♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tumoret e trurit

Shko poshtė

Tumoret e trurit Empty Tumoret e trurit

Mesazh nga capkenja Wed Feb 10, 2010 7:43 pm

Tumoret e trurit paraqesin problem tė madh shėndetėsor nė kohėt e sotme pėr shkak tė vdekshmėrisė dhe invaliditetit tė lartė.
Dr Haxhi Avdyli- neurokirurg

Tumoret i trurit paraqesin njė shumim tė pakontrolluar tė qelizave anormale tė indit tė trurit si dhe cipave qė rrethojnė trurin. Ato mund jenė primare qė marrin rritėn nga vetė qelizat trunore ose janė metastaza tė migruara nga tumore tė tjera tė trupit. Tumoret primare tė trurit mund tė jenė beninje dhe malinje, por nuk zhvillojnė metastaza nė organe tjera. Nė tė shumtėn e rasteve ata zhvillohen nga indi lidhor nervor (glia dhe astrocite), por shpesh edhe nga cipat e trurit-meningjet.
Tumoret e trurit Brain-tumor
Tumoret beninje e shtyjnė indin pėrreth tyre, por nuk rriten brenda nė indin pėrreth dhe nuk zhvillojnė metastaza. Pėrbrenda kafkės mund tė rrisin shtypjen e trurit apo duke e penguar sistemin e qarkullimit tė likuorit. Pasi qė ato i shtyjnė dhe dėmtojnė strukturat, qė janė tė rėndėsishme pėr jetėn, ėshtė e vėshtirė dhe gabim tė flitet pėr beninjitetin e kėtyre tumoreve. Shembull pėr tumor beninj ėshtė meningeomi i cili pėrbėn deri 20 % tė tumoreve tė trurit. Megjithėse heqja totale dhe shėrimi i plotė i kėtij tumori ėshtė plotėsisht i mundshėm, lokalizimi mund tė jetė sfidė pėr neurokirurgun.
Tumoret e trurit Meningeom
Tumoret malinj rriten duke e infiltruar indin pėrreth tyre, kjo do tė thotė qė ėshtė e vėshtirė tė gjendet njė kufi i mprehtė ndėrmjet indit normal dhe tumorit. Pas njė operimi tė mundshėm mbesin pėrreth akoma qeliza malinje, tė cilat mė vonė shumohen dhe krijojnė sėrish tumor tė trurit (recidiv). Shembull pėr tumor malinj ėshtė glioblastomi, i cili fatkeqėsisht ėshtė tumori mė i shpeshtė nė tru deri 50%. Kėto tumore pėrveē operimit kėrkojnė edhe trajtim shtesė me rrezatim apo citostatikė.
Tumoret e trurit International-Neurosurgery
Varėsisht nga shkalla e zhvillimit dhe lokalizimit simptomat e tumorit tė trurit paraqiten si shenja fokale neurologjike varėsish nga lokacioni (si paralizė tė njėanshme tė trupit, paralizė tė nervave facial, ērregullime tė folurit e tė ecjes, humbje tė pjesshme tė shikimit etj.), epilepsi tė ndryshme dhe pasojat e rritjes sė shtypjes sė trurit si: kokėdhembja, vjellja, humbja e vetėdijes deri nė komė etj.
Simptoma tė tjera tė pacaktuara, tė cilat varėsisht nga lokalizimi mund tė pėrshkruhen si ndryshime nė personalitet dhe sjellje shoqėrore te lobi frontal, ērregullime hormonale te adenomat, ērregullime tė baraspeshės tė tumoret e trurit tė vogėl, etj.
Tumoret e trurit mė tė shpeshta janė gliomet tė kategorizuara me shumė nėnlloje tjera varėsisht nga lloji qelizave apo malinjiteti. Pastaj vijnė meningeomet dhe adenoma e hipofizės. Njė numėr paraqesin si metastazat e tumoreve nga organet jashtė kokės, si kanceri i bronkeve dhe kanceri i gjirit. Gjithashtu shpesh gjendet akustikus neurinomi me origjinė nga nervat kranialė.

Te fėmijėt, tumoret mė tė shpeshtė janė tumoret malinj tė quajtur medulloblastoma, tė cilat janė tumore primitive neuroektodermale dhe lokalizohen kryesisht nė tru tė vogėl.
Tumoret e trurit diagnostikohen mė sė miri me CT dhe MRT me kontrast.
Tumoret e trurit Gamma_machine
Terapia e tumoreve tė trurit varet prej lokacionit, madhėsisė, prej prejardhjes sė tumorit si dhe nga gjendja e pėrgjithshme e pacientit. Nė vend tė parė qėndron operimi i tumorit, e ndjekur nga rrezatimi dhe citostatikėt. Procedura e operimit nė kokė quhet kraniotomi apo hapje e ashtit tė kafkės me trepan. Pas heqjes sė tumorit, ky asht kthehet dhe fiksohet nė vendin e mėparshėm. Heqja e tumoreve tė hipofizės mund tė bėhet edhe transnazal pėrmes hundės. Pėrveē mėnyrės klasike sė operimit nė botė janė duke u zhvilluar edhe metoda tjera mė moderne si radiokirurgjia stereotaksike, gama knife etj.
Tumoret e trurit MetatasticBrainTumor_01
Tumoret e trurit Neuro1
Nė Kosovė edhe pėrkundėr kushteve jo aq tė mira, qe shumė vite po kryhen me sukses shumė operacione tė tumoreve. Por, fatkeqėsisht trajtimi radioterapeutik ende mungon pėr shkak tė mosfunksionimit tė Institutit Onkologjik.
Varėsisht nga malinjiteti, ndryshon edhe prognoza e pacientėve tė operuar. Tumoret e shkallės I dhe II e kanė prognozėn e mirė. Tumoret e shkallės III dhe IV edhe pse terapia ka pėrparuar shumė, kanė njė mbijetesė vetėm prej 1 deri mė 2 vjet. P.sh. te pacientėt e prekur nga Glioblastoma multiforme (qė pėrben 50% tė tumoreve tė trurit), jetėgjatėsia pas trajtimit me operim, rrezatim dhe citostatikė, shkon mesatarisht nga 6-18 muaj.Telegrafi
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi