♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės

2 posters

Shko poshtė

Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės Empty Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės

Mesazh nga capkenja Sun Jan 03, 2010 11:59 am

E gjithė ultėsira veriperėndimore e vendit gjendet nė ujė. Mijėra banorė janė tė rrezikuar, pasi ujė ka vėrshuar nė banesat e tyre, qė nga mbrėmja e sė dielės. Shkak janė bėrė reshjet e shumta qė kanė ēuar mandej nė hapjen e portave tė hidrocentraleve. Ndėrkohė, raportohet edhe pėr njė baticė deti nė Shėngjin.
Pėrmbytjet
Rreth 35 ha tokė bujqėsore nė zonėn e Nėnshkodrės ėshtė nėn pushtetin e ujit si pasojė e reshjeve tė ditėve tė fundit dhe hapjes sė portave shkarkuese tė hidrocentraleve tė kaskadės sė Drinit. Fshatra tė komunave Ana e Malit, Berdicė, Dajē, Velipojė etj., janė mė tė prekurit, pasi toka bujqėsore ėshtė mbuluar nga uji. Fryrja e lumenjve Drin e Bunė dhe hapja e tunelit tė shkarkimit nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės, ose ajo qė njihet me emrin porta e Zadejės ka sjellė situatė emergjence nė zonėn e Nėnshkodrės. Gjatė natės sė tė hėnės dhe dje gjatė gjithė ditės, Shtabi i Emergjencave Civile nė Prefekturė dhe drejtori i Pėrgjithshėm i Emergjencave Civile, Alfred Olli kanė qenė tė pranishėm nė zonėn e Nėnshkodrės, ku kanė monitoruar situatėn dhe marrė masat e nevojshme nė rast se pėrmbytjet do pėrfshinin dhe banesat. Gjatė paradites sė tė hėnės ato kanė inspektuar tė gjitha zonat qė konsiderohen si pika tė rrezikshme dhe janė takuar me banorėt qė kan shprehur kėrkesat e tyre lidhur me sigurinė nga mos pėrmbytjet.
Banorėt
Banorėt e fshatit Mushan nė komunėn e Dajēit, i kanė kėrkuar autoriteteve njė fadrome nė fshatit tė tyre, pėr tė ndėrhyrė nė rast nevoje, pasi argjinatura e lumit Buna ka probleme amortizimi. "Kjo argjinaturė ėshtė ndėrtuar mė 1964 dhe ka pasur rikonstruksione tė pjesshme. Mė 2004 e pranverė 2005 kemi pasur shumė pėrmbytje", thonė ata. Sipas banorėve tė zonės sė Nėnshkodrės, ata lajmėrohen kur hapen portat, por sugjerojnė qė shkarkimet e ujit tė bėhen pjesė-pjesė e jo tė gjitha njėherėsh. Dėmet nė kėto zona ishin shumė tė mėdha. Aktualisht, porta e shkarkimit nė hidrocentralin e Vaut tė Dejės ėshtė e mbyllur dhe mėgjithatė nėn zonat e banuara nė brigjet e lumit Drin janė tė shumta banesat e pėrmbytura bashkė me disa qindra hektarė tokė tė futur nėn ujė.


Lezhė, deti u hyn nė shtėpi banorėve


Problematike pėr sa i pėrket pėrmbytjeve mbetet edhe zona e Lezhės, ku ditėt e fundit qindra shtėpi e mijėra hektarė janė nėn ujė. Mėsojmė se hapja e portave tė hidrocentralit tė Ulzės dhe tė Shkopetit ka ndikuar nė rritjen e nivelit tė ujit, por nuk ka qenė ky shkaktari i pėrmbytjeve. Sipas banorėve uji qė ka vėrshuar nė banesat dhe tokat e tyre ka qenė ujė me kripė, pra ujė deti. Sipas emergjencave civile, pėrmbytjet nė zonėn e Lezhės kanė ardhur si pasojė e baticės sė detit, mbrėmjen e sė dielės. Uji qė ka vėrshuar nė tokat e mbjella i ka shkatėrruar totalisht ato, pasi aktualisht ka rreth njė metėr ujė mbi tokė nė gjithė kėtė ultėsirė. Nėpėr banesa disa pajisje janė prishur, ndėrkohė qė sipas fshatarėve mjaft problem janė edhe bagėtitė qė kanė mbetur pa ushqim, pasi janė kalbur grazhdet qė ata kishin grumbulluar pėr to. Ndėrkohė prurjet e shumta tė ujėrave kanė dėmtuar shtyllat elektrike, tė cilat furnizonin me energji hidrovorin, qė ėshtė jashtė funksionit, duke bėrė mė problematike situatėn nė zonėn e plazhit tė Tales. Zyra e Shtypit pranė Kryeministrit Berisha deklaron se situata ėshtė emergjente dhe thotė se janė marrė kėto masa:
Reagon Kryeministria
"Reshjet e mėdha tė ditėve tė fundit kanė sjellė rritje shumė tė madhe dhe tė shpejtė tė nivelit tė ujit nė digat e kaskadės sė Drinit, por edhe tė Matit. Kėshtu, dje gjatė ditės, prurjet mė kaskadėn e Drinit po shkojnė nė rreth 4 mijė metėr kub nė sekondė. Vau i Dejės dhe Koman po shkojnė drejt niveleve maksimale. Kjo situatė ka imponuar shkarkimin nga tunelet e sigurisė nė Koman, Vaun e Dejės, por edhe nė Ulzė", thuhet nė njoftim. Duke vijuar se "Kryeministri Berisha po ndjek vazhdimisht situatėn, si me Ministrinė e linjės, ashtu edhe me autoritetet vendore. Deri tani nuk ka pėrmbytje. Kryeministri ka urdhėruar Ministrin e Brendshėm qė tė dėrgojė drejt zonave tė rrezikuara emergjencėn civile, si dhe Ministrin e Mbrojtjes pėr dėrgimin nė kėto zona tė reparteve tė Xhenjos. Kryeministri ka kėrkuar hartimin e planeve pėr evakuimin e banorėve nė rast nevoje. Situata ėshtė nėn vėzhgim tė pandėrprerė dhe nė kontroll tė plotė".


Ministria e Mbrojtjes:
“Ushtria nė gatishmėri”

Ministria e Mbrojtjes ka urdhėruar kalimin e ushtrisė nė gatishmėri, ndėrkohė qė pėr shkak tė tejmbushjes nga ujėrat dhe rrezikun e shpėrthimit tė kaskadave mbi lumin Drin, Ministria e Ekonomisė ka urdhėruar dje hapjen e portave tė shkarkimit nė hidrocentralet e Vaut tė Dejės dhe tė Komanit. Po pėr shkak tė prurjeve ujore janė pėrmbytur sipėrfaqe tė konsiderueshme toke, si dhe disa akse rrugore (autostrada Kukės-Tiranė dhe Qafė-Shllak - Kukės), janė bllokuar pėrkohėsisht nga shkarjet masive.Gazeta Ballkan
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės Empty Re: Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės

Mesazh nga capkenja Fri Jan 08, 2010 9:42 pm

Drejtori i KESH-it: Ja si u rrezikua hidrocentrali i Fierzės


TIRANĖ- Kaosi nė veri tė vendit dhe situata e rrezikshme qė e ka shpėnė Shqipėrinė nė prag tė njė katastrofe kombėtare ka ardhur si pasojė e neglizhencės tė institucioneve me rastin e festave tė fundvitit. Kjo ėshtė pranuar nga vetė drejtori i Koorporatės Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Situata nė basenin e Fierzės ėshtė pėrkeqėsuar qė mė 25 dhjetor tė vitit tė kaluar kur edhe prurjet kanė qenė maksimale e nė mėnyrė tė menjėhershme, askush nuk ka marrė masa pėr parandalimin e situatės.
Pėrgjatė gjithė natės sė 25 dhjetorit baseni i Fierzės ėshtė mbushur duke iu afruar frikshėm normave tė pėrcaktuara nga rregullorja e miratuar pėr funksionimin e hidrocentraleve. Por as ditėt nė vijim askush nuk ka marrė mundimin qė tė shohė situatėn qė sa vinte e pėrkeqėsohej.
"Pėrkeqėsimi i situatės nė Fierzė ėshtė bėrė nė mėnyrė tė menjėhershme. Ka qenė nata e 25 dhjetorit kur niveli i prurjeve ka qenė 1350 metra kub nė sekondė dhe ne e kemi pasur tė pamundur pėr tė hapur portat shkarkuese tė kaskadės sė Drinit. Pėr tė vendosur mbi hapjen e portave duhet tė mblidhet komisioni i menaxhimit dhe atė ditė, por pėr shkak tė festės, ka qenė pothuajse e pamundur". Kėshtu ka deklaruar dje pėr gazetėn "Shekulli", drejtori i Korporatės Elektroenergjetike Shqiptare, Muharrem Stojku. Por ai justifikohet duke thėnė se vonesa e hapjes sė portave tė hidrocentraleve nuk ka qenė shkaktare e pėrmbytjes sė zonės sė nėn Shkodrės dhe Lezhės.
Nga ajo sa deklaron drejtori i KESH-it, qė mė 25 dhjetor niveli i basenit tė Fierzės i ėshtė afruar frikshėm nivelit absolut tė kuotave tė pėrcaktuar nė rregullore. Qė nė kėtė natė niveli i Fierzės ka arritur 288 metra dhe me tendencė rritjeje nė njė kohė kur vetėm njė metėr e ndante nga niveli kur duhet tė niste shkarkimi masiv i ujit. Megjithatė, sipas Stojkut, askush nuk ka ndėrhyrė, ēka duket se ka sjellė pėrkeqėsimin e situatės edhe pėr shkak tė reshjeve tė shumta qė kanė vijuar gjatė gjithė kėtyre ditėve.
Megjithėse kuotat e nivelit tė Fierzės janė ende mbi normat e lejuara, Stojku thotė se situata ėshtė drejt pėrmirėsimit. Prurjet e reshjeve janė mė tė ulėta ndėrkohė qė vazhdohet nivele tė larta tė shkarkimit nga portat e kaskadės sė Drinit. "Nė fakt niveli ėshtė pak mbi normalet dhe ne jemi drejt stabilizimit tė situatės. Pėr kėtė arsye po bėjmė shkarkime tė pandėrprera tė ujit nga baseni i Fierzės"- thotė Stoiku. Drejtori i KESH-it ka mohuar akuzat e ekspertėve qė gjatė menaxhimit tė situatės nuk ėshtė zbatuar rregullorja pėr funksionimin dhe shkarkimin e hidrocentraleve. Sipas, Stojkut nuk ka pasur asnjė pikė tė shkeljes sė kėsaj rregulloreje dhe se gjithēka ka ndodhur pėr shkak tė reshjeve tė shumta qė kanė shoqėruar vendin gjatė kėsaj periudhe. "Mua nuk mė interesojnė se ēfarė thonė specialistėt. Unė them ēfarė thotė rregullorja.
Ajo ėshtė zbatuar pikė pėr pikė. Megjithatė, referuar tė dhėnave qė janė aktualisht ndodhemi brenda nivelit tė sigurisė, 296 metra, megjithėse ky nivel i ujit qė ndodhet aktualisht nė basenin e Fierzės duhet tė jetė pak mė i ulėt nė sezonin qė jemi"- tha dje pėr gazetėn "Shekulli", drejtori i Korporatės Elektroenergjitike, Muharrem Stojku. Ndėrkohė, sipas tė dhėnave zyrtare, niveli i Fierzės vazhdon tė rritet pavarėsisht shkarkimeve dhe nivelit tė lartė tė energjisė. Niveli i ujit nė liqen ka arritur nė 292.4 metra. Fierza tani rritet me njė deri nė dy centimetra nė orė, duke pasur ende njė sasi tė konsiderueshme prurjesh prej 1500 metėr/kub nė sekondė, pra janė thuajse dyfishi me mesataren e ditės sė djeshme.
****




Menaxhimi i digave, pika ku duhet tė nisė hetimet prokuroria

7 janar

Pse ndodhi kjo qe po ndodh ne veri te vendit. Rreshjet jane normale per kete sitne. Sipas sinoptikes jane ne ato nivele qe kane qene edhe ne vite te tjere. Perse kete vit, hidrocentralet u kthyen ne nje rrezik kombetar? Cfare ka ndodhur dhe kush e ka pergjegjesine?

Eshte e qarte qe tanimė rruga e vetme pėr tė ulur koston e kėsaj katastrofe ėshtė tė shpėtojmė jetėt e njerėzve. Permbytja e zones eshte e pashmangshme, dy opsionet jane:
1 - Permbytje e kontrolluar nepermjet zbrazjes se ujit nga portat
2 - Permbytje kaotike (uji me miliarda metra kub, do merrte perpara gjithcka ne rast se shkarkimi nga portat plus prodhimi me kapacitet te plote nuk do mjaftojne qe uji te ulet nen nivelin kritik - ate qe quhet nivel i Sigurise Kombetare)

Fakti qė Diga e Fierzės vazhdon tė jetė mbi nivelin e lejuar tė Sigurisė Kombėtare, do tė thotė se e keqja mė e vogėl qė mund tė ndodhė ėshtė tė vazhdojė pėrmbytja e zonės, nė mėnyrė tė kontrolluar, e cila ėshtė njė pasojė shumė mė e vogėl se mbytja e zonės nga njė vėrshim jashtė kontrolli prej Digave, qė do tė ishte njė Cunam pėr Shqipėrinė Veriperėndimore.

Nė kėto kushte ka shumė rėndėsi tė rritet solidariteti pėr zonat e dėmtuara, tė rritet presioni mbi qeverinė pėr transparencė si pėr shkaqet qė ēuan nė katastrofė ashtu dhe pėr mėnyrėn se si po menaxhohet situata dhe mbi tė gjitha t'u gjendemi pranė tė gjithė qytetarėve qė janė nėn terrorin e ujit dhe humbjes sė shpresave pėr tė ardhmen e tyre.

Por qė debati publik tė mos zhurmojė debatin pėr planin e shpėtimit, duhet qė drejtėsia paralelisht tė nisė vendosjen e sekuestros mbi gjithė dokumentacionin e menaxhimit tė digave dhe tė fillojė urgjentisht hetimin e shkaqeve qė ēuan nė kėtė katastrofė nga moszbatimi i rregullores sė Digave tė Larta, i cili ėshtė njė dokument ligjor, shkelja e tė cilit pėrbėn vepėr penale.
Prokurorja e Pėrgjithshme Ina Rama, duhet tė shfaqet me doemos nė zonėn e pėrmbytur, por jo me ēizme dhe ēadėr, por me pranga nė duar pėr ata zyrtarė tė papėrgjegjshėm qė ēuan nė kėtė situatė. Ministri i Ekonomisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti, duhet t'i dorėzohet drejtėsisė, pėr tė shpjeguar arsyet qė kanė ēuar mbimbushjen e digės sė Fierzės duke krijuar njė situatė tė kėrcėnimit tė sigurisė kombėtare.
Hapja e Portave tė Shkarkimit ėshtė njė proces teknik, i cili ėshtė jo vetėm i parashikueshėm, por i detyrueshėm me rigorozitet, nė kohėn e duhur pėr tė shmangur katastrofa tė tilla. Ai shoqėrohet me kapacitet maksimal prodhues tė digave dhe me njė grafik qė rregullon regjimin hidrik tė Liqeneve tė Drinit. Prokuroria duhet tė hetojė urgjentisht tė gjithė kėtė procedurė dhe tė shikojė se ku ėshtė shkelur rregullorja e menaxhimit tė Kaskadave dhe ajo e shkarkimit tė digave. Ky hetim ka rėndėsi pėr tė kuptuar nėse gjendemi para njė situate korruptive, apo para njė situate tė prodhuar nga papėrgjegjshmėria.
Nė tė gjitha rastet, kjo ėshtė njė katastrofė e shkaktuar nga mungesa e menaxhimit njerėzor tė situatės dhe vepra penale ėshtė e prekshme. Mijėra hektarė janė nėn ujė dhe qindra mijėra shtėpi janė pėrmbytur. Fatura financiare e kėsaj katastrofe ėshtė shumė e lartė dhe prokuroria nuk mund tė neglizhojė fillimin e hetimeve.

Duke iu bashkuar dhe njė herė thirrjes sė qeverisė pėr evakuim tė banorėve tė zonės, duhet tė shpjegohet qartė situata, se rruga e vetme pėr tė shpėtuar nga katastrofa e madhe ėshtė hapja e portave tė shkarkimit pėr tė ulur nivelin e ujit nė Digė. Pa u ulur ky nivel, nuk ka mė asnjė siguri se nuk do tė vijė katastrofa e madhe. Qė ky bilanc tė pėrfundojė vetėm me pėrmbytje te kontrolluar dhe dėme materiale, evakuimi i banorėve duhet tė bėhet urgjent. Po kaq urgjent drejtėsia duhet tė nisė ēėshtjen penale pėr tė ēuar fajtorėt para drejtėsisė, pasi nuk mund tė ketė solidaritet real me viktimat, pa u vendosur drejtėsia ndaj fajtorėve tė kėsaj katastrofe.
Ing.Dhimiter Cico rreth situates se krijuar ne hidrocentrale.

Projektuesi i portave te hidrocentraleve inxhinier Dhimiter Cico, (Foto nr.4 ne GALERI-FOTO) ka paralajmeruar shperthim te digave, nese portat nuk do te funksionojne.
Per inxhinierin, portat kane me shume se 20 vjet nen uje, nen nje thellesi 60 dhe 90 metra dhe jo vetem qe nuk jane provuar asnjehere nese punojne por as nuk jane riparuar.
Kesaj frike i shtohet edhe fakti qe disa nga portat jane prodhim shqiptar i Metalurgjikut, te tjerat franceze dhe kineze. Cico argumenton se ne Fierze u hap vetem nje porte dhe ajo vetem kater metra dhe u bllokua, dy dite me pare.
"Keto porta nuk jane perdorur dhe nese do te shperthehen aty ka per te ndodhur nje katastrofe", u shpreh Cico, inxhinieri projektues i portave te hidrocentraleve.
Cico ka deklaruar se situata ne kete pike ku e ka cuar Ministria e Energjitikes dhe KESH-i, nuk ka asnje zgjidhje tjeter pervec hapjes se portave, per shkak se aktualisht po shkelet ligji duke mbajtur nivelin ne Fierze ne 293 metra, tre metra mbi nivelin e lejuar nga rregullorja e digave.
Inxhinieri Cico pergjegjesine ja ngarkon KESH-it, i cili duhet te mbante nen kontroll sipas rregullores qe nga stina e veres.
Inxhinieri thote se e ka parashikuar nje situate te veshtire ne media pak kohe me pare dhe ka ofruar ndihmen e tij si eksperti i fushes ne Ministrine e Energjitikes dhe KESH, por I eshte mohuar.
Inxhinier, ku ėshtė problemi? Ēfarė po ndodh realisht?

I bėj thirrje fillimisht popullatės qė ta marrė seriozisht. Tė largohet, derisa tė stabilizohet situata qė ėshtė atje. Vetėm Fierza qėndron nė nivelin 293.5 sipas ministrit tė Energjitikės, dhe kėtu fillon pėrgjegjėsia. Ky nivel duhet tė jetė nė minimum 290. Jemi 3.5 metra lart nivelit tė sigurisė. Kjo ngarkesė nė rezervuarėt e digave ka sjellė kėtė anomali qė kėta nuk po e menaxhojnė dot, sepse prurjet janė shumė tė mėdha. Dje (pardje) kanė hapur portėn numėr 4, e cila, sipas ministrit qė e deklaroi nė njė emision, kishte njė defekt, u hap gjysmė dhe u mbyll, se nuk u hap komplet. Tani nuk ėshtė problemi i kėsaj porte, se ka disa tė tjera qė nuk janė hapur asnjėherė gjatė kėtyre 20 viteve. Janė portat e Komanit dhe Fierzės qė janė portat e shkarkimit.
Portat janė nė digė apo nė tunele?
Ato janė anės digės. Nė Fierzė ka dy tunele tė mėdha, ku nė kuotat 290, portat e shkarkimit hapen. Ėshtė rregullorja absolute, qė nė kėtė kuotė porta e tunelit hapet. Nuk ka tė drejtė askush qė ta ndalė kėtė.
Ēfarė janė portat?
Aty ka dy palė porta, portė segment, qė ėshtė prodhuar nė Francė dhe portė e remont-avarisė, qė janė prodhuar nė vend. Porta segment ndan rezervuarėt dhe, nėse ajo hapet dhe ngel pėrgjysmė, duhet tė veprojė porta remont-avari, e cila ka 20 vite, me sa di unė gjatė gjithė vitit qėndrojnė nėn ujė. Ndėrkohė ato duhet tė qėndrojnė lart ujit gjatė periudhės maj-shtator. Ato duhet tė ngrihen lart dhe gjatė kėsaj kohe jam shumė i sigurt qė nuk janė vėnė nė punė kėto porta.
Tani qė jemi nė kėto kushte, cilat porta janė hapur?
Tani janė hapur portat segmente nė tunelin numėr 4 nė Koman, Fierzė dhe Vau i Dejės.
A mund tė themi se kemi rrezik tani nga mėnyra se si shkarkohet?
Rreziku mė i madh do tė ishte, nėse vijnė prurje tė mėdha dhe ėshtė niveli 293.5 dhe me shkrirjen e borės, qė ėshtė situatė shumė e rėnduar, dhe tentohet tė hapet porta numėr 3, njėra nga kėto porta, po tė ngelej hapur, do tė mblidheshin njėsoj dy mijė metra kub ujė poshtė nė fusha. Rasti mė katastrofik ėshtė nėse nuk hapen kėto porta, nuk funksionojnė ato. Siē nuk funksionoi kjo qė tha vetė ministri, qė ėshtė hapur vetėm deri nė gjysmė dhe ėshtė mbyllur prapė. Ajo duhet tė ishte hapur komplet dhe tė mbyllej. Duhej bėrė prova e portės remont-avari. Ato janė porta me rrota qė duhen grasatuar njė herė nė 6 muaj, por kanė 20 vite qė nuk grasatohen. Ato kanė pėrmasa 16 me 12 metra dhe peshon 60 tonė njė portė me njė mekanizėm ngritės me fuqi ngritėse 260 tonė.
Kemi njė deklaratė verbale tė ministrit, i cili pranon se jemi nė kuotat e palejueshme tė digės. Ka pėrgjegjėsi penale pėr kėtė?
Sigurisht qė ka. Pėrgjegjėsia shkon zinxhir.
Ēfarė mund tė bėhet nė kėtė situatė emergjente? Cila ėshtė kėshilla e mirė pėr tė shmangur katastrofėn?
Kėshilla mė e mirė tani ėshtė qė tė largohen tė gjithė banorėt dhe tė bėhen shkarkimet e detyrueshme. Banorėt doemos duhet tė largohen dhe tė vazhdojnė shkarkimet pėr shkak tė prurjeve tė shumta qė mund tė vijnė nga shirat apo shkrirja e borės.
A ka mundėsi qė tė parandalohet fatkeqėsia, nėse nuk funksionon ndonjė portė?
Absolutisht, tani nuk ka mundėsi. Jemi tė gjithė nė mėshirė tė fatit.

Shekulli >
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės Empty Re: Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės

Mesazh nga capkenja Fri Jan 08, 2010 9:43 pm

Zgjerohet harta e pėrmbytjes, 2205 banesa janė nėn ujė


UPDATE- Situata shqetesuese ne Shkodėr pėr shkak tė pėrmbytjeve, ku aktualisht gjenden nen uje 2205 banesa. Kalimi nė rrugėn hyrėse pėr nė komunėn e Dajēit ka qenė i pamundur. Kjo pasi sasia e ujit tė pranishėm nė kėtė rrugė, nga segmenti kthesa e Dajcit nė aksin rrugor Shkodėr - Velipojė dhe deri nė fshatin Shirq i ka kaluar 50 cm dhe rruga nuk dallohet nga kanalet, fushat e shkurret anės tyre.

Kamionė tė ushtrisė, tė ndihmuar dhe me varka e gomone po bėjmė evakuim tė atyre banorėve qė akoma janė nė kėtė komunė . Niveli i ujit ėshtė rritur dhe nė hyrje tė qytetit tek Harku i Berdicės dhe kėtu policia nuk lejon kalimin drejt Tiranės dhe anasjelltas tė autoveturave.
Nė lagjen Bahēallek niveli i ujit ka qėndruar njėlloj si njė ditė mė parė dhe banorėt vazhdojnė tė evakuohen.



Tė dhėnat e qendrės operacionale deri nė orėn 18.00
Bashkia Shkodėr 250 ha 148 320
Komuna Dajē 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Malit 1370 ha 248 180
Komuna Velipojė 2000 ha 25 50
Komuna Bėrdicė 1800 ha 370 130
Komuna Guri Zi 650 ha 730 200
Komuna Bushat 1700 ha 312 130
M.Madhe 500 ha 10 8
Gjithsej 10270 ha 3850 persona 2205 shtėpi


Mė poshtė tabela me tė dhėnat e mesditės


Bashkia Shkodėr 250 ha 148 320
Komuna Dajē 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Malit 1370 ha 230 180
Komuna Velipojė 2000 ha 25 50
Komuna Bėrdicė 1800 ha 350 130
Komuna Guri Zi 650 ha 689 200
Komuna Bushat 1700 ha 300 100
M.Madhe 500 ha 10 8
Gjithsej 10270 ha 3752 persona 2175 shtėpi



Tė dhėnat e mėngjesit mbi shkarkimet dhe pėrmbytjet


Sot nė orėn 09:00 Ministria e Brendshme informoi mbi gjendjen mė tė fundit nė kaskadėn e Drinit dhe situatėn e krijuar nė ultėsirėn e Shkodrės. Nga shkarkimet e 3 hidrocentraleve aktualisht janė 10 200 hektarė tokė nėn ujė dhe plot 2110 shtėpi tė pėrmbytura totalisht.
Pėrsa i pėrket shkarkimeve nė HEC-e shihet qartė se ato janė rritur krahasuar me ditėn e djeshme.
Fierza po shkarkon aktualisht 665 m3/s nga porta, dhe 451 m3/s nga turbinat. Nė total nga liqeni i Fierzės aktualisht po derdhen 1116 metėr kub ujė nė sekond. Shifra mė e lartė kjo e raportuar deri mė tani nga KESH-i.
Nga Komani po shkarkohet nė total 1960 m3/s dhe nga Vau i Dejės 2300 m3/s. Si pasojė e rritjes sė shkarkimeve niveli i ujit nė liqenin e Fierzės ka filluar tė ulet.


Tabela me te dhenat e KESH-it pėr tre hidrocentralet:

data 8 janar, ora 9:00


kuota max / kuota aktuale / shkarkimet / prurjet
Fierza / 296 m / 292.5 m / 1116 m3/s / 1200 m3/s
Koman / 175 m / 173 m / 1960 m3/s / 530 m3/s
V. Dejės / 76 m / 75 m / 2300 m3/s / 230 m3/s

Tabela me tė dhėnat e Emergjencave mbi pėrmbytjet nė Shkodėr



Data 8 janar ora 09:00

Tokė e pėrmb / tė evakuar / shtėpi tė pėrmb
Bashkia Shkodėr 250 ha 148 persona 320 shtėpi

Komuna Dajē 2000 ha 2000 persona 1187 shtėpi

Ana e Malit 1370 ha 230 persona 180 shtėpi

Velipojė 2000 ha 25 persona 50 shtėpi

Bėrdicė 1700 ha 350 persona 65 shtėpi

Guri i Zi 650 ha 689 persona 200 shtėpi

Bushat 1700 ha 300 persona 100 shtėpi

Kom.Qendėr 500 ha 10 persona 8 shtėpi



*****

Berisha: 'I pamoralshėm', kush shqetėsohet pėr digat


Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka deklaruar nė mbledhjen e qeverisė, qė u mbaj kėtė mbrėmje se digat janė tė sigurta dhe i quajti "tė pamoralshėm" ata qė sipas tij kanė "pėrhapur panik" pėr ēarjen e tyre.
Si per ironi te fatit qeveria e sotme po ndjek te njejten rruge qe ndoqen ne vitin 2004, socialistet. Ne ate kohe Berisha kryetar i opozites akuzonte drejtorin e koporates elektroenergjetike shqiptare Harasani per korrupsion me importin e energjise elektrike. Sipas Berishes atehere, permbytjet ishin te qellimishme, pasi KESH vijoi importin e energjise elektrike dhe korrupsionin permes tij.
Sot pas rreth 6 viteve Berisha ne qeveri ka realizuar jo vetem hapjen e Vaut te Dejes, si qeveria Nano ne 2004-en, por ka hapur edhe Komanin e Fierzen. Argumenti i tij eshte i njejte me ate qe perdorte ne ate kohe drejtori i KESH Harasani.
Me sa duket kreu i qeverise e ndjen dhe vete paralelizmin, pasi ai i lejoi vetes edhe krahasime me 2004 ne mbledhjen e sotme te qeverise.
"Sistemi i digave ėshtė nė sigurinė mė tė plotė dhe u kujtoj atyre qė pėrhapin panik se shkarkimet e deritanishme, edhe ato mė kulmoret nuk janė as gjysma e mė kulmoreve tė 2004-ės"- ka thėnė Berisha.
Berisha ka kujtuar edhe takimin me projektuesin e digave tė Italisė, qė sipas tij e dėrgoi me urgjencė nga SHBA, kryeministri i Italisė, Berluskoni.
Ai ka kėrkuar hapjen e njė llogarie nga autoritetet duke theksuar se edhe njė rrogė e tij do tė shkojė nė ndihmė tė banorėve tė zonave tė pėrmbytura dhe ka bere nje sere falenderimesh per banoret.


Berisha: S'mund tė ndalojmė shkarkimet, banorėt tė ikin
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sėrish sot se situate ėshtė emergjente nė Shkodėr dhe se shkarkimet nga liqenet e HEC-eve nuk mund tė ndalen, pasi prurjet janė shumė tė mėdha.

Ai pėrsėrti apelin pėr largimin e banorėve nga zonat e rrezikuara. "Argjinatura e Dajtit
funksionon por nuk mund tė rrihet kurrė banzuar nė funksionim e saj", u shpreh Berisha, duke iu bėrė thirrje gjithė banorėve tė Komunės sė Dajēit, Bushatit dhe Anės sė Malit tė largohen sa mė parė.


Mė tej Berisha shtoi se PS po spekullon me shifrat dhe rregolloren e HEC-eve. "Spekullimi nė njė kohė tė tillė dėshmon amoralitet. Ēdo politikan, ēdo qytetar ėshtė i lirė tė shkojė tė kontrollojė tė gjithė regjistrin e kaskadės sė Drinit, tė prurjeve, tė shkarkimeve dhe ti krahasojė me rregulloren e vitit 1998. Prurjet nė Koman janėe mbidyfishuar, reshjet do tė vazhdojnė. KESH ka zbatuar me pėrpikėmėri rregulloren e 98, deklarat e kundėrta janė amorale", deklaroi Berisha.


Ai foli edhe pėr kompensimet, duke u shprehur se "cilado qė tė jetė fatkeqėsia natyrore, qeveria ėshtė dhe do tė jetė pranė tyre. Do i kompensojmė njė nga njė. Kjo ėshtė vėrtet njė fatkeqėsi natyrore", tha ai.
>
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės Empty Re: Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės

Mesazh nga capkenja Fri Jan 08, 2010 9:43 pm

Rama dhe Berisha njėkohėsisht nė Shkodėr


SHKODER - Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i PS-sė, Edi Rama kanė shkuar njėkohėsisht sot nė Shkodėr, por kanė shmangur pėrmballjen nė qytet.
Ndėrsa Berisha bėri intenerarin Tiranė-qytet i Shkodrės-Bushat, Rama u ndal fillimisht nė zonat e pėrmbytura nė Nėnshkodrės dhe mė pas hyri nė qytet kur Berisha ishte nė tė dalė.
Rama tha se "e gjitha kjo nuk erdhi si pasojė e kapricove tė motit por nga keqmanaxhimi i situaės dhe nga korrupsioni i qeverisė. Ai tha se kemi prova tė mjaftueshme pėr tė kėtė dhe ftoj prokurorinė tė hetojė.
"Prifti dhe gjithė priftat e tjerė tė korruptuar duhet tė japin dorėheqje pėr dėmet e mėdha qė i sollėn vendit", vijoi ai.
I pyetur pėr parashikimin qė i bėn ai kėsaj situate, u shpreh se "unė nuk dua tė pėrhap panik tek kėta banorė qė janė nė pikė tė hallit. Unė bashkė me socialistėt nė gjithė vendin do tė hapim njė rrjet ndihmash pėr t'ua sjellė kėtyrė banorėve".
Pra nė pikat qė do hapė PS nė ēdo qytet kushdo mund tė kontribuojė pėr banorėt e prekur nga pėrmbytja nė Shkodėr.


Shekulli
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės Empty Re: Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės

Mesazh nga capkenja Fri Jan 08, 2010 9:43 pm

Hoxha apel politikės: Situatėn nė Drin lėrjani nė dorė ekspertėve
Inxhinieri Farudin Hoxha, personi qė ka projektuar Hidrocentralin e Fierzės nė kaskadėn e Drinit i bėn apel politikės shqiptare qė tė mos ndėrhyjnė nė pėrballimin e kėsaj situate, por t’ia lejnė nė dorėn ekspertėve. Nė njė intervistė dhėnė pėr “News 24”, inxhinier Hoxha shprehet se “dua tė them se situata nė kaskadėn e Drinit ėshtė nga mė tė rėndat qė unė njoh deri mė sot nė Shqipėri. Prurjet janė tė jashtėzakonshme”. “Unė si njė ndėr projektuesit e kėsaj kaskave, kam besim tė plotė se veprat e parashikuara nė tė, jo vetėm qė do t’i rezistojnė kėtyre plotave kaq tė mėdha qė po vijnė nė Drin, por edhe mėnyra e shkarkimit tė tyre nė anėn e poshtme duhet tė bėhet me mėnyrėn teknikisht mė tė mirė dhe mė tė zgjuar, me humbjet mė tė pakta qė mund tė jenė nė kėta rast. Unė do tė bashkohesha me thirrjen e gjithė shqiptarėve pa pėrjashtim, qė t’i binden urdhrit pėr t’u larguar nga vendbanimet e tyre, sepse e tashmja dihet, e ardhmja padyshim qė nuk dihet, por ka njė perceptim pėr tė, i cili ėshtė shumė i zymtė. Dhe qė kjo tė mos realizohet, qė ky perceptim tė mos bėhet, tė ikin, tė largohen”, thekson Hoxha. Projektuesi i kėtyre hidrocentraleve thekson se ndoshta mund tė ketė pasur ndonjė devijim, por qė nuk kanė ndikuar nė kėtė situatė aktuale. “Ndikimi i tyre nuk ėshtė kaq katastrofik, sa vėrehet sot. Sot kėto prurje kaq tė jashtėzakonshme dhe kaq tė mėdha, do tė duhet tė kalohen nė asnjė mėnyrė tjetėr, pėrveēse nė bazė tė Rregullores qė ka kaskada e Drinit, pėr shkarkimin e prurjeve tė mėdha”. “Absolutisht s’bėhet fjalė pėr ēarjen e digave. Ēarja e tyre mund tė bėhet vetėm nė qoftė se kalohet uji mbi tė. Nė qoftė se respektohen kėto qė unė fola mė sipėr (Rregullorja) tė jeni tė sigurt dhe aty ku jeni dhe sot se nuk ju gjen gjė, do tė jeni pėrjetė aty ku banoni dhe sot. Por mos ndėrhyni. Hiqni dorė, largohuni nga kėto, ndiqni punėn e organizmave tė tjera, qė secili tė bėjė detyrėn e tij. Kėtė detyrė e ka KESH-i dhe lėrjani nė dorė kėtij institucioni”, thekson inxhinier Hoxha.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės Empty Re: Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės

Mesazh nga dajti i modh Fri Jan 08, 2010 11:18 pm

ore nuk mbahe uji pse shkon politika SHQIPTARE atje ..por problemi eshte se ska me specialista me drejtuar hidrocentralet atje ka vec mitingashe qe e drejtojne ... affraid affraid lol!
dajti i modh
dajti i modh
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 01/07/1977
Numri i postimeve Numri i postimeve : 19595
Vendndodhja Vendndodhja : tiron new jork tiron
Hobi Hobi : qyfyre dhe gallate sa ta shtyjme edhe kete nate
Humor Humor : te shtyjme edhe keto 100 vjet qe na kan ngel
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 142

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės Empty Re: Hapen digat, pėrmbyten fshatrat e ultėsirės sė Shkodrės

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi