♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės

3 posters

Shko poshtė

Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės Empty Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės

Mesazh nga MONDI Sat Jan 16, 2010 10:00 pm

Njė prej tyre shkencėtarėve nė kėrkim tė tė qeshurės ėshtė biologu
Profesor Carl Niemitz i Universitetit tė Lirė tė Berlinit. Pėr tė ėshtė
krejt e qartė se ku lind qeshja: “Pra, fillimin tė qeshura e ka
natyrisht nė tru. Sepse njeriut i vjen pėr tė qeshur pėr diēka. Pastaj
kalon tek buzėt dhe sytė.” Pastaj shihet tjetri nė sy, dhe ja kalon dhe
atij tė qeshurit. Pastaj bėhet njė frymėmarrje e thellė. “Buzėt hapen
shumė shpejt dhe nė tė njėjtėn sekondė, ėshtė marrė frymė dhe fillon e
qeshura. Qė do tė thotė se merret frymė nė mėnyrė tė ēuditshme:
“Hahaha” nuk ėshtė “Haaahaaahaaa”. Nuk hapet goja dhe pritet, por
gjithēka zhvillohet shumė shpejt. “Kur qeshet ajri del nga mushkėritė
me shpejtėsi 100 kilometra nė orė. Njeriu e nxjerr ajrin duke bėrė
njėra pas tjetrės disa nxjerrje fryme. Pastaj merret sėrish frymė
thellė.
Krahas mushkėrive, e qeshura vė nė lėvizje edhe muskujt, shpjegon
profesori biolog Carl Niemitz nga Universiteti i Lirė i Berlinit: “Pėr
shembull vetėm nė fytyrė lėvizin 40 muskuj. Pastaj fillojnė tė lėvizin
muskujt e kraharorit. 150 deri 200.” Disa njerėz pėrkulen nga pėrpara
kur janė nė kėmbė dhe qeshin. Kjo ndodh sepse disa muskuj zbuten kur ka
shpėrthyer e qeshura. Edhe muskulatura e organeve urinare tensionohet
dhe kėmbimi i lėngjeve rritet. Prandaj disa e bėjnė nė brekė kur qeshin
shumė. „Gjatė tė qeshurės gjithshka zhvillohet automatikisht. Dhe do tė
thotė qė e kemi nė gen, pra e kemi tė trashėguar prej miliona vjetėsh.
Shprehja jonė e fytyrės nga njėra anė, por edhe tonet qė nxjerrim kur
qeshim. Kėto janė tė lindura.” Njerėzit nė gjithė botėn qeshin me zė
pas muajit tė katėr tė lindjes, pa ja mėsuar njeri tė qeshurėn. Por,
ata nuk qeshin njėsoj nė ēdo moshe, thotė studiuesi i tė qeshurit Carl
Niemitz. Kur janė tė rritur njerėzit qeshin mė pak, pothuajse 20 herė
nė ditė dhe kur janė fėmijė tė vegjėl gati 300 herė nė ditė.

Por
e qeshura e fėmijėve ėshtė e qeshur krejt tjetėr, nga e qeshura qė
bėjnė njerėzit kur kėnaqen me njėri tjetrin. Me tė qeshurėn e tij
fėmija i vogėl do tė thotė: ‘Unė jam i mirė, jam i dashur, ji dhe ti i
dashur me mua.” E qeshura e njė fėmije ėshtė njė gjest qetėsues. Ky
gjest jepet nga natyra. E qeshura e shpeshtė lehtėson integrimin nė
grup. Fėmijėt e vegjėl qeshin edhe kur luajnė: “Fėmijėt qė nuk shkojnė
nė shkollė qeshin shumė kur luajnė me njeri-tjetrin. Me kėtė ata duan
tė thonė se janė shokė, se e duan njėri-tjetrin.” Kėtė mėnyrė tė
sjelluri njėrezit e kanė fituar prej miliona vjetėsh. Ky ėshtė
pėrfundimi qė kanė arritur gelotologėt nga vėshgimet e tyre, si ato qė
ka bėrė Professor Niemitz tek majmunėt e kopshtit zoologjik nė Berlin.
Ai i ka studiuar dhjetė vjet me rradhė kafshėt, dhe ka parė sidomos :
“Kur luajnė me njėri tjetrėn, ato kanė tė njėjtėn shprehje fytyre si
tek njeriu. Njė fytyrė tė qeshur, ku shihen edhe dhėmbėt. Gjatė kohės
qė luajnė ata qeshin dhe marrin frymė nė mėnyrė ritmike. Dėgjohet
kėshtu: Hehehe.

” Majmunėt mund t`i japin shprehjen e qeshur
fytyrės, sepse i kanė muskujt e nevojshėm pėr kėtė. Arinjtė, pėr
shembull, nuk mund tė qeshin sepse nuk kanė muskujt e duhur. Tė qeshėsh
sė bashku do tė thotė shoqėrim. Prandaj “servilosen” nganjėherė fėmijėt
e rritur ose tė rriturit qeshin edhe kur nuk ka gjė pėr tė qeshur:
“Nėse pėr shembull, Kryetari i Bashkisė tregon ndonjė shaka, atėherė
qeshin tė gjithė burrat qė e rrethojnė.” Por kjo ėshtė njė gjė qė mund
tė shihet. Kėtė eksperiment ne e kemi bėrė fillimisht nė Universitet
dhe kemi parė se nėse njėri nuk qesh menjėherė, atėherė tjetri mendon:
“aha, ky ėshtė duke u menduar a do apo jo tė qeshė.” Dhe ata qė qeshin
sa pėr mirėsjellje qeshin shumė pak. Fytyra e tyre nuk ndryshon shumė.”
Testet kanė treguar se shumica e njerėzve i dallojnė tė qeshurat
artificiale nė mėnyrė intuitive. Por nėse pyetet, se nga e dallojnė
atėherė testuesit nuk dinė tė japin pėrgjigje tė saktė. Kjo sepse e
qeshura ėshtė njė sjellje e pandėrgjegjshme, qė njohja nėse ėshtė e
vėrtetė apo artificiale bėhet nė nėnndėrgjegje. Karakteri i
pandėrgjegjshėm i tė qeshurit e forcon njė grup nga brenda dhe shėrben
si armė e grupit kundėr atyre qė nuk bėjnė pjesė nė grup: „Pėr shembull
dikush hyn nė derė sepse ka dėgjuar tė qeshura nė dhomė dhe pyet,
“Ēfarė ka pėr tė qeshur?” Dhe ata qė janė nė dhomė thonė: „Asgjė,
kėshtu kot.” Atėherė ai mendon, qė ata qė ndodhen nė dhomė nuk duan tė
qeshin me tė, nuk duan ta bėjnė atė pjesė tė grupit. E qeshura mund tė
pėrdoret edhe pėr tė vendosur kufijtė. Kjo ėshtė diēka qė mund ta bėjnė
vetėm njerėzit.” Pra e qeshura nuk ėshtė vetėm pozitive. Pėr njerėzit e
qeshura ėshtė e rėndėsishme sepse ajo i ndihmon ata qė tė dallojnė
miqtė dhe armiqtė. Por nganjėherė qeshet edhe vetėm pėr kėnaqėsi.
Prandaj majmunėve tė vegjėl dhe fėmijėve u pėlqen tė gudulisen.

(D.W)
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės Empty Re: Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės

Mesazh nga CLICHE' Fri Oct 12, 2012 4:15 am

Buzėqeshja fut gėzim brenda pragut tė derės e kėnaqėsi nė marrėdhėniet njerėzore. Ajo ėshtė formula e miqėsisė.
Ėshtė e pamundshme tė blihet,tė lypet,tė huazohet apo tė vidhet sepse buron nga zemra!!
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės Empty Re: Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės

Mesazh nga Ylli Fri Oct 12, 2012 7:20 am

Buzeqeshja e lumturon njeriun qe buzeqesh dhe ate qe i drejtohet buzeqeshja.
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės Empty Re: Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės

Mesazh nga Vizitor Thu Nov 29, 2012 5:12 pm

ehe ata qe qeshin me gjith zemer qajn me shum ne heshtjen e tyre

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės Empty Re: Nė kėrkim tė misterit tė sė qeshurės

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi