♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nėnshtetėsia, Italia vendos sistem pikėsh. Greqia shton kėrkesat

Shko poshtė

Nėnshtetėsia, Italia vendos sistem pikėsh. Greqia shton kėrkesat Empty Nėnshtetėsia, Italia vendos sistem pikėsh. Greqia shton kėrkesat

Mesazh nga capkenja Fri Feb 12, 2010 10:32 pm

Dy shtetet fqinje dhe me mė tepėr emigrantė shqiptarė, tashmė kanė vendosur qė t'i ndryshojnė rregullat pėr nėnshtetėsinė dhe lejet e qėndrimit. Pavarėsisht shpresave pėr mė shumė liri, nė tė dyja rastet, qeveria greke dhe ajo italiane kanė vendosur t'i shtrėngojnė kriteret pėr emigrantėt
Greqia
Tė dy prindėrit emigrantė duhet tė jenė banorė tė ligjshėm dhe do tė nevojiten gjashtė vjet shkollė. Brezi i dytė i emigrantėve tė cilėt shpresojnė tė marrin nėnshtetėsinė greke, sipas ligjit tė ri tė propozuar nga qeveria, do tė kenė ligje mė tė ashpra sesa u trumpetuan nė fillim.
PASOK-u paraqiti projektligjin e rishikuar nė parlament dhe ku shpejt u vu re se disa nga kushtet pėr tė marrė nėnshtetėsinė janė shtrėnguar qė nė kohėn kur filloi konsultimi me publikun dhe kur u pėrfol se marrja e nėnshtetėsisė ishte shumė e lehtė. Sipas kritereve tė reja, njė fėmijė i lindur nė Greqi me prindėr emigrantė, duhet qė prindėrit e tij tė kenė qėndruar ligjėrisht pėr 5 vjet aty para se tė fitojė nėnshtetėsinė, ndėrkohė qė mė pare mjaftonte qė tė ishte i ligjshėm vetėm njėri prej prindėrve. Gjithashtu, fėmija duhet tė provojė se ka kryer gjashtė vjet arsimim nė shkollat greke nė krahasim me tre vjet qė u propozua fillimisht. Njė ndryshim i madh nga plani fillestar ėshtė se aplikuesit duhet tė kenė dhe letra rekomandimi nga tre shtetas grekė. Ligji i propozuar gjithashtu do tė lejojė brezin e dytė tė emigrantėve tė votojnė nė zgjedhjet lokale dhe tė jenė kėshilltarė bashkiakė pasi tė fitojnė nėnshtetėsinė dhe tė provojnė se kanė aftėsi tė mira tė greqishtes. Ministria e Brendshme bėn tė ditur se ky projektligj do tė lejojė 250 000 vetė qė tė votojnė nė zgjedhje pasi tė fitojnė nėnshtetėsinė. Ministri i Brendshėm, Janis Ragusis, u shpreh se ligji do tė zbatohet pėr ēdo emigrant qė ka qenė i ligjshėm qė nga janari i vitit 2005. Pavarėsisht kritereve tė rrepta tė projektligjit tė ri, Demokracia e Re sėrish kritikoi pėr tolerime. "Ēdo kriter i propozuar nga qeveria pėr emigrantėt ėshtė nė nivelin mė tė ulėt nė Evropė pėr tė fituar nėnshtetėsinė", u shpreh zėdhėnėsi Panos Panajotopulos. Ndėrkohė, kėshilli i kishės greke u shpreh se nuk besonte se projektligji do tė ndikonte efektshėm pėr zgjidhjen e problemit tė emigracionit nė vend.
Italia
Brenda 24 muajve, njė ekstrakomunitar duhet tė mėsojė italishten, tė mėsojė Kushtetutėn, tė regjistrohet nė sistemin shėndetėsor dhe t'i dėrgojė fėmijėt nė shkollė. Nėse do t'ia dalė mbanė, do tė fitojė 30 pikėt e nevojshme. Nėse do t'i afrohet kėsaj shifre, do tė pėrfitojė edhe njė vit shtesė. Nėse mbetet nė zero, do tė dėbohet. Kush dėnohet, edhe jo nė formė tė prerė, me njė dėnim jo mė pak se tre muaj do t'i hiqen tė gjitha pikėt dhe do tė largohet nga Italia. Ky ėshtė sistemi qė pas dy muajsh pritet tė hyjė nė fuqi nė Itali pėr emigrantėt nė rastet qė ata duhet tė marrin lejen e qėndrimit. Njė sistem i tillė pikėsh ėshtė propozuar nga ministri i Brendshėm dhe ai Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale nė Itali. Ministrat e cilėsuan atė si njė "marrėveshje integrimi". "Kemi diskutuar rregulloren, - u shpreh ministri i Brendshėm Maroni, duke u bazuar nė njė "marrėveshje integrimi" me emigrantin nė momentin e dhėnies sė lejes sė qėndrimit. Nė marrėveshje pėrkufizohen objektiva tė qartė qė duhen arritur nė dy vitet e vlefshmėrisė sė lejes. Mė pas do tė jetė njė vlerėsim prej njė paneli lidhur me arritjen e kėtyre objektivave. Nėse do tė jenė arritur, do tė bėhet rinovimi i lejes, nė tė kundėrt, do tė dėbohet". Ministri Maroni u shpreh se kjo do tė kontribuojė pėr tė arritur objektivin e njohjes sė gjuhės italiane, punės dhe shtėpisė. Marrėveshja e integrimit do tė zbatohet vetėm pėr lejet e reja tė qėndrimit dhe s'do tė ketė asnjė kosto pėr emigrantin. "Gjithēka do tė jetė nė ngarkim tė Ministrisė sė Brendshme, - tha ai. - Do tė kemi kėshtu nėn kontroll organizimin dhe do tė garantojmė njė standard pėr gjithė vendin". Marrėveshja ėshtė fryt i punės sė specialistėve tė Ministrisė sė Brendshme dhe tė Punėve Sociale dhe qė sė shpejti do tė hyjė nė fuqi. Marrėveshja nėnkupton njė kartė pėr emigrantin i cili duhet tė arrijė 30 pikė nė dy vjet. Pas dy vjetėsh shteti do t'i japė njė zgjatje prej njė viti dhe nėse akoma nuk ka arritur tė marrė pikėt minimale, nuk do t'i jepet leja e qėndrimit. "Marrėveshja thekson pėrgjegjėsitė, tė drejtat dhe detyrimet e personit. Parashikon detyrimin pėr t'u nėnshkruar nė shėrbimin shėndetėsor, tė mėsojė gjuhėn italiane dhe tė sigurojė njė edukim tė vazhdueshėm pėr fėmijėt e tij",- tha ministri i Brendshėm.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi