♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti i USA, Obama merr cmimin Nobel per Paqe

Shko poshtė

Presidenti i USA, Obama merr cmimin Nobel per Paqe Empty Presidenti i USA, Obama merr cmimin Nobel per Paqe

Mesazh nga capkenja Sat Dec 12, 2009 12:16 pm

Presidenti Obama pranon ēmimin Nobel tė Paqes

Zėri i Amerikės
10-12-2009




Presidenti Barak Obama morri sot zyrtarisht Ēmimin Nobel tė Paqes, nė njė ceremoni tė organizuar nė Oslo tė Norvegjisė. Nė fjalėn e tij tė pranimit tė ēmimit Presidenti foli gjatė rreth rrethanave qė i shtyjnė vendet nė luftė, ndėrkohė qė u bėri thirrje atyre tė kėrkojnė paqe.

Presidenti Obama tha se e pranon ēmimin e paqes me pėrulje, i vetėdijshėm pėr debatet qė shoqėruan vendimin e Komitetit tė Ēmimit Nobel.

"Pjesėrisht kjo u bė meqė unė jam nė fillim dhe jo nė fund tė punės sime nė skenėn botėrore. Krahasuar me disa nga gjigandėt e historisė qė e kanė marrė kėtė ēmim – Schweitzer dhe Kingu; Marshalli dhe Mandela – arritjen e mia janė tė pakta".

Por ai shtoi se ēėshtja mė e rėndėsishme qė shoqėron kėtė ēmim ėshtė fakti se ai ėshtė udhėheqėsi i njė vendi i pėrfshirė nė dy luftra.

"Ne jemi nė luftė dhe unė jam pėrgjegjės pėr dislokimin e mijra tė rinjve amerikanė nė betejė nė njė vend tė largėt. Disa do vrasin. Disa do tė vriten. Dhe unė vij kėtu me vetėdijen e kostos sė konflikteve tė armatosura – i mbushur me pyetje tė vėshtira rreth luftės dhe paqes, si dhe pėrpjekjes sonė pėr ta zėvendėsuar njerėn me tjetrėn".

Ai tha se rezistenca pa dhunė qė organizoi fituesi i Ēmimit Nobel tė Paqes pėr vitin 1964, Martin Luther Kingu, nuk duhet konsideruar si dobėsi.

Megjithatė zoti Obama tha se kjo nuk ėshtė rruga e vetme. Ai tha se nuk mund tė mos reagojė pėrballė kėrcėnimeve me tė cilat pėrballet populli amerikan.

"Njė lėvizje jo e dhunshme nuk do ta kishte ndalur ushtrinė e Hitlerit. Negociatat nuk mund tė bindin udhėheqėsit e Al-Kaidės tė dorėzojnė armėt. Tė thuash se ndonjėherė forca ėshtė e nevojshme, nuk ėshtė thirrje pėr cinizėm – ėshtė tė pranosh historinė; me tė metat e njerėzimit dhe kufijtė e arsyes".

Fjalimi i tij pėrpara personaliteteve nė bashkinė e Oslos vjen vetėm nėntė ditė pasi presidenti urdhėroi 30 mijė trupa shtesė nė Afganistan. I vetdijshėm pėr pozicionin kundėrthėnės tė ngjarjeve, presidenti u pėrqėndrua nė nocionin e “luftės sė drejtė” dhe konceptin e paqes sė qėndrueshme.

"Duhet tė fillojmė duke pranuar tė vėrtetėn e hidhur se konfliktet e dhunshme nuk do tė zhduken nė ditėt tona. Do tė ketė raste kur vendet – tė vetme ose nė grup, do tė vendosin se pėrdorimi i forcės ėshtė jo vetėm i nevojshėm por moralisht i justifikueshėm".

Ai u bėri jehonė fjalėve tė ish presidentit amerikan John Kennedy, i cili pesė dekada mė parė foli pėr njė paqe realiste dhe mė tė kapshme.

Presidenti tha se rregullat dhe institucionet janė tė nevojshme pėr tė kontrolluar veprimet ushtarake. Ai pėrmendi nevojėn pėr vendosjen e standarteve nė mėnyrė qė tė gjitha vendet tė pėrmbushin detyrimet ndėrkombėtare.

Presidenti tha se pėrpjekja pėr paqe duhet tė pėrfshijė krijimin e institucioneve tė fuqishme dhe mbrojtjen e tė drejtave njerėzore.

Por ai shtoi se ka njė element tjetėr tė rėndėsishėm pėr njė botė mė tė paqshme.

“Nuk besoj se do tė kemi vullnetin pėr tė pėrfunduar kėtė detyrė pa diēka tjetėr – zgjerimin e vazhdueshėm tė imagjinatės morale; kėmbėnguljen se ka disa vlera tė larta qė i ndajmė tė gjithė".

Nė njoftimin pėr zgjedhjen e fituesit tė Ēmimit tė Paqes 2009, Komiteti Nobel citoi pėrpjekjet e presidentit pėr forcimin e diplomacies ndėrkombėtare dhe bashkėpunimin. Aty thuhet se presidenti ka kapur imagjinatėn e botės me mesazhin e tij pėr paqe.

Megjithatė ēmimi ėshtė kritikuar si i parakohshėm nga disa dhe anketat e opinionit publik nė Shtetet e Bashkuara tregojnė se amerikanėt besojnė se ēmimi ka ardhur shumė shpejt.

Ndėrsa presidenti filloi vizitėn e tij nė Oslo njė grup norvegjezėsh shprehėn tė njėjtėn pikėpamje. Ata u mblodhėn pėrpara Institutit Nobel ndėrsa presidenti nėnshkroi librin e vizitorėve. Ata hodhėn parrullat – Obama e fitove, tani duhet ta meritosh. //rd//

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi