♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha te Papa: Si Skėnderbeu, fiks 543 vjet mė parė

Shko poshtė

Berisha te Papa: Si Skėnderbeu, fiks 543 vjet mė parė Empty Berisha te Papa: Si Skėnderbeu, fiks 543 vjet mė parė

Mesazh nga capkenja Mon Dec 14, 2009 6:43 pm

BLEDAR HOTI

Kryeministri Berisha pritet nė njė audiencė tė veēantė nga Shenjtėria e Tij, Papa Bendikti XVI, nė Vatikan. Kreu i qeverisė ishte dje nė kėtė takim sė bashku me bashkėshorten Liri Berisha dhe delegacionin qė e shoqėronte. Pas ceremonialit tė rojeve zvicerane, Kryeministri zhvilloi njė takim tė zgjatur kokė mė kokė, me Papa Bendikti XVI, takim i cili kaloi nė njė atmosferė mjaft tė pėrzemėrt. Mė pas, Shenjtėria e Tij, takoi edhe zonjėn Berisha, si dhe delegacionin qė shoqėronte. Nė takim, Kryeministri i shprehu mirėnjohjen e thellė papės, pėr mbėshtetjen e madhe qė Selia e Shenjtė i ka dhėnė konsolidimit tė demokracisė shqiptare, zhvillimit ekonomik dhe kulturor tė vendit, qė nė fillimet e demokracisė e deri mė sot. Papa Bendikti XVI u shpreh se Selia e Shenjtė do tė mbėshtesė plotėsisht integrimin e Shqipėrisė nė BE dhe zhvillimin e gjithanshėm tė vendit. Ky takim do tė mbetet i pashlyer nė kujtesėn e tė pranishmėve, pasi pikėrisht 543 vjet mė parė, mė 12 dhjetor 1466, Papa Pali II do tė priste nė Vatikan, nė audiencė Gjergj Kastriot Skėnderbeun, ditė tė cilėn Kryeministri Berisha, e cilėsoi njė datė tė paharrueshme. “Kombi shqiptar dhe Vatikani, kanė njė histori tė gjatė bashkėpunimi aleance, rreth vlerave tė mėdha tė njeriut, tė shoqėrisė dhe besimeve. Por unė gjithashtu, kisha njė rast akoma mė tė veēantė, sepse duhet ta dini se nė dhjetor tė viti 1990, tė parėt e mė tė parėve, qė erdhėn pėr tė mbėshtetur opozitėn shqiptare, qė erdhėn pėr tė mbėshtetur shqiptarėt nė rrugėn e lirisė, ishin pėrfaqėsuesit e Papės Gjon Pali II, monsignor Vicenzo Paglia dhe tė dėrguar tė tjerė tė Vatikanit, tė cilėt na shoqėruan ne, na ndihmuan ne, nė betejėn tonė pėr tė nxjerrė vendin nga diktatura dhe pėr tė arritur atė fitore qė arritėm mė 22 mars tė viti 1992”, deklaroi Berisha. Sipas kryeministrit, nė memorien e shqiptarėve do tė mbetet gjithmonė e gjallė mbėshtetja e madhe qė Vatikani i ka dhėnė popullit tė Kosovės, nė pėrpjekjet e tij pėr liri dhe dinjitet. “Interesi direkt i Papa Gjon Palit II, nxjerrjes e tij nga kthetrat e Millosheviēit me anė tė dėrguarve tė tij direkt nė Beograd me angazhimin e tij, tė gjitha kėto janė momente tė mėdha nė miqėsinė midis Vatikanit dhe Shqipėrisė. Natyrisht nė bisedimet dhe nė audiencėn shumė tė ngrohtė dhe tė pėrzemėrt qė mė rezervoi, i shpreha mirėnjohje pėr mbėshtetjen e madhe qė na kanė dhėnė nė procesin e integrimit”, theksoi Berisha. Papa Benedikti XVI i ka garantuar se ai dhe selia e Shenjtė, mbėshtetin plotėsisht procesin e integrimit tė plotė tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian, ndjekin me admirim arritjet e Shqipėrisė nė kėtė drejtim dhe janė tė sigurt nė tė ardhmen e shkėlqyer evropiane tė Shqipėrisė.

Ftesa pėr 100 vjetorin e Nėnė Terezės
Berisha pėr tė diture se “unė e shfrytėzova rastin dhe i dorėzova ftesėn Shenjtėrisė sė Tij, Papės Benedikti XVI, tė cilin e ka ftuar edhe Episkopati i Shqipėrisė, qė kėtė 100-vjetor, ta kthejmė vizitėn e tij nė njė ngjarje kulmore, nė festimin e 100-vjetorit qė Nėnė Tereza meriton. E njoha gjithashtu me pėrpjekjet qė ne po bėjmė, pėr ta festuar sa mė me dinjitet, pėr ta nderuar sa mė me dinjitet, kėtė bijė tė madhe tė Shqipėrisė dhe tė mbarė njerėzimit”.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi