♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbipesha dhe roli i mikrobeve .

Shko poshtė

Mbipesha dhe roli i mikrobeve . Empty Mbipesha dhe roli i mikrobeve .

Mesazh nga Morena Thu Apr 29, 2010 11:16 am

Mikrobet janė bashkėudhėtarėt mė tė herėshėm tė
njeriut. Nė fazat e para tė evolucionit, prania e tyre nė organizėm ka
ndihmuar pėr ruajtjen e energjisė nė formė dhjami. Por shkencėtarėt
thonė se nė epokėn bashkėkohore tė ushqimeve me kalori tė lartė, kėto
mikrobe duket se nuk i sjellin njeriut ndonjė tė mirė.




Njė grup shkencėtarėsh biologė nė Saint Luis tė
Minesotės mendojnė se mbipesha shkaktohet nga bashkėpunimi midis
organizmit dhe baktereve. Ata thonė se gjenet e mikrobeve jo vetėm
ndikojnė nė ruajtjen e kalorive por edhe zgjedhin se cilat kalori tė
ruajnė dhe mbajnė ato kalori qė depozitohen nė dhjam.


Kur njeriu ha, ai nuk ushqen vetėm veten e tij. Ai
ushqen edhe bakteret e zorrėve. Biologu Xhef Gordon thotė se bakteret
nė zorė e marrin energjinė nga ushqimi ynė dhe numri i tyre nė
organizėm ėshtė 10 herė mė i madh sesa ai i qelizave.


Doktor Gordon thotė se njeriu kurrė nuk ha vetėm.
Njė komunitet i madh mikrobesh pėrfiton nga ushqimi i tij dhe njė nga
mėnyrat e bashkė-ekzistencės sė organizmit me mikrobet ėshtė
bashkėpunimi dhe shkėmbimi, nė kėtė rast shkėmbimi i vlerave ushqimore


Doktor Gordon dhe ekipi i tij pranė universitetit
Uashington nė Saint Luisi kanė gjetur tė dhėna se ky bashkėpunim midis
mikrobeve dhe organizmit mund tė sjellė si rezultat mbipeshėn. Nė
studimin e tyre thuhet se tek minjtė nė laborator, prej tė cilėve u hoq
njė grup mikrobesh tė caktuara, nuk u vunė re shenja tė dhjamosjes
pavarėsisht nga lloji apo sasia e ushqimit.


Doktor Gordon thotė se minjtė pa kėto mikrobe u
treguan rezistent ndaj mbipeshės qė krijohet si rezultat i niveleve tė
larta tė yndyrnave dhe sheqerit.


Shkencėtarėt zbuluan se minjtė mbi peshė kanė mė
shumė baktere tė njė lloji tė veēantė, ndėrsa minjtė nė peshė normale
kanė mė shumė baktere tė njė lloji tjetėr. Shkencėtarėt gjithashtu
kontrolluan edhe njė numėr njerėzish dhe nxorrėn tė njėjtat rezultate,
dhe ashtu si tek minjtė, kur analizuan gjenet e mikrobeve panė se ato
jo vetėm ndikojnė nė ruajtjen e kalorive por edhe zgjedhin se cilat
kalori tė ruajnė dhe mbajnė ato kalori qė depozitohen nė dhjam.


Doktor Gordon thotė se ėshtė tepėr herėt tė thuhet
nė se mbipesha shkaktohet nga ndryshimet nė mikrobet e zorrėve apo kėto
ndryshime shkaktohen nga mbipesha. Megjithatė, duke kuptuar e njohur mė
mirė marrėdhėniet midis mikrobeve dhe organizmit, shkencėtarėt ka
gjasa tė thonė mė saktė fjalėn e tyre pėr zhvillimin e mėnyrave tė reja
pėr tė trajtuar mbipeshėn.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi