthehej, aty rreth orės 12:00, me vete kishte disa zogj tė egėr, qė ishin gjahu i atij mėngjesi. Por nė kthim, rreth 3 kilometra pa zbritur nė Voskopojė, gjithēka merr fund.
Skema e ngjarjes
Deri nė mėngjesin e djeshėm, 13 shtator, gjurmėt e ngjarjes nė rrugėn qė shkonte pėr nė Lekas tė Korēės ishin ende tė freskėta. Njė blanė e madhe gjaku tregonte vendin ku Kosta kishte dhėnė frymėn e fundit. Pranė, copėra tė xhamave tė makinės dhe dy tragat e rrotave qė kishin dalė nga rruga duke bėrė qė makina tė pėrmbysej, ishin krejt tė qarta. Ngjarja kishte ndodhur nė njė rrugė tė dytė paralele me atė kryesore. Njė nga ato rrugė qė krijohen spontanisht nga shoferėt pėr tė shmangur ēakllin apo gurėt e rrugės kryesore. Pikėrisht kėtu ishte pėrmbysur makina e Trebickės. Nė fakt makina kishte humbur kontrollin kur tatėpjeta pėrfundonte dhe niste njė rrafshinė. Duket gjithēka ka qenė njė moment moskontrolli. Njė moment fatal kur gomat e makinės, mbase sepse kanė hasur njė tė thelluar nė rrugė, kanė bėrė djathtas. Nuk dihet veprimi i shoferit nė kėtė kohė, veēse sipas tragave tė makinės duket qartė qė timoni ėshtė drejtuar djathtas pa kontroll dhe mbase njė moment mė pas ėshtė kthyer me forcė nė anėn tjetėr. Porse nė kėtė kohė niveli mė i lartė i truallit nė tė djathtė ka bėrė qė makina tė pėrmbyset. Tragjedia ka ndodhur nė njė tė qindtėn e sekondės. Makina ishte e hapur sipėr dhe nė momentin qė ėshtė rrokullisur ka zėnė nėn vete drejtuesin, madje e ka shtypur me hekurat e kafazit tė saj duke i shkaktuar plagė vdekjeprurėse, pasi nė njė ēast pėrmbi trupin e Trebickės ka kaluar e gjithė pesha e makinės. Mė tej, teksa Trebicka ka rėnė nga makina, ajo e ka pėrfunduar tė plotė lėvizjen rrotulluese duke u kthyer krejt rastėsisht mbi goma dhe duke ecur mbrapsht, pėr shkak se marshi ka qenė i paingranuar, apo nė afole. Njė rrugėtim pa shofer, me motor tė ndezur, qė e ka zhvendosur rreth 20-25 metra majtas, poshtė.
Hetimi dhe ekspertiza
I nisur me shpejtėsi dhe intensitet pėr shkak tė rėndėsisė sė faktit dhe pėr tė mos lėnė kohė pėr keqinterpretime, hetimi pėr vdekjen e Kosta Trebickės ka dhėnė rezultate konkrete qė konvergojnė nė njė pikė: Ėshtė vdekje e ardhur nga aksidenti. Tė paktėn tė gjithė dėshmitarėt okularė kanė vėrtetuar se ai kishte qenė i vetėm nė Voskopojė dhe nė gjueti. Po kėshtu vendngjarja rrėfente se aty kishte ndodhur njė aksident i pastėr. Edhe njerėzit apo mjetet qė kanė lėvizur nė kėtė aks rrugor nė kohėn kur ka ndodhur aksidenti i Trebickės, tė marrė njė pėr njė nė pyetje rezultojnė se tė gjithė kanė qenė tė rastėsishėm dhe nė punėt e tyre. Por edhe ekspertiza e bėrė nga mjekėt ligjorė vjen nė linjėn e aksidentit banal. Sipas ekspertėve: shkaku i vdekjes sė viktimės ka qenė politrauma e shoqėruar me kontuzion (shembje) tė kokės dhe tė gjoksit, me dėmtime tė organeve pėrkatėse me mekanizmin e goditje-pėrplasjes, karakteristikė kjo e traumave automobilistike. Kėshtu qė deri nė kėtė moment, ende nuk ka njė kundėrprovė qė tė vėrė nė dyshim se Kosta Trebicka mund tė jetė dėrguar drejt vdekjes nga persona tė tjerė. Gjithsesi pėr kėdo do tė jetė e vėshtirė tė besojė se kjo ngjarje mund tė jetė njė aksident pėr shkaqe banale. fe.de
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja” Empty “Kosta s‘dilte vetėm pėr gjah, ishte i shqetėsuar”

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 9:14 pm

Arif Braja, fqinj dhe shok i Kosta Trebickės pohon se shpeshherė kishte dalė pėr gjah me tė.

Fatos Mahmutaj

“Kosta nuk dilte kurrė vetėm pėr gjah”, pohoi ai dje, ndėrsa tha se shpeshherė kishte qenė bashkė mė tė, por shtoi se ajo ēka ndodhi sė fundi mbetet tė sqarohet nga organet shtetėrore. Braja ndodhej nė banesėn e fqinjit tė tij nė pritje tė mbėrritjes sė kufomės sė Trebickės. Ndėrsa nė njė moment ai sė bashku me fqinjin e tė ndjerit Trebicka, Arif Braja, u prononcuan pėr gazetarėt qė ndodheshin pėrpara derės sė vilės sė Trebickės. I pyetur nga gazetarėt e shumtė pohoi pėr mediat mesditėn e djeshme se prej disa kohėsh gjuante bashkė me shokun e tij nėpėr mjaft zona, dhe se asnjėherė Trebicka nuk shkonte vetėm. Sipas tij, ata lėviznin sė bashku, ose me gjahtarė tė tjerė, kjo pėr faktin se nė kėtė mėnyrė ishte mė e lehtė tė gjuaje, dhe se gjahtarėt flisnin rrugės me njėri-tjetrin, duke shtyrė nė njėfarė mėnyre tė kėndshme kohėn. Duke treguar pėr pasionin e gjuetisė ai vijoi se, sė bashku me tė ndjerin Kosta Trebicka dhe disa shokė tė tjerė tė tyre prej shumė vitesh shkonin sė bashku pėr gjah. Ata lėviznin me makina ku merrnin me vete armėt dhe pajimet e gjuetisė si dhe zagarėt e gjahut. Ndėrsa kėtė herė tė fundit, Trebicka mund tė kishte dalė pėr tė gjuajtur shpendė, pasi qeni i gjahut qė kishte me vete ishte i stėrvitur pėr njė specifikė tė tillė gjuetie. Burime zyrtare nga hetimi thonė se, Arif Braja ėshtė marrė nė pyetje dje nga oficerėt e Drejtėsisė sė Pėrgjithshme tė Policisė pasi ishte mik i afėrt me Trebickėn. Ai u ka pohuar hetuesve tė policisė sė biznesmeni kohėt e fundit tregohej shumė i kujdesshėm, tregonte vetėm nė shtėpi ku ndodhej dhe ku do tė shkonte, nuk afronte persona tė panjohur dhe rrinte vetėm me njerėz tė besuar tė tij.
Zoti Braja, ju keni qenė shumė herė pėr gjah me Kosta Trebickėn, mund tė na thoni, kėtė herė tė fundit qė ai u largua vetėm, me kė ishte?
Kam kontaktuar me tė rreth dy ditė mė parė dhe nuk mė tha gjė se do shkonte pėr gjueti. Por them qė ai gjithmonė shkonte pėr gjah me njerėz tė tjerė, pasi ishim shumė gjahtarė qė dilnim sė bashku. Nuk e di se me kė ka qenė kėtė herė, por mendoj se ai nuk ka qenė i vetėm.
Si mendoni, cilėt janė kėta persona qė mund tė kenė qenė bashkė me tė dhe ēfarė mund tė ketė ndodhur konkretisht me mikun tuaj?
Janė detaje qė duhet t’i zbardhin hetimet e organeve shtetėrore. Nuk mund tė them asgjė pėr kėtė, pasi nuk di hollėsi pėr rastin konkret, ndaj them qė duhet qė ngjarja tė zbardhet nga shteti, por ne kemi dyshimet tona pėr kėtė.
A ndihej i rrezikuar Kosta Trebicka, tė paktėn qė pas denoncimit tė trafikut tė armatimit?
Mė parė ai ankohej pėr problemet e tjera qė kishte nė biznes, por kohėt e fundit thoshte shpeshherė: “Mė janė qepur dhe nuk mė ndahen”. Por pa pėrmendur emra konkretė personash.
Nė ēfarė dyshoni juve?
Nė fakt janė shumė detaje tė vendngjarjes pėr tė cilat, siē u publikuan nė pamjet televizive, nuk mund tė jepet shpjegim. Kjo qė nga mėnyra e goditjeve qė ka marrė mjeti, sendet e pėrhapura dhe trupi i pajetė i Kostės. Por gjithsesi do tė jenė organet shtetėrore qė do ta zbardhin kėtė.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja” Empty Gruaja e Trebickės, prej dy ditėsh nė gjendje tė fikėti

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 9:15 pm

TIRANE – Bashkėshortja dhe vjehrra e biznesmenit Trebicka prej dy ditėsh pjesėn mė tė madhe tė kohės e kanė kaluar nė gjendje tė fikti. Qė nga momenti qė mėsuan vdekjen e njeriut tė tyre, tė dyja gratė pėsuan tė fikėt, ndėrsa u desh ndihma e fqinjėve tė tyre pėr t’i sjellė nė vete. Pas kėsaj bashkėshortja e Trebickės, Brunilda, udhėtoi drejt qytetit tė Korēės, por shėndeti i saj i rėnduar dhe fakti se nė shtėpi ndodheshin mjaft njerėz bėri qė rreth orės 11:00 tė paradites sė djeshme tė kthehej nė Tiranė. Nė momentin e zbritjes nga makina me tė cilėn kishte udhėtuar Brunilda, pati sėrish turbullim tė shėndetit saqė tė afėrmit u detyruan ta mbanin pėr krahėsh derisa e dėrguan nė banesė. Pas kėsaj ajo kaloi sėrish nė gjendje tė fikti dhe gjithė ditėn e djeshme ishte e pamundur tė kontaktohej me tė pėr shkak tė shėndetit tė rėnduar. Po kėshtu, e njėjta situatė edhe me nėnėn e saj. Djali, 11-vjeēar Xhei u largua nga shtėpia pėr te disa tė afėrm menjėherė pas lajmit tė kobshėm. Ndėrsa dy ditė mė parė u njoftuan edhe motrat dhe vajza e Trebickės, qė jetojnė nė SHBA. Deri mbrėmė, nė Tiranė gjendeshin pjesa mė e madhe e familjarėve tė Trebickės, ndėrsa tė tjerėt pritet tė mbėrrijnė sot, pėr tė marrė pjesė nė ceremoninė mortore tė biznesmenit.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja” Empty “New York Times”: Na tha se ishte i kėrcėnuar

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 9:16 pm

Shtypi i tė gjithė botės ka komentuar mbi vdekjen e biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicka, duke lėnė hije dyshimi mbi rrethanat e humbjes sė tij, si dėshmitari kryesor i skandalit tė tregtisė sė armėve dhe korrupsionit tė zyrtarėve. “New York Times” ka komentuar ndėr tė tjera se dėshmitari kyē i ngjarjes sė Gėrdecit dhe aferave tė AEY, e cila tashmė ėshtė nė gjykim pėr falsifikimin e origjinės sė armėve tė shitura nė Afganistan, ka rrėfyer shumė herė frikėn pėr jetėn e tij. Qė nė orėt e para pas ngjarjes, gazeta prestigjioze amerikane pasqyroi lajmin duke e komentuar vdekjen si humbjen e dėshmitarit kyē qė shpalli provat e korrupsionit publik. “Njė dėshmitar, i cili zbuloi prova tė korrupsionit publik dhe praktikave mashtruese nga njė kontraktor nė njė marrėveshje tė sponsorizuar nga Pentagoni u gjet i vdekur nė njė rrugė malore tė premten. Akuzat e tij tronditėn qeverinė shqiptare dhe Pentagonin. Z. Trebicka u kishte thėnė reporterėve tė ‘The Times’ disa herė se ai i trembej tashmė sigurisė sė tij”, shkruan New York Times. Ky ishte kontakti i parė mediatik i Trebickės, ku ka dorėzuar prova e dokumente, por jo e vetmja agjenci qė dha jehonėn pėr vdekjen e dėshmitarit. Agjencia “Reuters” shkroi tė premten (nė orėn 19:00), se qeveria shqiptare po heton mbi vdekjen e njeriut tė industrisė, i cili po ndihmonte prokurorinė tė siguronte provat e plota nė hetimin e tregtisė sė armėve. “Reuters” komenton se Trebicka ishte i pėrfshirė nė ripaketimin e armėve tė vjetra kineze qė u shitėn nga Shqipėria pėr AEY Inc dhe se u kthye nė dėshmitar, pasi Ministria shqiptare e Mbrojtjes i hoqi atij kontratėn pėr t’ia dhėnė njė tjetėr kompanie. Agjencitė italiane kanė komentuar se vdekja e biznesmenit shqiptar, dėshmitarit kyē nė hetimet pėr trafikun e armėve, duket nė rrethana misterioze. Lajmi ėshtė komentuar edhe nga agjencitė spanjolle, tė cilat gjithashtu komentojnė se rrethanat sipas tė cilave ėshtė pėrshkruar ngjarja, tregojnė se ka vend pėr dyshime mbi njė vdekje aksidentale. Agjencitė franceze kanė bėrė gjithashtu jehonė pėr ngjarjen, si “Courrier des Balkans”, qė shkruan se nė skandalin e trafikut tė armėve nė Shqipėri, zhduket dėshmitari kryesor. Pėr vdekjen e Trebickės shkruan edhe mediat e rajonit, si ato rumune, kosovare etj.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

“E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja” Empty Re: “E gjeta gjallė Kosta Trebickėn, policia mė tha tė mos e prekja”

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi