♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njė histori pėr vajzėn e filxigenave

Shko poshtė

Njė histori pėr vajzėn e filxigenave Empty Njė histori pėr vajzėn e filxigenave

Mesazh nga Mona Mon Sep 27, 2010 5:42 pm

Nuk kaloi shumė kohė dhe ballkoni i fqinjit nė tė majtė u mbush me lule. Mue mė pėlqente tė rrija nė ballkonin tonė gjatė, sepse kundroja Kodrėn e Kėshtjellės, qė kur vinte pranėvera, harlisej me sallgama, aq sa, kur merrje frymė, aroma e sallgamave tė mbushte mushknitė.
Por qysh se ballkoni e fqinjit nė tė mjatė u mbush me lule, aroma e sallgamave ndjehej ma pak. Rreth nesh kundėrmonte aromė filxigenash. Plot e pėrplot ishte mbushė ballkoni i fqinjit me filxigena.
Mbasdrekeve e darkava merrej me to vajza e fqinjit. Se ē’u bante, se ē’u thonte, se dukej vėrtetė sikur fliste me ta.
Njė ditė gjeta njė vazo me filxigena edhe nė ballkonin tonė. «Po kjo?» - i thash sime shoqeje. “Ma ka falė Shpresa” – m’u pėrgjegj ajo. “U ka falė pothuej tė gjithėve nga njė vazo. Do t’jua falė unė, thotė, se kėtu nuk ka filxigena. Mue nuk mė pėlqejnė lulet qė nuk ēelin dhe nuk kanė aromė. Ē’lule asht ajo qė nuk ēelė lule? - thotė. Tė rrish me Shpresėn, duhet tė kesh kohė, se nuk i pushon goja tue folė pėr lule”.
Pak e nga pak filxigenat filluen tė pėrhapen edhe nė pallatet rreth nesh. Tashma pothuej tė gjithė Shpresėn e thėrrisnin “Vajza e filxigenave”.
Gjatė verės Shpresa u zeshk edhe ma, se shkonte pėrditė nė plazh me tė vėllanė, njė fėmijė i gjallė, qė luente gjithė ditėn futboll para pallatit e nuk ndjente lodhje.
Kur filloi shkolla, ajo mezi priste tė kthehej nga mėsimi dhe, ende pa ngrane drekė, dilte nė ballkon e shpupuriste me dorė filxigenat tue pėrhapė aromėn e tyne anė e kand. Nuk mbaj mend nėse ndiqte vitin e dytė apo tė tretė tė gjimnazit.
Pranėverėn tjetėr ishin mbushė me filxigena pothuej tė gjithė ballkonet e pallateve tė lagjes sonė. Tė gjithėve ua kishte falė Shpresa.
Verės ajo kthehej vonė nga palzhi, gjithnjė e ma vonė, sa e bante marak gjyshen e mirė. Ndoshta deti po i rrėmbente njė pjesė tė dashunisė pėr lulet. Sado vonė tė kthehej, sado e lodhun tė ishte, pėrsėri ajo, ende pa ba dush, do tė dilte njė herė nė ballkon tek lulet.
Ma vonė, aty nė tė hymė tė vjeshtės sė dytė, mė kishte rastisė jo rrallė ta shikoja tė rrinte nėn mimozėn nė anėn tjetėr tė rrugės, krejt pėrballė pallatit tonė. Ishte gjithmonė nė shoqninė e njė djali simpatik, njė trup sportiv, qė nuk ia dija emnin, por e kisha pa sa herė nė plazh tek luente futboll me orė e orė. Se kush mė kishte thane se punonte infermier nė spital.
- Shpresa! – e thėrriste gjyshja tash e parė me za tė ultė, sa vėshtirė ta dėgjonin atje nė anėn tjetėr tė rrugės. Vajza ngrinte kryet, shikonte nė drejtim tė ballkonit, ia bante me dorė gjyshes “se ja, erdha”, po ēuēurimat me atė djalin simpatik e banin pėrsėri tė harrohej.
Njė mbramje ime shoqe nuk u durue dhe i thirri me za tė naltė:
- Shpresa, po tė thėrret gjyshja!
Plaka, sa dėgjoi zanin e ashpėr tė sime shoqeje, hyni menjėherė mbrendė. Edhe Shpresa u nda prej mikut tė saj dhe, ma shumė tue u hedhė se sa tue vrapue, u ngjit nalt.
Aty nga fundi i tetorit, porsa hyna nė shtėpi, ime shoqe foli me terrsėllimė:
- E bani proēkėn Shpresa! – foli gjithė mėllef ajo – Mori nė qafė tė vėllanė e tė atin! Asht arratisė me atė horin e Spitalit jashtė shteti!
Unė nuk fola. Nuk them se isha me Shpresėn, se e dija ē’rrjedhoja tė randa do tė kishte familja e saj, por edhe ta gjykoja aq ashpėr nuk ma thonte zemra.
Nuk kaluen vetėm tri ditė dhe babėn e Shpresės e xhveshėn nga oficer dhe ai mori nanėn plakė e tė birin dhe u kthye pėrsėri nė Sapė.
E kujtoja shpesh atė vajzė, sa herė shikoja filxigena nėpėr ballkone, po pėr fat tė keq, gjithnjė e ma tė rrallė.
***
Tė djelėn qė shakoi, sa kishte kalue nandė e mėngjesit, ra zilja e derės dhe u ngrita me tė shpejtė dhe e hapa.
Papritė u gjenda pėrballė tre tė panjohunve: njė grue rreth tė tridhjetava, ndoshta edhe pak ma shumė, krejt e brishtė, prandaj edhe dukej aq e re, e bukur si andėrr, njė burrė kund nja dhjetė vjet ma i madh se ajo, pak i randuem nė peshė, po mjaft i gjallė, dhe zanė pėrdore me tė, njė vajzė e gjatė pesėmbėdhjetė a gjashtėmbėdhjetė vjeēare.
Mbas stepsjes sė parė, u kujtova t’i ftoja:
- Urdhėnoni!
Grueja hyni e para, jo pa ndruejtje, dhe fill mbas saj burri dhe vajza.
Kur po i afrohej derės sė dhomės sė pritjes, e kapa pėr krahu dhe i thirra me emocion:
- Ti je Shpresa? Tė njoha nga jotė bijė! O Zot, sa ngjani! Kėshtu, krejt kėshtu ishe edhe ti kur …
Grueja buzėqeshi gjithė emocion e gati e tronditun.
Kishte dalė ndėrkohė te dera edhe ime shoqe dhe ato u pėrqafuen. Ime shoqe bile edhe qau nga emocionet e kjo bani qė edhe vajzės sė Shpresės t’i mbusheshin sytė me lot.
Si zumė vend nėpėr divane, si shkėmbyem fjalėt e para, papritė, Shpresa iu drejtue sime shoqeje:
- A mund tė dalim pak nė ballkon?
Nė ballkon kalohej nėpėrmjet dhomės sė gjumit, prandaj edhe ime shoqe vrapoi t’i hidhte njė sy pėrpara, mos kishte lanė gja keq e ta ndreqte para se tė kalonin aty mysafirėt.
Porsa dolėm nė ballkon, Shpresa filloi tė pėrkėdhelte me bulėzat e gishtave, lehtė, fare lehtė, filxigenat qė mbushnin pėrvazin e ballkonit. Mandej hodhi shikimin nga e majta. Ballkoni andej ishte krejt shkret, me dy vazo tė mėdha me lule artificale, ēka e bani tė prishej nė fytyrė e tė dukej dhjetė vjet ma e madhe. Unė hodha shikimin tej rrugės ku dikur kishte qenė mimoza ku ēuēurisnin ata tė dy. Nė vend tė saj tashti ishte njė kioskė me llamarina tė ndryshkuna.
Kur u rikthyem nė guzhinė, Shpresa filloi tė fliste si me vete:
- Kemi ardhė mbrame. Dolėm nė mėngjes heret dhe u sollėm pėrreth pallateve. Vetėm nė ballkonin tuaj pamė filxigena. Prandaj edhe ju trazuem …
Mbas pak shtoi gjithė gjallėni:
Ne jetojmė nė Philadelfia. Nė tė gjithė Amerikėn, vetėm nė Philadelfia ka filxigena, sidomos nė lagjėn tonė.
Kur ikem, kisha marrė farė filxigenash nė gji ….
Maj, 1996
* filxigeni, dikur shumė i pėrhapun nė Zadrimė, asht njė lloj borziloku, me gjethe pak mė tė vegjėl, po me njė aromė aq tė fortė, sa ndjehet kudo pėrreth, edhe mjaft larg.
Autori Daniel Gązulli
Mona
Mona
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/01/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2777
Vendndodhja Vendndodhja : Tiranė
Hobi Hobi : faqet e ndryshme tė internetit
Humor Humor : eee mundohem tė jem githmon me humor
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/07/2010
Falenderimet Falenderimet : 57

http://wwwka2010.webs.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Njė histori pėr vajzėn e filxigenave Empty Re: Njė histori pėr vajzėn e filxigenave

Mesazh nga Vizitor Thu Jan 24, 2013 3:37 am

hmmmm histori shum interesante

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi