♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A MUND TĖ VIJĖ DERI TE NDARJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS

2 posters

Shko poshtė

A MUND TĖ VIJĖ DERI TE NDARJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS Empty A MUND TĖ VIJĖ DERI TE NDARJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS

Mesazh nga shaban cakolli Sat Mar 06, 2010 2:43 pm

A mund tė vijė deri te ndarja e (veriut) Kosovės?!…



Naim-KELMENDIBashkėsia ndėrkombėtare, do tė duhej qė pėrfundimisht ta
ndėshkojė kėtė politikė tė Serbisė,e qė shkon nė drejtim tė
destabilitetit nė hapėsirat ballkanike,dhe ėshtė kryekėput kundėr
integrimeve evropiane tė rajonit.

Shkruan: Naim KELMENDI

Ajo qė ėshtė thėnė kohėt e fundit, ne njė artikull tė gazetės zagrebase
“Danas”, kinse pėr njė Dejton tė Dytė pėr Kosovėn,ėshtė jo pa
seriozitetin dhe domethėnien e vet. Kėshtu kanė ndodhur gjėrat edhe
pėrgjatė historisė,shumė fatkeqe pėr territoret shqiptare. Dhe, kėto
tragjedi tė ndarjeve kanė pikasur qė nga Kongresi famėkeq i Berlinit mė
1878, e kėndej. Mbase kėtė mėsim e kemi nxjerrė nga historia, sepse
ajo, siē ėshtė thėnė ėshtė mėsuesja e jetės. Ja, tash pas dy vjet
shtetėsie tė Kosovės, sikur ende sillen skenarėt e ndarjes nėpėr kokat
e njerėzve tė diplomacisė, jo vetėm serbe, por edhe asaj ndėrkombėtare.
Kjo tregon thjeshtė pėr mosqendrueshmėrin e kufijve nė Ballkan,ose
Bashkėsia Ndėrkombėtare ėshtė e mirkuptuar qė pėrfundimisht ta zgjidhė
ēėshtjen e kufijve…Me Serbinė, si shtet, por edhe Kosova si shtet,
duhet tė bisedohet. Kėto sinjale po vijnė edhe nga Brukseli, por si do
qė tė jetė pėrmbajtja dhe epilogu i kėtyre bisedimeve, kuptohet pėr
shkak tė integrimeve evropiane, tashmė qeveria e Kosovės, e ka pėr
borxh qė tė jetė e gatshme dhe e pėrgatitur edhe pėr ndarjen e veriut
tė Kosovės ose pėr opsinonin e shkėmbimit tė territoreve, nė mėnyre qė
tė vie deri te njė situatė stabile, nėse kėtė e ka parashikuar faktori
ndėrkombėtar. Sa janė kėto tė vėrteta, kjo i mbetet tė ardhmes, por njė
gjė dihet fare qartė, se orekset e Serbisė, pėr territore janė evidente
sot e gjithė ditėn,por mbase territori i Republikės sė Kosovės ėshtė i
garantuar nga bashkėsia ndėrkombėtare.Sipas njė prejudikimi,nėse edhe
pas bėrjes sė Kososvės shtet dhe njohjes ndėrkombėtare tė saj,qenka nė
lėvizje ndonjė skenar i tillė pėr ndarje tė veriut,apo nė tė vėrtetė,qė
siaps kėtyre pikėpamjeve, tė shkohet nė mėnyrėn qė veriu i banuar me
shumicė serbe t’i jipet Serbisė dhe Kosova lindore t’i bashkohet
Kosovės, nė lojėrat e diplomacisė ēdo gjė ėshtė e mundshme.Por,njė gjė
duhet pasur parasysh,nėse vije deri te ndryshimi i kufijve nė
Ballkan,atėherė kjo do tė shkaktojė njė efekt domino. Kėtė duhet ta
ketė parasysh faktori ndėrkombėtar. Republika e Kosovės ėshtė e njohur
ndėrkombėtarisht me territorin e vet prenda hapėsirės ekzistuese. Pėr
njė ristrukturim tė Ballkanit, ndoshta edhe mund tė qarkullojnė skenare
tė mbuluar nėn rogozin e diplomacisė ndėrkombėtare, por mbase atėherė
duhet pėrfundimisht tė vije deri te ndryshimi i kufijve ekzistues tė
territoreve shqiptare nėn Maqedoninė, ato nė Mal tė Zi e kėshtu me
radhė, ngase padrejtėsitė historike ndaj territoreve tė Shjqipėrisė
natyrale, janė drastikisht tė rėnda, dhe kėshtu do tė mund tė vijė deri
te nje stabilitet i pėrhershėm, mbase, nė kėtė kuptim mund do tė duhej
tė mendonte diplomacia evropiane, ngase ia ka borxh ēėshtjes shqiptare
nė pėrgjithėsi… Nėse e shikojmė nga prizmi historic ēėshtjen e
pavarėsisė sė Kosovės, atėherė pavarėsia e Kosovės ka qenė njė
kompromis, ngase e natyrshme ka qenė qė nė tė vėrtetė Kosova tė
bashkohej me shtetin amė-Shqipėrinė, asaj tė cilės edhe i ka takuar
gjithmonė. Kombi shqiptar sot ka dy shtetet,pastaj ėshtė 40 pėrqind nė
Maqedoni, nė Kosovėn Lindore, nė Trojet etnike nė Mal tė Zi, dhe ėshtė
poashtu edhe Ēamėri, e cila ēėshtje duhet tė hapet gjithėsesi pėr
bashkėsinė ndėrkombėtare… Njė gjė duhet ditur, serbėt nė Kosovė, edhe
si minoritet, janė kolonė tė ardhur, por megjithatė jetojnė nė
territorin e Kosovės, dhe ēdo ndarje e territorit, me dioptrinė se
kinse atje, veriu banohet nga serbėt dhe ashtu-kėshtu ėshtė mė shumė i
“shkon” Serbisė, ėshtė humbje pėr Kosovėn. Serbėt minoritarė, nuk e
kanė sjellur territorin me vete, e kanė gjetur kėtu nė Kosovėn
shqiptare… Andaj, sot minoriteti serb ka filluar tė integrohet nė jetėn
institucionale dhe politike tė Kosovės, ku edhe kanė filluar tė
jetėsojnė jetėn institucionale, pėrmes krijimit tė komunave tė reja, si
nė Graqanicė, Partesh etj. Sidomos me planin e Ahtisarit, kėtij
minoriteti i janė dhėnė mjaftė tė drejta, deri te vetėqeverisja lokale,
ku shumicė janė serbėt, por ata mbase jane qytetarė tė Republikės sė
Kosovės.Edhe serbėt e Veriut mė nė fund do tė duhej tė integrohen nė
jetėn e shtetit,tė shkėputet financimi i tyre nga Serbia etj. Nė tė
vėrtetė, bashkėsia ndėrkombėtare, nė kėtė apo nė atė mėnyrė, po i jep
krah skenarit tė diplomacisė sė Beogradit, nė realizim tė planit
nacional serb pėr krijimin e Serbisė sė Madhe, pėr ēka edhe ndodhėn tri
luftėra nga po kjo politikė ultranacioanliste serbe, nė krye me
Millosheviqin. Kėshtu po veprohet edhe me Republikėn Serbe tė Krajinės
nė Bosnjė, edhe atje politika serb inspiron skenarin e njė Referendumi
pėr ndarje. Bashkėsia ndėrkombėtare, do tė duhej qė pėrfundimisht ta
ndėshkojė kėtė politikė tė Serbisė, e qė shkon nė drejtim tė
destabilitetit nė hapėsirat ballkanike, dhe ėshtė kryekėput kundėr
integrimeve evropiane tė rajonit.
A MUND TĖ VIJĖ DERI TE NDARJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS 24069_1205955199109_1535548066_30461246_5661861_n
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

A MUND TĖ VIJĖ DERI TE NDARJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS Empty Re: A MUND TĖ VIJĖ DERI TE NDARJA E VERIUT TĖ KOSOVĖS

Mesazh nga leutrimi Sat Nov 17, 2012 3:19 pm

jo qe e deshiroj,por ne qofte se nuk ju jepet autonomi serbev te veriut,ne tri komuna ku jan shumice serbet,si e kishte kosova nen serbi,e keta ta ken nen kosove,do rrezikohet ndarja,edhe keta autonomin do ta ken te garatuar me trupa te natos,bashkimit evropian,,nje plus qe do te jet si per serbet,qe kosova nuk e kishte trupa te huaja qe do te pengont,heqjen e autonomis,e tortura ne popullat,vec se i perket tjeter kombesie,ashtu edhe per shqiptaret e kosoves,se shqiptaret nuk do te mundeshin te veprojn sikur millosheviqi,qe me ushtri e me polici me jav hiq autonomin,e me ba tortur ne popullate ashtu siq veproj serbia ne kosove,e qe do te vinte pastaj shkeputja sikur kosova,qe i eshte ndare serbis,e pjesa veriore me u shkeput,kosoves,por me autonomi qe do te jepet serbeve,serbia i duhet te pranoj kosoven si shtet,edhe poashtu kosova te behet anetare e okb-ky do ishte kompromisi me i mire,kurse ne pjesen veriore ashtu edhe luginen e presheves,nuk duhet me pas baza ushtarake te asnjeres pale,qe te jet e mundur qe njerezit te jetojn pa frike.
leutrimi
leutrimi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/11/1979
Numri i postimeve Numri i postimeve : 335
Vendndodhja Vendndodhja : gjermoni
Hobi Hobi : sporti
Humor Humor : shqip
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 06/11/2012
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi