♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tradhėti apo marrėveshje nė Kopenhagė

2 posters

Shko poshtė

Tradhėti apo marrėveshje nė Kopenhagė Empty Tradhėti apo marrėveshje nė Kopenhagė

Mesazh nga capkenja Mon Dec 21, 2009 10:28 am

Shumė vende kanė protestuar ndaj kėsaj marrėveshje, e cila nuk ėshtė miratuar, por ėshtė "marrė nė konsideratė".


Tradhėti apo marrėveshje nė Kopenhagė 14768


Mbi 110 presidentė dhe kryeministra morėn pjesė nė samitin e klimės nė Kopenhagė. Atje ishin dhe Barack Obama, Angela Merkel, Nicolas Sarkozy, Luiz Inacio Lula da Silva... por rezultati ishte minimal.

"Mė nė fund kemi arritur njė marrėveshje, njė marrėveshje tė vėrtetė. Ia vlen qė janė mbledhur krerėt e mbarė botės".

Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Ban Ki Moon, doli tė shtunėn para gazetarėve, pėr tė paraqitur rezultatet e samitit tė klimės nė Kopenhagė. Por ajo qė deshi ta shes si sukses, ishte vetėm njė marrėveshje politike e arritur njė natė mė parė mes pėrfaqėsuesve tė 25 vendeve mė tė zhvilluara industriale dhe atyre nė ekspansion.

Dokumenti parashikon kufirin e ngrohjes sė Tokės prej dy gradė dhe ndihma financiare pėr vendet nė zhvillim. Debatet ishin tė ashpra dhe dokumenti u bė i mundur vetėm pas ndėrhyrjes sė ministrit britanik tė Mjedisit Miliband qė pėrfaqėsuesit e 193 ta pranojnė kėtė dokument si zyrtar, por pa ndonjė votim zyrtar dhe pa e miratuar atė. Ban Ki Moon tha se "dokumenti duhet tė shndėrrohet nė njė marrėveshje zyrtare", duke shtuar se muajt e ardhshėm do tė punojė shumė nė kėtė drejtim me tė gjithė politikanėt.

"Shpėtimi" nė momentin e fundit
Disa orė mė parė dukej se samiti do tė dėshtojė totalisht. Nė ora tre tė natės ishte e qartė se konferenca nuk do tė arrijė synimet e parashtruara. Ian Fry, delegat i organizatės sė shteteve tė Paqėsorit, tė cilat janė rrezikuar nga ngritja e nivelit tė ujit, bėri tė ditur se ata nuk e pranojnė kompromisin minimal tė 25 vendeve tė zhvilluara dhe atyre nė ekspansion. Tė njėjtit mendim ishin dhe pėrfaqėsuesit e shumė vendeve jugore. Claudia Salerno Caldera, nga Venezuela tregoi dorėn e ngjyrosur me ngjyrė tė kuqe, duke thėnė se dorėn e ka prerė pėr tė sensibilizuar opinionin pėr kėrkesat e vendit tė saj.

"Kjo ėshtė tradhėti..."
„Kemi pasur durim, kemi qenė diplomatikė dhe diskret. Por nė kėtė moment duam, para Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, nėse kėtu ekziston ndonjė vend qė punon kundėr Kartės sė OKB-sė", theksoi ajo. Me tekstin e marrėveshjes nuk ishin dakord as Bolivia, Nikaragua, Kuba dhe vende tė tjera. 10 ditė negociatash nė kryeqytetin e Danimarkės pėrfunduan pa rezultate konkrete. Nė kėtė mėnyrė u refuzua marrėveshja e arritur me dyer tė mbyllura prej 25 vendeve tė zhvilluara industriale dhe atyre nė ekspansion. Por marrėveshja ka sjellė pėrparime nė ēėshtjen e financimit pėr vendet nė zhvillim. Ato duhet tė marrin deri nė vitin 2020 nga 100 miliardė dollarė nė vit, pėr pėrmirėsimin e klimės.

Nė ēėshtjen e lirimit tė gazrave tė dėmshėm, nuk ėshtė arritur asgjė. Presidentėt dhe kryeministrat nuk ishin nė gjendje tė pėrcaktojnė kuota tė qarta pėr planet deri nė vitin 2020. Nuk ėshtė arritur asnjė marrėveshje madje as pėr planet deri nė vitin 2050. Organizatat joqeveritare janė totalisht tė zhgėnjyera. Kumi Naidoo i organizatės Greenpeace pohon: „Kjo ėshtė tradhėti e tė varfėrve, tradhėti e vendeve tė prekura, e vendeve ishuj dhe tradhėti e fėmijėve dhe nipėrve tė kėtij planeti."

Shkaqet e dėshtimit tė marrėveshjes serioze
Konferenca dėshtoi tė arrije njė marrėveshje tė qendrueshme pėr dy shkaqe. Sė pari, vendet nuk u dakorduan lidhur me sasinė e lejuar tė emetimit tė gazrave tė dėmshėm, sepse shumė pak vende ishin tė gatshme tė bėjnė lėshime. Dhe sė dyti, Kina ka hezituar qė tė lejojė kontrollin e emisionit tė gazrave nė kėtė vend. Shumė herė Presidenti Barack Obama ėshtė takuar me Kryeministrin Wen Jiabao. Mė kot, sepse as Obama nuk ka ofruar mė shumė se sa qė amerikanėt kanė ofruar mė parė.
"Besoj se ajo qė kemi arritur nė Kopenhagė, nuk ėshtė fjala e fundit. Ėshtė vetėm fillimi. Fillimi i njė ere tė negociatave ndėrkombėtare", theksoi Obama. Vet fakti qė ai doli me njė kumtesė para kamerave, para se tė debatohet marrėveshja e arritur, u pranua shumė keq prej pjesėmarrėsve.

Obama si Bushi
Zėdhėnėsi i Grupit G-77 dhe Kinės, Lumumba Stanislas Di-Aping nga Sudani, sulmoi hapur Presidentin Obama. "Mė lejoni tė them qartė, mėnyra se si ėshtė sjellur Obama kėtu, paraqet njė vazhdimėsi tė erės sė Presidentit Bush."

Kancelarja gjermane Angela Merkel ishte poashtu nė fund e dėshpėruar.

„Negociatat ishin jashtėzakonishtė tė rėnda. Dua ta them hapur se rezultatin e shikoj me ndjenja tė pėrziera. Mė parė kemi pasur mundėsinė tė ndėrprejmė procesin, ose tė pranojmė atė qė ishte e mundur dhe tė vazhdojmė ky punėn. Ishte njė vendim shumė i rėndė, por kam arritur bindjen se me ndėrprerjen tani tė procesit, do tė humbnim shumė vite tė tjera. Prandaj kemi thėnė po, me kėtė rezultat jemi dakord, ndėrsa procesi duhet tė vazhdojė", theksoi Merkel.

Megjithatė, samiti dėshtoi pasi vendet tjera nuk ishin tė gatshme tė pranojnė marrėveshjen e 25 vendeve.

Shansi tjetėr, pas njė viti

Pas njė viti zhvillohet samiti tjetėr nė Meksikė, ku sėrish do tė bisedohet pėr mundėsinė e parandalimit tė ngrohjes sė Tokės. Ekpsertėt paralajmėrojnė se koha po kalon. Sipas llogarive tė instituteve tė pavarura, si Climate Action Tracker, pas zhvillimeve tė fundit nė Kopenhagė, Toka mund tė ngrohet deri nė fund tė kėtij shekulli pėr 3 gradė celsius.

Kjo mund tė ketė pasoja tė rėndė pėr jetėn tonė nė kėtė planet, pohojnė shkencėtarėt. Shumė pjesė tė Afrikės dhe Amerikės Latine do tė bėhen tė pabanueshme pėr shkak tė thatėsirave. Akulli nė Grenlandė, mund tė shkrihet, ndėrsa niveli i ujrave detare tė rritet pėr shtatė metra. Ujdhesat me njė lartėsi tė vogėl detare, si Maledivet apo Tuvalu mund tė vėrshohen nga uji, sikur edhe bregdeti i Bangladeshit. /deutschewelle/
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Tradhėti apo marrėveshje nė Kopenhagė Empty Re: Tradhėti apo marrėveshje nė Kopenhagė

Mesazh nga rebel aka unikkatil Thu Feb 18, 2010 2:51 am

kot qe u be..ska per te ndryshuar gje...
rebel aka unikkatil
rebel aka unikkatil
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6468
Hobi Hobi : kryetar i te papunve...
Humor Humor : me thase...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 21/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi