♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Do tė doja tė isha nė atė anije...

4 posters

Shko poshtė

Do tė doja tė isha nė atė anije... Empty Do tė doja tė isha nė atė anije...

Mesazh nga Princo Sun Jun 13, 2010 7:20 pm

Pas 7 vitesh Rachel rikthehet nė Palestinė.

Edhe
pse mė madhėshtore dhe me konstrukt prej hekuri, shumė mė e fortė se sa
ishte gjallė, buldozeri izraelit pėr tė dytėn herė e shkeli pa hezitim.
Rachel Corrie njė aktiviste amerikane nė mbrojtje tė tė drejtave tė
palestinezėve i doli me plot kurajo pėrpara njė buldozeri tė ushtrizė
izraelite mė 16 Mars tė 2003, i cili po tentonte tė shkatėrronte njė
vendbanim autokton palestinez pėr tė ndėrtuar koloni tė reja hebreje. Nė
kundėrshtim mė arsyen njerėzore buldozeri izraelit e shkeli pėr sė
gjalli duke ndėrtuar kėshtu simbolin e ri tė njė martireje nė mbrojtje
tė tė drejtave tė mohuara.

Tani, Rachel nė formėn e njė anijeje
gjigante si pėr t’i marrė hakun buldozerit tė vogėl mizor, tashmė plot
me ndihma pėr palestinezėt e Rripit tė Gazės, ankoron e dėshpėruar nė
portin Izraelit tė Ashkelonit e shkelur pėr sė dyti nga makineria
ē’njerėzore e shtetit sionist. Anija ‘Rachel Corrie’ u sekuestrua si e
fundit e karvanit tė lirisė i cili nė mbrėmjen e 31 Majit 2010 u pėrball
me sulmin e komandova izraelite tė cilėt ndėrhynė mizorisht tek “Mavi
Marmara” kryeanija e Flotės sė Lirisė e cila po dėrgonte ndihma pėr
popullin e martirizuar tė Gazės.

Ideologjia e njė kombi pa tokė
siē kanė qenė hebrenjtė ndaj njė toke tashmė pothuaj pa kombin e vet si
palestinezėt ka prodhuar nė mėnyrė tė vazhdueshme njė zinxhir krimi dhe
dhunimi tė drejtash. Por, kėsaj radhe hesapet duken se nuk janė fort tė
qėruara pėr rregjimin e Jeruzalemit i cili afishohet si demokraci, por
qė nė tė vėrtetė ėshtė e vetmja “demokraci” qė nuk respekton parimet dhe
godet aleatėt. Ky prototip shteti ėshtė ngėrthyer nga ankthet dhe
paranojat qė janė prodhuar nė mėnyrė tė vazhdueshme nga vetė
padrejtėsitė, masakrat dhe gjenocidet e tij. Mbijetesa e kėtij shteti
mbi padrejtėsinė dhe nė mesin e shteteve arabe ėshtė thjesht ēėshtje
kohe sepse ėshtė ligj i kėsaj bote qė padrejtėsia nuk gėzon kurrė
atribute tė pėrhershme.

Sulmi ndaj njė cope toke turke nė ujrat
ndėrkombėtare siē ishte anija “Mavi Marmara”, nga pala izraelite,
ndoshta e bezdisur nga faktorizimi i shpejtė i qeverisė sė Ankarasė nė
rajon dhe mė gjėrė, shėnon edhe fillimin e njė epoke tė re pėr Lindjen e
Mesme. Kjo nuk ka tė bėjė tashmė me njė intifadė tė radhės ku raportet
jo proporcionale i kanė dhėnė terren uzurpatorėve. Ne, sot po jetojmė nė
njė epokė tė ēuditshme ku vlerat dhe virtytet marrin ngjyrėn e mė tė
fortit. Anijet e flotės sė lirisė nė fakt nuk po dėrgonin vetėm ndihma,
ata po sillnin njė mesazh tė ri i cili qartazi tregonte pėr fillimin e
fundit tė njė epoke dominimi, padrejtėsie, arrogance tė rregjimit
izraelit ndaj popullsisė autoktone tė Gazės dhe Bregut Perėndimor.

Debatet
sot tė habisin me pyetje tė tilla si : “A po mbronte Izraeli tė drejtėn
e vet pėr tė ekzistuar “? “A mundet qė rregullat ndėrkombėtare tė
shkelen nė rastin kur ėshtė nė lojė shteti i Izraelit” ? E tė tjera si
kėto, ndėrkohė qė foshnjet viktima tė Gazės tė mbėshtjellura me flamurin
kombėtar ia kanė kaluar numrit tė kukullave qė bashkėmoshatarėt e tyre
kanė nėpėr botė. Ku gra e pleq, burra e tė rinj tė gjymtuar fizikisht e
moralisht nė kėrkim tė mbijetesės nuk pėrbėjnė shkelje tė tė drejtave tė
njeriut apo tė konventave ndėrkombėtare. Njė popull i tėrė qė po vuan
se nuk i lejohet as tė dalė e as tė hyjė, u priten dritat dhe uji, nuk
lejohen tė kenė ilaēet mė elementare pėr t’u kuruar, nuk i lejohet tė
kenė ushqime pėr tė jetuar, po vdes pėrditė sepse duhet respektuar e
drejta e Izraelit pėr tė ekzistuar.

Flota e Lirisė dha mesazhin
qė qeveritė perėndimore, si gardiane tė tė drejtave tė njeriut, prej
kohėsh nuk e kishin dhėnė. Atė se padrejtėsia ndaj palestinezėve e ka
njė fund. Ndaj, edhe unė pa hezitimin mė tė vogėl do tė doja tė isha nė
atė anije dhe nė ēdo anije e cila mbart dhe mbron vlerat e virtytet mė
tė larta njerėzore, do tė doja tė isha nė kuvertėn e ēdo anije e cila
ēan dallgėt e krimit, padrejtėsisė, diskriminimit, arrogancės,
korrupsionit dhe mohimit tė tė drejtave. Nuk kam as mė tė voglin
kompleks, si njeri me integritet, pėr tė mbrojtur popullin palestinez
dhe ēdo popull viktimė tė padrejtėsisė. Nuk kam komplekse sepse nuk
ėshtė terrorist ai qė mbron atdheun e vet, aq sa nuk ishin terroristė
heronjtė e popullit tim si Oso Kuka, Vojo Kushi, Mic Sokoli etj, qė
sakrifikuan jetėn pėr lirinė e tė tjerėve.

‘Kur gratė rrokin
armėt, atėhere e drejta qėndron nga ana e tyre’ thotė Abdyl Frashėri,
unė pyes: Po kur rrokin armėt fėmijėt, e drejta ku ėshtė fshehur?

Ajo
ēka ka ndodhur dhe ē’po ndodh me Palestinėn dhe palestinezėt gjatė
gjithė kėsaj kohe pėrveē tė tjerash ka qenė edhe njė sprovė pėr tė
gjithė ne pėr tė matur vetvetet tona, se sa konformistė jemi treguar.
Nėse nuk kemi pasur kurajon pėr tė reaguar denoncuar njė krim kaq tė
hapur ndaj qėnies njerėzore si nė rastin e palestinezėve dhe kjo jo pak
por pėr 60 vjet e kusur, atėhere, ēfarė tė drejte pritet nga ana jonė qė
tė mbrojmė?

Rachel ishte nje aktiviste paqeje. Ajo me siguri qė
nuk do tė kishte hipur nė anijet e Flotės sė Lirisė dhe e dini pse?
Sepse ajo do kishte qene brėnda nė Gaza duke u pėrpjekur pėr tė
mbijetuar sė bashku me viktimat e padrejtėsisė.Do tė kishte qenė sė
bashku me shumė aktivistė tė tjerė nga shumė vende tė botės qė tė paktėn
do tė kishin pasur kurajon pėr tė denoncuar dhe pėr t’i treguar kėsaj
bote shurdhe se koha e Aushvicėve nuk ka mbaruar, se viktimat e
dikurshme sot janė bėrė xhelatė, se krematoriumet jėnė zėvendėsuar me
bomba me fosfor dhe se kampet e pėrqėndrimit sot nuk janė mė nė Evropė
por mund t’i gjesh nė Siri, Jordani e gjetkė, kampe palestinezėsh tė
deportuar nga ushtria izraelite.

Zhvillimet e fundit tregojnė se
moralisht Izraeli e ka humbur betejėn, politikisht ėshtė duke humbur
terrėn pėrditė, ndėrsa ajo qė pritet tė ndodhė ėshtė se, ēelėsat e
shtėpive qė palestinėzėt i kanė ruajtur mė shumė kujdes nė ato pak rroba
qė u kanė mbetur, njė ditė do tė rrotullojnė bravat e tyre tashmė tė
ndryshkura nga lufta.
------------------------------------------------------------------------------

Ne
funde anatre te respektuar jepne edhe ju mendimin tuaj dote kishit
patur deshir te merni pjes ne nje ANIJE humanitare te quajtur ANIJA E
LIRIS.... edhe pse ndoshta do te paguani edhe me jeten.....
Princo
Princo
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 648
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi Token e Zotit.
Hobi Hobi : Leximin
Humor Humor : ekam merak...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/09/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Do tė doja tė isha nė atė anije... Empty Re: Do tė doja tė isha nė atė anije...

Mesazh nga Morena Sun Jun 13, 2010 8:00 pm

Do tė doja tė isha nė atė anije... Icon_rolleyes uaaaaaaaaaa Princi
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Do tė doja tė isha nė atė anije... Empty Re: Do tė doja tė isha nė atė anije...

Mesazh nga Maks Sun Jun 13, 2010 8:06 pm

"BLUE STAR FERRIS" destinacioni ???????? DETI EGJE ATY VERDALLE

Maks
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 18309
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Do tė doja tė isha nė atė anije... Empty Re: Do tė doja tė isha nė atė anije...

Mesazh nga Hera Sun Jun 13, 2010 10:16 pm

Po patjeter do te beja me plot deshire pavaresisht nese do te ishte udhetimi im i fundit ne jete
Hera
Hera
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 28/01/1956
Numri i postimeve Numri i postimeve : 7239
Vendndodhja Vendndodhja : Pristina,Republic of Kosovo
Hobi Hobi : Piktura,shetitjet
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/01/2010
Falenderimet Falenderimet : 10

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Do tė doja tė isha nė atė anije... Empty Re: Do tė doja tė isha nė atė anije...

Mesazh nga Vizitor Fri Jan 11, 2013 2:34 pm

jam shum dakord me mendimin e ksaj siper

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Do tė doja tė isha nė atė anije... Empty Re: Do tė doja tė isha nė atė anije...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi