♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kafeja, ja pėrse mund ta pimė

Shko poshtė

Kafeja, ja pėrse mund ta pimė Empty Kafeja, ja pėrse mund ta pimė

Mesazh nga DEA2 Tue Sep 02, 2008 12:47 pm

Nė kėto periudha ngushtice financiare kemi nisur tė heqim dorė nga shumė rite tė ditės, qė mė parė me ēmimet normale mund t‘i pėrballonim. Njė prej tyre ėshtė edhe kafja e mėngjesit. Askush mė mirė se kafenetė e lokalet nuk mund ta ndjejė njė masė tė tillė, duke qenė se tė ardhurat e tyre kanė pėsuar njė rėnie tė ndjeshme. Shumėkush mund tė mendojė qė ky ėshtė njė fakt pėr t‘u pėrshėndetur, sepse siē kemi dėgjuar kafeja ėshtė shkaktare e shumė problemeve qė variojnė, nga ato tė tretjes apo sėmundjet e zemrės dhe vetė kanceri. Por pėrpara se tė gėzohemi shumė le t‘i kujtojmė vetes thėnien, qė ēdo e keqe e ka patjetėr njė tė mirė, dhe kafja ka mė shumė se njė. Sipas njė studimi tė fundit, i cili ėshtė kryer pas njė monitorimi tė njė numri tė madh personash, historia e kafesė ėshtė paksa mė ndryshe. Nė tė tregohet se sa keq ėshtė gjykuar kjo pije, pas sė cilės jepen shumė njerėz.

Ja disa nga arsyet qė do t‘ju nxisin tė mos ta braktisni zakonin e tė pirit kafe herėt nė mėngjes. 1. Kafja ėshtė po aq hidratuese sa edhe uji Ėshtė thėnė deri tani se kafja ka efekt diuretik, por kjo nuk ėshtė e vėrtetė, tė paktėn nė porcionet normale tė njė filxhani kafeje. Pėr tė pasur njė efekt tė tillė, organizmi duhet tė absorbojė tė paktėn 550 mg kafeinė. Vetėm atėherė do tė ndodhnin efektet diuretike dhe si pasojė dehidratuese. Si pasojė, njė filxhan i zakonshėm kafeje, jo vetėm qė nuk tė dehidraton, por tė ndihmon nė hidratimin e trupit. Ju duhet tė nisni tė shqetėsoheni vetėm kur sasia qė keni nė gotė e kalon 550 mg e kafeinės, pėrndryshe njė filxhan, ose njė gotė kafeje, ka vetėm efektin hidratues tė po sė njėjtės sasi uji. 2. Ka shumė mundėsi qė tė reduktojė rrezikun e sėmundjes sė zemrės dhe sigurisht qė nuk ka tė bėjė fare me nxitjen e ērregullimeve nė kėtė organ Njerėzit qė vuajnė nga tensioni i lartė, zakonisht e shmangin kafen, duke e konsideruar atė si simulant qė mund t‘ua pėrkeqėsojė situatėn. Studimi i fundit, i bazuar nė eksperimente tė mirėfillta mbi persona qė kanė probleme kardiake, nxori nė pah se nuk ka asnjė provė qė tė faktojė ndikimin negativ qė ka kafeja ndaj funksionimit tė zemrės. Njė tjetėr studim i ndėrmarrė nė 27 000 gra, pėrgjatė njė periudhe 15 vjeēare, doli nė pėrfundimin se ato qė pinin tri kupa kafe nė ditė kishin njė ulje tė riskut pėr t‘u prekur nga sėmundjet e zemrės nė masėn 24%. Shkaqet e njė ndikimi tė tillė mbeten pėr t‘u pėrcaktuar.

Ajo qė dihet ėshtė se kafeina ndikon nė njė shtim tė vogėl tė presionit tė gjakut, por ndėrsa konsumatorėt e rregullt tė coca-colės, qė ėshtė e pasur me kafeinė, kanė mė shumė shanse pėr tė pasur sėmundje zemre, konsumatorėt e rregullt tė kafesė nuk e kanė njė rrezik tė tillė. Shpjegimi pėr kėtė mund tė gjendet nė komponentėt e kafesė, qė nuk kanė tė bėjnė me vetė kafeinėn. Deri tani janė zbuluar rreth 800 pėrbėrės aromatikė tė ndryshėm, qė pėrmbajnė shumė antioksidantė tė fuqishėm. 3. Redukton rrezikun e disa lloje kanceresh dhe nuk ka ndikim pėrkeqėsues te disa tė tjerė Nė vitet ‘80, disa kėrkues pėrhapėn alarmin se kafeja rrezikon shumė shėndetin e pacientėve me kancer nė pankreas. Nė vitin 2007 u publikua njė tjetėr studim, i cili provoi tė kundėrtėn e pėrfundimit tė rezultatit tė parė, pra qė kafeja nuk ka tė bėjė aspak me kancerin dhe as pėrkeqėsimin e pacientėve qė kanė njė patologji tė tillė. Cigarja, me tė cilėn shoqėrohet shpesh kafja ėshtė, njė shkaktare e kancerit dhe jo kafja nė vetvete.

Njė tjetėr studim i ndėrmarrė nė Suedi nė lidhje me lidhjen e kėsaj pijeje me sėmundjen vdekjeprurėse, doli gjithashtu nė pėrfundimin se kafja dhe kanceri i gjirit nuk kanė lidhje me njėra-tjetrėn. Sė fundi ka edhe njė sugjerim nė lidhje me ndihmėn qė jep kafja nė parandalimin e kancerit. Mjekėt japonezė kanė monitoruar shėndetin e 90 mijė grave dhe burrave pėrgjatė njė dhjetėvjeēari dhe sipas njė raporti pėrfundimtar tė studimit tė publikuar nė vitin 2005, konsumatorėt e rregullt tė kafesė, pra ata qė nuk e tejkalojnė pirjen e dy kupave nė ditė, kanė mė pak shanse se tė tjerėt pėr tė pasur kancer tė mėlēisė. 4. Tė bėn tė ndihesh mirė Nuk ėshtė aspak njė efekt psikologjik, porse njė ndikim i drejtpėrdrejt i kafesė. Kur pi kafe ndjen njė shtim tė energjisė, tė gjendjes sė mirėqenies, tė komunikimit me tė tjerėt. Megjithatė nuk duhet tepruar dhe duhet pirė nė mėnyrė tė rregullt. Njė gram mė shumė nga sa duhet bėn qė tė tė shtohen simptomat e ankthit dhe dridhjes. Ata qė e kanė zakon tė pirėt e kafesė ka mundėsi qė tė ndihen tė mbrojtur nga depresioni, sigurisht nga disa lloje tė tij.

Madje ka studime qė thonė se personat qė pinė rregullisht kafe, nė krahasim me tė tjerėt kanė mė pak gjasa pėr tė kryer vetėvrasje. 5. I nxit sportistėt qė tė marrin veten nga lodhja fizike si pasojė e ushtrimeve ekstreme Njė studim i kohėve tė fundit ka treguar se po t‘i shtosh pak kafeinė karbohidrateve me tė cilat ushqehen sportistėt, sidomos atletėt, atėherė aparati muskulat ka njė pėrqindje rekuperimi qė shkon deri nė 60%, duke i dhėnė kėshtu zgjidhje njė problemi shumė tė madh. Por rezultati i kafeinės ndihet vetėm disa orė pas konsumimit tė saj, ēka do tė thotė qė atleti mund tė pijė kafe para gjumit dhe ditėn e nesėrme stėrvitjen mund ta kryejė duke qenė shumė nė formė. 7. Ka mundėsi tė tė ofrojė mbrojtje nga sėmundjet Ka sugjerime, sipas tė cilave, pirja e dy kupave kafe nė ditė mund tė reduktoje rrezikun e sėmundjes sė alzheimerit, apo parkinsonit dhe ndoshta edhe diabetit.

Kafeina mbron edhe trurin nga efektet e dėmshme tė kolesterolit, tė cilat ēojnė nė reduktim tė qelizave trunore. Por mos e kaloni kurrė masėn... Kafeja nuk ėshtė kurė pėr dhimbjen e kokės Uji nė kafe do t‘ju ndihmojė qė tė dehidratoheni dhe kafeina do t‘ju japė impulse pozitive nė tru, por nėse do ta teproni do tė merrni menjėherė efektin e kundėrt. Njė kafe e fortė dhe mbi dozė do t‘ju dėmtojė, veē tė tjerash edhe stomakun dhe do tė rrisė presionin e gjakut nė tru e si pasojė do tė ketė ndikime jo tė kėndshme dhe nė zemėr. Pėrzierja qė zakonisht bėhet pėr tė qetėsuar dhimbjet e kokės, mes kafes sė zezė dhe paracetamolit ėshtė shumė toksike me ndikim negativ veēanėrisht te mėlēia. Kafja ėshtė "ngjitėse" Ėshtė njėsoj si droga dhe pėr ata qė janė mėsuar me rutinėn e marrjes sė pėrditshme tė kafes, ndėrrimi i kėsaj pėrvoje do tė ishte shumė i dhimbshėm. Nėse ata qė janė mėsuar ta pinė vazhdimisht do ta ndalonin njė pėrvojė tė tillė, atėherė do tė pėrballeshin me simptoma tė ndryshme, si pėr shembull me dhimbje koke, apo pėrgjumje. Nėse do tė teprohej, kafja mund tė sillte edhe sindroma tė tilla si ankthi, paniku etj.


Gazeta: Shqip

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi