♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Franc Kafka

3 posters

Shko poshtė

Franc Kafka Empty Franc Kafka

Mesazh nga capkenja Sun Dec 13, 2009 11:06 am

Franc Kafka u lind ne Pragė, me 3 korrik 1883 dhe vdiq me 3 qershor 1924 ne Vienė te Austrisė .

Ishte njė nga shkrimtaret e historive te shkurtra dhe romancieret me te medhenj te gjuhės gjermane te shekullit te XX-te, trupi i shkrimit i te cilit ishte i vetėm ne llojin e tij. Shumica e shkrimeve te tij mbeten te pambaruara dhe u botuan pas vdekjes se tij, megjithse dėshira e tij ishte qe ato te asgjesoheshin - janė bėrė ikona ne letersine e Perendimit.

Jeta
E ėma vinte nga njė familje e ditur hebrejsh, ndėrsa i ati nga njė familje zanatcinj fshati, por qe me vonė i buzeqeshi fati e u be fabrikant i vogėl.
Ai shpresonte se djali i tij i vetėm Franci do tė bėhej njė trashegimtar i denjė i fabrikes.. Ndėrsa me te shoqen e tre vajzat sillej ashper e shpesh i terrorizonte. Kėtė marredhenie djaloshi do ta paraqiste me vonė ne shkrimin "Leter babait". Ne kėtė shkrim ai i ankohet te atit qe i thyente vullnetin, ia vriste besimin ne forcat e tij, kurse ai vetė i ndjeshem dhe seder nuk gjente force ta kundershtonte. Zgjodhi rrugėn e moskundershtimit, te pajtimit, te peruljes, rrugė nga e cila nuk hoqi dorė deri nė fund te jetės.
Pasi mbaroi ne Prage gjimnazin gjerman. Po kėtu mbaroi studimet pėr drejtėsi e paralelisht me te ndoqi njė kurs leksionesh pėr artin dhe gjermanistiken.

Nuk janė te pakte shkrimtaret qe kanė mbajtur ditare, ku kanė shkruar pėr veten e pėr te tjerėt. Ditari i Kafkes pothuajse i tėri i perkushtohet takimeve dhe kuvendimeve me vetveten. Faqe te tėrė janė te mbushura me ankesa pėr shendetin e lig. ankesa kundėr turtures se pamundesise.. Asnje shqetėsim nuk gjen ne faqet e ditarit te tij pėr problemet e punės apo ato shoqėrore.

Kafka ka qenė deshmimtar i kaosit dhe i perendimit te pashmangshem te perandorise Astro-Hungareze. Ai gjithēka shihte, kuptonte e ndjente, por asgjė nuk bėnte, sepse ishte teresisht nėn kthetrat e vuajtjes vetjake. Bota jashtė tij u shkri tek ai ne njė te pandare me botėn brenda vetes.


Trashegimia letrare e kafkes ėshtė mbledhur ne dhjetė vellime.
Ka shkruar tregime e novela si:

Denimi.
Ne kolonine e punės se detyruar.
Pasagjeret e hekurudhes.
Prometeu.
Posedoni.
Sanco Panca ....etj

U be i njohur me romanet "Amerika", "Procesi", "Keshtjella" dhe me novelen "Metamorfoza"
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga capkenja Sun Dec 13, 2009 11:07 am

HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota ēdo ditė e me e vogėl. Para syve te tij parakalonin vetėm mure qe lartoheshin e rrugė qe bėheshin gjithmonė e me te ngushta. Njė ditė, ai u gjend pėrballė njė rrugė pa dalje. Beri te kthehej prapa kur para syve flakeruan kthetrat e mprehta te maces.

-------------------------------------------------------------
VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin kalin nga stalla. Sherbetori nuk me kuptoi. Shkova vete, shalova kalin dhe ia hipa. Ne largesi dėgjova njė thirje kumbuese. E pyeta se ēfarė ishte. Ai s'dinte gjė madje nuk kishte dėgjuar asgjė. Tek dera me ndaloi dhe me pyeti : "Pėr ku po nxitoni kėshtu imzot ?" "Nuk e di", i thashė, "Larg prej kendej, tutje. Gjithmonė=20 larg prej kendej, vetėm ashtu do tė mund te arrij ne vendmberritjen time". "Pra ju e dini vendmberritjen, a s'ėshtė kėshtu imzot ?", pyeti. "Po", ju pėrgjigjja, "a nuk ta thashė sakaq? Larg-Prej-Kendej. Atje ėshtė vendi im". "Por nuk keni marrė asnjė furnizim me vete", me kujtoi ai. "Nuk mė duhet asgjė", i thashė, "Udhetimi ėshtė aq i gjatė sa do tė vdes urie n.q.s. nuk marrė ndonjne gjė rrugės. Asnje furnizim nuk do tė me shpetoje dot.=20 Fatmiresisht, ėshtė njė rrugetim tepėr i gjatė".

-----------------------------------------------------------
ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, pėr njė ēast u tmerrova, u ktheva dhe i thashė: "Unė kalova kur ju nuk e kishit mendjen". Ai pa pėr njė ēast dhe nuk tha asgjė. "Me duket se nuk duhet ta kisha bėrė kėtė gjest", i thashė. Ai sėrish ndenji pa folur. "Heshtja juaj a do tė thotė gjė miratim pėr te kaluar ?".
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga capkenja Sun Dec 13, 2009 11:07 am

Disa nga veprat qė mund tė shtjellojmė dhe tė pėrkthyera nė shqip janė: "Procesi", "Metamorfoza", "Kėshtjella" nė formėn e romanit por dhe nga proza e tij e shkurtėr nė formėn e tregimit. Disa nga tregimet e tij janė “Njė Leksion Akademik", "Populli i Minjve”, "Barbaret", etj. Fatkeqėsisht veprat e tij janė nė shumicėn e tyre tė humbura dhe pėr me tepėr nga vet dėshira e autorit pėr ti asgjėsuar ato. Kryesorja ēka mund tė fillojė njė analizė pėr ketė shkrimtar ėshtė vėnia re e njė ndryshimi rrėnjėsor tė formės nė veprėn e tij dhe nė pėrmbajtje. Ai shpesh pėrdor njė formė tė veēantė dhe tė thatė simbolike ku majmunėt flasin, njerėzit transformohen, portretizohen nė mostra etj., pra njė realitet jashtėtokėsor pėr tė analizuar bujtinėn tokėsore nė formėn e saj mė reale. Ky konstatim mund tė duket kontradiktor nė vetvete por nis nga njė simbolikė surreale qė tė kėrkon vėmendje pėr problemet e mėdha universale qė prezanton Kafka.

Nė analizėn e "Procesi"-it, vihet re njė e vėrtetė tronditėse e realitetit me njeriun e thjeshtė brenda dhe sistemet qė ndryshojnė dhe e shikojnė ketė tė fundit si njė pengesė apo njė tė mire pėr to. Kafka parapėlqen njė tė vėrtetė tė skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janė me vlere nė veprėn e tij. Personazhi pėrgjithėsisht ėshtė njeriu i rendomė jo heroi qė bėn diferencėn. Kafka injoron pa e marrė fare parasysh esencėn romantike tė letėrsisė dhe hidhet i teri nė kėrkim tė shpėtimit universal tė cilin e shpreh: "Vetėm kur shkrimtari rastėsinė mund ta kthej nė ligj dhe ta bėj njeriun tė pavdekshėm vetėm atėherė ai ka njė rol nė art dhe vetėm atėherė roli i tij ėshtė profetik". Kafka nuk qėndron te ekzagjerimi dhe optimizmi emotiv, ai ėshtė ulur kėmbėkryq dhe na shikon tė gjithėve. Nė personazhin e "Proces"-it zotit "K", sistemi gjigant i pushtetit i bėn grafikun e jetės pa e shpjeguar se pėr se e trajton ashtu deri nė vendimin pėr ta vrarė pa i dhėnė shpjegim. Nga ana tjetėr kjo mund tė analizohet dhe nė tė kundėrt; vetė zoti "K" nuk ka aftėsinė pėr tė kuptuar sistemin megjithėse pėrpiqet qė tė kuptojė diēka, pėrsėri ėshtė i mbytur nė paqartėsi. Nė secilin kah vlerėsimi rezultati i kėsaj marrėdhėnie ėshtė njė absurditet fatal ku qenia, ambienti, logjika, hapėsira, ekzistenca nė vetvete ėshtė tejet e pakuptueshme dhe pa mundėsi pėr tė pasur njė debat ndėrmjet tyre, gjithashtu e tmerrshme nė efektin e saj. Zoti "K" mund tė shikohet nė disa drejtime tė tjera ai nuk ėshtė vetėm njeri por dhe ligjėsi skolastike e cila nė njė periudhe tė caktuar humbet ekzistencėn e saj pasi njė ligj tjetėr e nxjerr atė tė pavlerė. Kjo ėshtė njė e vėrtetė jo e dėmshme nė dukje por si do tė justifikohen gjithfarė energjish dhe pėrpjekjesh njerėzore qė qenė frymėzuar nga ajo qė tashme ėshtė e pavlerė dhe pėr tu fshire. Njė kuptim tjetėr i pėrfolur pėr "Procesi"-in ėshtė dhe pyetja teologjike qė ai pėrmban. Pėrgjithėsisht dogma fetare ėshtė njė pėrhapje e arsyes se jeta ėshtė njė pėrpjekje pėr tė merituar njė perfeksion pas vdekjes. Feja pėrmban shumė rregulla qė duhen ndjekur dhe pasojat qė vijnė nga mosndjekja e tyre, por Kafka i bėrtet kėtyre arsyeve me faktin se jo tė gjithė i njohin dhe i kuptojnė kėto ligje. Pse do tė duhet tė kenė tė njėjtin fat si mos-zbatuesit vullnetar e tė vuajnė dėnimin kapital. Kafka kėrkon shtojcėn "biblike" qė duhet tė pėrmbajė logjikėn pėr fatin e kėtij grupi. Ka dhe shume tematika tė tjera mė sekondare nga ato qė u pėrmendėn mė sipėr. Zoti "K" nė disa rrethana qė i krijohen kryen marrėdhėnie intime me njė vajze pa modalitet klasik tė njohjes, bisedės ose ndjesisė emocionale dhe kurse ē’farė veprimesh paraprijėse pėr tė kaluar nė marrėdhėnie seksuale, por e realizon atė nė njė forme apriori sikur tė mos ketė vend pėr kushtėzime dhe justifikime. J. P. Sarter citon nė njė paragraf se: "Shpirti ka me shumė tė drejtė se arsyeja" pasi kjo e fundit ėshtė e asgjesuesshme nga vet ajo kurse shpirti ėshtė njė forme e qenėsishme apriori. Por veprimi i zotit "K" mund tė shihet dhe si njė protestė e Kafkės me dy elementė. I pari sistemi (qoftė teologjik, politik, tradicional, etj.) qė vepron nė mėnyre injoruese ndaj individit dhe ky i fundit i pėrgjigjet atij me tė njėjtėn monedhė duke krijuar kėshtu plotėsimin instiktiv ndaj dėshirave rastėsore. Nė ketė logjikė Kafka ėshtė disi nė atmosferėn e Niche-s por me ndryshimin se nuk e ka qellim nė vetvete por njė pėrgjigje e natyrshme dhe e rrjedhur nga kushtet. Kjo vepėr dhe po ashtu vepra nė tėrėsi e Kafkės me tė drejtė ėshtė njė ortek qė sa me shumė thellohesh aq mė i madh bėhet deri sa orteku ėshtė vetė globi qė banojmė. Letėrsia e Kafkės ėshtė njė ambient i ankthshėm; ėshtė njė situatė e njė zgjimi e njėkohėsisht i njė fataliteti. Kafka nuk ėshtė dekadent, ai bėn njė portret tė gjėrave por nuk mundohet tė rrėnoje, tė mohojė apo tė zgjedhė mjete pėr tė asgjėsuar, ai thjesht paraqet ftohtėsisht acarin e absurditetit.

Njė kryevepėr mund tė cilėsohet padyshim vepra "Metamorfoza". Si zakonisht tek Kafka dhe kėtu ambienti ėshtė njė natyre simbolike. Kafka e fillon veprėn e tij me mėngjesin nė tė cilin njė person ndjen qė po shndėrrohet nė kandėr. Mėngjesi ėshtė i zakonshėm nė shkrimet e tij, zgjimi qė personifikon shpresėn e re, emocionet e reja, tė gjitha kėto turbullohen menjėherė sapo personi fillon kontaktin me botėn, ai rrėqethet nga atdheu zhgėnjyes. Grigori i transformuar tashmė krijon fillimisht njė shqetėsim tė thelle nė familje. Tė gjithė ata nė ketė moment janė tė pėrkushtuar rreth tij. Gjenialiteti i Kafkės ėshtė se ai e paraqet Grigorin nė ndryshimin fizik apo mekanik por jo shpirtėror dhe tė ndėrgjegjes. Grigori e kupton tė gjithė situatėn rreth tij dhe ka njė pikėllim tė madh qė tanimė as mund ta shprehi nėn petkun e kandrės. Por ē’ėshtė nė tė vėrtetė "Kandra"? S'ėshtė gjė tjetėr veēse krijesė e njė natyre anti-njeri, e njė natyre tė tmerrshme dhe pa kthim. Ajo ėshtė me tepėr, nuk ėshtė krijim i individit po e njė trysnie fati tė cilin askush prej nesh nuk e zgjedh me vetėdije. Grigorit gjithė kjo gjėmė i vjen pasi ai ėshtė shumė i pėrkushtuar nė punė, e cila e ka bere efektin e saj tė ēuditshėm jo duke i dhėnė tė mirat qė ēdo njeri pret nga ajo por duke e shndėrruar nė njė qenie tė ēuditshme dhe tė trishtueshme qė e pengon tė realizojė natyrshėm dėshirat njerėzore qoftė dhe mė minimalet. Nė fund familjarėt e lodhur dhe pėrfundimisht tė bindur se krijesa qė kanė pėrballė nuk ėshtė me djali apo vėllai i tyre por njė kandėr, e trajtojnė si tė tillė dhe Grigori vdes nė ngashėrimin e pashprehur dhe disi nė pritje tė "zgjidhjes" qė do ti sjelli vdekja. Megjithėse pėrshkrimi i mėsipėrm i kėtij romani ėshtė mjaft i shkurtėr kemi mundėsinė tė analizojmė disa ide pėrmbajtėse nė tė. Shkrimet e Kafkės, nė ndryshim nga tregimet e stėrzgjatura, pėrgjithėsisht zgjaten me pėrtesė vetėm pėr tė thėnė atė qė duhet dhe pa ceremonira formale. Nėse do ta nisim nga fundi Grigorit i ka ardhur nė maje tė hundės por siē kemi thėnė me lart Kafka nuk ėshtė dekadent (tė gjejė mjete pėr tė asgjėsuar apo zhdukur situata) Grigori ndihet thellėsisht i pa shpresė pėr momentin por ai nuk tenton vetėvrasjen. Ai zgjidhjen e merr si pasojė e njė veprimi pasiv mbi situatėn dhe e le veten tėrėsisht tė shkrihet nė fatin qė i racionoi Jeta. Vdekja ėshtė njė zgjedhje e natyrshme e tij por jo me ekzaltim e pėr mundėsinė e ndreqjes por duke ēliruar pamundėsinė pėrballė natyrės absurde qė e rrethon. Kafka nė vetvete ėshtė njė protestues i madh; ėshtė vetė protesta. Ai nuk krijon arsyetime fatale por paraqet botėn dhe nė ketė drejtim protesta e tij nuk ka hierarki drejtuese, ajo lind apriori pėr tė gjithė qė nga momenti i zgjimit nė absurd gjithashtu ajo nuk ka mjete lufte pėrveē reflektimit mbi situatėn. Grigori jemi tė gjithė ne tė mekanizuar me elemente qė fati arbitrar na etiketon ēdo kohe dhe qė janė tė pa evitueshėm. Jo vetėm kandra por dhe vdekja ėshtė e njėjta gjė ashtu si Grigori nuk i bėnte balle dhe s’e kuptonte transformimin ashtu dhe vdekja e kaplon njeriun nė vite e ndihmuar nga plagosjet e pėrpjekjes pėr lumturi dhe qetėsi qė i lakmojmė pėr ditė tė gjithė ne. Kandra ėshtė i alkoolizuari qė nėpėrmjet alkoolit donte tė prekte gėzimin por qė endet i shkatėrruar rrugėve, kandra ėshtė "At Sergei" (Tolstoi ) qė duke u drejtuar vetėm nga shpirti i amshuar u kthye nė njė pėrdhunues. Ajo ėshtė gjithēka qė prodhon absurdi dhe jeta pa pika referimi dhe qė prezanton fytyrėn e saj nėpėrmjet kėtyre fenomeneve. Nėse kemi hyre pak nė esencėn e fundit tė veprės dhe nė mesin e saj fillimi ėshtė ndryshe. Njerėzit tronditen nga transformimi, mortaja, burgosja, etj. Ata mbajnė njė qėndrim ndaj halleve qė u bien nga qielli. Mos vallė Kafka e merr njeriun si njė qenie me manual tė paracaktuar pėrdorimi tė cilin e ka tė stamposur nė ndėrgjegje dhe orientohet midis tė mirės dhe tė keqes? Vetė Kafka ėshtė njė njeri qė i dorėzohet trasendentes? Ai e le hapur apo pa zgjidhur vetė ketė dileme me dėshirėn pėr tė asgjėsuar krijimtarinė e tij apo me saktė pyetjet e tij dhe si Grigori shikon nga ylli i mėngjesit, pas vdekjes.

Nė vazhdėn e krijimeve pikante tė Kafkės me interes ėshtė tregimi "Njė Leksion Akademik".

Kėtu kemi tė bėjmė me njė personash shume tė pėrfolur, tė transformimit majmun nė njeri. Kafka nuk e shikon zhvillimin nga ana estetike por kuptimore. Majmuni tashmė njeri ndihet pėrballė lirisė sė zgjedhjes. Ai nuk i referohet vetes nė anėn e cilėsisė organike por tė ndėrgjegjes. Pikėrisht pėr shkrimtarin njeriu ka koordinata arsyetive dhe jo tė njė problemi vizual dhe tė lėvizjes. Pėr kuptimin tradicional tė lirisė ajo ēka deklaron Kafka pėr tė ėshtė tė paktėn e ēuditshme. Majmuni tashmė njeri ėshtė i pikėlluar pėr lirinė e zgjedhjes pasi ėshtė pėrgjegjės pėr rrjedhėn e gjėrave ndėrkohe qė nuk ėshtė i sigurt pėr pasojat e zgjedhjes sė tij. Bota tashmė ka formėn qė ai zgjedh por e tmerrshme pasi ai tė vetmin vend ankimi dhe ndėshkimi ka veten. Kjo tek “Zarathuasta” (F. Niche) ėshtė njė ēlirim i qenies pėr tu perfeksionuar, tek Kafka ėshtė njė fatalitet. Ai ėshtė thellėsisht nė kėrkim tė fesė, tė para-projektit rruga e tė cilit nuk do ta zhgėnjente njeriun. J. P. Sarter mendonte se njeriu nuk ėshtė prodhim fizik dhe ndėrgjegjėsor i vetvetes, Kafka megjithėse mė i hershėm pasi e kalon koshiencėn e kėtij postulati mendon se gjithashtu njeriu s’mund tė projektojė veprimin e vetvetes. Ai ėshtė njė qenie e trishtuar pėr pozicionin qė ka. E gjithė kjo tė bėn ta mendosh mbase tė pezmatuar ndaj zotit, natyrės por mbase si njė nxitje drejt kėrkimit tė zotit tė humbur ose tė njė depresioni tė pashmangshėm nga kotėsia dhe boshllėku qė nuk japin shpjegim. Forma e tregimit ėshtė krijuar afėrsisht si monolog e cila fatkeqėsisht mund tė interpretohet si njė shprese e venitur pėr pėrgjigje, kurse fakti qė ai e hedh nė letėr ėshtė njė veprim i vetvetishėm siē ėshtė mendimi.

Kafka ėshtė njė qenie gjeniu dhe pikėllues njėkohėsisht, sikur tė qe i pashmangshėm dėshpėrimi i njė shpirti tė lartė nė realitetin tokėsor.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga Eri dr Wed Jan 05, 2011 6:47 pm

Ėshtė poshtėrsi?

Franz KAFKA

Unė kaloj qėllimisht pėrmes rrugėve, ku janė kurvat. Kalimi pranė tyre mė ngashėnjen, jep mundėsinė e largėt por gjithnjė ekzistuese tė shkosh me njėrėn prej tyre.A ėshtė kjo njė poshtėrsi? Por nuk di asgjė mė tė mirė dhe realizimi i diēkaje tė tillė mė ngjan nė themel i pafajshėm dhe nuk mė bėn aspak tė pendohem. Unė dua vetėm njė grua tė moshuar e tė bėshme, me rroba tė vjetra, por nė njėfarė mase me stoli tė bollshme tė varura nė to.Njėra prej kėtyre grave mė njeh, me sa duket. Unė e takova sot pasdite, ajo ishte ende me rrobat e punės, flokėt e saj ishin ende mbi kokė, ajo nuk kishte kapele, por njė bluzė pune si ajo e kuzhiniereve, dhe mbante disa rroba ndoshta pėr t’i ēuar te rrobalarėsja. Asnjė njeri nuk do tė kishte gjetur diēka ngashėnjyese tek ajo, vetėm unė. Tani nė mbrėmje, kur koha ndėrkaq u ftoh, unė e pashė me njė mantel tė verdhė nė bojėkafe, nė anėn tjetėr tė rrugės Zeltner, rrugės sė ngushtė e tė degėzuar, ku ajo po shėtiste. Vėshtrova nė drejtim tė saj dy herė, ajo e kapi shikimin tim, por pastaj ika prej saj.
(Ditari)

Bordello tė rregulluara nė njė mėnyrė racionale. Grilat e pastra tė dritares sė madhe tė shtėpisė tė lėshuara poshtė. Te lozha e portierit, nė vend tė njė burri, njė grua e veshur me sqimė, e cila ndihet kudo si nė shtėpinė e saj. Qė nė Pragė, unė kam vėnė re kalimthi karakterin prej amazone tė bordellove.
Kėtu kjo ėshtė edhe mė e qartė. Portierja femėrore, e cila vė nė lėvizje llambėn elektrike, na ndal te lozha e saj, sepse atė sapo e lajmėrojnė qė po vijnė klientė nėpėr shkallė; pastaj dy gra tė nderuara sipėr (pėrse dy?) qė na presin ne, ndezja e dritės elektrike nė dhomėn pranė, ku qėndronin nė errėsirė ose nė gjysmėerrėsirė vajzat e pazėna, duke formuar tri tė katėrtat e njė rrethi (qė e plotėsonim ne) rrotull nesh, duke ndenjur me trupin drejt nė pozicionet favorizuese tė menduara prej tyre, dhe pastaj hapi i madh me tė cilin e zgjedhura del pėrpara, dhe grishja me tė prekur qė mė bėn zonja... por unė ndjehem si i shtyrė drejt daljes. Dhe ėshtė e pamundur tė pėrfytyroj sesi dola nė rrugė, kaq shpejt ndodhi kjo.Ėshtė vėshtirė t’i shohėsh ato saktėsisht, sepse janė shumė, picėrrojnė sytė dhe, mbi tė gjitha, qėndrojnė tepėr afėr. Do tė duhej t’i shqyesh sytė, dhe pėr kėtė nevojitet tė ushtrohesh.
Nė kujtesė kam vetėm atė, qė qėndroi pranė meje. Ajo kishte dhėmbė me hapėsirė ndėrmjet tyre, zgjatej nė lartėsi, duke mbajtur fustanin me grushtin e mbledhur, duke hapur e mbyllur sytė e mėdhenj dhe gojėn e madhe. Flokėt e saj bjondė ishin tė shprishur. Ajo ishte truphollė. (Shėnime udhėtimi)
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:47 pm

SHTATĖ TREGIME TĖ SHKURTRA NGA FRANC KAFKA
HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota cdo
dite e me e vogel. Para syve te tij
parakalonin vetem mure qe lartoheshin
e rruge qe beheshin gjithmone
e me te ngushta. Nje dite,
ai u gjend perballe nje rruge pa
dalje. Beri te kthehej prapa kur
para syve flakeruan kthetrat e
mprehta te maces.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:48 pm

VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin
kalin nga stalla. Sherbetori nuk
me kuptoi. Shkova vete, shalova
kalin dhe ia hipa. Ne largesi
degjova nje thirje kumbuese. E
pyeta se cfare ishte. Ai s'dinte gje
madje nuk kishte degjuar asgje.
Tek dera me ndaloi dhe me pyeti :
"Per ku po nxitoni keshtu imzot ?"
"Nuk e di", i thashe, "Larg prej
kendej, tutje. Gjithmone=20 larg
prej kendej, vetem ashtu do te
mund te arrij ne vendmberritjen
time". "Pra ju e dini vendmberritjen,
a s'eshte keshtu imzot ?",
pyeti. "Po", ju pergjigja, "a nuk ta
thashe sakaq? Larg-Prej-Kendej.
Atje eshte vendi im". "Por nuk keni
marre asnje furnizim me vete", me
kujtoi ai. "Nuk me duhet asgje", i
thashe, "Udhetimi eshte aq i gjate
sa do te vdes urie nqs nuk marre
ndonjne gje rruges. Asnje furnizim
nuk do te me shpetoje dot.=20
Fatmiresisht, eshte nje rrugetim
teper i gjate".
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:48 pm


Jan
23
SHTATĖ TREGIME TĖ SHKURTRA NGA FRANC KAFKA



HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota cdo
dite e me e vogel. Para syve te tij
parakalonin vetem mure qe lartoheshin
e rruge qe beheshin gjithmone
e me te ngushta. Nje dite,
ai u gjend perballe nje rruge pa
dalje. Beri te kthehej prapa kur
para syve flakeruan kthetrat e
mprehta te maces.

VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin
kalin nga stalla. Sherbetori nuk
me kuptoi. Shkova vete, shalova
kalin dhe ia hipa. Ne largesi
degjova nje thirje kumbuese. E
pyeta se cfare ishte. Ai s'dinte gje
madje nuk kishte degjuar asgje.
Tek dera me ndaloi dhe me pyeti :
"Per ku po nxitoni keshtu imzot ?"
"Nuk e di", i thashe, "Larg prej
kendej, tutje. Gjithmone=20 larg
prej kendej, vetem ashtu do te
mund te arrij ne vendmberritjen
time". "Pra ju e dini vendmberritjen,
a s'eshte keshtu imzot ?",
pyeti. "Po", ju pergjigja, "a nuk ta
thashe sakaq? Larg-Prej-Kendej.
Atje eshte vendi im". "Por nuk keni
marre asnje furnizim me vete", me
kujtoi ai. "Nuk me duhet asgje", i
thashe, "Udhetimi eshte aq i gjate
sa do te vdes urie nqs nuk marre
ndonjne gje rruges. Asnje furnizim
nuk do te me shpetoje dot.=20
Fatmiresisht, eshte nje rrugetim
teper i gjate".

ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes
se pare. Pastaj, per nje cast u tmerrova,
u ktheva dhe i thashe: "Une
kalova kur ju nuk e kishit mendjen".
Ai pa per nje cast dhe nuk
tha asgje. "Me duket se nuk duhet
ta kisha bere kete gjest", i thashe.
Ai serish ndenji pa folur. "Heshtja
juaj a do te thote gje miratim per
te kaluar ?".
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:49 pm


Jan
23
SHTATĖ TREGIME TĖ SHKURTRA NGA FRANC KAFKA



HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota cdo
dite e me e vogel. Para syve te tij
parakalonin vetem mure qe lartoheshin
e rruge qe beheshin gjithmone
e me te ngushta. Nje dite,
ai u gjend perballe nje rruge pa
dalje. Beri te kthehej prapa kur
para syve flakeruan kthetrat e
mprehta te maces.

VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin
kalin nga stalla. Sherbetori nuk
me kuptoi. Shkova vete, shalova
kalin dhe ia hipa. Ne largesi
degjova nje thirje kumbuese. E
pyeta se cfare ishte. Ai s'dinte gje
madje nuk kishte degjuar asgje.
Tek dera me ndaloi dhe me pyeti :
"Per ku po nxitoni keshtu imzot ?"
"Nuk e di", i thashe, "Larg prej
kendej, tutje. Gjithmone=20 larg
prej kendej, vetem ashtu do te
mund te arrij ne vendmberritjen
time". "Pra ju e dini vendmberritjen,
a s'eshte keshtu imzot ?",
pyeti. "Po", ju pergjigja, "a nuk ta
thashe sakaq? Larg-Prej-Kendej.
Atje eshte vendi im". "Por nuk keni
marre asnje furnizim me vete", me
kujtoi ai. "Nuk me duhet asgje", i
thashe, "Udhetimi eshte aq i gjate
sa do te vdes urie nqs nuk marre
ndonjne gje rruges. Asnje furnizim
nuk do te me shpetoje dot.=20
Fatmiresisht, eshte nje rrugetim
teper i gjate".

ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes
se pare. Pastaj, per nje cast u tmerrova,
u ktheva dhe i thashe: "Une
kalova kur ju nuk e kishit mendjen".
Ai pa per nje cast dhe nuk
tha asgje. "Me duket se nuk duhet
ta kisha bere kete gjest", i thashe.
Ai serish ndenji pa folur. "Heshtja
juaj a do te thote gje miratim per
te kaluar ?".

FATKEQĖSIA E
BEQARIT

Duket tė jetė e tmerrshme tė
jesh beqar, dhe plak qė mezi ruan
dinjitetin e tij, tė kėrkosh strehė
tek tė tjerėt, kur dėshiron tė kalosh
njė mbrėmje nė shoqėri; tė jesh i
sėmurė dhe, nga qoshja e shtratit,
tė kqyrėsh dhomėn bosh me javė
tė tėra; tė ulesh tė pushosh nė
pragjet e shtėpive, tė mos ngjitėsh
kurrė shkallėt pėrbri tė shoqes; tė
mos kesh nė dhomė tėnde veēse
dyer komunikimi qė hapen mbi
hyrjet e tė tjerėve; tė kthehesh nė
shtėpi duke mbajtur darkėn tėnde
nė dorė; tė jesh i detyruar tė admirosh
fėmijėt e tė tjerėve, pa patur
tė drejtė pėr tė pėrsėritur papushim:
unė nuk kam; tė sajosh njė
dukje dhe njė mbajtje tė kopjuar
nga njė apo dy beqarė, tė behur nga
kujtimet tona tė rinisė.
Ja si do tė jetė kjo, me pėrjashtimin
qė nė realitet sot jemi kėtu
dhe qė kėtu do tė jemi edhe mė
vonė, me njė trup real dhe me njė
kokė reale, e pėr rrjedhojė, edhe me
njė ballė pėr ta goditur me pėllėmbė
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:50 pm

DRITARJA MBI
RRUGĖ

Cilido qė jeton i braktisur dhe
do tė donte megjithatė, andejkėndej,
tė lidhte ndonjė marrėdhėnie,
cilido qė pėrballė ndryshimesh
qė ia imponojnė orėt,
stinėt, zanati apo ēfarėdo rrethane
tjetėr, dėshiron tė gjejė njė krah,
njė krah ēfarėdo pėr t’u mbajtur –
ky pra, nuk do tė mundet tė bėjė
pėr njė kohė tė gjatė pa njė dritare
mbi rrugė. Dhe, edhe sikur ai tė
ishte nė pikėn qė tė mos kėrkojė
asgjė, edhe sikur ai tė mos ishte
tjetėr pėrveēse njė plak i kėrrusur
nga lodhja qė mbėshtetet mbi
dritare dhe qė i shėtit sytė e tij
ndėrmjet publikut dhe qiellit,
kokėn tė lėshuar paksa prapa, pa
dėshiruar mė asgjė, kuajt do ta
tėrheqin megjithatė nė kortezhin
e tyre tė karrocave dhe tė zhurmės,
pėr ta rizhytur mė nė fund
nė grumbullin e njerėzve.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:51 pm

VĖSHTRIME TĖ
SHPĖRFILLURA
NGA DRITARJA

Ēfarė do tė bėjmė nė nė kėto
ditė pranvere qė nuk do vonojnė
tė mbėrrijnė? Sot nė mėngjes,
qielli ishte i vrenjtur, por nėse
afrohemi tani pranė dritares, do
tė ngelemi tė befasuar dhe faqja
jonė do tė ngjeshet pėrkundėr
dorėzės sė saj.
Poshtė, shohim dritėn e diellit,
tashmė nė rėnie, ėshtė e
vėrtetė, mbi fytyrėn e kėsaj vajze
tė re, pothuaj ende fėmijė, qė ecėn
dhe kthen kokėn, dhe nė tė
njėjtėn kohė, shohim hijen e
burrit qė ecėn prapa saj, me njė
hap mė tė shpejtė.
Tani, burri ka parakaluar dhe
fytyra e fėmijės shndrin pėrsėri.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:52 pm

NJĖ LAJM
PERANDORAK

Perandori – kėshtu thuhet – tė ka
dėrguar njė lajm, ty, vetėm ty, tė nėnshtruarit
tė mjerė, hijes vocėrrake tė
arratisur nė largėsinė mė tė largėt
pėrballė diellit perandorak, pikėrisht
ty perandori tė ka dėrguar njė lajm
nga shtrati i tij i vdekjes. Lajmėtarin
e ka gjunjėzuar pranė shtratit dhe ia
ka pėshpėritur lajmin nė vesh; kaq me
vlerė ishte pėr tė, saqė deshi, qė ky t’i
pėrsėritej nė vesh edhe njė herė.
Nėpėrmjet tundjes sė kokės ka vėrtetuar
vėrtetėsinė e asaj, qė iu tha. Ai e
ka ēliruar lajmėtarin nga tė qenurit i
pranishėm gjatė vdekjes se tij – tė
gjithė muret pengues thyhen dhe mbi
shkallėt, tė cilat luhaten nė largėsi lart
nė ajėr, gjenden nė rreth tė Mėdhenjtė
e perandorisė – ai ka bėrė tė mundur,
qė pėr lajmėtarin tė gjitha kėto
tė mbeten pas. Lajmėtari ka marrė
menjėhere udhėn, njė burrė i fuqishėm
dhe i palodhur. Duke shtrirė
herė njėrin dhe herė tjetrin krah ēan
pėrmes turmės, nė rast se has rezistencė
tregon gjoksin, mbi tė cilin ka
shenjen e diellit, ai ngadalė bėn edhe
pėrpara si asnjė tjeter, por turma ėshtė
kaq e madhe, banesat e tyre nuk
kanė fund. Po tė hapej pak vend… oh
si do tė fluturonte ai dhe ti me siguri
sėshpejti do tė dėgjoje tė goditurėn e
gezueshme tė grushtave tė tij nė
derėn tėnde. Por nė vend tė kėsaj ai
sfilitet kot sė koti, duke u ndrydhur
akoma mundohet tė dalė nga dhomat
e pallatit tė brendshėm, asnjėherė nuk
do t’i kalojė ato, edhe po t’i kalonte
asgjė nuk do tė ishte e fituar, atij do
t’i duhej t’iu bėnte ballė shkallėve,
edhe po t’ia dilte mbanė kėsaj pėrsėri
asgjė nuk do tė ishte e fituar, do t’i
duhej tė pėrshkonte oborret
mbretėrore dhe pas oborreve pallatin
e dytė rrethues dhe pėrsėri shkallėt
dhe oborret dhe pėrsėri njė pallat dhe
kėshtu me radhė pėrmes
mijėvjeēareve, por edhe me vrik po tė
dilte mė sė fundmi nga dera e jashtme
– por kjo kurrė, kurrė nuk do
t’mund tė ndodhte – pėrpara do t’i
dilte njė kryeqytet, qendra e botės, e
mbushur plot e pėrplot me llumin e
saj. Kėtė askush nuk do mund ta pėrshkonte,
dhe aq me pak me lajmin e
njė tė vdekuri. – Por ti ulesh nė dritaren
tėnde dhe kur bie mbrėmja
ėndėrron pėr tė.
Pjesė nga teksti “Beim Bau der
chinesischen Mauer” (“Gjatė ndėrtimit
tė murit kinez”) shkruar mė 1917,
botuar mė 1919

Nga Flori SLATINA
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Franc Kafka Empty Re: Franc Kafka

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi