♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar...

2 posters

Shko poshtė

ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar... Empty ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar...

Mesazh nga abileda Fri Mar 26, 2010 12:36 am

Ndodh qė nė njė familje shumė tė lumtur shfaqet njė fatkeqėsi, ndoshta njė sėmundje dhe gjithcka e mirė e kėsaj familjeje zhduket. Kjo sėmundje nė atė familje ndan dhe shkatėron gjithcka, sjell lot, sjell vuajtje, sjell mėrzitje, sjell pėrtes pėr tė jetuar, tė largon dėshirėn pėr tė jetuar dhe gjithashtu sjell pasigurinė jetėsore. Do mjaftonte thjesht dhe papritur kjo sėmundje qė gradacelėn e lumturisė ta kthente nė disa gėrmadha tė pavlera. Do mjaftonte sėmundja ime si shkėndijė pėr tė shkatėruar gjithcka mban ajo gradacelė lumturie...
Por askush nuk di asgjė pėr sėmundjen time,sepse unė e kam mbajtur sekrete, tė vetmen gjė gjatė 20-vjetėve tė jetės time qė e mbaj sekrete. Njė sėmundje qė gjithkush ka frikė ti pėrmendė emrin. Njė sėmundje qė shkurton jetėn, qė mė hoqi mundėsinė pėr tė vazhduar dhe unė gjatė, tė krijoja familje dhe tė lija dhe unė trashėgimtarė froni. Tė lindja fėmijė tė bukur me njė grua tė bukur dhe tė mirė. Tė duheshim marėzisht deri nė marrėzi…ndoshta deri nė cmenduri dhe akoma mė tutje, deri nė vdekje.…
Tė dilja cdo mbrėmje pas pune tė shėtisja fėmijėt e mi nėpėr parqet e Tiranės dhe kur tė kthehesha nė shpi, gruaja qė do dashuroja dhe do mė dashuronte tė mė priste me puthje dhe pėrqafime tė nxehta. Cdo fundjavė tė coja familjen time nė bregdetin e bukur shqiptar. Fėmijėt tė luanin nė breg tė detit Jon dhe Adriatik, tė ndėrtonin shtėpi prej rėre ku pak caste mė vonė gjithė ajo lodhje do ta prishte njė dallgė e egėr e detit sa miqėsor aq edhe mizor. Dhe unė tė merja gruan time prej dore dhe tė shėtisnim anės detit, tė notonim dhe luanim nė det, tė putheshim ndėrkohė qė deti do pėrpiqej tė na ndalonte, tė pėrqafoheshim fortė ndėrkohė qė deti do perpiqej tė na ndante. Dhe kėshtu tė ishim gjithmon bashkė, tė lumtur nė krahėt e njėri-tjetrit. Tė ktheheshim nga bregdeti dhe rrugės, ndėrkohė qė fėmijėt do flinin nga lodhja e ditės ne ti shtrėngonim dorėn njėri tjetrit dhe ai shtrėngim tė thoshte “tė dua, mos ki frikė nga asgjė, unė jam kėtu me ty, sdo tė tė braktis kurrė...” Dhe tek sa tė shkėmbenim shikime, edhe pse tė shkurtra ato tė thoshnin”sa i/e bukur je!?tė dua dhe tė adhuroj deri nė cmenduri…” Shpirtrat tė bisedonin pa fjalė dhe buzėt tė bėrtisnin pa zė fjalėn « tė dua » Tė ktheheshim nė shpi dhe tė merja nė krahė fėmijėt e mi qė do ti kishte zėnė gjumi i lodhjes, tė bukur duke fjetur si ėngjėj ti coja nė shtretėrit e tyre. Tė zgjohesha nė mėngjes dhe pasi tė pėrgatitesha tė ulesha me fėmijėt e mi tė haja mėngjesin qė e kishte pėrgatitur gruaja mė e mirė e kėsaj bote mizore. Tu thoshja atyre se sa i doja, se sa tė rėndėsishėm ishin ata pėr mua, tu thoshja se jeta ime pa ta nuk kishte kurfarė kuptimi, nuk kishte pikė vlere. Tė merja fėmijėt e mi ti coja nė shkollė dhe pastaj tė shkoja nė punėn time qė do ta pėlqeja shumė. Tė shkėputesha nga puna kur ata tė mbaronin shkollėn, ti merja dhe ti coja nė shpi tek mamaja e tyre qė i priste me krahė hapur tek sa ishte ulur nė shkallėt e shpisė. Ti lija aty dhe tė ikja prapė tė vazhdoja punėn time. Dhe tek sa do punoja padurimi pėr tu kthyer sėrisht nė shpi, aty ku kishte lumturi tė sinqertė, tė rritej e mė vonė tė shuhej kur tė isha atje….Tė isha aty, nė atė shtėpi lumturie, tek sa vitet kalonin, unė tė plakesha ngadalė dhe ata tė rriteshin. Ti shikoja vitet e rritjes sė tyre si njė film i bukur qė pėrfundon gjithmon mirė.
Tė pėrpiqesha pėr jetėn. Tė lija njė emėr nė historinė e pėrditshme, njė emėr qė mė vonė tė nderohej dhe kujtohej si njeriu qė u pėrpoq vetėm pėr lumturinė familjare dhe ja arriti atij qėllimi. Do doja tė bėja shumė, por jo nė ekstremitet. Do doja tė bėja gjithcka por tė thjeshtė dhe tė sinqertė. Bukur, thjeshtė dhe me sinqeritėt tė krijoja njė strofull lumturie pėr kėdo qė do trokiste nė derėn e asaj shpie. Do doja tė ndėrtoja jetėn time mbi njė formulė tepėr tė vėshtirė. Tė jetoja njėkohėsisht me dashurinė klasike, moderne, antike, tolerante dhe fanatike, miqėsore dhe mizore, tė ėmbėl dhė tė hidhur. Por ja qė smundem. Sėmundja qė mė ka pushtuar ka njė qeveri tė fortė, ėshtė njė diktatore e rreptė dhe vėshtirė se mund tė mendohet dita e pavarėsisė por unė jetoj me shpresė. Shpresa se edhe unė do kem njė ditė ato qė shkruajta nuk ka vdekur por po shuhet ngadalė. Gjithsesi unė do jem gjithmon optimist.
Por pavarėsisht gjithckaje unė falenderoj jetėn qė mė bėri tė kuptoj rėndėsinė e asaj qė ne e quajmė “KURVĖ”. Mė bėri tė kuptoj rėndėsinė e familjes, tė lumturisė familjare, tė cdo veprimi nė jetė sado I parėndėsishėm tė na duket ai. E falenderoj jetėn qė mė bėri tė kuptoj rėndėsinė e aq shumė gjėrave nė jetė sepse nė kėtė botė ndodhin edhe mrekullitė. Ndoshta edhe unė shpėtoj njė ditė nga kthetrat vdekjeprurėse tė asaj sėmundjeje tė pamėshirshme.
Uroj dhe shpresoj mos ta ketė askush fatin tim. Ashtu sic ndodh me mua qė zgjohem cdo mengjes dhe pyes veten “a do mundem ta mbaroj kėtė ditė?” dhe kur dita mbaron pyes veten prape”a do mundem ta shijoj mėngjesin e se nesėrmes?”Cdo ditė e njėjta gjė, e njėjta ndjenjė, i njėjti fiksim. Cdo ditė jetoj me frikė. Por frikė nga se? Nga vdekja?Jo. Frikė nga vetė frika.
Shijojeni jeten sa eshte ne doren tuaj, respektoni regullat e saj, respektoni te tjeret dhe me shume se gjithcka tjeter prinderit tuaj, ata qe ju dhane kete mundesi, beni njekohesisht ate qe doni dhe ate qe duhet te behet, beni gjithcka per nje emer te mire dhe te respektuar zoterinj te nderuar sepse nqs jeten tuaj e merr ne dore dicka qe eshte e etur vetem per dhimbje, lot dhe vuajtje nuk do mundeni te beni asgje….atehere do kuptoni si ndihem une tani qe jam ne kete shtrat, qe dua te ngrihem dhe nuk mundem, qe dua te perqafoj prinderit dhe ate qe dashuroj dhe nuk mundem, qe dua te dal jashte kesaj dhome qe po me mbyt, te shoh driten e diellit te bukur dhe ndjesine e shiut romantik, dhe me besoni miq te dashur se eshte ndjenja me shkateruese per nje njeri, do donit me mir te vdisni por ajo dreq fije shprese nuk ju lejon ta beni…..beni sa te mundni…beni gjithcka te mundni sa jeni padron te jetes tuaj…..
...lamtumirė miq tė dashur dhe tė mė falni nqs ndonjėherė ju kam bezdisur, shqetėsuar apo mėrzitur, ndoshta e kam bėrė pa dashje. Ju falemderit.....




Pėr ata qė vuajnė nga sėmundje
tė pashėrueshme.....
J E T O N I M E S H P R E S Ė P ĖR TĖ A R D H M E N . .
bazuar ne histori te vertet...jetuar ne 2006, shkruar ne dhjetor 2007 nga abileda, miku i personit qe vdiq nga tumori ne tru...
abileda
abileda
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 24/10/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10
Vendndodhja Vendndodhja : ne levizje...
Hobi Hobi : krijime dhe lexime
Humor Humor : ka mbaruar...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 25/03/2010
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar... Empty Re: ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar...

Mesazh nga MONDI Fri Mar 26, 2010 8:54 am

ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar... 665288 ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar... 665288 ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar... 665288 ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar... 665288 shume prekese
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar... Empty Re: ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar...

Mesazh nga abileda Fri Mar 26, 2010 4:51 pm

flm mondi..
abileda
abileda
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 24/10/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10
Vendndodhja Vendndodhja : ne levizje...
Hobi Hobi : krijime dhe lexime
Humor Humor : ka mbaruar...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 25/03/2010
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar... Empty Re: ajo qe me hoqi mundesine per te jetuar...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi