♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aurela Gace: 24 ore nga jeta e nje gruaje

Shko poshtė

Aurela Gace: 24 ore nga jeta e nje gruaje Empty Aurela Gace: 24 ore nga jeta e nje gruaje

Mesazh nga Barbi Fri Jan 15, 2010 10:43 am

Aurela Gace: 24 ore nga jeta e nje gruaje


Aurela Gace: 24 ore nga jeta e nje gruaje Aurela_gace
Midis Shqipėrisė dhe Amerikės. Ka kohė qė jeton kėshtu e ndarė mė dysh apo mė mirė e bashkuar. Nė fillim qėndroi gjatė pa e kthyer kokėn, por nuk mundi tė vazhdonte. Fundja gjėrat e rėndėsishme kėndej, e thėrrisnin. Dhe s’mund tė ishin pak. Nuk ishte fjala thjesht dhe vetėm pėr familjen, prindėrit, tė afėrmit apo miqtė. Skena shqiptare s’mund tė mos e joshte. Kėtu kish njohur apogjeun. E kishin vlerėsuar, tejet madje, dhe ajo e kish shijuar pa masė vlerėsimin. Kish ndjerė, padyshim, edhe gėrvishtje shkaktuar nga shkopinj nėn rrota. Po, ku nuk ėshtė kėshtu? Askund. Ndaj dhe Aurela Gaēe, s’mund t’i rendisė tė kėqijat e vogla. Thjesht i shpėrfill. Sepse s’munden ato tė mbizotėrojnė pozitivitetin qė i ka falur Shqipėria me gjithė publikun kėtu. Pastaj ajo di mirė ti vėrė nė peshore gjėrat e tė shohė ē’peshon mė rėndė. E meqė ėshtė kėshtu, ndjeu se peshonte malli, nevoja pėr ty kthyer. Ndaj dhe ka kohė qė bėn vajtje -ardhje, angazhohet me ndonjė projekt, bėn ndonjė kėngė, ngjitet nė skenėn shqiptare, ikėn e mandej rikthehet sėrish. A nuk ishte nė verė nė Shqipėri? Dhe qėndroi gjatė madje. Dhe ja ku erdhi sėrish. Dhe do tė rikthehet shumė shpejt. Mesa duket ėshtė ideale ky bashkim “brigjesh” pėr tė.
…Gjithsesi, kėtė herė kėngėtarja e mirėnjohur shqiptare nuk do tė flasė as pėr amerikėn e as pėr Shqipėrinė. Do tė rrėfejė 24-orėshin e saj standard…

-Nė ē’orė e vini zilen… kur fillon dita juaj ēdo mėngjes?
Ditėt e mija nuk kanė ngjashmėri me njėra tjetrėn. Edhe sepse nuk kam angazhime tė cilat duhet t’i pėrmbush nė orare tė caktuara, kėshtu qė, nuk ka pse tė kem zile zgjimi. Natyrisht qė nė raste tė caktuara ndodh ta pėrdor. Ky rritėm i fillim ditės ėshtė i vlefshėm pėr tė dy vendet ku jetoj, Amerikė dhe Shqipėri. Kėtu pėrpiqem tė mos e marr shumė ngadalė pėr tė shfrytėzuar kohėn qė qėndroj pėr tė takuar miq.
-Pėrgatitja e pėrditshme pėr tė dalė nga shtėpia, nė shoqėrinė e emisioneve televizive tė mėngjesit, muzikė… ēfarė ka nė sfond?
Sė pari, me tė hapur sytė, pi dy gota tė mėdha me ujė dhe nė kėtė moment nuk ka asgjė nė sfond… mė pas, pak muzikė nė mėngjes ėshtė zgjedhja e duhur.
-Cila ėshtė marrėdhėnia juaj me shtypin? A i lexoni gazetat? Cilat janė rubrikat qė ju interesojnė?
Jam nė korrent mė tepėr nėpėrmjet atyre qė dėgjoj tė thuhet mes njerėzve apo diskutimeve tė ditės. Pėr shkak edhe tė fushės qė i pėrkas, syri mė kap mė shpejt faqet kulturore nėse ka diēka qė mė tėrheq.
-Kafja e parė e ditės jashtė? Si e shijoni, ku e shijoni, nė shoqėrinė e kujt?
Kur jam kėtu, nuk ka ndonjė vend tė pėrhershėm tek i cili tė shkoj ēdo mėngjes. Nė varėsi tė personit tė cilin do takoj, vendoset edhe kafja. Atje mė shpesh preferoj ta pi me time motėr apo ndonjė mikeshė.
-Dreka, njė rit familjar apo pjesė e orarit tė punės?
A vlen tė jetė diēka e mesme?! Siē po shoh gjithēka qė mė ndodh ėshtė nė varėsi tė rastėsisė sė ditėve dhe tė intensitetit tė punės sė secilės prej tyre. Sė pari sasia e ushqimit ėshtė e kufizuar. Picėn time tė dashur mundem ta konsumoj shumė rrallė. Nė Tiranė pėrpiqem qė tė drekoj shpesh me familjen pėr tė qėndruar mė gjatė me ta. Herė tė tjera mė gjen nė restorant ndoshta me ndokėnd qė duhet tė bėj njė bisedė pune apo ndonjė mikeshėn time.
-Gatuani?
A jo mė vjen keq, nuk bėn pėr mua kjo punė.
-Cila orė e pasdites ju gjen nė shtėpi?
Varet nga dita, mund tė ketė prej tyre qė nuk kthehem fare pėr shkak tė udhėtimeve tė vazhdueshme qė mė duhet tė bėj.
-Cili ėshtė argėtimi juaj i preferuar orareve tė pasdites apo i orėve tė para tė mbrėmjes?
Pjesė tė argėtimit konsideroj edhe orėt e pėrditshme tė palestrės tė cilat mė janė kthyer nė domosdoshmėri, kėto i pėrkasin kryesisht pasdites por nuk kanė orar tė mirėpėrcaktuar. Pastaj gjatė darkave preferoj ato jo shumė tė zhurmshmet duke qenė se pjesė e zhurmės mė qėllon tė jem jo pak herė, madje nė qendėr tė saj. Kėshtu qė njė darkė e lehtė shoqėruar me njė gotė verė tė mirė do ishte zgjedhja optimale.
-Ē’marrėdhėnie keni me shoping-un? Ē’kohė tė ditės apo ē’ditė tė javės i kushtoni?
Kjo po qė ėshtė punė pėr mua, ndryshe nga gatimi. Mė pėlqen shumė tė dal pėr shoping, tė jem nė korrent tė tendencave tė reja, ngjyrave apo modeleve dhe natyrisht mė pėlqen tė bėj tė mijat ato qė mė tėrheqin. Pėrpiqem ta frenoj pak veten qė tė mos “dėmtohem” shumė por jo gjithmonė ia dal. Meqenėse oraret nuk ishin tė pranishėm nė ditėt e mija, as shoping-u nuk ka si tė bėj pėrjashtim.
-Cilat janė angazhimet tuaja tė paragjumit?
Mė e zakonshmja ėshtė tė marurit me veten, rikthimi nė gjendje natyrale i fytyrės.
-Nė ē’orė e fikni dritėn e abazhurit tė komodinės?
Ka nga ato net kur kjo nuk ėshtė nė dorėn time, nė rastin e koncerteve. Rikthimi nė shtėpi nė tė tilla raste ėshtė aq i mirėpritur sa qė drita fiket nė momentin mė tė parė tė mundshėm. Po pėr shkak tė kėtij regjimi, edhe kur nata nuk ėshtė e ngarkuar, nuk mundem tė fle herėt.

Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi