♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Semundja e nervave te pakontrolluara.

4 posters

Shko poshtė

Semundja e nervave te pakontrolluara. Empty Semundja e nervave te pakontrolluara.

Mesazh nga Morena Wed Mar 24, 2010 1:35 pm

Ju ndodh shpesh t’u bėrtisni kolegėve tė punės, t’i qėlloni apo tė
godisni ekranin e kompjuterit me telefon? Nėse po, atėherė ju vuani nga
moskontrollimi i nervave, si pasojė e zemėrimit.
Ėshtė njė nga veset
mė tė mėdha. Sot, mė shumė se kurrė, ky fenomen ka pėrfunduar nė syrin
e psikologėve qė po mundohen t’i japin zgjidhje, sepse tė kuptosh nėse
zemėrimi i bėn mirė apo keq shėndetit, mbetet njė pyetje e rrethuar nga
shumė tė panjohura. Njė studim amerikan i vitit 2006, i publikuar nga
Ronald Kessler nė “Archives of General Psychiatry”, ka arritur nė
pėrfundimin se njė amerikan nė 20 tė tillė, sidomos meshkuj, vuan nga
“shqetėsimi i shpėrthimeve tė nervave”. Nė kėtė rast, zemėrimi nuk
ėshtė mė njė emocion, por njė problem. Kessler ka llogaritur se njė
individ me kėtė shqetėsim ėshtė protagonist i 43 shpėrthimeve tė
pakontrolluara nė jetė dhe shkakton dėme materiale pėr shifrėn e 1359
dollarėve. Pikėrisht pėr pėrhapjen e kėtij fenomeni, sipas asaj qė
shkruan “Wall Street Journal” nė SHBA, po pėrhapen gjithmonė e mė shumė
kurset pėr “administrimin e zemėrimit”. Kėto lloj kursesh kėshillohen
si nga gjykatat, si alternativė e burgut, ashtu edhe nga kompanitė e
mėdha pėr tė ulur numrin e zėnkave nė zyrė. Por edhe dobia e tyre ėshtė
e mbuluar me dyshim. Dy studentėt vrasės tė “Columbine High School”,
Eric Harris dhe Dylan Klebold, kishin frekuentuar njė kurs qė
pėrfshinte programin pėr administrimin e zemėrimit para masakrės sė
vitit 1999, ku vdiqėn 15 vetė dhe u plagosėn 24 tė tjerė. Edhe Amy
Bishop-it, pedagoges sė nderuar tė katedrės sė biologjisė, qė para njė
muaji vrau tre kolegė tė saj dhe plagosi tre tė tjerė, njė kurs i tillė
i ishte kėshilluar nė vitin 2002, por nuk dihet ende nėse ajo e
frekuentoi apo jo. Nė SHBA ky lloj shqetėsimi ka hyrė nė librin e
sėmundjeve psikiatrike qė prej vitit 1980. Por sigurisht qė bėhet fjalė
pėr njė formė ekstreme shpėrthimi nervash, shumė larg nga shpėrthimet e
zakonshme, ku pėrfshihen ulėrimat, thyerja e telefonave, apo goditjet
ndaj atyre qė keni nė krah. Pėr kėto tė fundit ėshtė i famshėm edhe
Kryeministri Gordon Brown, qė akuzohet se dhunon vartėsit e tij si
verbalisht, ashtu edhe fizikisht, nė momentet kur nuk kontrollon dot
nervat. Kėto lloj krizash shpesh janė pėrgjegjėse pėr cilėsinė e dobėt
tė gjumit, ēekuilibrin hormonal apo nė rastet mė serioze edhe
depresionin. Testi tė cilit i janė nėnshtruar personat inatēorė,
vazhdon “Wall Street Journal”, tregon pėr aktivizimin e njė zone tė
thellė tė trurit qė funksionon si central i emocioneve dhe njė funksion
tė pamjaftueshėm tė kores ballore, pėrgjegjėse pėr vetėkontrollin.
Ndėrkaq, sipas kardiologėve qė e kanė studiuar mirė kėtė fenomen,
personat qė kanė shpėrthim tė herėpashershėm nervash tė pakontrolluara
duhen mbajtur nėn vėzhgim, pasi presioni i gjakut nė kėto momente
rritet aq shumė, sa ata mund tė rrezikojnė ndonjė infarkt me pasoja tė
pariparueshme. Por kjo kėshillė vlen sidomos pėr moshat e mėdha, mbi tė
50-at. Megjithatė, edhe pse zemėrimi futet nė librin e sėmundjeve
psikiatrike, sipas studimeve tė tjera ėshtė zbuluar se ai ndonjėherė
bėn mirė pėr tė shpėrthyer gjithė stresin qė kemi akumuluar. Nė fund tė
fundit, zemėrimi ėshtė njė emocion dhe ta fshehėsh nuk do i bėnte mirė
as trupit dhe as mendjes. “Shpesh, pas shpėrthimeve tė dhunshme dhe
zėnkave qėndron vetėm ankthi i tė qenit ‘tė padukshėm’. Tashmė zemėrimi
ėshtė bėrė njė sėmundje sociale. Ai lind nga zilia pėr modelet e
treguara nė media, qė paraqesin persona qė duken tė lumtur, sepse janė
tė fuqishėm, si pėr shembull, kasta politike, tė famshmit apo tė
pasurit. Me pak fjalė, zilia qė shndėrrohet nė urrejtje dhe zemėrim,
nėse suksesi nuk pėrputhet me meritėn apo ėshtė frut i njė privilegji”,
tregon njė psikiatėr nė Universitetin e Ēikagos. Por pėr ta zbuluar
nėse ėshtė vėrtet i rrezikshėm, sipas mjekėve, na duhet ta saktėsojmė
vetė. Ndėrkaq, ata nuk duhet tė heqin dorė nga kėshilla e vjetėr qė
asnjė studim nuk e ka hedhur poshtė: tė numėrosh deri nė pesė, pastaj
tė veprosh.
Kurset

Janė goxha tė shtrenjtė, shkojnė deri nė
300 dollarė dhe nė to pėrfshihet njė orė terapi private, seminare
njėditore, takime tė pėrjavshme apo kurse online. Megjithatė ėshtė ende
e paqartė nėse kurset do tė funksionojnė 100 pėr qind, pasi shumė
studime kanė analizuar efikasitetin e tyre. Po ashtu, “trajnerėt” qė
merren me administrimin e zemėrimit dhe shpėrthimit tė nervave, nuk
kanė diplomė pėr kėtė punė, rrjedhimisht ēdokush mund tė hapė njė
biznes. Pjesė e problemit ėshtė edhe ēėshtja se profesionistėt kanė
frikėn se, duke qenė se zemėrimi bėn pjesė te sėmundjet mendore,
njerėzit qė mund tė kenė nevojė pėr njė psikiatėr dhe ndihmė tė
specializuar mund tė ngatėrrohen duke u regjistruar nė kėto kurse
afatshkurta. Nė fund, rezultati do tė jetė mė i keq se nė fillim.
Zakonisht psikiatrit rekomandojnė njė vizitė psikiatrike pėr njerėzit
qė kanė probleme me shpėrthimin e nervave, sepse ai gjithmonė
shoqėrohet me depresionin, ankthin apo ērregullimet bipolare.
Psikologėt mendojnė se psikoterapia ėshtė mė efektivja pėr problemet me
zemėrimin. “Kjo lloj simptome shoqėrohet gjithmonė me mėrzi dhe turp.
Njerėzit e zemėruar duan tė flasin, jepuani mundėsinė”, thotė Raymond
Novaco, njė psikolog i Universitetit tė Ēikagos, qė e studion kėtė
fenomen qė prej vitit 1970.


Burimi: Gazeta Shqip
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Semundja e nervave te pakontrolluara. Empty Re: Semundja e nervave te pakontrolluara.

Mesazh nga capkenja Wed Mar 24, 2010 10:42 pm

Se pse me kujton njerin ketu ne forum kjo semundje Semundja e nervave te pakontrolluara. 328484
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Semundja e nervave te pakontrolluara. Empty Re: Semundja e nervave te pakontrolluara.

Mesazh nga laurita Thu Jun 24, 2010 6:57 pm

po po po me mua dhe nervat behen me nerva Semundja e nervave te pakontrolluara. 884615
laurita
laurita
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 27
Hobi Hobi : estetike
Humor Humor : me mire e gjalle se e vdekur
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 17/06/2010
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Semundja e nervave te pakontrolluara. Empty Re: Semundja e nervave te pakontrolluara.

Mesazh nga Tironcja_omel Thu Oct 14, 2010 2:55 pm

Nervat jane gje e keqe shume ,vertet....por shume shtrenjte ky kurs vertet!
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Semundja e nervave te pakontrolluara. Empty Re: Semundja e nervave te pakontrolluara.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi