♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E vertete apo loje?

Shko poshtė

E vertete apo loje? Empty E vertete apo loje?

Mesazh nga capkenja Thu Mar 04, 2010 11:17 am

Bledi dhe Olta diskutojnė pėr fjalėt e fundit qė po thotė Klodi se pėlqen njėrin nga djemtė, madje ai po pėrgatitet qė t’ia shprehė kėto ndjenja. Ai po pėrgatit njė ambient romantik qė biseda tė jetė mė kuptimplote e tė pėrcjellė mesazhin e duhur. Ndėrkohė Klodi nuk ėshtė shprehur ende se cili ėshtė ai djalė, por ua ka lėnė surprizė pėr nė momentin e duhur. Bledi e ka marrė seriozisht kėtė gjė, ndėrsa Olta i mendon tė dy variantet: edhe atė se kjo mund tė jetė e vėrtetė edhe se Klodi po bėn njė lojė, ku ajo thotė se nėse ėshtė e dyta, e pėrgėzon pėr kėtė gjė. Olta shton se ka ndėrmend njėrin nga djemtė, njėrin qė ajo nuk e pėlqen dhe shprehet se nėse ėshtė ai, atėherė kjo do jetė akoma mė e bukur. Ajo tregon se donte t’ia sugjeronte kėtė gjė Klodit, por sėrish ekziston mundėsia qė tė jetė e vėrtetė. Bledi shprehet se Klodi le tė bėjė cfarė tė dojė, ndėrsa Oltės i flet se pėrse nuk i tregoi gjė qė mė parė qė kjo mund tė ishte lojė, pasi tani po ndjehet keq qė nuk i shkoi mendja. “Po disa gjėra duhen kapur”- shprehet ajo dhe shton se nuk ėshtė e sigurt pėr kėtė pėrshtypje. Klodi bashkohet me ta dhe i kėrkon Oltės qė ta ndihmojė nė pėrgatitje. Olta largohet dhe Klodi mbetet vetėm me Bledin. Ai shprehet se ndjehet nė siklet, madje ka dy ditė qė e mendon se si do ia thotė atij djalit. Klodi duket shumė serioz nė bisedė. “E rėndėsishme ėshtė qė unė tė shpreh atė qė ndjej”- thotė ai. Seldi ndihmon Oltėn qė tė pėrgatisė njė tavolinė dhe dy karrike, gati pėr takimin. Tė gjithė preokupohen pėr takimin e rėndėsishėm tė Klodit dhe tė gjithė japin ide se si ta rregullojė e ta bėjnė sa mė romantik atmosferėn. Ndėrkohė, Klodi shkon tė vishet, ndėrsa Edi, Seldi dhe Valoni komentojnė. Edi deklaron se nėse i thotė atij, nuk do ngrihet fare e nuk do shkojė. Seldi shprehet se nuk e ka problem dhe po ashtu edhe Valoni. Edhe Bledi shprehet se nuk e ka problem, madje edhe po t’i kėrkojė puthje do ia japė. Edi pyet edhe Hakiun se cfarė do bėjė dhe ai ia kthen po ashtu se do shkojė nėse ėshtė ai i pėrzgjedhuri. Klodi vjen dhe shprehet se i pėlqen atmosfera. Ai kėrkon qė njėra nga vajzat tė luajė rolin e kamarieres dhe uron qė Vėllai i Madh t’i vendosė muzikė.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi