♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Loro Boriēi” mikpret Shqipėri-Luksemburg?

Shko poshtė

“Loro Boriēi” mikpret Shqipėri-Luksemburg? Empty “Loro Boriēi” mikpret Shqipėri-Luksemburg?

Mesazh nga capkenja Sun Feb 21, 2010 4:52 pm

Ndeshjen e parė qė Shqipėria do tė luajė nė shtėpi, e vlefshme pėr eliminatoret e Euro 2012 nė Grupin D, duket se me shumė mundėsi do ta luajė nė stadiumin “Loro Boriēi”. Tashmė duket se gjeografia e ndeshjeve brenda tė pėrfaqėsues kuqezi do tė nisė pikėrisht nga Shkodra. Njė gjė e tillė qė duket se ėshtė mė shumė se thjesht njė hipotezė, ka nisur tė qarkullojė menjėherė pas pėrcaktimit tė kalendarit tė ndeshjeve tė Kombėtares sonė dje nė Luksemburg, ku morėn pjesė presidenti i FSHF-sė, Armand Duka, dhe trajneri kroat, Josip Kuzhe, sė bashku me pjesėn tjetėr tė pėrfaqėsuesve tė kundėrshtarėve tanė nė Grupin D. Shqipėria ndeshjen hapėse tė kėtyre eliminatoreve do tė duhet ta luajė larg shtėpisė, nė Bukuresht kundėr Rumanisė mė 4 shtator, ndėrkohė qė takimi i dytė 8 shtator ndaj Luksemburgut dhe i treti mė 9 tetor do tė jenė brenda. Kėto janė tri takimet e vetme qė Shqipėrisė do tė luajė mė 2010. Sipas njė burimi tė besueshėm pranė drejtuesve kryesorė tė FSHF-sė, ndeshja e parė nė shtėpi dhe ndoshta edhe e dyta, me shumė mundėsi do tė luhen nė Shkodėr. Kjo e detyruar edhe pėr njė fakt jo pak tė rėndėsishėm: atė tė rikonstruktimit apo prishjes sė stadiumit sė stadiumit kombėtar “Qemal Stafa”, tė planifikuar nė projektet pėr tė ardhmen sipas planit pėr bashkėpunimin mes Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Ne rast se projekti do tė ekzekutohet, atėherė “Loro Boriēi” mbetet i vetmi stadium shqiptar, i cili i pėrmbush kushtet e vėna nga UEFA pėr zhvillimin e ndeshjeve ndėrkombėtare tė pėrfaqėsueses.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi