♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fantazia: Si ndikon te ne !

Shko poshtė

Fantazia: Si ndikon te ne ! Empty Fantazia: Si ndikon te ne !

Mesazh nga Morena Sun Mar 28, 2010 12:26 pm

Fantazia: Si ndikon te ne ! 24ergcoFantazia: Si ndikon te ne
Endrrat
me syhapur na ngushėllojnė pėr atė qė nuk jemi dhe nuk kemi, lehtėsojnė
ankthin tonė, na ndihmojnė tė ndreqim, tė paktėn nė mendje, gabimet e
sė shkuarės


Fantazia ėshtė njė element i rėndėsishėm i
mendjes, i cili na hedh nė botėt qė nuk ekzistojnė, ku gjithēka ėshtė e
mundur dhe na tregon se si zgjidhen problemet. Ėshtė njė lloj kinemaje
e brendshme. Por pse ėshtė e domosdoshme dhe a ka efekte mbi jetėn tonė
tė vėrtetė? Psikologjia ka vetėm njė shekull qė e studion kėtė fenomen,
por fantazia ėshtė pjesė e jona dhe shfaqet qė nė fėmijėri. Nė fakt,
ėndrrat me syhapur janė vazhdimėsia e njė mėnyre tė menduari "magjike",
tipike e fėmijėrisė. Njė fėmijė mendon se realiteti ėshtė i ndikueshėm
nga dėshirat e tij. Imagjinon sikur arrin tė fluturojė, ose t‘i lėvizė
objektet nė distancė. Sipas studimeve tė njė psikologeje amerikane, mė
shumė se 60% e fėmijėve, nga mosha 3 deri nė 8 vjeē, kanė pasur njė
shok imagjinar me tė cilin luanin. Psikologia hedh poshtė mundėsinė qė
lidhet me shokėt imagjinarė, pasi ėshtė njė tregues mjaft shqetėsues:
"Miqtė imagjinarė kanė njė rol shumė tė rėndėsishėm nė zhvillimin
emocional tė fėmijėve. Si pasojė, fėmijėt duhet tė kenė
tė vėrtetė, shoqėri, mbėshtetje dhe mbrojtje". Pėrmes lojės, ata
krijojnė fantazi qė i lejojnė tė shkojnė pėrtej limiteve tė tyre. Janė
tė vetėdijshėm qė "shtirja" nuk ėshtė realitet, por derisa tė zgjasė
loja, ata imagjinojnė sikur ėshtė e tillė.
Njė nga tė parėt qė
zbuloi fuqinė dhe mekanizmat psikologjikė tė fantazisė ishte themeluesi
i psikanalizės, Zigmund Frojd. Ai i dha fantazisė njė rėndėsi tė
veēantė nė jetėn mentale. Pėr tė fantazia ishte mėnyra pėr tė shprehur
nevojat e papėrmbushura, tė cilat nuk mund tė shpreheshin nė tjetėr
mėnyrė. Njeriu ėshtė i prirur tė kėrkojė kėnaqėsinė, por shpesh
realiteti e detyron tė heqė dorė prej saj. Kėshtu, fantazia tė jep
mundėsinė tė hysh nė botė tė ndryshme, ku ēdo dėshirė mund tė bėhet
realitet, pavarėsisht limiteve tė jetės sė pėrditshme. Ėndrrat me
syhapur na ngushėllojnė pėr atė qė nuk jemi dhe nuk kemi, lehtėsojnė
ankthin tonė, na ndihmojnė tė ndreqim - tė paktėn nė mendje -gabimet e
sė shkuarės. Gjithsesi, aktiviteti imagjinar nuk ėshtė vetėm njė lloj
zgjidhjeje... "Konkretisht" na shėrben sepse ėshtė edhe njė instrument
pėr "tė parashikuar" tė ardhmen. Pėr shembull, si tė mobilojmė shtėpinė
ose reagimin qė do tė ketė partneri ynė kur tė shohė njė dhuratė. Me
pak fjalė, vėmė nė pėrdorim aftėsitė tona imagjinuese.
Sipas njė
psikoanalisteje amerikane, fantazia ka njė rol mjaft tė rėndėsishėm nė
drejtimin e zgjedhjeve dhe marrėdhėnieve tona. Ajo thotė se nuk ka
dyshim qė ēdo vajzė ėndėrron pėr "princin e kaltėr". Ky ėshtė njė model
partneri ideal, tė cilin ato nuk e njohin. Tė bien nė dashuri do tė
thotė qė personi real tė koincidojė me "princin e kaltėr", ose tė
paktėn tė ketė disa ****akteristika "ideale" me tė. Por, pėrveē gjėrave
tė bukura, fantazia ka edhe dizavantazhe: mund tė vėrė nė diskutim
marrėdhėniet tona.
Nė fakt, fantazia ruhet me kujdes tė madh. Nė
pjesėn mė tė madhe tė rasteve njerėzit janė tė gatshėm tė tregojnė mė
shumė ėndrrat qė shohin natėn, sesa ato qė ėndėrrojnė me syhapur.
Ndoshta kjo ndodh nga thjeshtėsia, turpi ose frika se mė pas tė tjerėt
mund t‘i vėnė nė lojė. "Shpesh ėshtė edhe frika se mos humbasin fuqinė
e fantazisė", shpjegon psikoanalisti. Kanė frikė se kur t‘u tregojnė
miqve njė histori tė pėrzier me fantazi, kjo e fundit mund tė
shndėrrohet nė njė element shqetėsues, qė nuk u jep mė kėnaqėsi, por ua
shton mė shumė ankthin dhe tensionin. Herė tė tjera preferohet qė tė
jetohet nė fshehtėsi pėr tė shmangur pėrballjen me realitetin, pėr
shembull kur sheh fytyrėn e shqetėsuar tė njė shoku, qė tė bėn tė
kuptosh se ėndrra jote nuk mund tė realizohet. Nė fakt, ēdo njeri ka
fantazitė e tij, madje pjesa mė e madhe kanė shumė ngjashmėri mes tyre,
qė shpesh shėrbejnė pėr tė plotėsuar dėshirat e paplotėsuara nė
realitet. Gjithsesi, kėto nuk janė tė vetmet. Shumė tė shpeshta janė
"fantazitė e suksesit, gėzimit, pushtetit, por edhe ato pėr tė jetuar
eksperienca tė paharrueshme.
Shpesh fantazitė shprehin aspekte tė
personalitetit, tė cilat nuk pėrputhen me imazhin qė secili ka pėr
veten; trauma dhe frikė. Kėto tė fundit shfaqen nė fantazi nė formė "tė
maskuar", kėshtu qė personi mund t‘i shprehė pa e kuptuar. Njė grua qė
e imagjinon veten si "kullufitėse burrash", nė realitet mund ta fshehė
frikėn qė nuk preferohet dhe nuk pranohet nga tė tjerėt. Siē thotė edhe
psikoanalistja amerikane, "fantazia ėshtė njė lojė prestigji qė njeriu
vepron pa e kuptuar se si ndodhi".
Kėshtu ndodh edhe me ėndrrat qė
shohim gjatė natės: janė shfaqje dėshirash tė maskuara, tė
pavetėdijshme, ashtu si fantazitė. Por mes tyre, nė fakt, ka njė
ndryshim rrėnjėsor: nė ėndėrr ndodh njė pėrmbysje totale mes lidhjeve
logjike; ndėrsa ato me syhapur janė prodhim i njė mendjeje tė
vetėdijshme dhe si pasojė janė mė tė lidhura me realitetin. Me
fantazinė mund ta imagjinojmė veten mbi dunat e Saharasė, mė pas t‘i
rikthemi tė tashmes pėr tė menduar se ēfarė do tė gatuajmė pėr drekė.
Njė
udhėtim nė fantazi ėshtė njė zgjidhje e shkėlqyer pėr humorin dhe
gjendjen shpirtėrore. Por nėse ky udhėtim pėrdoret si arratisje
sistematike nga realiteti, mund tė shndėrrohet nė njė drogė mentale qė
jep varėsi, duke i bėrė njerėzit tė paaftė tė pėrballojnė problemet e
tyre, madje duke arritur deri nė atė pikė sa nuk mund tė ndajnė atė qė
ėshtė dhe nuk ėshtė e vėrtetė!
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi