♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Varferia !

Shko poshtė

Varferia ! Empty Cfare mendoni per Varferine!!!!

Mesazh nga Vizitor Fri May 15, 2009 2:11 pm

Cfare mendoni per Varferine!!!!!

UN E MENDOJ KESHTU:
Pergjithesisht kur vjen nuk merr leje dhe fatkeqesisht ne Shqiperi ka pllakosur si rralle ndonjehere per mendimin tim.
Te merr frika te dalesh te blesh dicka te ushqimorja e lagjes se te stresojne pleq e plaka qe numerojne 5 lekshat per te paguar buken qe ka shkuar 80 lek (te reja flas)

Pastaj stresohesh akoma me shume kur shitesi nuk i jep buke, po i hap listen e borxheve duke ja numeruar te gjitha ca skane paguar. Po si keta ka me shumice ne Shqiperi...
Te iken truri kur mendon se femijet e politikaneve e bossave bejne qejf sa me makina te shtrenjta e pushime jashte shtetit, kur populli s'ka buke te mbushe barkun!

"Kafshate qe s'kaprdihet asht or vlla mjerimi" e ka thene mire Migjeni...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Varferia ! Empty Varferia !

Mesazh nga Morena Sun Mar 28, 2010 12:06 pm

Varferia dhe mizerja.



Preferoj me shume te flas per mizerjen qe ka ne bote sesa per
varferine,preferoj te flas per viktimat e nje lufte ekonomike me teper
sesa per personat ne nje situate te varfer.
"Mizerja" eshte poshte cdo situate jo njerezore.
Eshte mese e sigurt qe njeriun ndonjehere e pengojne kushtet materiale per te luftuar thjesht idene e "mbijeteses".
Mirepo
mizerja eshte ne te dyja anet e zinxhirit.E gjejme gjithashtu shume
shpesh edhe te te pasurit edhe te fuqishmit,por kete rradhe ne nje
forme tjeter,ne formen e nje mizerjeje "mungese afektive dhe
spirituale".
Fakti i konsiderimit te tjetrit si nje rival,si nje
kercenim,te con te jesh ne nje situate te vetmuar dhe ne nje mizerje
shpirti.
Dhe nqs lufta per jeten na ben qe te jemi gjithmone ne gare
dhe per te qene gjithmone duke luftuar,ne shtojme "mizerjen etike dhe
spirituale" asaj shpirterore.
Kjo hipoteze verifikohet si nga shkalla boterore ashtu edhe nga nderrmarjet tona.
Persa
i perket nje plani "planetar",buxhetet qe drejtojne "te qenit keq" dhe
"te trajtuarit keq",prezantojne 20 here me teper shumat qe jane te
nevojshme...simbas SHBA....20 here me teper se shumat e nevojshme per
te luftuar urine dhe mungesen e ujit te pijshem!
Vetem harxhimet per publicitetet dhe reklamat kushtojne 700 miliard dollar ne vit!!
Si
asnjehere tjeter duhet te bejme tonen nje thenie te te madhit Victor
Hugo..."Ju doni qe te ndihmojme te varfrit,atehere une dua zhdukjen e
mizerjes"!
Civilizacioni yne shkeput dhe terheq njerez te nje
varferie normale per ti hedhur ndonjehere ne krahet e nje mizerjeje nga
e cila ata nuk dalin me kurre.
Eshte ky civilization qe ka krijuar mundesine e te qenit shume klasa...te varfera,te mesme,te pasura dhe me e keqja...mizerje!
Ne
kohen tone, shkenca,teknika,ekonomia,perfitimi,shkojne te gjitha
sebashku duke krijuar nje proces,qe per mendimin tim po con planetin
drejt nje katastrofe.
Mungon rregulli internacional,ekonomia cthuret...
Marrim rastin e nje personi qe rrezohet ne rruge ose keqtrajtohet!
Ne vazhdojme rrugen thjesht me mendimin se nuk eshte detyra jone te merremi me te po ajo e urgjences ose e policise!
Ky lloj mentaliteti eshte teper i eger dhe teper i zhvilluar per fatin tone te keq.
Vellazerimi qe aq bukur eshte shkruajtur neper monumente dhe libra,eshte mungues.
Eshte me te vertete nje problem i madh,pasi kjo lloj eksperience eshte fondamentale,eshte teper e rendesishme...
Duhet te njerezohemi,duhet te zgjohemi...
Eshte vetem koshienca jone qe eshte ne gjendje te ndryshoje shume gjera.
"Mizerablet"
duhet te kene te drejta humanitare.Pushteti publik duhet te krijoje
kushte per te zhdukur kete lloj varferie e kthyer ne mizerje...
Perse duhet te refuzojme mizerjen?
Sepse ajo prek te drejtat fondamentale te dinjitetit te secilit prej nesh.
"Duhet te luftojme per nje bote qe eshte e pasur per te gjithe"-kjo eshte detyra jone,detyra e njerezimit.
Le
te rrezojme se bashku muret e mosmirenjohjes dhe frikes,muret e
varferise dhe mashtrimit,genjeshtres dhe perfitimit,pirjes se gjakut,e
shume te tjera.
Duhet te tregojme forcne dhe reziztencen tone...duhet te vellazerojme se bashku idete tona,luften tone per nje bote me te mire!


Cmendoni ju per "mizerjen" qe ****akterizon boten
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Varferia ! Empty Re: Varferia !

Mesazh nga Vizitor Wed Jan 23, 2013 1:19 pm

Studimi pėr zhvillimin ekonomik tė vendit dhe raportin mes papunėsisė dhe varfėrisė

Numri i tė papunėve nė kryeqytetin shqiptar shkon nė shifrat e 20 mijė personave. Fondacioni “Qemal Stafa”, pranė Partisė Socialiste ka publikuar dje njė studim pėr tregun e punės, papunėsinė dhe punėsimin. Aksion qė vjen nė vazhdėn e hartimit tė programit qeverisės sė selisė rozė. Sipas relatorėve, disproporcioni midis rritjes ekonomike dhe punėsimit nė Shqipėri rezulton ende shumė mė i theksuar se disproporcioni nė nivel global. Fondacioni konstaton se nėse gjatė vitit 2006 ekonomia botėrore shėnoi njė rritje rreth 5%, niveli global i papunėsisė ishte rreth 6.3%. Ndėrsa nė Shqipėri, ky raport gjatė tė njėjtės periudhė ishte 5 pėr qind me rreth 14 pėr qind, duke u mbėshtetur nė shifrat zyrtare dhe 5 pėr qind me rreth 30%, duke u mbėshtetur nė statistikat e burimeve alternative. Tė majtėt vlerėsojnė se shtrohet nevoja urgjente e zhvillimit tė politikave vizionare tė punėsimit, pėr tė garantuar njė ekuilibėr mė optimal midis rritjes ekonomike, rritjes sė prodhimit dhe punėsimit e papunėsisė. Kjo, sipas tyre, kėrkon orientimin e zhvillimit ekonomik drejt sektorėve prodhues dhe sektorėve rritja e tė cilėve krijojnė mė shumė vende pune, si turizmi, ndėrtimi etj. Raporti vė re se rėnia e punėsimit nė sektorin shtetėror nuk vjen si pasojė e thithjes sė forcave tė punės nga sektori privat, por nga shkurtimi i detyruar i vendeve tė punės nė ndėrmarrjet e mėdha. Diskutuesit nė tryezėn e fondacionit “Qemal Stafa” mendojnė se numri i punėkėrkuesve tė papunė tė moshave mbi 45 vjeē mbetet nė nivele tė larta dhe janė kryesisht pėrfituesit nga skemat e ndihmės ekonomike dhe pagesės sė papunėsisė. Mundėsia pėr tė punėsuar nga kjo grupmoshė ėshtė shumė e vogėl. Shkak vazhdon tė jenė profesionet qė ka ky grup, tė cilat, ndryshe nga profesionet e reja, nuk u pėrgjigjen kėrkesave tė tregut tė punės. 2 pėr qind e punėkėrkueseve tė papunė tė regjistruar janė me arsim tė lartė ku dominojnė arsimtarėt, ekonomistėt, agronomėt, ushtarakėt, inxhinierėt gjeologė dhe tė minierave. 11 pėr qind janė teknikė dhe specialist tė mesėm: ndėrtimi, autoservisi, konfeksionesh, ekonomistė tė mesėm etj., 49% janė punėtorė: tė bujqėsisė, industrisė pėrpunuese, ndėrtimit. Sakaq, 38 pėr qind janė pa profesion, kontingjente tė ndihmės ekonomike dhe pjesėtarė tė familjeve mė nė nevojė. Mundėsia e punėsimit nga kjo kategori ėshtė shumė e vogėl. Nė Qarkun e Dibrės, Kukėsit, Shkodrės dhe Lezhės, niveli i papunėsisė shkon nė 24%, nivel shumė mė i lartė se nė ēdo zonė tjetėr tė vendit. Rajoni i Durrėsit, Korēės, Beratit dhe Elbasanit ka rreth 12.5% nivelin e papunėsisė. Papunėsia mė e lartė paraqitet nė Skrapar me 18.9%. Nė Qarkun e Gjirokastrės, Vlorės dhe tė Fierit, niveli i papunėsisė shkon nė 12%. Sa i takon rajonit tė Tiranės, numėrohen 20 mijė tė papunė. Ndėrsa 44.4% janė punėtorė tė thjeshtė, 25.58% teknikė dhe specialistė afatmesėm, 25.25% pa profesion dhe 4.5% janė specialistė me arsim tė lartė. D.Malaj

Papunėsia dhe varfėria nė vitin 2007

Qyteti "Papunėsia
%" "Varfėria
%"
Berat 9.5% 12.5%
Kuēovė 16.2% 12.5%
Ēorovodė.Pol 18.9% 12.2%
Peshkopi 15.5% 10.0%
Burrel 16.1% 17.0%
Bulqizė 16.9% 17.0%
Durrės 10.4% 12.0%
Krujė 13.6% 13.0%
Elbasan 14.9% 12.0%
Librazhd 4.5% 17.0%
Gramsh 15.7% 17.0%
Fier 12.7% 11.0%
Lushnjė 9.4% 12.0%
Ballsh 6.5% 11.0%
Gjirokastėr. 10.1% 12.0%
Tep.Mema 15.3% 12.0%
Korēė 10.6% 12.5%
Pogradec 14.4% 12.0%
Kukės 27.2% 17.0%
Lezhė 10.4% 11.0%
Rrėsh.Rubi 23.7% 13.0%
Shkodėr 25.2% 13.0%
Tiranė 6.3% 8.0%
Kavajė 18.3% 11.0%
Vlorė 12.4% 11.0%
Sarandė 12.2% 11.0%

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Varferia ! Empty Re: Varferia !

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi