♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Antonio Vivaldi

Shko poshtė

Antonio Vivaldi Empty Antonio Vivaldi

Mesazh nga capkenja Thu Mar 04, 2010 10:41 am

Antonio Luēio Vivaldi lindi mė 4 mars1678Venecia, Itali. Mėsoi violinėn nga babai i tij Xhovani Batista (Giovanni Battista) qė punonte si berber. Pas njė periudhe mėsimi, at e bir bėnė njė turne rreth Venecias. Vivaldi kishte njė problem shėndetėsor, tė cilin e quante ngushtim tė kraharorit. Bėhej fjalė pėr astmė qė me gjithė shqetėsimet nė frymėmarrje nuk e pengoi tė mėsonte tė luante nė violinė, tė kompozonte dhe tė merrte pjesė nė aktivitete muzikore. Nė moshėn 14 vjeēare, nisi tė studionte nė njė shkollė biblike. Nė vitin 1703, pėrfundoi studimet dhe u emėrua prift, me emrin fetar "Prifti i Kuq," pėr shkak tė ngjyrės sė flokėve.
1704, pėr shkak tė shėndetit tė tij, Vivaldi nuk mundi tė drejtojė meshėn e Ujit tė Shenjtė dhe dy vjet mė vonė, u bė profesor violine nė Jetimoren pėr vajza, Pio Spitali i Mėshirės, nė Venecia. Nė jetimore ai kishte shumė pėrgjegjėsi pėr detyra tė ndryshme. Shume shpejt, pasi ishte bėrė mėsues, jetimėt patėn sukses edhe jashtė shtetit. Vivaldi ka shkruar pėr ta shumicėn e simfonive, kantatave dhe muzikave kishtare. Nė 1705 u publikua pėrmbledhja e parė me punėt e tij, e titulluar “Raccolta”. Nė 1707 u njoh me Ana Xhiraudin (Anna Giraud), tė cilėn e konsideronte si muza frymėzimi. Nė vitin 1713, Vivaldi u bė pėrgjegjės pėr aktivitetet muzikore tė institutit.
Vivaldi u emėrua ‘maestro de' concerti’ nė vitin 1716. Gjatė kėtyre viteve, ai shkroi pjesėn mė tė madhe tė veprave muzikore, ku pėrfshihen disa opereta dhe koncerte (vepra muzikore pėr violinė). Gjatė viteve 1723 - 1729, Vivaldi kishte kompozuar 140 koncerte. Njė fakt i rėndėsishėm ėshtė rizbulimi i pjesės mė tė madhe tė repertorit tė tij, nė fillim tė shekullit XX, nė Torino dhe Gjenovė. Muzika e Vivaldit ėshtė inovatore, pasi ka thyer traditėn nė mėnyrėn e tė kompozuarit. Ai pėrmirsoi strukturėn e koncerteve, ku kėrkonte kontraste harmonike, duke krijuar melodi dhe skema tė reja interpretimi. Vivaldi ishte nė gjendje tė kompozonte dhe muzikė jo-akademike, e cila pėlqehej nga pjesa mė e madhe e publikut. Ky popullaritet e bėri tė njohur edhe nė shtete si Franca gjatė asaj periudhe e njohur si liberale ne shijet muzikore.
Vivaldi njihet si njė prej artistėve qė solli muzikėn Baroke. Johan Sebastian Bahu (Johann Sebastian Bach), u ndikua jashtė mase prej muzikės sė Vivaldit. Bahu transkriptoi njė sėrė koncertesh tė Vivaldit pėr piano dhe njė sėrė pjesėsh muzikore pėr orkestėr ku pėrfshihet ‘Koncerti i Famshėm pėr Katėr Violina dhe Violinēelė’. Megjithatė, jo tė gjithė muzikantėt shfaqėn tė njėjtin entuziazėm kundrejt Vivaldit. Igor Stravinski (Igor Stravinsky), pat thėnė qė Vivaldi nuk ka shkruar qindra koncerte, por njė koncert e ka shkruar me qindra herė.
Edhe pse kishte statusin fetar, Vivaldi mund tė ketė pasur lidhje dashurie, njėra prej tė cilave mendohet tė ketė qenė me kėngėtaren operistike veneciane Ana Xhiraud (Anna Giraud), mė tė cilėn ai do tė punonte materiale prej operės sė vjetėr veneciane, duke ia pėrshtati vokalit tė kėngėtares. Sidoqoftė, nuk gjenden fakte konkrete qė mund tė vėrtetojė ndonjė lidhje romantike tė Vivaldit. Jeta e tij, si dhe e shumė kompozitorėve tė tjerė tė asaj periudhe, ishte e zhytur nė varfėri. Pėr tė siguruar tė ardhurat, pėr tu shpėrngulur nė Vjenė, Vivaldi u detyrua tė shiste njė pjesė tė madhe tė veprave tė tij. Arsyet e largimit tė tij prej Venecias nuk janė shumė tė qarta, por mendohet se dėshironte tė takonte Karlin e VI-tė, i cili i adhuronte kompozimet e tij. Nė vitin 1727, Vivaldi i kushtoi Karlit tė VI-tė, veprėn muzikore ‘La Cetra’ e cila i siguroi Vivaldit postin “kompozitor mbretėror”.
Pak pas mbėrritjes sė Vivaldit nė Vjenė, Karli vdiq. Kjo humbje tragjike e la kompozitorin pa mbrojtje mbretėrore. Vivaldi u detyrua tė shiste mė shumė dorėshkrime tė veprave tė tij muzikore dhe nė vitin 1741 ai u nda nga jeta. Vivaldi u varros nė njė varr tė thjeshtė, vendndodhja e tė cilit ėshtė nė Kishėn e Karlit nė Vjenė. Pas vdekjes sė tij veprat e Vivaldit mbetėn nė errėsirė deri ne fillim te shekullit XX. Shtepia ku Vivaldi jetoi nė Vjenė ėshtė shembur, sidoqoftė pėr Vivaldin janė vendosur plakatė pėrkujtimore nė Miljen e Muzikes Vjeneze si dhe nė Sheshin Ruzvelt (Roosevelt Square).
Vivaldi ėshtė pa dyshim njė nga kompozitorėt mė tė mėdhenj italianė dhe nė kurrikulumin e tij rezultojnė mbi 500 koncerte (210 prej tė cilave ishin pėr violinė ose violonēel) 46 opera, sinfoni, 73 sonata, muzikė dhome ( disa sonata pėr fyell) si dhe Muzikė tė Shenjtė. Vepra e tij mė e famshme ėshtė “Katėr Stinėt”, kompozuar nė vitin 1723. Nė thelb, ajo ishte si njė poemė pėr natyrėn, ku ai u mundua tė realizonte tingujt e katėr stinevė. Pranvera ėshtė njė pjesė, qė shpesh pėrdoret pėr ceremoni tė rėndėsishme dhe vazhdon tė konsiderohet njė nga perlat e muzikės klasike.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Antonio Vivaldi Empty Re: Antonio Vivaldi

Mesazh nga capkenja Thu Mar 04, 2010 10:43 am

Antonio Vivaldi 502px-Vivaldi

Piktura e njė muzikanti tė pa njohur tė shekullit XVIII, qė njihet si portret i Antonio Vivaldit
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi