♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur rendet pas njeshit harrohen zerot..

3 posters

Shko poshtė

Kur rendet pas njeshit harrohen zerot.. Empty Kur rendet pas njeshit harrohen zerot..

Mesazh nga bigbeng Sun Jan 10, 2010 9:29 pm


A ka demokraci nėse "bie" BERISHA?





Njė pyetje makthi pėr ata qė duan vetėm "njė-shin" dhe harojnė "zero"-t

Kriza
qė ka mbėrthyer politikėn shqiptare ėshtė njė krize tipike e fqinjėve
tanė perėndimorė : Italia. Zonja Topalli e sapokthyer prej andej tha se
"Italia na mbėshtet dhe habitet me krizėn tonė ..." Ndėrkohė ,
udhėheqsi i lavdishėm Berisha nga Europa ose "Moska e Enverit" deklaron
se "tė gjithė janė me ne" pėrvec Edi Ramės..."

Unė qė jetoj
mijra kilometra larg, pėrpiqem t'i "pėrtyp" kėto budallallėqe tė
politikės shqiptare. I pėrtyp, por nuk mund t'i kapėrdij dot, nuk mund
t'i pranoj kėto cmenduri tė kėtij shekulli dhe nė heshtje them: "Shyqyr
qė nuk jam aty...". Por aty pėr aty, ndėrroj mendje. Se unė nuk jam
aty, jam qytetar amerikan, por miqte e mi janė po aty, fisi im jeton po
aty, i torturuar nga "devollicja" e politikės shqiptare. Kėrkoj tė gjej
dicka magjike ta thyej rutinėn vrasėse sė fjalimeve nė Tiranė, por e
kam shumė tė vėshtirė , e kam tė pamundur...Sepse po t'u them se kėtu
ku jetoj, unė nė se im bir nė shkollė thyen njė rregull dhe fyen dikė ,
unė duhet tė shkoj nė gjyq, duhet tė paguaj njė avokat qė tė mbroj tė
drejtėn time dhe tė fėmijės ...Nė se kėtu, shkel ligjin, Amerika tė
kthehet nė njė "ferr" pa fund...
Solla shembuj kalamajsh qė secili qė ka "shkelur" rrugėn qė quhet familje, i kupton fare qartė .
Po
sot nė Tiranė kur politika ėshtė kthyer nė "lodėr ēiliminjsh" si ėshtė
e mundur tė menaxhohet jeta me adoleshentė nė familje? Si prindi mund
tė sjellė njė shembull qė fėmija mund tė mėsojė ? Se, le tė jemi
realistė. Nė kohėn e diktaturės, ishin ca shembuj vulgarė por tė qartė
: Mos kalo kufirin se ndėshkohesh! Mos shaj partinė se futesh nė burg!
"Jemi diktatura e proletariatit"...E zeza mbi tė bardhė...

Thjesht,
por qartė . Moral i mbrapshtė , por ishte "moral i kohės". Ishte koha e
"diktaturės sė proletariatit". Brezi i ri mbase nuk e kupton ose e
keqkupton, por nė atė kohė vetė dikatatori Enver Hoxha mbante fjalime
nė kongrese dhe bėrtiste:"Diktatura e proletariatit ėshtė demokraci e
vėrtetė ". Dhe ne duartrokisnim dhe heshtnim. Tė gjithė ata qė thonė se
ne flisnim kundėr gėnjejnė . Ne, tė gjithė heshtnim dhe
duartrokisnim... Jam i sinqertė kur shkruaj kėto radhė . Po sot, a po
bėjmė tė njėjtėn gjė?!

Po sot? Gati 20 vjet demokraci dhe ne
sėrish ndjekim njė "udhėheqės" pa ideolologji dhe elementėt thelbesorė
tė demokracisė qė janė: tolerancė , kulturė , dialog. Vetė Sali Berisha
ėshtė njeriu nė monolog nė kėto 20 vjet. Ai vetėm bėn monolog me
vetveten dhe partinė e vet. Ai bėn monolog me veten e vet dhe qeverinė
"servile", ministrat servilė, qė ashmė kanė "bekimin" e njeriut mė tė
neveritshėm Ilir Meta. Si dikur Ramiz Alia, ai dėshiron vetėm "tė mbajė
fjalime"...Dhe Ilir Meta e duartroket. Dhe "sojsėzi" Meta thotė "nė
Shqipėri nuk ka krizė..."Si dikur kur Ramiz Alia thoshte: "Shqipėria
nuk ėshtė as lindje as perėndim..." Si dikur kur qindra njerez vėrshuan
ambasadat dhe ne nuk "shihnim krizė"

...O njerėz, zgjohuni pėr
vehten tuja dhe familjet tuaja. Zgjohuni pėr atė Shqipėri fakteqe qė
unė e lashė por mos e lini ju qė nuk keni ku shkoni...!
Lufta pėr
pushtet ėshtė "jeta a vdekje" nė Tiranė . Dhe unė i kuptoj qartė
interesat qė "frymėzojnė" politkanėt tanė majtas apo djathtas,
sidoqoftė , ėshtė koha tė jemi realistė . Nė demokracinė e Shqipėrisė
nuk ka mė vend pėr ish-komunistė si Sali Berisha. Berisha nuk kupton se
ai e ka kryer misionin: Pėrmbysi komunizmin enverian. (Nė fakt jo ai,
por tė gjithė ne). Por le t'ja japim kėtė meritė historike Sali Ram
Berishės, sepse e meriton edhe pse u fsheh bukur si ish-komunist nėn
pardesynė e bardhė tė Azem Hajdarit apo Gramoz Pashkos. Turp pėr kėtė
monstėr qė do ta krahasonte Azem Hajdarin me Rita Markon... Por le tė
jemi koshientė : Berisha ka meritė nė pėrmbysjen e madhe. Ai ka qėnė
faktor edhe pse diti tė na shfrytėzonte bukur tė gjithė neve qė vėrtet
nuk duronim atė diktat tė byrosė sė mplakur... Ka shumė njerėz qė
kuptojnė misionin, e realizojė atė dhe ikin... Ikin qė t'i thėrrasė
historia. Por si shpjegohet qė nuk kemi njė ikje pėr t'u "thirrur" nė
Tiranė ? Pse njerėzit nuk e kuptojnė se kane njė mision nė njė kohė ta
cakuar dhe duhet tė "ikin"!
Unė mendoj se ky ėshtė mentaliteti
enverian i kohės qė kapėrcyem tė cilėn Berisha ende e sheh si "kohė
lavdie". Ai nė mėnyrėn mė idjoteske cirret nė parlament se "u rrėzova
baballarėt, u rrėzova edhe juve...". Dhe me sė fundi flet pėr bandat
"punisto-mafioze". Unė nuk kam parė ende njė udhėheqės kaq monstruoz sa
Sali Berisha. Ai ėshtė gati tė thotė se "jam demokracia" kur vetė kjo
fjalė nėnkupton tė tjerėt para individit nė pushtet. Dhe mė vjen aq keq
qe nuk ka forca ta flakin njė "djall" tė politikės" sic ėshtė Berisha.
Ai kėrkon konflikt dhe e krijon, ai shpik fjalė dhe i pėrsėrit
"kriptokomunist", "mafiozo-punist", "mafia e ballkanit"...

Oh
zot! Sa lojė e dhimbshme! Zoti Kryeministėr! Cfarė bėre pėr 4 vjet pėr
ta luftuar kėtė "mafie ballkanike" qė "pastron para" nėn hundėn tėnde
pėr 4 vjet nė pushtet? Pse nuk reagove ndaj saj pėr 4 vjet, por tani ja
u ofron shqiptarėve si "gogol" si dukur ofroje "kriptokomunistėt" e tu?
Qetsohu, kreu i qeverisė dhe mendohu para se "mban falime"! Tė lutem,
bashkėkombasi im, mos luaj me atė popull fatkeq. Ti je dėshmitar se
Hoxha jotoi 40 vjet ne "parajsėn komuniste" dhe shkoi ku shkoi, Zogu
luajti dhe mbretėroi dhe shkoi ku shkoi... Po ti bashkėkombasi im, a
beson se jemi tė barabartė ? A beson se cdo shqiptar meriton tė jetė i
barabartė dhe i trajtuar barazisht nga ligji dhe qeveria? Pse unė
ndihem kaq i barabratė nė SHBA dhe po te vi aty do tė jem "mes
ulkonjave" sepse nuk mund tė pajtohem me mėnyrėn se si qeveris dhe
dikton Sali Berisha?

Nėse nesėr "bie" Berisha 2, a do tė thotė
se u "shemb" e "varros" demokracia nė Sshqipėri? Jo! Rėnia e qeverive
ėshtė pjesė e procesit demokratik, dmth se populli nuk ėshtė i kėnaqur
teston serish vullnetin e vet. Nė kohėn e Enverit nuk "binin qeveritė"
, nė demokracitė evropiane "rėniet e qeverive" janė normale. Hidhi njė
sy Italisė! Sa qeveri jane rrėzuar dhe krijuar? Dhe nėse do tė shkosh
nė Europė, bėju si ajo, respekto kundėrshtarin politik. Mos shaj me
"nėnė e babė" si dikur nė bjeshkėt e tua...
Nuk kam asnjė pasion
politik, edhe pse Sali Berishėn e kam parė pėrherė nė mėnyrė skeptike.
Nuk i kam besuar, mė ėshtė dukur dhelparak, i pabesė , diktator "me mu,
ose kundėr meje", "Demokrat ose armik"... Por nuk janė kėto gjykime qė
me shtyjnė tė shkruaj: Pyetja ime ėshtė e thjeshtė : A jeton demokracia
nė Shqipėri nėse "bie" Berisha? Unė them se po. Demokracia nuk ėshtė
njė monopol partiak, ajo ėshtė njė monopol i sė vėrtetės. Dhe unė
pėrgėzoj nė kėtė progres tė Shqipėrisė tė gjithė njerėzit e biznesit,
le ta nis nga Koēo Kokėdhima, Dulaku, Taēi, Uldedaj, Malaj dhe sa e sa
tė tjerė ... Biznesi ėshtė ajo shtyllė vitale ku mbahet njė shoqėri dhe
askush nuk ka tė drejtė ta viktimizojė njė biznes si "prokuror"kur
realisht ėshtė udhėheqės politik...

Njerėz: Mos harroni kėtu e
25 vjet mė parė, kur vdiq Enveri disa thanė : "Iku Shqipėria. Na hėngri
gjarpri..." Jo. Shqipėria u bė mė e bukur qyshkur Enveri vdiq. Fitoi
lirinė . Shqipėria do tė bėhet sėrish "nuse" nė se njė ish-komunist do
tė detyrohet tė dalė nė "penison"...

I dashur Sali Berisha!
Unė
qė shkruaj kėto radhė , nuk jam armiku jot. Tė dua si njeri dhe
shqiptar. Tė admiroj pėr vullnetin politik qė dole nga "varri politik"
dhe u bėre sėrish udhėheqės i shqiptarėve. I fute nė NATO. Tė lumtė ,
ėshtė meritė . Kėrkon ti futesh nė BE. Bravo! Por leri ca punė tė
tjerėve. "Trimi i mirė, me shokė shumė " thotė njė fjala jonė nga
Jugut. (edhe nga Veriu thonė kėshtu). Unė ika nga Tirana sepse ti u
ēmende pas pushtetit tėnd presidencial mė 1997. (Sot nuk ndihet njė
pushtet presidenti. Thjesht njė kukull Saliu. Sa mėkat!). Tė jam
"mirėnjohės" pėr atė ēmenduri se mė bėre tė ikja. Tani, qė jam larg dhe
larg dhunės tėnde kryeministrore, dua tė tė them vetėm njė gjė: Magjia
e Amerikės nuk janė thjesht Presidentėt, por individėt e lirė , qė
qeveria e ka vėshtirė t'i pėrdhunojė sepse i mbron ligji... Tė lutem,
si i ikur: Jepu njerėzve atė qė meritojnė : lirinė dhe barazinė para
ligjit. Ti je thjesht njė nėpunės i lartė, qė tė kanė punėsuar shumica
shqiptare. Tė lutem sillu si shėrbėtor i atij populli, jo si mbret dhe
diktator. Unė tė garantoj njė gjė, nėse ti ik nesėr, ose "bie", ose
larg qoftė vdes nga Zoti, populli shqiptar nuk do tė kthehet kurrė nė
komunizėm... Kėtė sė paku nuk do tė lejojmė ne qė jemi miliona jashtė
dhe s'ka burrė nėne tė kthejė konunizmin nė Shqipėri. Ju e dini kėtė
shumė mirė , por luani njė lojė tė hidhur dhe jo tė ndershme. Mos harro
armiku jot politik Edi Rama, ka qėnė i "sėmurė epileptik" kundėr
komunizmit. Unė kurrė nuk besoj se ai sjell komunizėm nėse tė
zėvendėson ty nė pushtet. Do tė jetė thjesht njė rrotacion, i dashur
kryeministėr Berisha, qė ti nuk duhet t'i frikesh, nė se populli voton
njė vullnet tė tillė . Kėsaj i thonė : Demokraci!

Shefqet MEKO
Minneapolis SHBA




Une mendoi dhe besoj se ne thellesi te shoqerise shqiptare ka zera revoltues dhe extreme.Po nje gje eshte e sigurte:Demokracia eshte e drejta e gjithsejcilit per te mos qene i kenaqur me qeverisjen.Ky eshte thelbi i progeresit ne nje shoqeri te lire.....



Bigbeng........-Estilen




bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kur rendet pas njeshit harrohen zerot.. Empty Re: Kur rendet pas njeshit harrohen zerot..

Mesazh nga capkenja Sun Jan 10, 2010 9:45 pm

E lexova te gjithe shkrimin dhe ishte nje shkrim me shume kuptim dhe shum demethenes.Me vjen keq per popullin tone qe nuk kerkojn e te drejtat e tyre,por dine te dalin dhe te brohorasin vetem kur partite e ndryshme mbajne fjalime dhe kjo eshte nje vazhdimesi e komunizmit,ate rruge ndjekim akoma!
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kur rendet pas njeshit harrohen zerot.. Empty Re: Kur rendet pas njeshit harrohen zerot..

Mesazh nga dajti i modh Sun Jan 10, 2010 11:08 pm

he mer vlla po kujt ti thuash merr vesht SALI BERISHA .. lol!
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kur rendet pas njeshit harrohen zerot.. Empty Re: Kur rendet pas njeshit harrohen zerot..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi