♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hije skandali mbi Maturėn Shtetėrore

Shko poshtė

Hije skandali mbi Maturėn Shtetėrore Empty Hije skandali mbi Maturėn Shtetėrore

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 12:58 am

Fati i studimeve tė larta, tė mbi 30 mijė maturantėve tė kėtij viti, qėndron "nė duart" e njė sistemi kompjuterik, qė mban emrin MeP, ose sistemi "Meritė dhe Preferencė". Pėr kėtė program, deri tani ėshtė bėrė "be e rrufe" se nuk manipulohet dhe gjithēka kryhet nė mėnyrė elektronike dhe jo manuale. Nė kėtė mėnyrė, sipas drejtuesve mė tė lartė tė arsimit, niveli i korrupsionit do tė jetė zero. Por, a ėshtė realisht kėshtu? A duhet tė vazhdojnė tė rinjtė dhe prindėrit e tyre tė besojnė mbi kėtė program kompjuterik dhe "paprekshmėrinė" e tij?
Dyshimet

Pėrfaqėsues tė kompanisė Bit-Albania, qė mban tė drejtėn e autorit mbi programin MeP konfirmojnė se firma, qė ka fituar tenderin e MASH-it pėr shpėrndarjen e maturantėve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė, nuk ka njė sistem tė sajin, por po imiton atė tė pėrdorur prej tyre, duke abuzuar me tė drejtėn e autorit. E pėrveē kėsaj, sipas pėrfaqėsuesve tė Bit-Albania, Matura Shtetėrore 2008 ka shfaqur disa defekte deri tani pikėrisht prej faktit se mungon njė sistem kompjuterik origjinal, por po punohet duke kopjuar atė tė MeP. Ndėrkohė qė, ngrenė edhe hipotezėn se njė grup maturantėsh fitues do tė shpallen nė mėnyrė manuale, pra me tė dhėna qė hidhen me dorė. Sikundėr pohojnė se te tė dhėnat e Maturės Shtetėrore ėshtė ndėrhyrė, duke hedhur tė dhėna me dorė edhe pėr ato degė fakultetesh, ku pranimi ėshtė me konkurs. Ata nuk pėrjashtojnė as mundėsinė e "rrjedhjes" sė tė dhėnave mes dy agjencive tė Maturės, AVA-s dhe APRIAL-it.

Defektet

"Datech po imiton kėtė sistem, duke u pėrpjekur tė duket origjinal, por, tė paktėn deri tani, nuk ja ka arritur dot", shprehen pėrfaqėsuesit e Bit-Albania. Ata theksojnė se Datech nuk ishte nė gjendje tė gjeneronte nė kohė listat e kandidatėve pėr programet e studimit qė kanė dhe konkurs suplementar, ndaj konkurset u zhvilluan nė kundėrshtim me udhėzimet e MASH.

APRIAL iu ka ēuar listat e konkursit universiteteve (pėrjashto degėn e Arkitekturės), pasi kishin pėrfunduar konkurset. Por, nėse APRIAL do tė kishte pėrgatitur nė kohė listat, mbetėsit nė provimet me zgjedhje nuk do tė lejoheshin tė konkurronin, kėshtu qė protestat e vazhdueshme tė kėtyre ditėve para Ministrisė sė Arsimit nuk do tė ekzistonin. Gjithashtu, nė dokumentet e tenderit tė MASH pėr pėrzgjedhjen e firmės fituese tė Maturės Shtetėrore 2008 thuhet se futja e tė dhėnave tė Formularėve A2 duhet tė bėhet me lexues optik, me skanim. "Firma Datech edhe pse nuk e pėrmbushte teknikisht kėtė detyrim, u shpall fituese", saktėsojnė hartuesit e MeP. Kjo bėri qė futja e tė dhėnave tė formularit A2 nė DataBase tė kryhej nė mėnyrė manuale dhe pėr kėtė arsye APRIAL nuk i pėrgatiti dot nė kohė ato lista. Njė pohim i tillė hedh poshtė pretendimin e Ministrisė sė Arsimit se nė tė dhėnat e Maturės Shtetėrore 2008 ēdo gjė funksionon nė mėnyrė elektronike, pasi sistemi ėshtė programuar nė mėnyrė tė tillė qė tė mos lejohet hedhja e tė dhėnave me dorė nga specialistėt.

Duke akuzuar pėr falsifikim tė sistemit kompjuterik MeP, Bit- Albania pėrmend njė fakt, sipas tyre, shumė komprometues, nisur dhe nga kėndvėshtrimi i specialistėve tė informatikės. Ata ngrenė hipotezėn se disa lista fituesish do tė pėrgatiten me dorė, gjė qė praktikisht nuk rezulton si e vėshtirė. Por qė edhe e rėndon sė tepėrmi besueshmėrinė e Maturės Shtetėrore 2008.

Nė kėtė logjikė, ata shpjegojnė se Formulari A2 ka kėtė vit 200 programe studimi, ndėrsa vjet ishin 196. APRIAL e disponon programin e Bit-Albania, i cili ėshtė i vlefshėm vetėm pėr Maturėn 2007. "Por nėse APRIAL ka zbuluar apo arrin tė anashkalojė me mjeshtėrit e Datech-ut fjalėkalimin e sistemit, ky program mund tė pėrdoret edhe pėr Maturėn 2008, por me kushtin qė formulari A2 tė kishte 196 degė. Nėse vėshtroni me vėmendje Formularin A2 tė kėtij viti dhe e krahasoni atė mė formularin A2 tė vitit 2007 do tė vini re se lista e degėve tė universiteteve tė Tiranės ndėrpritet diku, rreshtohen mė pas degėt e universiteteve tė rretheve dhe pastaj rishfaqen disa degė tė Tiranės, qė kanė dhe konkurs suplementar, duke u mbyllur lista me degėn 200 Mėsues i Edukimit Fizik. Ne dyshojmė se 4 listat e fituesve tė 4 degėve tė fundit do tė pėrgatiten manualisht dhe kjo nuk ėshtė e vėshtirė. Mė pas, maturantėt fitues hiqen nga DataBase, sepse ata e kanė tė gjithė preferencė tė parė degėn me konkurs dhe programi ynė mund tė pėrdoret pėr tė bėrė shpėrndarjen automatike tė maturantėve tė tjerė".

Aktualisht, pranė MASH funksionojnė dy agjenci AVA (Agjencia e Vlerėsimit tė Arritjeve) qė ka pėr detyrė tė organizojė provimet e maturės dhe tė kryejė vlerėsimin e maturantėve, si dhe agjencia e krijuar kėtė vit APRIAL (Agjencia Kombėtare e Pranimeve nė Institucionet e Arsimit tė Lartė) qė ka pėr detyrė shpėrndarjen e maturantėve nė universitete, sipas parimit Meritė-Preferencė. Kjo konsiderohet si njė paradoks i fortė nga ana e Bit-Albania. Sipas saj, kėto dy agjenci ngatėrrojnė kompetencat. Rezultatet e vlerėsimit tė provimeve me zgjedhje janė firmosur nga drejtori i APRIAL dhe jo nga drejtori i AVA-s. Ndėrsa procesi i korrigjimit tė provimeve me sekretimin me bar-kode nė parim ėshtė shumė i saktė dhe nė pamje tė parė duket i pėrsosur. "Nėse listat e korrespondencės barkod-emėr nuk mbahen tė mbyllura nė kasafortė apo zarfe tė dyllosur dhe vulosur deri nė pėrfundim tė korrigjimit tė provimeve dhe shpalljes sė rezultateve fillimisht pa emra, por me bar-kode, sekretimi nuk ka asnjė vlerė, veēse zvogėlon numrin e personave qė mund tė influencojnė nė vlerėsim, por nuk e eliminon atė", thonė specialistėt e Bit-Albania. Kėto lista, vijojnė ata arsyetimin, i posedon tė hapura APRIAL, ndėrkohė qė AVA kryen korrigjimin e provimeve pa emra, por me bar-kode. "Kėto dy agjenci nuk janė nė dy planetė tė ndryshėm qė tė mendosh se nuk kanė asnjė mundėsi komunikimi deri nė momentin qė vendoset korrespondenca midis notės dhe emrit tė maturantit", e mbyllin argumentimin e tyre kėta specialistė.

Nga ana tjetėr, ata pohojnė se sistemi MeP ka nė vetvete mundėsinė qė nė fazėn e dytė tė rishpėrndarjes sė studentėve, qė imponohet nga vendet vakante tė fazės sė parė, tė rishpėrndahen vetėm tė pakėnaqurit. Vjet nė fakt kjo gjė nuk u bė, tregojnė ata, sepse ashtu u vendos tė bėhej, por ėshtė pėr t‘u pėrmendur fakti se kishte jo pak raste kur maturantėt nuk donin tė studionin nė degėn e shpallur fitues nė fazėn e dytė, edhe pse ajo ishte e njė preference mė tė lartė. Nėse programi i kėtij viti do tė jetė origjinal, kjo e metė mund tė korrigjohet.

Libri i Transparencės

Njė tjetėr problem i shfaqur nė Maturėn Shtetėrore 2008 ėshtė edhe Libri i Transparencės. Ai u premtua nga APRIAL se do tė ishte gati mė 20 gusht 2008, por qė nuk u prodhua. Libri i Transparencės, saktėsojnė pėrfaqėsuesit e Bit-Albania, ėshtė pėrgatitur vetėm nė formė elektronike, nuk ka brenda asnjė informacion mė shumė se Libri i Transparencės 2007, por ka dalė nė volum 6 herė mė i madh se vjet, rreth 1800 faqe, duke e lėnė "transparencėn" vetėm nė titullin e librit qė, me sa duket, nuk do tė botohet kurrė.

A. Rr. Programi-pronėsia

Ēfarė ėshtė sistemi MeP?


Matura Shtetėrore, qė u realizua pėr herė tė parė nė vitin 2006, pati si mision tė saj eliminimin e korrupsionit nė pranimet e tė rinjve nė universitetet publike. Pėr tė eliminuar kėtė problem, Bit-Albania sh.p.k., i propozoi MASH-it sistemin MeP. Ai ėshtė njė program kompjuterik shumė kompleks i ideuar dhe realizuar nga kjo firmė, qė realizon dhe shpėrndarjen automatike tė maturantėve nėpėr universitete, duke u mbėshtetur nė parimin e Meritės dhe Preferencės, ose e thėnė ndryshe duke u mbėshtetur nė rezultatet e Maturės dhe dėshirat preferenciale tė maturantėve pėr tė studiuar nė universitet. Nė Drejtorinė e Patentave dhe Markave, MeP ėshtė njė markė e regjistruar nė pronėsi tė Bit-Albania sh.p.k. Gjithashtu, pėrfaqėsuesit e kėsaj firme pohojnė se ky sistem kompjuterik ėshtė i regjistruar si pronė intelektuale nė Zyrėn Shqiptare tė tė Drejtave tė Autorit. Bit-Albania akuzon se po abuzohet me markėn e tyre tė regjistruar MeP. Ata shpjegojnė se logoja e programit, pronė e tyre gjendet nė "Guida Matura Shtetėrore 2008", botim i MASH-it. Deklarohet se procesi i shpėrndarjes sė maturantėve nė IAL do tė kryhet me sistemin MeP. Logoja MeP ėshtė vendosur gjithashtu nė ēdo formular A2, fotokopjen e tė cilit e ka nė shtėpi ēdo maturant.
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi