♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrėnjėt e nacionalizmit shqiptar

2 posters

Shko poshtė

Rrėnjėt e nacionalizmit shqiptar Empty Rrėnjėt e nacionalizmit shqiptar

Mesazh nga capkenja Fri Dec 11, 2009 9:55 pm

Studimi i nacionalizmit shqiptar ėshtė njė nga problemet mė komplekse tė historisė moderne shqiptare. Fati historik i shqiptarėve nė shek. XIX–XX dhe ideologjizimi i skajshėm i kėtij problemi gjatė periudhės komuniste nuk lejuan trajtime shteruese, por po aq edhe zbulimin e rrėnjėve tė tij.

Studimet shkencore nė Shqipėri mbi nacionalizmin shqiptar kanė filluar gjatė periudhės komuniste, nė vitin 1953, dhe vazhduan mė intensivisht nė vitin 1965. Pyetjes se ku i ka rrėnjėt nė kohė nacionalizmi shqiptar dhe cili ka qenė shtrati qė e pėrgatiti atė, historiografia e periudhės komuniste nuk arriti t’i japė njė pėrgjigje shteruese. Ndonėse pati studiues si Stefanaq Pollo, Stavri Naēi e Injac Zamputi, tė cilėt nė atė klimė tė vėshtirė politike shtruan edhe ēėshtjen e studimit empirik tė problemit, mė shumė se atij teoriko-ideologjik, duket se konformizmi i fenomenit tė nacionalizmit me skemat e marksizmit dominoi shkrimet pėr kėtė temė.

Pėrsa i pėrket fillesave tė tij ishin kėto diskutime qė shėnuan gjysmėn e dytė tė shek. XIX dhe Lidhjen e Prizrenit si formėn e parė tė shprehur tė nacionalizmit shqiptar. E thėnė mė shkoqur, ato parashtruan mendimin se politikisht shqiptarėt u zgjuan vetėm kur Traktati i Shėn Stefanit dhe Kongresi i Berlinit vendosėn shkėputjen e territoreve tė shqiptarėve nga trungu amė; kurse kulturalisht u zgjuan me aktivitetin kulturor tė Naum Veqilharxhit nė vitet ‘30-‘40 tė shek. 19.

Edhe studimi monografik mbi zgjimin kombėtar tė shqiptarėve i Stavro Skėndit, i vitit 1967, nuk shėnoi ndonjė risi nė kėtė aspekt, pasi veēse pėrforcoi atė realitet historiografik qė tashmė ishte formėsuar brenda kufijve tė shtetit shqiptar: pra, qė nacionalizmi shqiptar si veprim politik u shfaq me Lidhjen e Prizrenit. Njė vlerėsim i tillė mbi fillesat e nacionalizmit shqiptar tashmė ėshtė njė opinion shkencor e publicistik mė se i ngulitur.

Nė vėmendjen shkencore shqiptare ka kaluar pa lėnė gjurmė njė studim i publicistit Tajar Zavalani i titulluar Nacionalizmi shqiptar (1969). Eshtė interesant fakti qė Zavalani ėshtė i pari qė tregon se rrėnjėt e nacionalizmit shqiptar duhen kėrkuar nė periudhėn e pashallėqeve.

Edhe studiueset Nuray Bozbora dhe Nathalie Clayer fillesat e kėsaj lėvizjeje i kanė vendosur kryesisht nė gjysmėn II tė shek. XIX, pra gjysmė shekulli pas fqinjėve grekė dhe atyre sllavė, dhe mė sė shumti gjeneza e kėtij fenomeni ėshtė kėrkuar nė zhvillimet ndėrkombėtare tė vitit 1878.

Pra, tre janė opinionet e ngulitura deri mė sot nė lidhje me fillesat e nacionalizmit shqiptar: sė pari, shprehja e parė e nacionalizmit shqiptar ishte Lidhja e Prizrenit; sė dyti, zgjimi kulturor i shqiptarėve ka filluar me Naum Veqilharxhin nė vitet ‘30-‘40 tė shek. 19, dhe, sė treti, mendimi nacionalist shqiptar i ka fillesat jashtė vendit, nė klubet e emigracionit shqiptar, nė gjysmėn e dytė tė shek. 19.

Duke parashtruar nė mėnyrė sintetike kėto tre opinione tashmė tė ngulitura nė nivel kombėtar dhe ndėrkombėtar, mendoj se tendenca pėr t’i afruar nė kohė fillesat e nacionalizmit shqiptar ėshtė metodologjikisht e gabuar.

Zhvillimet politike ndėrkombėtare qė ēuan nė krijimin Lidhjes sė Prizrenit nxorėn nė pah njė nivel tė avancuar jo tė mendimit, por tė veprimit politik tė nacionalizmit shqiptar. Kjo na bėn tė mendojmė se format mė tė hershme tė tij duhet t’i kėrkojmė edhe mė herėt. Gjeneza e lėvizjes nacionale tė njė populli shėnohet atėherė kur njė individ apo njė grup individėsh shpallin se ai komb ekziston dhe ai/ata individė marrin pėrsipėr ta provojnė njė realitet tė tillė. Pra, gjeneza e lėvizjes nacionale tė njė populli lind kur lind mendimi politik pėr tė jetuar mė vete, kur lind ideja e mėvetėsisė kombėtare.

Por, ndėrsa ėshtė i rėndėsishėm identifikimi i fillesave, metodologjikisht do tė ishte mė e saktė dhe korrekte tė identifikohen edhe elementėt formėzues tė vetėdijes nacionale shqiptare, qė nė fakt pėrgatitėn edhe mjedisin pėr lindjen e lėvizjes nacionale shqiptare. Njė gjė e tillė kėrkon depėrtimin thellė nė kohė dhe pashmangmėrisht edhe trajtimin nė kėtė kėndvėshtrim tė dokumenteve tė hershme tė shqipes sė shkruara me tė gjitha alfabetet: latin, arab e grek.

Deri mė sot nė asnjė rast nuk ėshtė shtruar pyetja se ēfarė ka menduar elita shqiptare pėrkundrejt zhvillimeve tė tilla qė po ndryshonin konfigurimin politik tė rajonit. Nė se statusquo-ja politike ndryshon si rezultat i njė konstelacioni tė ri politik, ėshtė krejt e natyrshme qė elementėt e ēdo grupi tė caktuar etnik brenda njė formacioni shtetėror multietnik tė tentojnė tė vėnė nė pah ato elementė qė ata i bashkojnė, madje tė shkojnė edhe mė tej, duke insistuar pėr tė ekspozuar veten si njė grup me veēori tė spikatura, tė ndryshme nga tė tjerat, pėr mė tepėr nga fqinjėt, duke e bėrė atė tė jetė sui generis. Ėshtė logjike tė mendosh qė vetėm kėshtu ēdo grup etnik tė luftojė pėr tė siguruar mbijetesėn, madje nė kushte optimale tė aspirojė edhe pėr sundim mbi fqinjėt. Nė rastin shqiptar, kur i gjithė Ballkani i krishterė ishte zgjuar dhe kishte shtruar diplomatikisht, por edhe me armė zgjidhjen e ēėshtjes sė tyre kombėtare, pėr rastin shqiptar krahasuar me fqinjėt duhet thėnė se kemi njė specifikė qė ka tė bėjė me faktin qė shumica e shqiptarėve nė fund tė shek. 18 – fillim i shek. 19 ishin myslimanė, madje fuqia politike, ushtarake dhe ekonomike e viseve shqiptare ishte nė duart e elementit elitar mysliman.

Nė vitet ’20 tė shek. XIX, rajoni i Epirit pas eliminimit tė Ali Pashės njohu zhvillime tė rėndėsishme. Kjo dėshmohet mė sė miri nga letėrkėmbimi qė gjendet nė Arkivat Osmane, letėrkėmbim i cili pėrfshinte autoritetet osmane, elitėn shqiptare dhe drejtuesit e kryengritjes greke. Studiuesi turk Hakan Erdem ėshtė i pari qė filloi tė eksplorojė natyrėn e marrėdhėnieve trepalėshe osmano-shqiptaro-greke nė kontekstin e zhvillimeve gjatė viteve tė Revolucionit Grek (1821-1930).

Pėrtej marrėdhėnieve midis qendrės dhe njė province osmane, ky dokumentacion reflekton edhe marrėdhėniet mes shtetit mysliman dhe shqiptarėve, njė prej komuniteteve etnike pėrbėrėse tė kėtij shteti, por me shumicė dominuese gjithashtu myslimane. Ky dokumentacion zbulon se pėrfaqėsuesit mė tė spikatur tė elitės shqiptare janė realisht tė avancuar nė mendimin e tyre politik pėr kohėn.

Nė njė letėr tė datės 29 nėntor 1828, drejtuar pjesėtarėve tė elitės shqiptare tė kohės, Ismail bej Vlora (gjyshi i Ismail Qemalit) i drejtohet Sulejman bej Konicės, Tahir aga Abazit (njė prej bashkėpunėtorėve tė ngushtė tė Ali Pashės), Veli bej Grebenesė dhe krerėve tė tjerė shqiptarė tė viseve tė jugut tė Shqipėrisė dhe u propozon qė ata tė mos merren me shtypjen e kryengritjes greke, siē ishin urdhėruar nga Porta e Lartė, por u kėrkon qė tė takohen nė qytetin e Beratit “pėr tė diskutuar pėr avenirin e Shqipėrisė me kushtin qė [atje tė bisedojmė] si bij tė denjė tė kėtij vendi”.

Ai del kundėr planeve osmane qė synonin, qė nėpėrmjet autoritetit tė krerėve shqiptarė, mobilizimin e pėrgjithshėm tė shqiptarėve pėr tė shtypur kryengritjen greke. Madje u thotė tė hapin sytė mirė pėr tė mbrojtur vatanin, pasi tė mbaronte ēėshtja greke radha do t’u vinte atyre. Madje, nė kėtė letėr Ismail bej Vlora bėn me dije se ai nė atė moment kishte filluar negociatat pėr kėtė problem me Silahdar Podėn.

Ismail bej Vlora me shkallėn e njohjes sė dokumentacionit qė kemi deri mė sot ėshtė i pari pjesėtar i elitės shqiptare tė kohės, i cili realitetin e ri politik qė po krijohej nė Greqi e pa pėrtej kufijve tė ēifligjeve tė tij. Eshtė krejt e natyrshme qė pjesėtarė tė elitės shqiptare duke qenė njėkohėsisht edhe autoritete provinciale osmane e kishin shumė tė lehtė qė autoritetin politik qė i kishte dhėnė Stambolli ta pėrdornin pėr interesat e veta, dhe mė konkretisht siē thotė Ismail beu “pėr punėt e Shqipėrisė” apo “pėr punėt e popullit shqiptar”.

Kėtu ėshtė shumė e rėndėsishme tė perceptojmė dhe tė vlerėsojmė drejt shkallėn e emancipimit politik tė elitės shqiptare: ky emancipim ėshtė i njė natyre tė veēantė pėr shkakun se, ndonėse me osmanėt elita shqiptare ndante tė njėjtin besim fetar, ky dokument dėshmon se pėrfaqėsues tė saj qartazi mendojnė pėr shkėputje nga Perandoria Osmane. Madje, edhe termi vatan nga njė term tradicionalisht i pėrdorur nė gjuhėn politike tė Islamit nė kuptimin atdhe i myslimanėve (homeland of muslims), nė kėtė dokument pėrdoret me kuptimin atdhe kombėtar (patria). Ndoshta ky dokument ėshtė nga tė parėt nė gjuhėn politike osmane kur ky term pėson njė ndryshim tė tillė semantik.

Njėkohėsisht ky dokument na bėn me dije edhe faktin tjetėr, qė Pashallėku i Ali Pashės, mes tė tjerash ishte edhe njė institucion i cili kishte vendosur urat e njohjes dhe tė komunikimit mes elitės shqiptare tė kohės. Nė kėtė dokument citohen mbiemrat e shumė personaliteteve tė kohės, tė cilat mė pas do tė jenė mbiemrat e familjeve tė mėdha shqiptare, pjesėtarė tė sė cilave morėn pėrsipėr pėrmbushjen e misionit kombėtar dhe ngritjen e shtetit shqiptar.

Ky dokument ėshtė dėshmi e faktit qė edhe shqiptarėt ishin zgjuar dhe po mendonin pėr mėvetėsinė e tyre, ashtu sikurse kishin bėrė apo ishin duke bėrė fqinjėt e tyre grekė e sllavė. Ndaj mendoj se, mė e pakta, ata nuk duhen gjykuar si tė vonuar nė fillimin e lėvizjes sė tyre kombėtare pėr faktin se ishin myslimanė.

Nga ana tjetėr, jam i mendimit se metodologjikisht do tė ishte e gabuar tė fetishizojmė vlerat e njė dokumenti tė vetėm nė atė masė sa ai tė ravijėzojė gjithė periudhėn me karakteristikat e saj. Vetėm hulumtimi i gjithė dokumentacionit tė kohės dhe analiza e kujdesshme e marrėdhėnieve tė shtetit osman me Fuqitė e Mėdha tė kohės do tė mund tė shpjegojnė shkaqet pse shqiptarėt u vonuan nė shpalljen e pavarėsisė nga shteti osman.

Lindja e mendimit politik nacionalist tė njė kombi shėnon njė stad cilėsor qė, nga njėra anė i jep fund fazės sė evidentimit tė elementėve formėzues tė lindjes sė kombit, kurse nga ana tjetėr i hap rrugė veprimit tė organizuar politik drejt njė lėvizjeje, e cila ēon nė krijimin e shtetit kombėtar.

Dritan Egro
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rrėnjėt e nacionalizmit shqiptar Empty Re: Rrėnjėt e nacionalizmit shqiptar

Mesazh nga bigbeng Fri Dec 11, 2009 10:06 pm

Mendimi se,te jem nacionalist edhe me pelqen edhe jo
Me pelqen se jam shqiptar me nje kulture te trasheguar shume te hershme dhe ket mundohem ta ruaj si syte e ballit.
Me pelqen se dua qe kombi yne te ngelet nje komb vital e me nocione shtet formuese e i qendrueshem.
Nuk me pelqen nacionalizmi se i lidh njerzit me paranoja shume te forta,edhe ndonjeherer hakmarrese,ngulit ne mendjen e tyre ndjenjen e superioritetit falls dhe dominimin e tyre pa asnje arsye reale.
Kam parasysh ketu se cfare hoqi populli Kosovar nga dominimi nacionalist serb...etj


bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi