♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Transporti publik, plani i ri pėr autobusėt e kryeqytetit

Shko poshtė

Transporti publik, plani i ri pėr autobusėt e kryeqytetit Empty Transporti publik, plani i ri pėr autobusėt e kryeqytetit

Mesazh nga capkenja Fri Mar 05, 2010 8:39 pm

Gjatė ketij viti, Tiranės do t'i shtohen edhe 23 rrugė me korsi tė veēanta pėr transportin urban publik, nė autobusėt e linjave do tė pėrdoren biletat elektronike, ndėrsa trafiku do tė rregullohet nga kompjuterėt. Ky eshte plani i Bashkise per rehabititimin e transportit publik ne kryeqytet.

Kryetari i bashkise, Edi Rama ka prezantuar dje njė plan tė ri masash, bazuar nė masterplanin e transportit, gjate nje takimi me perfaqesues te shoqatės se Transportit Qytetas dhe operatorėt e tjerė tė shėrbimit.

"Kemi nevojė tė rrisim akoma mė shumė aksesin pėr kėtė shėrbim, pra tė dekurajojmė mjetin privat pėr lėvizje brenda qytetit, duke inkurajuar transportin publik, por ama me njė ofertė mė cilėsore dhe kemi nevojė qė me njė politikė tė re tė kostos, nė raport me standardin, tė shikojmė domosdoshmėrisht rritjen e investimeve nė kėto mjete"- tha Rama.


Projektet

Bashkia dje ka prezantuar katėr projekte pėr transportin publik, tė cilat lidhen mė infrastrukturėn rrugore, rrugėt me prioritet nė lėvizje, pėr transportin publik, menaxhimin e lėvizjes dhe nė tėrėsi pėr mjetet.

Pasi konstatoi avantazhet e eksperimentit me korsi tė dedikuara, ku nė disa prej rrugėve tė kryeqytetit u ndėrtuan korsi tė veēanta pėr lėvizjen e autobusėve, Bashkia e Tiranės ka vendosur qė tė pajisė me korsi tė dedikuara edhe 23 rrugė tė tjera nė kryeqytet, tė cilat pritet tė pėrfundojnė mes vitit 2010-tė dhe 2011-tė.

"Sasia e kėtyre korsive ėshtė minimale, nė raport me pjesėn tjetėr qė ėshtė e pakrahasueshme nė gjatėsi segmentesh, ku duhet tė pėrballemi me problematikėn tėrėsore tė trafikut, kėshtu qė ne duhet tė fusim korsitė e dedikuara mes vitit 2010-tė dhe 2011-tė, nė 23 rrugė tė tjera tė kryeqytetit", - tha Rama.


Menaxhimi i Trafikut

Sipas projekteve tė Bashkisė, ndryshime do tė ketė edhe nė drejtimin e trafikut nė rrugėt e kryeqytetit. Pėr kėtė punė ėshtė ngritur Qendra e Kontrollit tė Trafikut dhe tė Menaxhimit tė Trafikut, e cila ka nė dispozicion njė sistem tė ri IT - je. Kjo qendėr tashmė ėshtė gati dhe sipas parashikimeve tė Bashkisė do tė nisė punėn brenda kėtij viti.

Qendra do tė bėjė tė mundur qė trafiku nė Tiranė tė menaxhohet nėpėrmjet kamerave dhe nė rrugė kompjuterike. Njė mėnyrė e re qė sipas gjasave do tė lehtėsojė punėn e forcave tė rendit, tė cilat janė tė angazhuara, si nė nivelin e qeverisjes kombėtare, edhe nė atė tė pėr sigurinė dhe respektimin e rregullave tė qarkullimit nė rrugė.


Biletat e elektronike
Kryetari i Bashkisė ka diskutuar me operatorėt privatė edhe mundėsinė e vendosjes sė sistemit elektronik tė kontrollit tė biletės nė autobus. Autobusėt aktualė nė pėrgjithėsi e kanė sistemin si infrastrukturė tė instaluar, por qė fatkeqėsisht nė vendin tonė nuk ka funksionuar asnjėherė. Vendosja e sistemit tė biletės elektronike, sipas Ramės, do tė lehtėsojė operatorėt privatė, duke bėrė tė mundur qė autobusėt tė mos kenė njė numėr jashtė standardit tė shkelėsve tė kėtij rregulli.

Kreu i bashkisė i ka kėrkuar operatorėve privatė tė investojnė mė shumė nė "kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit tė shėrbimit"


Urbanėt me ajėr tė kondicionuar dhe kamera
Detyra qė i ka caktuar Bashkia e Tiranės operatorėve privatė tė transportit publik, ėshtė rritja e investimeve, si nė mjetet e transportit dhe nė drejtim tė rritjes sė cilėsisė sė menaxhimit tė shėrbimit. Kėshtu nė radhėn e detyrave qė duhen kryer janė investimet nė "kushtet e komfortit dhe aksesibilitetit tė shėrbimit".

E thėnė ndryshe, nė urbanėt ekzistues apo edhe nė ata qė do tė vijnė mė vonė duhet patjetėr tė jetė instaluar ajri i kondicionuar. Veē kėsaj, pėr udhėtarėt duhet lehtėsuar hyrja nė urban gjė qė do tė bėhet e mundur nėpėrmjet njė platforme tė sheshtė.

Autobusėt gjithashtu duhet tė kenė platforma tė pėrshtatshme edhe pėr njerėzit me aftėsi tė kufizuar. Njė nga pikat mė tė rėndėsishme ėshtė siguria brenda mjeteve tė udhėtimit.

Qė sipas propozimeve tė Bashkisė, duhet tė monitorohet nėpėrmjet njė sistemi kamerash. Ky monitorim do tė realizohet nga sisteme tė teknologjisė sė lartė qė mundėsojnė evidentimin e pozicionimit tė mjetit, kontrollin dhe menaxhimin e tij nėpėrmjet sistemeve GIS, pa u nevojitur mė sisteme tė organizimit tė shėrbimit, nėpėrmjet forcave tė shtuara njerėzore.

Detyra tjetėr ėshtė rinovimi i parkut tė mjeteve, ku synohet tė vihen nė shėrbim tė qytetarėve mjete tė reja pėr ēdo linjė. Pjesa mė e madhe e investimeve do tė kryhen gjatė viteve 2010-2011-tė, por investime tė reja do tė jenė tė shtrira pėrgjatė njė afati pesėvjeēar.


Prioritetet e Bashkisė sė Tiranės:

• zgjidhja e disa prej aspekteve mė tė rėndėsishme dhe problematikave tė shėrbimit;
• rritja e standardit tė shėrbimit dhe komoditetit tė qytetarit,
• frekuenca (problemet me oraret, vonesat pėr shkak tė trafikut);
• kushtet e komoditetit dhe tė sigurisė nė bord tė qytetarit;
• rritja e aksesit pėr pėrdorues tė caktuar tė transportit (pasagjerėt me akses tė kufizuar, si nėnat me fėmijė, personat me aftėsi tė kufizuara etj.)
• kosto e pėrballueshme e shėrbimit, por duke rritur investimet nė mjetet e linjės;
• rritja e mbrojtjes pėr mjedisin, pėr shkak tė shkarkimeve tė mjeteve tė transportit publik
Shekulli
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi