♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telefonata qė vrau Kosta Trebickėn

Shko poshtė

Telefonata qė vrau Kosta Trebickėn Empty Telefonata qė vrau Kosta Trebickėn

Mesazh nga jeta Sun Sep 14, 2008 12:56 am

Shuhet nė rrethana misterioze Kosta Trebicka, dėshmitari kyē i dosjes sė trafikut tė municioneve. Shqiptaro-amerikani 53-vjeēar, qė denoncoi aferėn milionadollarėshe tė shitjes sė fishekėve kinezė pėr Afganistanin, ėshtė gjetur i pajetė dje nė njė rrugė rurale midis fshatit Lekas dhe Voskopojė, nė Rrethin e Korēės. Njė mik i tij tha dje pėr gazetėn "Shqip" se njė telefonatė misterioze e shkėputi Kostėn nga gjuetia, qė e kishte pasion, dhe e detyroi tė nisej me tė shpejtė pėr nė Tiranė.
Askush nuk e di ēfarė ndodhi nė atė fushė tė verdhė, kur makina e kuqe e Kostės u rrokullis nė mėnyrė tė pakuptimtė, duke i marrė jetėn. "Nuk mund tė aksidentohej Kosta nė atė rrugė tė rrafshėt. Ai ka bredhur maleve nė shi e nė borė dhe nuk ka pėsuar kurrė asnjė aksident. Nuk ishte i tillė shofer qė tė mund tė humbiste kontrollin atje, nė mes tė fushės...", thotė miku i Kosta Trebickės.

Ngjarja

Njė punonjės i mirėmbajtjes sė rrugėve komunale ishte njeriu i parė qė pa trupin e pajetė tė Kosta Trebickės tė shtrirė nė njė rrugė, mes njė fushe tė madhe me bar tė thatė, rreth 3 kilometra larg fshatit Lekas. Pas tij, nė vendngjarje u mblodhėn edhe shumė banorė tė tjerė tė fshatit mė tė afėrt. Nė orėn 14:00, policia mori tri telefonata nga zona, qė njoftonin tė njėjtėn ngjarje: Njė person rreth 50 vjeē ndodhet i vdekur nė mes tė rrugės, ndėrsa njė makinė ndodhet disa dhjetėra metra larg tij, ende e ndezur. Shumė shpejt, nga dokumentet qė u gjetėn nė trupin e viktimės, u konfirmua se ai ishte Kosta Trebicka, njė person shumė i njohur nė Shqipėri qė nga pranvera e kėtij viti.

Ata qė shkuan tė parėt nė vendngjarje, sikundėr edhe ekspertėt e policisė, thanė menjėherė se bėhej fjalė pėr njė aksident automobilistik. Sipas tyre, makina me tė cilėn udhėtonte Kosta Trebicka, njė fuoristradė "Nisan Patrol", kabriolet, nė ngjyrė tė kuqe, ka dalė nga rruga dhe ėshtė rrokullisur. 53-vjeēari mendohet tė ketė tentuar tė hidhej nga makina, por ėshtė goditur rėndė gjatė rrokullisjes dhe ka mbetur i vdekur nė vend. Ndėrkohė, makina ka vijuar rrokullisjet nėpėr fushė dhe ka qėndruar disa dhjetėra metra mė tutje nė pozicionin e saj fillestar, ende me motor tė ndezur. Askush nuk e ka parė se si ndodhi qė Trebicka humbi kontrollin e mjetit, nė atė rrugė qė shkonte pėrmes fushės dhe qė ai e kishte bėrė dhjetėra herė mė parė.

Policia

Grupi i parė i policėve qė ishin nisur nga Korēa arriti nė vendngjarje rreth orės 15:20. Puna e parė qė u bė ishte rrethimi i vendit dhe mbajtja sa mė larg e gazetarėve. Pas pak minutash, rreth orės 15:40, nė vend mbėrritėn me helikopterė dy grupe ekspertėsh nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit dhe nga Prokuroria e Pėrgjithshme. Mes tė mbėrriturve nga Tirana ishte zėvendėsdrejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Agron Kuliēaj, si dhe prokurori Sokol Stojani, i cili ka nė dorė dosjen e trafikut tė fishekėve, pėr tė cilėn ka dėshmuar Trebicka.

Familjarėt

Bashkėshortja e Kosta Trebickės, Brunela, ėshtė njoftuar pak minuta pas ngjarjes dhe ka udhėtuar drejt Korēės sė bashku me disa tė afėrm tė tjerė. Vetė Brunela nuk ka qenė nė gjendje tė komunikojė me mediat dje, ndėrsa njė i afėrm i familjes, me emrin Qamil, ka deklaruar se kanė pak informacione pėr rrethanat e ngjarjes. Ndėrkohė, njė nga miqtė e ngushtė tė Kosta Trebickės tha dje pėr gazetėn "Shqip" se i ndjeri ishte nisur para dy ditėsh pėr gjah nė pyjet e Leskovikut, ku e prisnin disa tė njohur. "Ai do tė qėndronte disa ditė atje, por e kanė marrė nė telefon, nuk dihet se kush, dhe i kanė thėnė tė kthehet nė Tiranė. Ai ėshtė nisur menjėherė dhe rrugės ka ndodhur ajo qė ka ndodhur", tha miku i Trebickės, i cili nuk donte tė identifikohej.

Deklarata

Nishani nuk flet pėr aksident

Ministri i Punėve tė Brendshme, Bujar Nishani, dha dje nė mbrėmje vonė tė parėn deklaratė zyrtare mbi vdekjen e Kosta Trebickės. Ministri doli nė njė konferencė pėr shtyp nė orėn 20:50, rreth 6 orė pas ngjarjes sė rėndė, por nuk tha asnjė fjalė nė lidhje me shkakun e vdekjes sė Trebickės. Ajo qė gjatė gjithė pasdites u konsiderua "aksident automobilistik", nga ministri u pėrmblodh me kėto fjalė: Ėshtė parė njė makinė e batuar nga rruga dhe njė shtetas i vdekur. Nishani sqaroi mė tej se menjėherė nė drejtim tė vendit tė ngjarjes janė nisur dhe kanė mbėrritur drejtues dhe specialistė tė Policisė sė Qarkut Korēė, tė cilėt kanė identifikuar dokumentet e automjetit, ku kanė konstatuar se ky automjet i pėrket shtetasit Kosta Trebicka. "Tė ndodhur pėrballė kėsaj situate, me informacionin e marrė, Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė sė Shtetit ka kontaktuar me Prokuroren e Pėrgjithshme dhe nė drejtim tė vendit tė ngjarjes janė nisur grupe ekspertėsh kriminalistė, mjeko-ligjorė dhe autoteknikė, si dhe njė prokuror nga Prokuroria e Pėrgjithshme, pėr tė koordinuar dhe kontrolluar veprimet hetimore", tha Nishani. Ministri i Punėve tė Brendshme nuk harroi tė njoftonte se Kryeministri Berisha kishte kėrkuar zbardhjen sa mė tė shpejtė tė ngjarjes. "Me marrjen e njoftimit mbi kėtė ngjarje, ėshtė njoftuar Kryeministri, i cili ka kėrkuar angazhimin e tė gjithė ekspertėve mė tė spikatur tė tė gjitha fushave pėr hetimin e shpejtė, tė plotė dhe tė gjithanshėm tė kėsaj ēėshtjeje", tha ministri.

Amerikanėt

Vdekja hetohet edhe nga FBI-ja

Sipas burimeve konfidenciale tė policisė sė Korēės, bashkė me ekspertėt e mbėrritur nga Tirana ka qenė edhe njė pėrfaqėsues i zyrės sė FBI-sė, qė ėshtė atashuar pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė Republikės sė Shqipėrisė. Kjo zyrė bashkėpunon me prokurorinė shqiptare nė luftėn kundėr terrorizmit dhe krimit tė organizuar dhe nuk ka tė drejtė tė nisė hetime tė pavarura. Por meqenėse zoti Trebicka ishte njė shtetas amerikan, njė pėrfaqėsues i kėsaj zyre i ėshtė bashkuar grupit hetimor pėr t‘u informuar mbi ngjarjen.


Gazeta: Shqip
jeta
jeta
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 425
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 09/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi