♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historiku i Qytetit tė Durrėsit

Shko poshtė

Historiku i Qytetit tė Durrėsit Empty Historiku i Qytetit tė Durrėsit

Mesazh nga Love Tue Sep 07, 2010 10:31 am

Duke qene se jam vete durrsake dhe qytetin te prekullushme sdo ta nderroja me asgje ne bote mendova te jam nje informacion te shkurter mbi historikun e qytetit te durresit
Ateher po filloj :
VESHTRIMI HISTORIK
Durresi mund te krahasohet me qytetet me te medhenj te Mesdheut antik dhe Mesdhetar.
Qyteti Epidamn Dyrak u ndertua nga Iliret Taulane, dallendyshasit ne shekuj XIII-XI p.K
Banoret e pare te Dyrrahut, para ilireve te quajtur protoiler, pellazge, ngriten ne rrethinat e ketij qyteti, vendbanimet e para prehistorike. Ne kushtet e nje klime mesdhetare, zona me e pershtateshme per banim ishte ajo e lumit Erzen (Ululeus) si dhe Ultesira Perendimore perreth saj. Ne bregdetin e Gjirit te Durresit u vendos qendra e pare apo limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antik, ky qytet u themelua nga dy mbreter me origjine ilire te quajtur Dyrah dhe Epidamn.

Mbreti Epidamn, ndertoi pjesen e fortifikuar te qytetit ne juglindje te Malit te Durresit, kurse nipi i tij Dyrrak, ndertoi Portin qe per shume e shume shekuj mban emrin e tij. Nga keto dy emra mbijetoi deri ne ditet tona, emri Dyrrah-Durresi, per vete rolin e tij si liman-Port. Emri i vertet i mbretit vendas Dyrrah, indentifikohej dhe me konfiguracionin gadishullor te relievit, duke shprehur qenien e dy shpateve (dy rrahe), qe duken kur hyn ne Gjirin e Durresit.



Qyteti u zhvillua me shpejtesi per te mundesuar zevendesimin e rolit te Troies, duke u bere pika me e pershtateshme nderlidhese midis Pelegi-Europe dhe Hesperise te populluar nga Tuske e Dardane.
Ne shekujt X-VIII p.K u krijua Federata Taulane: Shtete me Kryeqender Dyrrahun.
Ne shekujt VII-III p.K Federata Taulane e shendrroi Taulanine ne shtetin kryesor Ilire te Ultesires Perendimore Panadriatike, duke e bere kryeqendren Dyrrah, qytet me zhvillim te gjithanshem "Dere e dritare" te Europes.
Ne shekujt II p.K deri X era e re , Europa Perendimore njihej me emrin Durres, qe ishte Shtet i Pavarur brenda Perandorise Romake-Bizantine.

Gjate periudhes Bizantine vazhdoi te mbetej qyteti me i rendesishem ne brigjet perendimore te Gadishullit te Ballkanit. Ai ishte kryeqendra e Provinces "Epiri i Ri", ku perfshiheshin krahinat nga lumi Mat deri tek lumi Vjosa.
Ne kohen e Perandorit te Anastasit I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pesoi transformime te ndjeshme ne strukturen urbane duke marre tiparet e nje qyteti tipik bizantino-kristian.



Ne shekujt VIII u formua ne Durres, Njesia Administrative "Ahrondia e Dyrrahut", forme vetqeverisje e qytetit me krahinat perreth. Ne vitet e para te shek. IX u themelua "Thema e Dyrrahut", qe kishte per qellim mbrojtjen nga rreziku i sulmeve te Arabeve dhe Frengeve si dhe per te perballuar presionet tregtare te Venedikut. Kjo njesi ushtarake-administrative, perfshinte trojet nga Tivari ne veri e deri ne Gjirin e Vlores ne jug, ndersa ne lindje kufizohej me lumin Drin.
Me Durresin, si kryeqender te saj, u krijua dhe u perhap Qyteterimi Mesjetar, kultura arbnore, u kalua ne sistemin feudal dhe ne krijimin gradual te nje shtrese fisnikesh te rinj. Gjithe ky proces, coi nga formalizimi deri tek shkeputja e plote e lidhjeve te zones Durres nga Bizanti.

Ne shek. XI-XV, Shteti Shqipetar njihet me emrin Shteti i Arberit. Ky shtet, kulmin e tij e arriti ne periudhen e mbreterimit te Gjergj Kastriotit. Sipas kronikeve Osman te shek. XVI, Durresi apo sic e cilesojne ata "Kostandinopoja e Dyte", u pushtua nga turqit me 13 Gusht 1501. Pushtimi Osman pati pasoja te renda per Durresin. Qyteti me i madh dhe hijerende, u shendrrua ne nje qyteze me 100-120 shtepi, duke mbetur i tille per nje periudhe relativisht te gjate. Vetem ne shek XVII, qyteti filloi te rimare veten duke u bere qender e tregetise tranzite dhe skela kryesore e Shqiperise se Mesme.
Ne reformen administrative te vitit 1888, Durresi ishte Sanxhak i vilajetit te Shkodres. Ne fillim te vitit 1912 qyteti me rreth 4700 banore, ishte nyje kryesore nderlidhjeje midis qendrave te levizjes kombetare.

Me 21 Nentor 1912, ne Portin e Durresit, zbriten nje grup patriotesh te kryesuar nga atdhetari I.Qemali, te cilet vinin me misionin historik qe te shpallnin mevetesine e shtetit Shqiptar dhe me 26 Nentor ne Durres ngrihet flamuri i Pavaresise.
Sundimit turk i kishte ardhur fundi, por duket se qytetin e lakmonin invazione te tjera: pushtimi serbe(1913), ai austro-hungareze (1916) dhe pushtimi italian (1918).

Gjate viteve te monarkise shqiptare (1924-1939) Durresi fitoi nje frymarrje te re dhe qytetaria fisnike durrsake e beri qytetin e vet model te zhvillimit ekonomik kapitalist. Me 7 Prill 1939 qyteti dhe rrethinat e tij u pushtuan nga trupat e ushtrise italiane dhe gjermane dhe me 14 Nentor 1944, Durresi u clirua.

Periudhes se sistemit socialist (1945-1990), i perkasin investimet ne disa dege te industrise, kolektivizimi i bujqesise, masivizimi i arsimit, ngritja e nje seri objektesh social kulturore etjer. Ne fillim te viteve '90 zune fill normat e para te sistemit demokratik me shume probleme per fazen e tranzicionit, por me perspektive per te ardhmen.
Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qe u zbatuan ne Shqiperi dhe ne Durres pas vitit 1990, sollen transformime te ndjeshme ne jeten ekonomike.


Ne rrethin e Durresit jane aktualisht ne aktivitet 3511 subjekte ekonomike, midis te cilave 64 shoqeri te perbashketa (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech), etjer qe merren me rieksportin e konfeksioneve te kepuceve, peshkut etjer.
Ne Durres operojne aktualisht 9 banka, pjesa me e madhe e te cilave jane te huaja.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historiku i Qytetit tė Durrėsit Empty Re: Historiku i Qytetit tė Durrėsit

Mesazh nga Love Tue Sep 07, 2010 10:31 am


Porti i Durresit, eshte nje nga portet me te vjetra te Europes ne detin Adriatik dhe nje nga kryeurat ballkanike te komunikimit te perendimit me lindjen dhe anasjelltas. Ai eshte percaktuar si nje pike hyrje per Korridorin e 8-te te transportit qe fillon nga Shqiperia, kalon nepermjet Maqedonise dhe Bullgarise per te mbrritur ne portin e Varnas dhe Burgasit ne Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit eshte krijimi i nje transporti te sigurt, sipas standarteve te projektimit europian dhe nderkombetare.
Gjithashtu eshte porti me i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% te import-eksporteve shqiptare te mallrave dhe me i rendesishem ne transportin detar te udhetareve.

Porti i Durresit ka nje siperfaqe te pergjithshme prej 1.4 km2 dhe nje akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes eshte 9.5m i thelle, 40 ml i gjere dhe 1.2 milje i gjate. Ne port funksionojne 11 kalata operues nga 6.60 -11m te thella me nje gjatesi rreth 2.200m. Siperfaqja totale per depozitimin e mallrave eshte 270.000m2 nga te cilat 27.000m2 jane te mbuluara.

Ne portin e Durresit ngarkohen dhe shkarkohen te gjitha llojet e mallrave minerale, karburante, cimento dhe artikuj te kategorive te ndryshme.
Ne port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka ne dispozicion nje kalate me gjatesi 186ml dhe zhytje qe varion nga 7.40-7.90 ml. Ne kete terminal, gjate vitit 2002, u perpunuan 1.683 tragete me 600.500 pasagjere, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra.

Terminali i konteniereve eshte ne fazen ndertimore. Pervec kalates dhe sheshit qe ka ne dispozicion, ne ndihme te terminalit te konteniereve ne portin e Durresit ndodhen edhe nje sere pajisjesh qe ndihmojne ne ngarkim-shkarkimin e tyre.
Aktualisht ne portin e Durresit jane futur ne perdorim fondet e Bankes Boterore prej 23 milion USD, Programi PHARE me 11 milion USD, TDA me 1.9 milion USD investime keto qe kane si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektrovincave dhe makinerive per perpunimin e konteinereve etjer. Porti i Durresit ka perfituar gjithashtu nje kredi prej 17 milion Euro nga Banka Europiane e Zhvillimit. Projekti perfshin ndertimin e teminalit te ri te trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vellimit te transportit detar ne Shqiperi kryhet nepermjet Portit te Durresit dhe kapaciteti vjetor i perpunimit te mallrave eshte rreth 3 miljon ton. Me krijimin e zones fiskale, kapaciteti i Portit do te arrije ne 5 milion ton mallra te perpunuara ne vit.
Ne port funksionojne rreth 75 agjensi detare spedicionere, nga te cilat 6 agjensi detare qe trajtojne 14 tragete udhetaresh dhe automjetesh. Me e madhja eshte agjensia publike “Taulantja sh.a”. Aktualisht, ne portin e Durresit eshte dyfishuar numri i trageteve krahasuar me nje vit me pare. Cdo jave ne kete port akostohen rreth 40 tragete dhe katamarane qe lidhin Durresin me portet e tjera te Mesdheut.



Durresi eshte nyje e te gjitha llojeve te transportit. Nese do t’i referohemi shprehjes se vjeter qe ne kohen e Perandorise Romake se “Te gjithe rruget te cojne ne Rome”, ne Shqiperi, do te ishte: “Te gjithe rruget te cojne ne Durres”.
Durresi, qytet 3000-vjecar ne zemer te Europes. Ne qender te tij ndodhet Amfiteatri me 20.000 vende, unik ne te gjithe Ballkanin.

Trashegimia arkeologjike e qytetit e ben te natyrshme qe cdo durrsak te ndjehet krenar per qytetin e tij.
Durresi i cilesuar si Taverna e Adriatikut, mirepret ne kohet moderne, turist dhe vizitor nga e gjithe bota. Tashme Durresi eshte perfshire ne projekte te fuqishme te Bankes Boterore dhe Agjensive te rendesishme Nderkombetare. Ai ka hyre ne nje faze te rendesishme te zhvillimit ekonomik lokal.
Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin cdo turist dhe vizitor per te shijuar bukurite natyrore dhe per te prekur dhe pare nga afer lashtesine.

Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh per te sjelle ne Durres eksperiencat me te mira te vendeve te zhvilluara, i ofrojne investitoreve dhe biznesmeneve mundesi dhe terren per te arritur sukses ne aktivitetet e tyre. Mjedisi shume i favorshem, mundeson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitare ne zona te virgjera, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndertime te rrugeve te reja dhe permiresimin e infrastruktures. Politikat ekonomike financiare lokale, lehtesojne investitoret ne sipermarrjet e tyre.
Nisur nga keto:
Vizioni i strategjise se Bashkise per zhvillimin e qytetit te Durresit eshte: “Nyje kryesore e vendit per transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona me e rendesishme e vendit ne fushen e turizmit masiv dhe ate elitar, qe ofron histori dhe arkeologji unike, qender kryesore per tregetine me jashte dhe industrine eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqerive te sigurimit, me nje komunitet qe gezon nje cilesi jete te avancuar”.


Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historiku i Qytetit tė Durrėsit Empty Re: Historiku i Qytetit tė Durrėsit

Mesazh nga Vizitor Sat Jan 26, 2013 2:28 pm

ARTUR AJAZI
Historiku i Qytetit tė Durrėsit Qytetidurres
Durrėsi ėshtė qytet-porti kryesor bregdetar nė Shqipėri. Me portin mė tė madh nė vend, Durrėsi ėshtė mė i rėndėsishmi i Mesdheut. Qyteti ka mbi 200.000 banorė dhe ėshtė qendra e prefekturės dhe Qarkut tė Durrėsit.
Historiku i Qytetit tė Durrėsit Durres1%7E8
Ende nė qytet duken gjurmėt e lashtėsisė, qė tregojnė pėr rolin e rėndėsishėm qė ka pasur nė rrjedhėn e shekujve. Peizazhet historike tė sė kaluarės ndėrthuren me ndėrtimet e projektet e reja qė tregojnė pėr dėshirėn, qė njė prej qyteteve mė tė vjetėr dhe mė tė njohur tė Shqipėrisė tė rifitojė vendin qė ai ka pasur dikur. Porta mė e madhe hyrėse dhe dalėse e Ballkanit Perėndimor. Nė fillim tė viteve '90 qyteti bregdetar nisi “rrugėtimin” e tij drejt zhvillimit. Sistemi i ri dhe reformat ekonomike qė u zbatuan nė Shqipėri dhe nė Durrės pas vitit 1990, sollėn transformime tė ndjeshme nė jetėn ekonomike. Nė rrethin e Durrėsit janė aktualisht nė aktivitet 3511 subjekte ekonomike, midis tė cilave 64 shoqėri tė pėrbashkėta (Filanto, Floryhen, Trumph, Eurotech) etj., qė merren me rieksportin e konfeksioneve tė kėpucėve, peshkut. Nė Durrės operojnė aktualisht 9 banka, pjesa mė e madhe e tė cilave janė tė huaja. Porti i Durrėsit ėshtė njė nga portet mė tė vjetra tė Evropės nė detin Adriatik dhe njė nga kryeveprat ballkanike tė komunikimit tė Perėndimit me Lindjen dhe anasjelltas. Ai ėshtė pėrcaktuar si njė pikė hyrje pėr Korridorin e 8-tė tė transportit qė fillon nga Shqipėria, kalon nėpėrmjet Maqedonisė dhe Bullgarisė pėr tė mbėrritur nė portin e Varnas dhe Burgasit nė Detin e Zi. Objektivi kryesor i projektit ėshtė krijimi i njė transporti tė sigurt, sipas standardeve tė projektimit evropian dhe ndėrkombėtare. Gjithashtu ėshtė porti mė i madh i vendit, i cili mbulon rreth 85% tė import-eksporteve shqiptare tė mallrave dhe mė i rėndėsishėm nė transportin detar tė udhėtarėve. Porti i Durrėsit ka njė sipėrfaqe tė pėrgjithshme prej 1.4 km2 dhe njė akuatorium prej 0.67 km2. Kanali i hyrjes ėshtė 9.5 m i thellė, 40 ml i gjerė dhe 1.2 milje i gjatė. Nė port funksionojnė 11 kalata operuese nga 6.60-11m tė thella me njė gjatėsi rreth 2.200 m. Sipėrfaqja totale pėr depozitimin e mallrave ėshtė 270.000 m2 nga tė cilat 27.000 m2 janė tė mbuluara. Nė portin e Durrėsit ngarkohen dhe shkarkohen tė gjitha llojet e mallrave minerale, karburante, ēimento dhe artikuj tė kategorive tė ndryshme. Nė port gjendet dhe terminali i trageteve, i cili ka nė dispozicion njė kalatė me gjatėsi 186ml dhe zhytje qė varion nga 7.40-7.90 ml. Nė kėtėterminal, gjatė vitit 2002, u pėrpunuan 1.683 tragete me 600.500 pasagjerė, 138.000 automjete dhe 368.000 ton mallra. Terminali i kontenierėve ėshtė nė fazėn ndėrtimore. Pėrveē kalatės dhe sheshit qė ka nė dispozicion, nė ndihmė tė terminalit tė kontenierėve nė portin e Durrėsit ndodhen edhe njė sėrė pajisjesh qė ndihmojnė nė ngarkim-shkarkimin e tyre. Aktualisht nė portin e Durrėsit janė futur nė pėrdorim fondet e Bankės Botėrore prej 23 milionė USD, Programi PHARE me 11 milionė USD, TDA me 1.9 milion USD, investime kėto qė kanė si destinacion rehabilitimin e kalatave, shtrimin e shesheve, blerjen e elektrovinēėve dhe makinerive pėr pėrpunimin e konteinerėve etj. Porti i Durrėsit ka pėrfituar gjithashtu njė kredi prej 17 milionė euro, nga Banka Evropiane e Zhvillimit. Projekti pėrfshin ndėrtimin e terminalit tė ri tė trageteve dhe rikonstruksionin e tij ekzistues. 90% e vėllimit tė transportit detar nė Shqipėri kryhet nėpėrmjet Portit tė Durrėsit dhe kapaciteti vjetor i pėrpunimit tė mallrave ėshtė rreth 3 milionė ton. Me krijimin e zonės fiskale, kapaciteti i portit do tė arrijė nė 5 milionė ton mallra tė pėrpunuara nė vit. Nė port funksionojnė rreth 75 agjenci detare spedicionere, nga tė cilat 6 agjenci detare qė trajtojnė 14 tragete udhėtarėsh dhe automjetesh. Mė e madhja ėshtė agjencia publike “Taulantja” sh.a. Aktualisht, nė portin e Durrėsit ėshtė dyfishuar numri i trageteve krahasuar me njė vit mė parė. Ēdo javė nė kėtė port ankorohen rreth 40 tragete dhe katamarane qė lidhin Durrėsin me portet e tjera tė Mesdheut. Durrėsi ėshtė nyje e tė gjitha llojeve tė transportit.
E ardhmja mes trashėgimisė dhe investimeve

Nėse do t’i referohemi shprehjes se vjetėr qė nė kohėn e Perandorisė Romake se “Tė gjithė rrugėt tė ēojnė nė Romė”, nė Shqipėri, do tė ishte: “Tė gjithė rrugėt tė ēojnė nė Durrės”. Durrėsi, qytet 3000-vjeēar nė zemėr tė Evropės. Nė qendėr tė tij ndodhet amfiteatri me 20.000 vende, unik nė tė gjithė Ballkanin. Trashėgimia arkeologjike e qytetit e bėn tė natyrshme qė ēdo durrsak tė ndjehet krenar pėr qytetin e tij. Durrėsi i cilėsuar si Taverna e Adriatikut, mirėpret nė kohėt moderne, turistė dhe vizitorė nga e gjithė bota. Tashmė Durrėsi ėshtė pėrfshirė nė projekte tė fuqishme tė Bankės Botėrore dhe agjencive tė rėndėsishme ndėrkombėtare. Ai ka hyrė nė njė fazė tė rėndėsishme tė zhvillimit ekonomik lokal. Turizmi dhe vlerat arkeologjike, presin ēdo turist dhe vizitor pėr tė shijuar bukuritė natyrore dhe pėr tė prekur dhe parė nga afėr lashtėsinė. Zhvillimi ekonomik dhe interesi i madh pėr tė sjellė nė Durrės eksperiencat mė tė mira tė vendeve tė zhvilluara, i ofrojnė investitorėve dhe biznesmenėve mundėsi dhe terren pėr tė arritur sukses nė aktivitetet e tyre. Mjedisi shumė i favorshėm, mundėson krijimin e zonave industriale, krijimin e plazheve elitare nė zona tė virgjėra, studime e master plane, zbulime arkeologjike, ndėrtime tė rrugėve tė reja dhe pėrmirėsimin e infrastrukturės. Politikat ekonomike financiare lokale lehtėsojnė investitorėt nė sipėrmarrjet e tyre. Vizioni i strategjisė sė qeverisė sė Kryeministrit Berisha, pėr zhvillimin e qytetit ėshtė “Durrėsi, nyje kryesore e vendit pėr transportin detar, rrugor, hekurudhor, zona mė e rėndėsishme e vendit nė fushėn e turizmit masiv dhe atė elitar, qė ofron histori dhe arkeologji unike, qendėr kryesore pėr tregtinė me jashtė dhe industrinė eksportuese, qytet i bankave dhe i shoqėrive tė sigurimit”.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Historiku i Qytetit tė Durrėsit Empty Re: Historiku i Qytetit tė Durrėsit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi