♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nene Tereza nė pullat postare amerikane

Shko poshtė

Nene Tereza nė pullat postare amerikane Empty Nene Tereza nė pullat postare amerikane

Mesazh nga Barbi Wed Jan 13, 2010 11:22 am

Pullat postare, me tė cilat amerikanėt do tė mbyllin korrespondencėn e tyre, do tė kenė imazhin e Nėnė Terezės. Shėrbimet Postare tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės kanė njoftuar se nė serinė e re tė pullave qė do tė stampojė ky institucion, mes figurave tė njohura tė kinemasė dhe sportit amerikan, do tė jetė edhe nobelistja pėr Paqe, Nėnė Tereza.



Sipas shtypit amerikan, me anė tė kėtij veprimi, shėrbimi Postar amerikan nderon Nėnė Terezėn, e cila mori Ēmimin Nobel nė vitin 1979, pėr punėn e saj humanitare. Pulla postare do tė mbajė portretin e Nėnė Terezės, tė pikturuar nga fituesi i shumė ēmimeve, artisti Thomas Blackshear II.



E njohur pėr pėrkushtimin dhe dhembshurinė pėr njerėzit e vuajtur dhe tė varfėr, kjo grua shtatvogėl, qytetare nderi e SHBA-sė, i ka shėrbyer njerėzve nė nevojė nė Indi dhe nė gjithė botėn, pėrgjatė 50 viteve. Figura e saj, pėrulėsia dhe respekti qė kishte pėr qenien njerėzore, pa pėrjashtim, ka frymėzuar shumė njerėz tė ndjekin rrugėn e saj, nė ndihmė tė njerėzve tė varfėr.



Kur murgesha me origjinė shqiptare mori ēmimin Nobel, njė ndėr tė shumtit qė ajo mori gjatė jetės sė saj, ajo u shpreh: “Nė emėr tė tė varfėrve, tė tė uriturve, tė tė sėmurėve dhe tė vetmuarve” dhe bindi organizatorėt qė paratė qė do tė pėrdoreshin pėr banketin ceremonial, t’ua dhuronin tė varfėrve.



E respektuar nė tė gjithė botėn, ajo bindi njerėz tė biznesit dhe krerė shtetesh tė ofronin ndihma financiare dhe kohėn e tyre nė ndihmė tė njerėzve nė nevojė. Ish-Presidenti, Ronald Regan e nderoi atė me “Medaljen e Lirisė” nė vitin 1985. Nė tė njėjtin vit ajo filloi punėn mes tė prekurve me AIDS nė SHBA e nė gjithė botėn.



Nė vitin 1996, ish-presidenti Bill Clinton dhe Kongresi amerikan i japin Nėnė Terezės qytetarinė amerikane. Njė vit mė vonė Kongresi amerikan e nderoi atė me “Medaljen e artė” pėr kontributin e saj humanitar.


Panorama Plus
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi