♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri

3 posters

Shko poshtė

Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri Empty Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri

Mesazh nga capkenja Thu Dec 10, 2009 8:35 pm

Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri

Nga Berisha, Rama, Meta e deri tek guvernatori Ardian Fullani

Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri OkPushteti nuk ėshtė vetėm njė term. Pėr shqiptarėt akoma edhe mė shumė. Ai ėshtė njė instrument pėr tė siguruar njė jetėgjatėsi sa mė tė madhe nė krye masave. Megjithatė ai mbetet fushėbeteja ku takohen shumė personazhe tė cilat nė njė farė mėnyre influencojnė direkt apo indirekt nė jetėt tona. Duke marrė shkas nga publikimi i listės nė revistėn prestigjoze amerikane “Forbes” mbi njerėzit mė tė pushtetshėm nė botė, gazeta “Tirana Observer”, po boton nnjė listė tė personave mė tė pushtetshėm nė Shqipėri. Sigurisht nė pamundėsi pėr tė pėrdorur tė gjitha kriteret dhe parametrat e “Forbes” pėr tė pėrkufizuar pushtetin, kjo listė ka pėr qėllim tė bėjė pėr herė tė parė njė klasifikim, se kush janė sot njerėzit mė tė pushtetshėm. Nė vend tė parė, ėshtė rėnditur njeriu qė ka mė shumė influencė me vendimarrjen e tij. Ai ėshtė kryeministri Sali Berisha i cili ndodhet nė politikėn shqiptare prej 20 vjetėsh dhe madje ka lėshuar rrėnjė brenda saj. Prej tij varen drejpėrsėdrejti fatet e tė gjithė shqiptarėve brenda kufijve. Vendin e dytė e pason njeriu i cili ndodhet ekzaktėsisht nė krahun e kundėrt tė tij. Por edhe Edi Rama, paēka se nuk ndodhet nė tė njėjtat pozicione praseprapė kontrollon bashkinė mė tė madhe nė vend dhe kryeson partinė mė tė madhe opozitare e cila nė votimet e fundit numėroi 700 mijė simpatizantė tė cilėt votuan pėr tė. Nė treshen e parė nuk kishte se si tė mungonte ministri i Jashtėm dhe kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim i cili falė njė marrėveshje tė minutės sė fundit me Berishėn arriti tė kalonte nga opozita nė pushtet. Aktori tjetėr qė rėnditet nė vendin e katėrt ėshtė presidenti Bamir Topi i cili ėshtė garantuesi dhe arbitri i institucioneve. Mė poshtė vjen Prokuroria e Pėrgjithshme Ina Rama e cila ndodhet gjithmonė nėn presionin e politikės pėr shkak se disa prej tė pandehurve vijnė nga e njėjta familje. Dy proceset ndaj ministrave Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu tashmė i ka humbur me gjykatėn, por nuk ėshtė ende e thėnė se tashmė institucioni i akuzės ka mbyllur sytė. Mesin e zė kryetarja e Kuvendi Jozefina Topalli e cila tani drejton njė parlament tė pėrgjysmuar dhe pa njė opozitė. Pas saj rėnditet njė grua tjetėr e sapo emėruar nė krye tė Gjykatės sė Lartė e cila ka nisur njė debat pėr zgjedhjen e anėtarėve tė rinj tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Vendet e fundit tė listės, jo pėr nga rėndėsia, e mbyllin ministri i Brendshėm Lulzim Basha, ai i Financave Ridvan Bode dhe guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė Ardian Fullani.

1. Sali Berisha
Kryeministėr i Shqipėrisė
Vjeē:65
Sali Berisha, njeriu mė i pushtetshėm nė Shqipėri. Qėndron nė krye tė qeverisė dhe partisė mė tė madhe e cila ndodhet aktualisht nė pushtet prej 20 vjetėsh. Nė dorėn e tij ndodhen projektet mė tė mėdha tė Shqipėrisė dhe prej vullnetit dhe punės varen fatet e hyrjes sė Shqipėrisė nė Bashkimin Europian. Ėshtė politikani mė karizmatik nė vend dhe po aq kontrovers nė tė njėjtėn kohė. Arriti tė anėtarėsojė vendin nė Aleancėn Atlantike por nė tė njėjtėn kohė ėshtė i rrethuar gjithmonė nga polemika. Ėshtė i akuzuar pėr trazirat e vitit 1997 dhe sė fundmi opozita e akuzon edhe pėr afera korruptive dhe pėrgjegjės nė tragjedinė e Gėrdecit ku humbėn jetėn 26 persona dhe u plagosėn mbi 300 tė tjerė. Ndėrkohė ka arritur tė vendosė me mjeshtri nėn tė njėjtėn ēadėr qeverisėse edhe ish-kundėrshtarin e tij tė betuar Ilir Meta.

2. Edi Rama
Kryetar i Bashkisė sė Tiranės dhe i Partisė Socialiste
Vjeē:45 vjeē
Lideri politik i njė populli prej 83 mijė socialistėsh, drejton dhe infuencon partinė mė tė madhe opozitare nė vend. Gėzon mbėshtetjen e 700 mijė simpatizantėve tė majtė qė e votuan nė zgjedhjet e fundit parlamentare. Ėshtė njeriu qė ka nė dorė pothuajse gjysmėn tjetėr tė fateve tė vendit. Qėndron prej nėntė vitesh nė krye tė bashkisė mė tė madhe nė vend. Nė mandatin e tij tė parė i ndryshoi fytyrėn njė kryeqyteti tė katandisur me kioska, falė njė vizioni rinovues urbanistik. Aktualisht ndodhet nė opozitė dhe ėshtė rikonfirmuar lider i saj. Ka vendosur tė bojkotojė parlamentin dhe i ka prishur tė gjitha urat e njė dialogu me mazhorancėn me tė cilėn ka nisur njė betejė politike. Ėshtė pėrfolur dhe akuzuar nga mazhoranca pėr afera nė lidhje me lejet e ndėrtimit por deri tani pėr tė nuk ėshtė hapur ende njė proces gjyqėsor.

3. Ilir Meta
Zv/kryeministėr dhe ministri i jashtėm, kryetar i LSI
Vjeē:42
Lideri i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim njihet ndryshe edhe si pragmatisti mė i madh nė politikė. Aktualisht nė vendimarrje ėshtė gjėrėsisht mė i pushtetshėm se rivali i tij politik Edi Rama. Drejton njė parti e cila me katėr deputetėt e zgjedhur nė zgjedhjet e fundit parlamentare nė vend, arriti tė shmangė njė ngėrē politik. Ish-kryeministėr dhe ish-socialist nė tė njėjtėn kohė, ka drejtuar vendin dhe ka ushtruar pa frikė pushtetin e tij pėr tre vjet me rradhė, deri nė momentin kur vendosi tė largohej nga partia mėmė. Tani drejton njė parti e cila deri dje ishte kundėrshtare e pėrhershme e Sali Berishės, ndėrsa tani ndodhet pėrkrah tij. Ka qėnė zėri mė i fuqishėm qė kundėrshtoi miratimin e Kodit Elektoral dhe ishte aq i vendosur sa tė shkonte deri nė grevė urie dhe ngriu pėrfundimisht marrėdhėniet me liderin e PS, Edi Rama.

4. Bamir Topi
President i Shqipėrisė
Vjeē:52
President prej mė shumė se dy vjetėsh, vjen nga rradhėt e partisė Demokratike. Ishte numri dy pas Berishės, dhe tani drejton institucionin mė tė lartė tė shtetit shqiptar. Edhe pse me kompetenca tė kufizuara praseprapė ėshtė kthyer mė shumė nė njė zė kundėr kryeministrit dhe kryetares sė parlamentit e cila ėshtė njė kundėrshtare e flaktė e tij. Raportet me kėta dy tė fundit janė vetėm institucionale. Ka njė influencė mbi politikėn shqiptare. Nė mjaft raste opozita e majtė i ka kthyer sytė nga Bamir Topi duke i kėrkuar tė tregohet i kujdesshėm pėrpara se tė japė njė verdikt pėrfundimtar mbi ligje tė veēanta qė i interesojnė vendit. Ėshtė i njohur si njė ekuilibrist i madh dhe nė ato situata tė cilat kanė kėrkuar njė vendim. Gjithashtu drejton edhe Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė dhe ėshtė aktiv nė vendimet mbi drejtėsinė.

5. Ina Rama
Prokurore e Pėrgjithshme
Vjeē:38
Ėshtė kryeprokurja mė e re sė cilės i ka rėnė mbi supe procese tė rėndėsishme pėr ti menaxhuar. Drejton institucionin mė delikat tė vendit qė ka pėr detyrė vetėm tė akuzojė. Ndodhet nė mėnyrė konstante nėn presionin e politikės dhe deri tani ka pėrballuar proceset mė tė vėshtira tė kėtij dhjetėvjeēarit tė fundit. Humbi dy betejat me gjykatėn ndaj dy ministrave tė qeverisė Berisha. Lulzim Bashės, pėr abuzimet me rrugėn Durrės-Kukės dhe Fatmir Mediut pėr pėrgjegjėsinė mbi tragjedinė e Gėrdecit. Megjithatė kjo nuk e ka disinkurajuar dhe aktualisht ka ndėrmarrė njė fushatė kundėr korrupsionit nė kėtė institucion. Ka krijuar marrėdhėnie tė mira me homologėt europianė dhe ėshtė e besuara e ambasadės amerikane nė Shqipėri. Shpeshherė krah saj ndodhet ambasadori Uidhers. Njihet si njė grua qė nuk pranon kompromise.

6. Jozefina Topalli
Kryetare e Kuvendit
Vjeē:46
Kryetare e Kuvendit pėr tė dytėn herė, po drejton njė parlament tė pėrgjysmuar. Ėshtė njė nga besniket e kryeministrit Berisha dhe udhėton nė tė njėjtėn gjatėsi valėsh me kėtė tė fundit. Ka influencė nė parlamentin shqiptar si gjatė mandatit tė kaluar dhe kėtė aktual. Nė mjaft raste ka debatuar me opozitėn dhe nė rastin e deputetit socialist Taulant Balla nxiti truprojat ta nxirrnin prjashtė me frazėn e famshme nė dialekt “Nxirreni prej zhelesh kėtė”. Megjithatė nė mandatin e kaluar nuk ėshtė kufizuar vetėm me aktivitetin e njė kryeparlamentareje por nisi edhe njė tur intensiv diplomatik pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO dhe nė BE. Tani pozita e saj ėshtė reduktuar nga ardhja nė krye tė diplomacisė tė Ilir Metės.

7. Shpresa Beēaj
Kryetare e Gjykatės sė Lartė
Vjeē: 58 vjeē
E sapozgjedhur nė krye tė Gjykatės sė Lartė nga presidenti Bamir Topi, Shpresa Beēaj ka hapur njė debat, i cili e ka origjinėn e tij nga bojkoti parlamentar i opozitės socialiste. Zgjedhjen e anėtarėve tė rinj tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Ajo i ka kėrkuar politikės qė tė gjejė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr ta kaluar sa mė shpejt emėrimet e anėtarėve tė rinj. Ndėrkohė qė kjo e fundit i ka kėrkuar qė ta kalojė kėtė proces pa nevojėn e kartonave jeshil. Por nė tė njėjtėn kohė asaj i duhet tė menaxhojė edhe procese tė tjera tė rėndėsishme si ajo Gėrdecit. Gjithashtu ndodhet nė mesin e njė reformimi tė shpallur nė tėrė sistemin gjyqėsor shqiptar.

8. Ridvan Bode
Ministėr i Financave
Vjeē: 50
Drejton ekonominė shqiptare nė rritje deri para krizės qė mbėrtheu tė gjitha tregjet ndėrkombėtare. Me njė karrierė tė gjatė nė politikė dhe nė ekonomi menaxhon tė gjithė tė ardhurat dhe arkėn e shtetit. Ėshtė i besuari i Berishės dhe gjatė vitit tė fundit ėshtė pėrballur me kritikat e Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė shumė raste, duke nisur qė nga debati pėr rritjen ekonomike e duke pėrfunduar tek ai i djeshmi mbi buxhetin e vitit 2010. Megjithatė mbetet njėri nga ekonomistėt mė tė vjetėr nė vend dhe nė kabinetin e kaluar tė qeverisė mbante postin e ministrit tė ekonomisė. Politikat fiskale qė ndiqen dhe orientimi i ekonomisė shqiptare varen drejpėrsėdrejti nga Ridvan Bode.

9. Lulzim Basha
Ministėr i Brendshėm
Vjeē:35
Padyshim ėshtė numri dy dhe pasardhėsi i Sali Berishės. I njohur nga tė gjithė mė shumė si ministri i rrugės Durrės-Kukės sesa posti i ministrit tė Brendshėm qė mban aktualisht, Lulzim Basha bėn pjesė tek prurjet e reja nė partinė Demokratike e cila e katapultoi nė ministrinė e Transporteve. Por shumė shpejt ai do tė bėhej shėnjestėr kryesore i opozitės si mbartės i korrupsionit nė shifra qė arrijnė miliona euro. Atė qė nuk arriti dot si ministėr i Transporteve do ta realizonte si ministėr i Jashtėm, nė momentin kur do tė bėhej dėshmitar i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO. Gjatė kėsaj periudhe do tė ndėrmerrte njė aktivitet tė ngjeshur diplomatik. Shumė thonė se ai sė shpejti do tė jetė alternativa e partisė Demokratike pėr bashkinė e Tiranės.

10. Ardian Fullani
Guvernator i Bankės Qėndrore
Vjeē:54
Ėshtė numri njė i Bankės sė Shqipėrisė. Njeriu qė drejton monedhėn shqiptare ėshtė mė i paguari nė Shqipėri, me njė pagė mujore qė kap vlerėn e 5 milion lekėve. Njohės i mirė i politikave monetare vendos dhe influencon mbi taksat e interesit dhe menaxhimin e lekut. Supervizon raportet dhe bankat e nivelit tė dytė duke pasur njė ndikim tė drejpėrdrejtė mbi financėn nė vend. Nė vendimin e tij tė fundit vendosi ta ulė taksėn e interesit dhe raportoi se shqiptarėve u ėshtė kthyer besimi tek bankat, falė rritjes sė depozitave. Megjithatė edhe atij i duhet ti bėjė mirė llogaritė me njė krizė financiare dhe njė ekonomi shqiptare e cila noton akoma nė informalitet.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri Empty Re: Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri

Mesazh nga Maks Thu Dec 10, 2009 8:39 pm

i pacim me jete se qenkan politikane te zote

Maks
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 18309
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri Empty Re: Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri

Mesazh nga MONDI Thu Dec 10, 2009 8:40 pm

Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri 401582 Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri 401582 me te tille njerez e kemi te sigurt hyrjen ne grope kshu ne europ se ngaterrova Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri Icon_biggrin
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri Empty Re: Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri

Mesazh nga capkenja Thu Dec 10, 2009 8:43 pm

hahahaahahahhahaha Mondi e sigurte qe ne grope
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri Empty Re: Kush janė 10 njerėzit mė tė pushtetshėm nė Shqipėri

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi