♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UFO ne forme piramide fluturon mbi Kremlin

Shko poshtė

UFO ne forme piramide fluturon mbi Kremlin Empty UFO ne forme piramide fluturon mbi Kremlin

Mesazh nga capkenja Fri Dec 18, 2009 12:49 pm

“Eshte kryqezuesi imperial i Luftes Yjore”, ka bertitur me force nje deshmitar okular. Vetem se skena s'ka pasur te btente aspak me sagen e famshme kinematografike, por me Mosken, aty ku pikerisht mbi Kremlinin e vendosur ne qender te kryeqytetit rus, eshte verejtur nje piramide gjigante qe fluturonte mbi rezidencen e institucioneve qeveritare ruse. Gjithcka eshte filmuar dhe shfaqet ne dy video te derguara vazhdimisht per transmetim ne televizionet e vendit. Eshte nje anije-kozmike aliene, apo sonda e zakonshme? Apo nje mjet zbulimi sekreti i shkembyer per UFO? Per keto pyesin veten qytetaret moskovite e tani edhe mediat e te gjithe botes.

Filmimet

Imazhet jane filmuar nga dy amatore dhe pastaj jane karikuar ne Youtube
https://www.youtube.com/watch?v=hGsUnC9hXmIjane duke pasur nje sukses te bujshem me klikime. Nje filmim tregon piramiden naten dhe tjetri ne driten e diellit. Sic ndodh gjithmone ne keto raste, policia refuzon te beje komente. Nick Pope, keshilltar i ministries se Mbrojtjes ne Britanine e Madhe, gjithashtu edhe ekspert UFO-sh, ka deklaruar se behet fjale per “videon me te jashtezakonshme mbi shfaqjet e UFO-s” qe ai ka shikuar ndonjehere: “Ne fillim mendoja se behej fjale per nje refleks dritash, por pastaj verejta se objekti levizte ne nje menyre te tille, sa qe mund te perjashtohet nje hipoteze e tille”.
Precedenti
Vitin e kaluar, gazeta ruse Komsomolskaya publikoi nje dokument sekret qe tregon per fluturimin e nje UFO-je gjigante mbi Kremlin ne vitin 1808. Kjo shfaqje eshte pershkruar keshtu: “Me 1 shtator 1808 ne oren 20:07, ne qiellin e kthjellet dhe te mbushur nga yjet, ndodhi nje fenomen me bukuri te pakrahasueshme. Fenomeni ishte aq i madh sa kurre nuk ishte pare ndonjehere me perpara. Gjithcka ishte e shoqeruar nga nje tingull gjithmone e me i forte, ndersa harku i shnderritshem ne qiell po shtohej ne horizont, duke kaluar nga 55 ne thuajse 90 grade. Dalengadale u ngaterrua mes reve, duke u ndalur gjate mbi Kremlin si nje piaster e drejte dhe kompakte, me gjatesi rreth 6.35 metra dhe e holle 0.35 metra, ne forme piramide”. E duket se ajo qe ka ndodhur atehere eshte perseritur edhe pas 201 vjetesh.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi