♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eskili ..

Shko poshtė

Eskili .. Empty Eskili ..

Mesazh nga capkenja Fri Feb 19, 2010 10:35 pm

Letėrsia klasike greke fillon me dy poemat e mėdha epike, me "Iliadėn" dhe "Odisenė" qė bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse pėr tė nuk dinte pothuaj asgjė. Pėr shumė qytete greke ėshtė thėnė se janė vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veēoritė gjuhėsore tė poemave, shkenca ka pranuar si mė tė mundshėm Smirnėn, qytet kolonial grek nė Azinė e Vogėl (Izmiri i sotėm nė Turqi).
Pėr Homerin mendohet tė ketė jetuar aty nga shekuli IX para erės sė re. Babai i histografisė greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotė se Hesiodi ka njė mendim tjetėr qė sjell Homerin nė shekullin VIII para erės sė re. Nė kėngėn VI tė "Iliadės" poeti flet pėr rrėmbimin e Helenės nga Paridi. Nė kėngėn V ku tregohen bėmat e heroit grek Domerdit, thuhet se ai "rroku njė shkėmb tė madh hata, dy burra qė jetojnė sot prej vendit s'mund ta luajnė". Kjo dhe tė tjera tregojnė se Homeri flet pėr kohė dhe ngjarje tė hershme, tė kėnduara para tij, nga aedė dhe rapsodė, emrat historike tė tė cilėve kanė humbur nė mjegullat e kohėve dhe shpesh janė veshur me petkun e fantazisė dhe tė legjendės me kėngėt e tij magjepse kafshėt e egra, ujėrat i bėnte tė ndalonin rrjedhėn e tyre dhe popullin ti shkonte pas. Nė gurrėn e pasur tė kėngėve tė lashta tė krijuara nė shekuj, njomi buzėt e saj muza e poetit, qė me "Iliadėn" dhe "Odisenė" i ngriti pėrmendore jo vetėm heroizmit, por edhe bukurisė sė artit popullor, qė humbi nė errėsirėn e shekujve dhe u ringjall nė kėto dy poema.
Nuk ka asnjė dyshim se pėrpara Homerit ka gjalluar njė letėrsi e pasur gojore, me kėngė e himne tė ndryshme kushtuar hyjnive, heronjve dhe bėmave tė tyre. Pėr kėtė flasin dy poemat e mėdha, vlerat e larta artistike tė tė cilave dėshmojnė qartė se ato janė jo fillimi, por mbarimi i pėrkryer i njė proēesi tė gjatė letrar, Pėrpunimin pėrfundimtar tė "Iliadės" dhe "Odisesė" nė gjendjen qė i njohim sot, shumica e studiuesve e ēojnė nė shekujt VIII-VII. Pėr Homerin ka mendime tė ndryshme si:
I vetmi krijues i dy poemave "Iliada" dhe "Odisea";
Njė nga autorėt e mundshėm midis shumė tė tjerėve qė kanė vėnė dorė mbi to;
Njeri qė nuk ka ekzistuar, por qė ky emėr ka mbetur simbol i poezisė epike etj. etj.
Tė gjitha kėto kanė krijuar atė qė quhet ēėshtje homerike qė nis me shek. III p.e.r. e vazhdon deri nė ditėt tona.
Homeri i ngjan njė mali tė lartė, maja e tė cilit vazhdon tė jetė e mbushur me mjerull. Vendi ku janė krijuar poemat homerike ėshtė Joma; gjuha e tyre ėshtė dialekti jonian i
pėrzier me elemente tė dialektit eolian dhe mė pak tė dialekteve tė tjerė.
Nė "Iliadėn" dhe nė "Odisenė", pėrveē shtresimeve gjuhėsore ka edhe shtresime kohore,
qė fillojnė nga periudha para qytetėrimit tė Mikenės dhe mbarojnė afėrsisht nė shekullin IX para erės sė re. Kjo i ka shtyrė shumė studiues tė mendojnė se nė tekstin e poemave janė futur njė numėr i madh shtojcash nga rapsodė tė veēantė, qė kanė dashur tu pėrshtaten shijeve dhe gjendjes shpirtėrore tė dėgjuesėve tė tyre. Ka shumė tė ngjarė qė rapsoditė ose kėngėt qė kanė pasur nė themel tė tyre ciklin Trojan tė gojėdhėnave popullore tė pėrpunuara nga shumė breza rapsodėsh, tė kenė shėrbyer si bazė pėr hartimin e poemave homerike aty nga shekulli IX.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili .. Empty Re: Eskili ..

Mesazh nga capkenja Fri Feb 19, 2010 10:36 pm

Veprat

Eskili ka pasur njė veprimtari shumė tė gjerė letrare. Ka shkruar rreth 90 tragjedi, nga tė cilat janė ruajtur tė plota: Lutėset, Persėt, Tė shtatė kundėr Tebės dhe Agamemnoni, Koeforet, Eumenidet, qė janė pjesė pėrbėrėse tė trilogjisė Orestia(5)
Pėrveē tragjedisė Persėt, tė gjitha tė tjerat i kanė marrė subjektet nga ciklet e miteve dhe legjendave tė lashta, pėrmes tė cilave Eskili shprehu shpirtin e kohės, pėrplaset politike e shoqėrore, virtytet dhe krimet, sasionet njerėzore nė tėrė dritė-hijet e tyre, luftėn nė rrafshin fizolofik midis obskurantizmin dhe iluminizmit.


Lutėset. Pėr nga ndėrtimi i thjeshtė dhe zotėrimi i pjesėve tė korit, e para nė vargun e tragjedive tė ruajtuara, mendohet tė jetė tragjedia "Lutėset". Nė themel tė veprės shtrohen dy probleme: ai i ndalimit tė martesės brenda fisit dhe ai i dashurisė si ligj i ripėrtėritjes sė gjinisė njerėzore.


Sipas renditjes tradicionale tragjedia e dytė ėshtė TĖ SHTATĖT KUNDĖR TEBĖS(6), ku tregohet lufta pėr pushtet midis dy vėllezėrve Eteoklit dhe Polinikut, tė cilėt kishin rėnė nė marrėveshje tė qeverisnin Tebėn me rradhė. Vjen njė ditė dhe Eteokli vendos tė mos e ndajė pushtetin mė tė vėllanė. Atėherė, ky u drejtohet gjashtė prijėsve miq tė tij dhe vetė i shtat shkon t'i bjerė tė vėllait, Eteoklit. Tė dy vėllezėrit vriten nė pėrleshje me njeri-tjetrin.


PERSĖT. Ėshtė njė nga veprat e hershme tė Eskilit, e vetmja tragjedi nga ato qė njohim, qė e ka marrė subjektin jo nga mitologjia, po nga ngjarjet historike nė jetėn e Greqisė sė shekullit V p.e.r.
Fitorja e grekėve kundėr persėve ėshtė jo vetėm fitorja e njė lufte tė drejtė, por edhe e demokracisė kundėr tiranisė sė Lindjes, e qytetėrimit tė ndritur helen kundėr prapambetjes dhe errėsirės qė mbulonte njė perandori pėrbindėshe e despotike.


ORESTIA. Ėshtė e vetmja trilogji qė ėshtė ruajtur e plotė, e pėrbėrė nga tri tragjedi: "Agamemnoni", "Koeforet" dhe "eumenidet". Subjekti i "Oresias" ėshtė mallkimi i fisit si pasojė e krimit tė kryer nga tė parėt. Ideja e autorit se krimi lind krimin pėrshkon tė gjitha ngjarjet e tragjedisė.


Nė pjesėn e parė, "Agamemnoni", tregohet kthimi i mbretit nė atdhe dhe vrasja e tij nga e shoqja Klitemnestra dhe i dashuri i saj Egisti. Ėshtė pa dyshim pjesa mė e bukur e trilogjisė, e mbushur me atmosferė dramatike e kontraste tė fuqishme pas tė cilave fshihet hipokrizia e Klitemnestrės, e cila e pret tė shoqin me nderime tė mėdha.
Nė njė vend tė tragjedisė "Agamemnoni", kori shpreh mendimin se "… drejtėsia shpesh ndriēon / dhe nė shtėpitė plot me tym./ Ku zemrat kanė pastėrti/ Ndėrsa pallatet veshur ar,/ Dorė e pėrlyer qė i sundon,/ Ajo kthen sytė e i braktis".
Idetė madhore demokartike e humane tė Eskilit shpalosen gjerė nė trilogjinė "Orestia" qė ėshtė njė nga gurėt mė tė ēmuar nė gjerdanin e letėrsisė botėrore. Gėtja tragjedinė "Agamemenoni" e ka cilėsuar "kryeveprėn e kryeveprave".


Edhe nė tragjedinė e dytė, "koeforet", (gratė qė ēojnė nė varre vajra, verė etj.) spikat thellėsia psikologjike e artit eskilian. Oresti vret tė ėmėn, Klitemnestrėn, dhe tė dashurin e saj Egistin, pėr tė marrė hakun e tė atit.
Por pėrpara se tė ngrejė shpatėn t'i bjerė, ai stepet nga fjalėt e sė ėmės qė kėrkon mėshirė: Ndalo, o bir, nderoje kėtė gji/ Pėrmbi tė cilin gjumi shpesh tė zł/ Tek qumėshtin qė ty tė rriti, thithje.


Nė pjesėn e tretė tė trilogjisė, nė "Eumenidet", rrihet ēėshtja rreth veprės sė kryer nga Oresti mėmėvrasės. Nė fillim na paraqitet hija e Klitemnestrės qė kėrkon shpagimin ndaj tė birit. Ajo u drejtohet Erineve, hyjneshave tė hakmarjes, qė mbrojnė ligjet e gjakut nga ana e nėnės (matriarkatin). Hija kėrkon t'i zgjojė nga gjumi dhe tė mos e braktisin, por ta mbrojnė. Nė mėnyrė metaforike, Orestin e mundon dhe pėrndjek ndėrgjegja e vrarė. Ky ėshtė dėnimi mė i madh pėr tė, qė as nė ferr nuk do t'i ndahet.
Por Oresti s'mbetet vetė, Ai ka nė anėn e tij hyun Apollon, qė mbron lidhjet e gjakut nga ana e babait, (patriarkatin). Nė debatin e flaktė qė ndizet midis Apollonit dhe Erineve, pėr tė ndarė ēėshtjen, thirret hyjnesha Atenė, e cila i nderon tė dy palėt. Ajo e ka tė vėshtirė tė vendosė vetė, prandaj fton gjykatėsit mė tė mirė ta drejtojnė gjygjin. Votat ndahen baraz, sa pėr Orestin aq edhe pėr Erinet. Atena votėn e saj e jep pėr Orestin. Dhe me kėtė Oresti ēlirohet nga pėrndjekja e Erineve.


Trilogjia "Oresita" shquhet jo vetėm pėr madhėshtinė e saj si vepėr arti, por edhe pėr pasurinė e ideve dhe problemeve tė rrahur nė legjendat e saj, pėrmes tė cilave tragjediani i madh u ka bėrė jehonė ngajreve dhe problemeve tė mprehta poliktike e shoqėrore nė periudhėn e vendosjes sė shtetit demokratik skllavopronar.
Eskili me tė drejtė ėshtė quajtur poeti i sė Drejtės, simbol i sė cilės nė mitologji ishte bija e Zeusit, hyjnesha Dike.
Ai ėshtė sa realist nė pasqyrimin e jetės, aq dhe romantik nė ėndrrėn e tij pėr njė jetė tė drejtė e tė virtytshme.
Eskili ėshtė artist i madh. Me figurat e personazheve tė fuqishėm e me gjithcka tė bukur e tė madhėrishme qė kanė veprat e tij, ai e ngriti tragjedin greke nė njė lartėsi tė paparė ndonjėherė. Gjenia e tij ndikoi shumė te Sofokliu e Euripidi. Nė veprėn e Eskilit gėrshetohet nė njė haromoni tė plotė tragjizmi me skena tė njė lirizmi tė hollė poetik.
Stili i Eskilit ėshtė i fuqishėm e i pasur me shprehje tė bukura, nė metafora e figura tė tjera tė guximshme, nė fjalė tė urta e aforizma, e sidomos nė fjalė tė pėrbėrė (kompozita). Shumė nga kėto dhe nga mjetet skenike, si hanxhari, qefini, fantazmat, hijet qė ngrihen nga varri, profecitė e formulat magjike, po nė rradhė tė parė forcat dramatike, veprimet dhe pasionet titanike tė heronjve na kujtojnė nė shumė anė tragjedianin e madh anglez Shekspirin pėr tė cilin Kadareja, vėren se nuk mund tė thuhet asgjė e sigurt se si do tė ishte ai pa Eskilin.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili .. Empty Re: Eskili ..

Mesazh nga Vizitor Fri Feb 19, 2010 10:37 pm

ik re se un keti ja kam shkruar veprat dhe lavderohet kot ..hahahah

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Eskili .. Empty Re: Eskili ..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi