♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Big Mama, kur dashuria shkon ne 1 milion

Shko poshtė

Big Mama, kur dashuria shkon ne 1 milion Empty Big Mama, kur dashuria shkon ne 1 milion

Mesazh nga capkenja Thu Mar 11, 2010 9:15 pm

Big Mama, kur dashuria shkon ne 1 milion A87ff679a2f3e71L
Big Mama, njė prej personazheve mė interesante tė skenės muzikore shqiptare, me look shumė tė veēantė, me kėngė me tekste zbavitėse, karakter ekspresiv dhe shpėrthyes, pa komplekse dhe e hareshme, vijon tė mbetet njė personazh i vėrtetė Big. Sepse ajo ėshtė e vėrtetė nė ēdo moment; tek kėngėt qė kėndon, moderimi i njė programi nė televizionin Alsat nė Maqedoni, raportin me miqtė dhe fansėt, e sidomos me tė dashurin e saj, pėr tė cilin thotė se dashuria i ėshtė rritur 1 milion herė. Njė portret real i kėngėtares, tani edhe seksi.

Disa gjėra ndryshojnė tek njeriu, disa tė tjera nuk ndryshojnė asnjėherė. Big Mama, njė ndėr personazhet mė interesante tė skenės muzikore shqiptare, vazhdon tė jetė po e njėjta vajzė energjike dhe e vendosur. Pavarėsisht se masa e saj trupore nuk ėshtė mė Big, pavarėsisht se look-u i saj pėson ndryshime befasuese, pavarėsisht se ajo di tė kėrkojė e tė eksperimentojė suksese tė reja dhe tė mbajė zgjuar vėmendjen e publikut, nė fund tė fundit mbetet ajo qė miqtė e fėmijėrisė njohin: Besiana e vrullshme, karizmatike, sarkastike dhe shpėrthyese.

Nuk ėshtė aspak e lehtė tė krijosh kontakt me Big Mamėn. Thotė se nė ēantėn e saj, objektet qė nuk mungojnė asnjėherė janė dy telefonat celularė dhe parfumi, por rrallė qėllon qė ta kapėsh nė telefon. Kjo pėr faktin se ajo i ndryshon aq shpesh numrat, si “mbreti gratė”, thonė me tė qeshur miqtė e ngushtė. Jeta e saj prej kėngėtareje ėshtė gjithmonė nė lėvizje. Turne, koncerte, regjistrime, fluturime nėpėr aeroporte, boutique-biznesi i saj mė i ri, festat ku e ftojnė pėrherė e mė shumė, por sidomos kohė i merr pėrgatitja e njė programi televiziv nė Tv Alsat nė Maqedoni.

Ēdo tė hėnė, nė ora 21:30, Big Mama hyn nė studion e programit “Mama’s Big Show” dhe pret tė ftuarit e saj. Njė talk show, qė Bigu e nisi me qejf tė madh e ku javė pas jave ka pritur personazhe VIP tė jetės artistike, muzikore, kulturore, argėtuese e sportive shqiptare nė Maqedoni dhe mė gjerė. Kėshtu me pyetjet e “pabesa” tė Bigut, por edhe humorin dhe batutat e saj janė pėrballur qė nga Adelina Ismaili, deri tek Shpat Kasapi dhe Rovena Stefa. Kaq e pėrkushtuar ėshtė Bigu ndaj kėtij angazhimi tė ri, sa pėr tė plotėsuar mė mirė kornizėn e programit tė saj, ajo ka krijuar edhe njė orkestėr muzikore, “Dea”, me qėllim qė ta pasurojė programin me elemente tė reja tė show-t televiziv. “Me qėllim qė emisioni im tė afirmohet dhe tė ketė mė shumė sukses kam themeluar orkestrėn time muzikore. Pra, e kam parė tė arsyeshme qė me orkestėr mund tė arrij edhe mė shumė nė afirmimin e emisionit tim. Ndonėse orkestra “Dea” mė ndihmon edhe nė krijimtarinė time muzikore, ku shpeshherė mbaj mbrėmje muzikore dhe ahengje tė ndryshme gazmore”, shprehet ajo.

Por Bigu nuk ndalet me kaq, prej njė jave ajo thotė se ka nisur xhirimet e produksionit “Tomato”. “Me skenė tė re dhe me shumė surpriza filloj punėn e dytė qė e kryej me shumė dashuri, moderimin”, thotė Big Mama tepėr entuziaste.

Kur akoma nuk ėshtė fshirė shija e suksesit tė saj tė fundit nė Top Fest, Big Mama ka gati projekte tė reja muzikore dhe sukses televiziv tė garantuar.

Me 30 kg mė pak, por akoma me pėrmasa tė mėdha trupore, me veshje tė ekzagjeruar, por shumica tė firmuara nga “Cavalli” dhe “Dior”, me humor, ndjeshėmri dhe zemėr tė madhe, me bujėn qė e ndjek pas, Big Mama vazhdon tė mbetet Big, pėr aq kohė sa njerėzit tė vazhdojnė ta duan e ta kėkrojnė.

Po kush ėshtė kjo vajzė shpėthyese qė veē tė tjerash pasqyrohet shumė shpesh nė media, pėr sukseset dhe ēmenduritė e saj?

Retrospektiva Big

Miqtė e vjetėr e njohin si Besjana, por tė gjithė e thėrrasin Big Mama, ose Bigu. Ajo qesh dhe thotė se ėshtė familjarizuar me emrin Big. E thėrrasin Bigu, Bigi, por meshkujt edhe “Hej Big Mama, hej loēkė!”.

“Shoqėria mė thėrrasin “Big Mama, jo vetėm se jam kėshtu e madhe, por kam edhe njė zemėr dhe shpirt tė madh, dhe di me tė vėrtetė ti dua njerėzit, tė cilėt mė rrethojnė dhe ata e dinė se gjithmonė mund tė drejtohen tek unė”.

Tregon se nuk ėshtė rastėsi ky emėr, por produkt i njė miku tė saj qė gjithmonė e thėrriste ashtu. Bigut i ka pėlqyer dhe ka vendosur tė dalė me kėtė emėr nė skenė qė nė prezencat e para. Kjo ndodhi kur nė Maqedoni kishte nisur tė shfaqej si kėngėtare dhe tė bėnte fansėt e saj. Vajza e llastuar e familjes Kasami dukej se ishte e prerė pėr skenėn. Mbi tė gjitha ishte shumė kėrkuese tek vetja. “Kam qenė e shkathėt gjithnjė, kam qenė kureshtare dhe mė ka interesuar tė mėsoj ēdo gjė. Ditėt e adoleshencės i ruaj me shumė xhelozi, kanė qenė ditėt mė tė mira tė jetės sime. Kėngėn e kam nisur qė nė moshėn e vegjėlisė dhe jam rritur duke u munduar ta realizoj ėndrrėn pėr t’u bėrė njė kėngėtare e njohur. Tė them tė vėrtetėn kam pasur talent qė atėherė dhe gjithnjė mendoja se do tė hyja nė botėn e kėngės dhe do tė kem sukses nė karrierė”.

Ka punuar shumė pėr tė arritur kėtu ku ėshtė sot. Pastaj erdhi njė ditė kur mendoi se ashtu siē e njihte publiku nė Maqedoni, duhej tė njihte edhe publiku nė Shqipėri. Rasti mė i mirė pėr t’u shfrytėzuar, ishte skena e Top Festit nė 2005, ku kėndoi kėngėn “Kot e kot”, njė kėngė qė fitoi ēmimin “Best Female”. Vetėm njė vit mė parė ajo kishte fituar “Nota Fest 2004” me kėngėn “Ishe agresiv”. “Tė them tė drejtėn shumica e kolegėve mė thonin mos tė marr pjesė me kėtė lloj kėnge, me kėtė lloj zhanri, se nuk do tė pritem mirė nė Shqipėri. Por unė jam paksa kokėfortė dhe inaēore, kam besim tek vetja dhe thashė nėse e bėj publikun pėr vete, patjetėr do tė pėlqehet kjo kėngė. Dhe ashtu ndodhi, jam shumė, shumė e kėnaqur nga publiku shqiptar, po ashtu edhe nga mikpritja qė mė bėhet nė Shqipėri”, deklaron Big Mama. Ky nė fakt ishte kontakti i parė skenik me Shqipėrinė dhe menjėherė mė pas njė “feeling” do tė lindte mes saj dhe Tiranės. Qė nga 2005 gjithnjė e mė e pranishme ėshtė nė skenat shqiptare, si konkurrente nė festivale tė kėngės, koncerte, e ftuar nė programe televizive, festat dhe party argėtuese. Pavarėsisht angazhime tė shumta, i pėlqen herė pas here tė vijė nė Tiranė. “Duhet ta dini se sa jam e kėrkuar nė Shqipėri”, thotė Big Mama. “Tė mos lavdėrohem shumė, por publiku mė do shumė dhe kėndon bashkė me mua”. Nė Shqipėr ndihem mirė, kėngėtarėt paguhen mė mirė se tek ne dhe bota e showbizit funksionon edhe mė mirė”.

Energjike, e vendosur dhe me look-un qė vazhdimisht e ndryshon, ajo ka bėrė pėr vete tė rinjtė shqiptarė. “Bota shpirtėrore e imja ėshtė muzika. Muzikėn e ndiej thellė nė shpirt,nė ēdo pore tė trupit tim. Muzika mė jep jetė dhe fuqi. Mė mirė tė them qė muzika ėshtė jeta ime, jeta si kėngėtare”.

Kėngė si “Kot e kot”, “Dhėndėrr”, “Shokut tim”, “Ku rafsha mos u vrafsha!”, “Premi nė bixhoz”, “Video seksi”, etj, renditen si disa nga realizimet mė tė mira tė Big Mamės, ndėrkohė qė kėnga qė mund tė thuhet se ėshtė balsam pėr shpirtin e Bigut, e punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiq, ėshtė kėnga “S’e duroj dot mė”, me tė cilėn ajo fitoi ēmimin Digitalb nė kėtė Top Fest. Njė tematikė dashurie krejt ndryshe prej stilit tė saj. Pasi, ndėrsa tė gjithė duke pozuar seksi i qahen dashurisė dhe fatkeqėsive shpirtėrore, Big Mama i kėndon asaj.

Vajza e “skandaleve”

Ngjan si titull provokativ, por e tillė ėshtė Big Mama. Njė vajzė qė vihet nė qendėr tė gjithēkaje me ato qė shkruhen pėr tė. Pėrshėmbull ėshtė thėnė se ka bėrė seks me dy meshkuj, se ka bėrė seks pėr ditėlindjen e saj me njė tė panjohur, se ėshtė fotografuar nė njė puthje intime me njė vajzė, etj. Bigu i ka pėrgėnjeshtruar, por nuk duket shumė e lėnduar nga kjo thashethemnajė qė ngre krye shpesh herė. “Kjo ishte edhe njė ēmenduri tjetėr, e cila u pasqyrua nė media. Isha shumė nė disponim atė mbrėmje dhe dikush kėtė ngjarje e shfytėzoi kundra meje. Dėshirojnė tė mė etiketojnė si lesbike, por kush dyshon, le tė urdhėrojė botėrisht qė tė bindet. Unė jam mėsuar me gjėra tė tilla, thotė ajo. E rėndėsishme ėshtė qė familja ime tė mos i vlerėsojė kėto dhe ajo nuk i vlerėson, derisa mė njohin mua dhe kanė shumė besim tek unė”. Por edhe deklaratat qė Bigu vetė bėn aty-kėtu nėpėr intervista, nuk kanė kaluar pa u interpretuar. Ajo pėrshėmbull nuk ka hezitura tė flasė pėr gjėra qė pak nga kėngėtarėt shqiptarė pranojnė t’i diskutojnė, apo t’i bėjnė objekt mediatik. Pėrshėmbull Bigu ka deklaruar se “kur bėn seks menjėherė pas, shkon nė frigorifer tė hajė diēka”, se “tek njė mashkull shikon prapanicėn e tij”, etj. Madje ajo ka pranuar edhe faktin se ka bėrė operacione plastike, ndryshe nga shumė kėngėtare qė pėrpiqen ta fshehin kėtė fakt. Ndonėse para pak kohe kishte deklaruar, e bindur nė dukje, se: “As edhe njė pjesė nuk do doja qė tė bėja operacion, pasi ēdo pjesė e trupit tim ėshtė e pėrkryer”, tani pa hezitim pranon se pėr tė rėnė nė peshė, veē dietės rigoroze qė e ka mbajtur pėr tė humbur rreth 30 kg, ka bėrė edhe njė operacion plastik nė Turqi, pėr tė cilin ka harxhuar rreth 8000 euro. Bigu me sa duket ka ndryshuar mendim pėr pamjen e saj dhe kėtė e deklaron botėrisht. Tani mė e hishjme dhe sidomos pa komplekse, si asnjėherė tjetėr ajo po kalon njė fazė tė mirė tė jetės sė saj. Lidhja e dashurisė e cila duket se po funksion prej njė viti, ka dhėnė frytet e saj. Nga 1 nė 10, lidhja e saj thotė se ka shkuar nė “njė milion”. “Nuk dua ta zbuloj se kush ėshtė, pasi jetėn private dua ta ruaj me shumė kureshtje vetėm pėr mua. Mjafton tė them se ėshtė shumė zotėri dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja mė do shumė”.

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi