♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė

Shko poshtė

50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė Empty 50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė

Mesazh nga capkenja Thu Dec 10, 2009 8:29 pm

50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė



Tirana Observer

nga Dorina Topollaj dhe Armand Jonuzi

Ata quhen “Luftėtarėt e heshtur”. S’kanė emėr, s’kanė fytyrė, s’kanė identitet pikėrisht pse mbajnė shumė emra, shumė look-e, shumė pasaporta. Secili prej tyre ėshtė njė hero, nėn lėkurėn e njė njeriu tė zakonshėm me miq, familje, virtyte e huqe. “Tirana Observer” do tė zbulojė disa nga ata, qė nga heshtja i kanė nxjerrė kujtimet e kolegėve tė tyre. Agjentė shqiptarė qė kanė punuar pėr shtetin shqiptar, por dhe pėr shtete tė huaja. Ata qė kanė punuar me nder, e ata qė kanė lėnė pas punės sė tyre turp. Nė kėtė suplement do tė vijnė historitė e 50 prej tyre, tė rrėfyera nė media e libra nga ish-agjentė tė Shėrbimit si Mark Dodani e Bekim Budo, por dhe nėpėrmjet kujtimeve tė ish-kreut tė Komisionit tė Verifikimit tė Figurave, Nafiz Bezhani. Kush ishte “Ciceroni” i famshėm, shqiptari me emėr Iliaz Bazna, i lindur nė vitin 1904, i cili punonte pėr llogari tė shėrbimeve sekrete gjermane dhe angleze. Kush ishte “Kobra”, njė nga agjentėt mė profesionistė tė Sigurimit tė Shtetit, por njėkohėsisht dhe tė CIA-s. I stėrvitur me profesorė tė KGB-sė, nė Akademinė e Moskės, si dhe i trajnuar me rezultate tė shkėlqyeshme pėr dy vjet nga CIA, “Kobra” arriti t’u shėrbente tė dyja kėtyre shėrbimeve me besnikėri. Kush ishte Hamit Matjani, agjenti shqiptar i CIA-s qė pėrgėzoi aftėsinė e Sigurimit tė Shtetit qė e futi nė kurth. Nėpėrmjet rrėfimeve vijnė historitė e Asim Alikos, Mehmet Shehut, Pal Melyshit, Hekuran Pobratit, Kadri Hazbiut e tė tjerė. Misionet dhe jeta e “Gavetės sė vjetėr”, “Gjeneralit”, “Diellit”, “Dragoit”, “Gramafonit”. Si rekrutoheshin agjentėt shqiptarė, shantazhet dhe devotshmėria. Paradokset dhe lojėrat agjenturore, profesionalizmi dhe sakrificat. Rreziqet dhe vėshtirėsitė, si dhe ndėrhyrjet nga shėrbimet e huaja si CIA amerikane, UDB-ja jugosllave, MI-6 britanik, SIM-i italian etj.
Rrėnjėt e spiunazhit shqiptar zėnė fill qė nė kohėn e Pashait tė Janinės. Ai krijoi njė rrjet shumė tė mirė informatorėsh dhe agjentėsh, tė cilėt ish-kreu i Shėrbimit Informativ nė vitet ‘91, Irakli Koēollari, i ka quajtur “Policia sekrete e Ali Pashės”. Ndėrkohė ligjėrisht, krijimi i kėtij shėrbimi nė Shqipėri daton qė nė vitin 1920 nėn drejtimin e ish-Ministrit tė Brendshėm, Ahmet Zogu. Sigurimi i Shtetit mban si datė tė krijimit tė tij mė 30 prill tė vitit 1943.

Ceno bej Kryeziu

Spiuni i parė dhe i famshėm shqiptar mund tė quhet padyshim Ceno bej Kryeziu, i cili ishte njėkohėsisht edhe kunat i Ahmet Zogut. Ai kishte lindur nė Gjakovė dhe ishte rekrutuar nga Shėrbimi Sekret Jugosllav qė nė vitet ‘20. Nė sajė tė aftėsive tė tij, ai ki kishte arritur t’u kalonte shumė informacion jugosllavėve. Pėr kėtė arsye, nė vitin 1924 pas ndihmės qė jugosllavėt i dhanė Zogut pėr tė ardhur nė pushtet, ata i kėrkuan kėtij tė fundit qė kunatit tė tij Ceno bej Kryeziu, t’i jepej posti i Ministėr i Brendshėm. Por mė pas Zogu do ta kuptonte lojėn qė bėnte kunati i tij dhe mė vonė ky i fundit detyrohet tė largohet nga Shqipėria dhe vendoset nė Ēekosllovaki. Mė 14 tetor 1927, Ceno bej Kryeziu qėllohet pėr vdekje nė kafe “Passage” nė qytetin e Pragės, nga studenti shqiptar 23 vjeē, i quajtur Alqiviadh Bebi.

“Ciceron”

Iliaz Bazna ėshtė emri i legjendės shqiptare tė spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur nė vitin 1904, nė Prishtinė, nė kohėn kur krahina e Kosovės, por edhe pjesa mė e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane, mė vonė familja e tij vendoset nė Turqi. Ai u bė njė nga spiunėt mė tė famshėm gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, nė kohėn kur punonte si kamarier nė shtėpinė e ambasadorit britanik nė Ankara. “Ciceron” arrin t’u japė gjermanėve informacione tė shumta, por tė gjitha kėto nė shkėmbim tė parave. Brenda njė kohe tė shkurtėr, ai arriti tė mbledhė rreth 300 mijė stėrlina, njė shumė jashtėzakonisht e madhe nė atė kohė. Por nė pranverė tė vitit 1944 zbulohet veprimtaria e tij. “Ciceroni” arrin tė arratiset sė bashku me tė gjitha paratė e tij tė cilat rezultuan tė ishin false. “Ciceroni” vdiq nė Stamboll, nė vitin 1971, por historia e tij u bė skenar filmi dhe subjekt libri.

Hekuran Pobrati

Hekuran Pobrati ishte anėtar i grupit special tė Ministrisė sė Brendshme, ai njihej me pseudonimin “Mali”. Pobrati lindi nė fshatin Pobrat tė Beratit, mė 15 shtator tė vitit 1920. Ai u martua nė vitin 1949 me Feraset Xhaferr Vėrlacin (Ngurėza) dhe pati me tė gjashtė fėmijė. Pobrati kreu shkollėn e mesme dhe nė vitin 1943 ishte partizan i Brigadės sė Parė Sulmuese me funksione nga zėvendėskomandant kompanie deri nė zėvendėskomandant batalioni. Pas ēlirimit mbaroi dy kurse shtatėmujore pėr oficer dhe mori detyrėn komandant batalioni nė mbrojtjen e popullit. Nga vitit 1947 deri nė nėntor 1948, arrestohet nga Koēi Xoxe nėn akuzėn e bashkėpunimit me armikun. Pas 1948-s rifiton tė gjitha tė drejtat dhe merr pafajėsinė. Nė kėtė vit filloi punė nė Sigurimin e Shtetit, deri sa doli nė pension. Ai mbante pseudonimin “Mali” dhe ka marrė pjesė nė operacione tė famshme sė bashku me kolegun e tij, Asim Aliko. Pobrati vdiq nė vitin 1991.

“Dragoi”

Nė librin “Mėkatarė” tė Nafiz Bezhanit, ish-kryetarit tė Komisionit Shtetėror tė Kontrollit tė Figurave, trajtohet gjerėsisht dosja “Dragoi”, e agjentit me emrin imagjinar Robert Duka. “Dragoi” vlerėsohej nga Sigurimi si agjent profesionist dhe me rezultate shumė tė mira. Ai ishte me arsim tė lartė dhe njė njeri me reputacion nė rrethet intelektuale. Nė libėr shpjegohet se fillimisht “Dragoi” u fut nė Sigurim me qėllimin e vėnies nėn kontroll tė Sigurimit tė rretheve letrare dhe veēanėrisht veprimtarinė e rrezikshme qė mund tė zhvillonin ato. Nė atė kohė ishte nėn shėnjestėr grupi “armiqėsor” i letrarėve tė rinj tė Universitetit tė Tiranės, tė drejtuar nga Kasėm Trebeshina. Duke qenė njė person i simpatizuar nga kėto rrethe letrare, “Dragoi” mund tė jepte informacione tė vlefshme dhe tė pengonte veprimtarinė nė kėtė drejtim. Njė detaj interesant jepet dhe nė lidhje me njė detyrė tė “Dragoit” pėr “pėrpunimin e profesor Skėnder Luarasit”, tė cilin e kishte mik, dhe vėshtirėsitė e tij nė kėtė mision.

Lirim Dema

Ish-furnitor i mensave tė punėtorėve nė NSHFP tė Kukėsit, Lirim Dema ishte arratisur nė Kosovė, pasi gjatė njė kontrolli financiar qė i ishte bėrė ndėrmarrjes, ishin zbuluar shumė falsifikime tė dokumentacionit, tė bėrė nga ai pėr qėllime pėrfitimi. Para se tė arratisej nga frika e ndonjė dėnimi, ai i kishte zėnė pritė makinės qė sillte rrogat e punėtorėve dhe kishte vrarė shoqėruesin e armatosur tė saj, Mark Nikollėn. Pasi kishte mbėrritur nė Kosovė, ai ishte rekrutuar nga UDB-ja jugosllave dhe i ishte zotuar se do t’i shėrbente me besnikėri ēdo urdhri tė saj. Kėshtu ai punoi pėr UDB-nė, nė varėsi tė Mirko Vukoviq, njė agjent i rrezikshėm qė punonte kundėr Shqipėrisė, duke organizuar njėsi me qėllim rrėzimin e pushtetit tė asaj kohe deri sa u vra nga agjentėt e Sigurimit tė Shtetit nė Itali.

“Martini”

Agjenti radist ishte larguar nga Shqipėria nė ditėt e para tė ēlirimit, sė bashku me shumė ish-ushtarė italianė qė kishin mbetur nė Shqipėri pas kapitullimit tė Italisė. Sipas librit “Mėkatarė 2″, ai u vesh me rrobat e njė ushtari qė mbeti nė Durrės dhe me emrin e tij u nis nė Itali. Aty deklaroi se e kishte bėrė kėtė vepėr pėr shkak se ishte kundra regjimit politik tė vendosur nė Tiranė dhe se kishte deklaruar se do tė luftonte pėr pėrmbysjen e atij regjimi. Nė kėto kushte, atij iu njoh statusi i tė mėrguarit politik dhe u bashkua me grupet e tjera tė shqiptarėve tė arratisur. “Martini” ishte rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit dhe shėrbente nė kampin e refugjatėve shqiptarė qė ndodhej midis Barit dhe Brindisit si radist. Ai jepte informata pėr planet e tė arratisurve, tė cilat gjithmonė dėshtonin nė sajė tė kėtij dekonspirimi. Gjithashtu, “Martini” shėrbente si bazė informacionesh pėr agjentėt e tjerė tė ngarkuar me misione nė Itali.

Koll Qefalia

Nėn pseudonimin e “Nishozit” fshihej Koll Qefalia, kryetar i Kėshillit Popullor nė njė zonė tė Mirditės. Ai ishte agjenti mė besnik i Alush Leshanakut, ose i njohur ndryshe “Luani”, agjentit tė shėrbimeve sekrete italiane. “Nishozi” ishte njeriu qė luajti rolin e ndėrmjetėsit pėr takimin qė do bėhej midis Alush Leshanakut dhe Frontit tė Rezistencės. Kjo e fundit ishte njė organizatė fantazmė e ngritur nga Sigurimi i Shtetit pėr tė futur nė kurth bandat, e cila drejtohej nga Kadri Hazbiu. Ish-agjentėt e Sigurimit, megjithėse “Nishozin” e konsideronin si njė nga armiqtė mė tė mėdhenj, e vlerėsojnė shumė profesionalizmin e tij. Sipas tyre, “Nishozi” i kamuflonte lėvizjet e tij. Madje disa prej tyre kanė qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nėn shoqėrinė e tij, pa e ditur se ai ishte pikėrisht njeriu tė cilin e kėrkonin me ngulm. Qefalia kapet pas njė kurthi agjenturor tė organizuar nga Sigurimi i Shtetit.

Mehmet Shehu

Ai cilėsohet nga ekspertėt e Shėrbimeve Sekrete si njė nga agjentėt mė tė famshėm shqiptarė. Po ndryshe nga teoritė e shumta qė janė hedhur pėr rolin e tij nė Shėrbimin Sekret Shqiptar si poliagjent, Bekim Budo nė librin e tij “Shėrbimi i Fshehtė”, e cilėson atė si dopioagjent nė favor tė interesave tė Shqipėrisė. Sipas librit tė Budos, Shehu mbante pseudonimin e koduar BAB-008, tė cilin e kishte mbajtur qė kur bėnte pjesė nė Shkollėn Teknike dhe zbėrthehej “Balcan American Branche” (Rrjeti Amerikan i Ballkanit. Ndėrkohė pseudonime tė tjera si “Mjekra”, “Misha” etj., ishin pseudonime konspirative tė cilat i mbante gjatė pushtimit nazifashist. Shehu grumbulloi me vete agjentėt kryesorė tė zbulimeve serbo-sovjetike dhe filloi dopiolojėn me KGB-nė dhe UDB-nė jugosllave. Shehu u ndihmua nga CIA pėr organizimin e disa kurtheve operacionale si dhe kapjen e bandės legjendė tė Hamit Matjanit, nė shkėmbim tė kėrkesave tė tyre nga blloku komunist.

Mark Dodani

Ish-oficeri i Sigurimit tė Shtetit ėshtė futur nė kėtė shėrbim nė fillim tė vitit 1946, i nxitur nga vrasja e babait dhe vėllait tė tij nė vitin 1945. Por nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, ai angazhohet nė operacione nė vitin 1948 pas takimit me Kadri Hazbiun. “Mendoja se mė kishin thirrur pėr punėn time nė zonėn nė veri, gjė e cila mu pėrforcua kur aty gjeta edhe Bardhok Bibėn, por nuk dija se qė nė ato momente jeta ime do tė merrte rrjedhė tjetėr”, ka rrėfyer Dodani pėr median. Sipas shėnimeve tė ish-sigurimsit, Kadriu (ndonėse e kishte njohur shkarazi dhe mė parė), i drejtohet Markut: “Ti je Mark Dodani!”. “I thashė se unė jam”, - tregon Dodani. Pa e zgjatur, Kadriu i ėshtė drejtuar Bardhok Bibės: “Mos e kėrko mė Mark Dodanin, ai do tė punojė me ne”. Kėshtu, pėr 35 vjet me radhė, Dodani punoi nė organet e Sigurimit me pseudonime tė ndryshme, ku mė kryesoret janė “Xhakoni” e “Studenti”. Pas daljes nė pensionin e parakohshėm, u atashua si shkrimtar i lirė pranė Kinostudios “Shqipėria e Re”. Ka shkruar 3 romane, njė monografi, dhjetė novela, disa vėllime me tregime, tre skenarė filmash artistikė dhe pesė skenarė dokumentarėsh, ku i fundit ėshtė xhiruar nė vitin 2003 dhe titullohet “Tiranė, nė Evropė”.

Alush Leshanaku

Ishte me origjinė nga Elbasani, fshati Leshanak. Kishte qenė profesor gjimnastike nė Liceun-Gjimnaz tė Shkodrės qysh nė periudhėn e regjimit tė ish-mbretit Zog. Studentėt shkodranė tė gjimnazit e njihnin si njeri tė shkathėt, intelektual tė zotin, me njė trup sportisti, fizikisht i fortė, disi enigmatik. Sapo u largua mbreti Zog I, mė 7 prill 1939, Alush Leshanaku vihet nė shėrbim tė fashizmit, teksa rekrutonte “Giovani Fashisti”, tė rinj fashistė. Nė vitin 1941, me pseudonimin “Luani”, punon si agjent i shėrbimit sekret italian me mision nė Shqipėri. Detyra e tij ishte tė krijonte grupe e t’i organizonte ato qė ishin pėr rrėzimin e regjimit komunist nė atė kohė. Kishte zbarkuar nė Mirditė me parashutė, dhe ishte njė nga agjentėt mė tė rrezikshėm pėr Sigurimin e Shtetit, cilėsohej si “Gjenerali i Perdes sė Hekurt”. Alush Leshanaku, i njohur me kodin “Luani”, kishte zbarkuar me parashutė nė Mirditė. Ja ē’shkruan nė ditarin e tij: “”Pra qeveria ėshtė siguruar pėr ekzistencėn time e mbi qėndrimet nė… Po mė gjurmojnė e po mė ndjekin”. Leshanaku mbeti i vrarė nga Sigurimi i Shtetit.

Asim Aliko

Ai ishte kryetari i grupit special tė Ministrisė sė Brendshme qė kishin si qėllim depėrtimin nė radhėn e bandave e agjenturave tė huaja me pseudonimin “Tomorri”. Aliko u bė pjesė e Sigurimit tė Shtetit nė vitin 1948 dhe punoi derisa doli nė pension nė vitin 1965. Ish-oficeri i Shėrbimit Sekret, Mark Dodani tregon se Aliko pėr pesė vjet ka kapur 120 banditė. Taktika e tij ishte qė t’i pėrēante banditėt, tė organizonte takime nė vende ku donin oficerėt e Sigurimit, me qėllimin pėr t’i kapur tė gjallė. Mėnyra mė origjinale e Alikos ishte se pjesėn mė tė madhe tė rasteve ai e arrinte kėtė me dollitė qė ngrinte. Aliko njihej si pijetar dhe shpesh shefat e tij e kishin tė vėshtirė t’ia besonin detyrat, por ai pikėrisht me kėtė siguronte suksesin e operacionit. Duke ngritur dolli, ai u krijonte afinitet kundėrshtarėve, duke i bėrė tė besonin se ishin nė tė njėjtėn llogore, e mė pas i zinte robėr. “Tomorri” kishte lindur nė Kurvelesh, nė vitin 1915. Ai ishte vlerėsuar me titullin “Hero i Popullit”, u nda nga jeta nė vitin 1987.

Kadri Hazbiu

Pseudonimi i tij ishte “Besniku”. Njė nga figurat kryesore tė diktaturės deri nė vitet ‘80, kur u akuzua si “armik i popullit dhe i partisė”, ka qenė njė nga agjentėt mė tė njohur tė Sigurimit tė Shtetit. Madje cilėsohej si legjenda e shėrbimit inteligjent shqiptar. Hazbiu njihej nga bandat si kryetar i Komitetit Qendror i Frontit tė Rezistencės, njė organizatė e krijuar pėr tė futur nė kurth tė gjithė agjentėt e huaj si dhe banda qė synonin pėrmbysjen e regjimin e sistemit komunist. Megjithėse me formim ekonomist, Hazbiu ishte vetėm 23 vjeē kur u emėrua shef i Sigurimit tė Ushtrisė. Studimet pėr kėtė detyrė i kreu nė Shkollėn e Lartė tė Sigurimit nė Moskė, ku u profilizua nė fushėn e agjenturės dhe tė ēėshtjeve tė policisė. Ai punoi si agjent i Sigurimit deri nė vitet ‘50. Me cilėsitė e tij, ai kishte krijuar besimin se mund tė ishte njė shtyllė e fortė e shtetit tė asaj kohe. Deri nė vitin 1979 ai punon nė drejtim tė Ministrisė sė Brendshme. Mė pas, Hazbiu u emėrua ministėr i Mbrojtjes, tė cilin e mbajti deri nė vitin 1981. Pas vrasjes sė Mehmet Shehut, Hazbiu u akuzua si armik i popullit dhe u ekzekutua mė 10 shtator tė vitit 1983.

Pal Mėlyshi

Pal Mėlyshi, me pseudonimin “Furtuna”, ishte njė nga agjentėt mė tė mirė tė Sigurimit tė Shtetit. Ai ishte njė komunist i flaktė, edhe pse babai i tij ishte detyruar tė arratisej pse nuk i pėrkrahte idetė komuniste. U fut nė Sigurim nė shtator tė vitit 1949 dhe qėndroi deri sa u vra nė vitin 1950. Synimi i tij ishte tė ndihmonte nė luftėn kundėr bandave. Por infiltrimi ishte shumė i vėshtirė, pasi tė gjithė e njihnin pėr komunist. E motra e tij, Marie Mėlyshi kujton nė njė intervistė pėr “Tirana Observer”, se kapobanda e vinte herė pas here nė provė. “Njė natė, ndėrsa i jepet njė detyrė, ai bashkė me dy anėtarė tė tjerė tė bandės pėrplasen me disa sigurimsa. Fillon shkėmbimi i zjarrit mes tyre. Pali gjen njė moment tė pėrshtatshėm dhe vetėplagoset. Qė pas kėsaj ngjarje kapobanda u pati thėnė anėtarėve tė tjerė, qė Pali tashmė ishte pjesė e tyre dhe asnjeri nuk duhet tė fliste keq pėr tė”, tregon e motra. “Furtuna” u vra nga sigurimsat nė njė shkėmbim zjarri me bandėn, nga e cila nuk u shkėput dot nė momentin e rrethimit.

Pashke Prela

Dėshmorja nga Puka ka qenė njė nga agjentet mė tė njohura femra tė Sigurimit tė Shtetit. Ndoshta kjo, edhe pėr shkak fundit tragjik tė saj. Kryetari i bandės, “Keqanaj”, tė cilin Prela e futi nė kurth tė Sigurimit tė Shtetit, mori hak duke e vrarė nė sytė e fėmijėve tė saj. Ish-oficeri i Sigurimit, Mark Dodani ka treguar pėr “Tirana Observer”, se vejusha ishte njė agjente e zonja dhe se ishte afruar te Shėrbimi pas kėrcėnimeve tė bandave, se ajo do tė vihej nė shėrbim tė tyre. Nė fillim tė vitit 1947, u realizua edhe kurthi qė do paralajmėronte fundin tragjik tė Prelės. Ndėrsa banda “Keqanajt” strehohej nė shtėpinė e saj, e cila nuk dyshonte pėr Prelėn, pasi edhe shtėpia ndodhej nė njė reliev shumė tė thyer, agjentja vė nė jetė planin. “Pashka ēorienton “kryebanditin”. I mbushi rėndė ēantat me ushqime, djathė, turshi, bukė, ndėrkohė qė midis ushqimeve iu kishte futur sende tė rėnda, madje dhe gurė, me qėllim qė kur tė dilte nga dera tė mos ishte nė gjendje tė vraponin pėr t’iu ikur forcave qė i kishin rrethuar”, rrėfen Dodani. Kryebanditi arrin tė shpėtojė, dhe me gjithė se Prelės iu kėrkua tė linte banesėn, nuk pranoi, me shpresėn se nuk ishte pikasur. Por pas disa muajsh, kryebanditi kthehet nė befasi dhe ther me thikė Pashke Prelėn nė sytė e fėmijėve.

Sofokli Mici

Personazhi imagjinar Sofokli Mici trajtohet nė librin “Mėkatarė 2″ tė Nafiz Bezhanit si njė agjent profesionist i Sigurimit tė Shtetit. Ai ishte njė intelektual shumė i njohur. Kishte studiuar nė Leningrad pėr Drejtėsi. Ishte zgjedhur anėtar i Gjykatės sė Lartė dhe kishte fituar tituj shkencorė doktor dhe profesor. Sipas Bezhanit, ideja pėr tė aktivizuar prof. Sofon, siē e quan ai nė libėr, nė Shėrbimin Sekret Shqiptar u krijua pas vizitės turistike qė bėri nė Shqipėri nė vitin 1985 njė grup turistik grek. Nė dosjet sekrete ai ėshtė protagonist i asaj me emrin “Misioni Apollon”, e cila kishte si qėllim normalizimin dhe pėrmirėsimin e marrėdhėnieve midis dy vendeve fqinjė, Shqipėri e Greqi, mision i cili u realizua me sukses nga ai. Nė tė njėjtėn kohė, nė dosje dyshohej se prof. Sofo ishte bashkėpunėtor i shėrbimit sekret grek, Asfali, gjė e cila nuk vėrtetohet ligjėrisht.

Ymer Kondo

Njė agjent profesionist i Sigurimit tė Shtetit, Ymer Kondo mbart njė histori mjaft interesante. I ardhur nga njė familje pronarėsh vlonjatė, pas ēlirimit ai u radhit nė listėn e personave qė konsideroheshin armiq tė klasės punėtore. I rritur me kėtė njollė nė biografi, ai ishte njė person i izoluar nga shoqėria dhe njerėzit. Edhe pasi mbaroi Shkollėn Tregtare ai nuk gjeti asnjė vend pune pėr shkak tė biografisė sė tij. Edhe vetė u bė objekt i persekutimeve tė herėpashershme. Por, pėr ēudi, ai pranoi tė punonte pėr Sigurimin e Shtetit e madje me zell tė madh. Nė njė nga arrestimet e tij, njė nga gjeneralėt e Ministrisė sė Brendshme e kishte marrė Ymerin dhe e kishte futur nė njė kurs tė veēantė pėr ta stėrvitur si specialist zbulimi. Pastaj i kishin propozuar tė punonte nė kampin e tė arratisurve nė Itali si radist. Me njė tė shkuar tė tillė, tė gjithė besonin se Kondo ishte njė i arratisur dhe i mbushur me mllef ndaj regjimit. Kondo njihej si agjent inteligjent dhe i shkathėt. Ai vrau edhe “Njekovin”, njė poliagjent tė njohur.

“Papastrati”

Njė nga agjentėt mė tė njohur ėshtė edhe ai me pseudonimin “Papastrati”. Ai ishte me origjinė greke dhe jetonte nė njė qytet nė jug tė Shqipėrisė. Pėr shumė vite, sipas kujtimeve tė oficerit tė Sigurimit tė Shtetit, Bekim Budo, ai ka punuar pėr llogari tė agjenturave greke. “Papastrati”, sipas Budos, kishte arritur tė ngrinte njė rrjet tė fuqishėm informatorėsh nė jug tė Shqipėrisė pėr llogari tė agjenturės greke. Nė vitet ‘70, Sigurimi i Shtetit Shqiptar kishte rėnė nė gjurmėt e kėsaj veprimtarie dhe arrin tė kapė, falė njė kombinacioni tė pėrsosur, “Papastratin”, i cili tregon pėrpara hetuesve se si ishte vėnė nė shėrbim tė grekėve. Mė pas agjenti “Papastrati” rekrutohet nga Sigurimi i Shtetit dhe bėn njė lojė tė dyfishtė. Ai i dha shumė informata shtetit shqiptar nė lidhje me Shėrbimin e Fshehtė Grek.

“Berlini”

Agjenti “Berlini” ėshtė padyshim njė nga agjentėt mė tė mistershėm shqiptarė. Kjo pėr shkak se nė tė gjitha dokumentet, ai asnjėherė nuk ka figuruar me emrin e tij, duke mbetur njė anonim. Por veprimtaria e tij si spiun, sipas kujtimeve tė oficerit tė Sigurimit tė Shtetit, Bekim Budo, ka qenė shumė e madhe. Sipas Budos, nė dosjen “Berlini” nuk ka shėnime nga drejtues eprorė si dhe vlerėsime pėr informacionet qė ka dhėnė. Karakteri i kėtij agjenti del kur bėhet kombinacioni pėr ta futur nė lidhje me Sekretarin e III-tė tė Legatės Italiane nė Tiranė. Aksioni i tij u krye me sukses, ai arriti tė ishte nė aksione tė ndryshme dhe tė jepte informacione pėr Sigurimin e Shtetit.

“Gramafoni”

“Gramafoni” ėshtė njė nga agjentėt jugosllavė me kombinacion nė vendin tonė dhe me njė histori tė veēantė me karakter pėrgjithėsues pėr sa i pėrket formave dhe metodave tė veprimtarisė sė zbulimit jugosllav ndaj vendit tonė. Ai ishte me orgjinė nga Padeshi i Tropojės dhe kishte lindur nė Vlorė, mė pas i ati i tij oficer gjatė kohės sė Zogut ishte vendosur nė Jugosllavi. Para se jugosllavėt ta fusnin “Garmafonin” nė Shqipėri, i bėnė njė kurs intensiv. “Gramafoni” u fut nė Shqipėri nė vitet ‘50 nga kufiri jugosllav, si njė kosovar qė pėrndiqej nga serbėt. Ai u vendos nė fillim nė Fier, por veprimtaria e tij i ra menjėherė nė sy Sigurimit tė Shtetit. Pasi u kap “Gramafoni” pranoi qenien e tij nė shėrbim tė zbulimit jugosllav, pasi iu paraqitėn disa prova tekniko-shkencore dhe mė pas ai punoi pėr Sigurimin e Shtetit, duke bėrė njė lojė tė dyfishtė. Pėr tė mos rėnė nė sy tė zbulimeve jugosllave, ai u burgos pėr disa vjet nė burgun e Burrelit dhe mė pas Sigurimi i Shtetit e dėrgon atė jashtė vendit pėr interesa tė tij.

Adem Rama

Agjenti Adem Rama u kthye nė ēėshtje dite nė vitin 1953, ku u shėnua si incident i marrėdhėnieve shqiptaro-jugosllave. Pėr kėtė ngjarje propaganda jugosllave trumbetoi se ishte zbuluar veprimtaria armiqėsore e agjentit tė rrezikshėm tė Sigurimit tė Shtetit, Adem Rama, student me bursėn e shtetit jugosllav nė Universitetin e Beogradit. Ndėrkohė, nga Sigurimi ai mbahej nėn vėzhgim si agjent i UDB-sė. Nafiz Bezhani tregon nė “Mėkatarė 2″ se nė dosjen e tij kishte raporte tė hollėsishme pėr Sigurimin, nė tė cilat ai kishte denoncuar si tė dyshimtė 86 persona, nga tė cilėt 12 konsiderohen tė rrezikshėm. Adem Rama ishte i biri i njė shqiptari qė pas ēlirimit u bė kryetar bashkie nė Prishtinė. Por pas uljes sė tė atit nga detyra, qė pėrkonte me kohėn e gjimnazit, ai kėrkohej tė rekrutohej nga UDB-ja, pasi ishte njė djalė inteligjent dhe i shkathėt. Nė kohėn e drejtimit tė Komisionit tė Figurave tė Bezhanit, ky agjent ishte njė person publik dhe me ndikim nė jetėn politike tė vendit.

Agjenti S.Ll.

Agjenti S.LL., ka qenė njė agjent i shėrbimit sekret shqiptar dhe ka vepruar pėr njė kohė tė gjatė pa arritur tė zbulohet nga shėrbimet sekrete tė huaja. Ai ishte me origjinė nga Dibra dhe punonte kryesisht nė dėm tė shėrbimit sekret jugosllav. Sipas ish-agjentit Bekim Budo, ai ishte ndėr tė paktėt agjentė tė Sigurimit Shqiptar qė nuk u zbulua nga shėrbimet jugosllave. Kjo, sipas Budos, se agjenti S.Ll. sa herė dėrgohej me detyra nė Dibrėn e Madhe, ai nuk shkonte nė asnjė rast atje ku e rekomandonin, dhe mbijetoi falė zgjuarsisė dhe intuitės sė tij, nuk u kap nga UDB-ja, e cila kishte shumė agjentė qė punonin pėr llogari tė saj nė Shqipėri. Ai kreu shumė misione tė rėndėsishme nė Jugosllavi, duke bėrė tė mundur dėshtimin e shumė komploteve nga ana e UDB-sė.

Demo Tafani

Demo Tafani ka qenė njė agjent i shėrbimeve sekrete italiane. Ai kishte lindur nė Elbasan. Demo Tafani ishte rekrutuar nga shėrbimet sekrete italiane gjatė kohės sė pushtimit tė vendit tonė nga Italia. Pas ēlirimit tė vendit ai ishte larguar nga Shqipėria sė bashku me mikun e tij dhe agjentin e shėrbimeve sekrete italiane Alush Leshanakun. Nė vitin 1949 ata dėrgohen me mision nė Shqipėri, pasi ishin personalitete tė njohura e tė vendosura nė misionin e tyre, por gėzonin edhe njė mbėshtetje nė qarqet nacionaliste nė vend. Nė kėtė periudhė shėrbimi i zbulimit e kundėrzbulimit tė shtetit shqiptar e kishte shtuar depėrtimin e personave apo grupeve speciale nė kėto grupime diversante, duke bėrė qė Demo Tafani tė binte shpejt nė duart e tyre.

Dielli

Njė nga agjentėt mė tė mirė me origjinė shqiptare, por qė ka vepruar nė dėm tė shtetit shqiptar, ka qenė edhe ai me pseudonimin Dielli. I dėrguar pėr tė vjelė informacion nė Greqi nė vitet e para tė ēlirimit “Dielli”, me origjinė ēame, oficer i shėrbimit sekret shqiptar nė vitin 1946 raportohet i vrarė. Pėr kėtė arsye shteti shqiptar i asaj kohe e shpalli “Diellin” nė mėnyrė sekrete dėshmor dhe familjes sė tij iu lidh pension i posaēėm dėshmori. Pas disa vitesh, kundėrzbulimi i Shėrbimit Sekret Shqiptar vėrtetoi se “Dielli” ishte shėndoshė e mirė dhe se vepronte si interlokutor midis qendrės se shėrbimit tė jashtėm sekret dhe grupit tė spiunazhit tė huaj, ngritur nė klandestinitet tė thellė nė Shqipėri. Kjo tregoi se agjenti sekret “Dielli” kishte bėrė lojė tė dyfishtė dhe kishte mashtruar shėrbimet sekrete shqiptare.

Et’hem Ēako

Ka qenė njė nga agjentėt mė tė mirė tė CIA-s me origjinė nga Shqipėria. Pas largimit nga Shqipėria nė fund tė Luftės sė Dytė Botėrore si kundėrshtar i regjimit komunist ai rekrutohet nga CIA. Mė pas ai dėrgohet nė Shqipėri me mision pėr tė organizuar luftėn kundėr rrėzimit tė regjimit tė Enver Hoxhės. Nė vitin 1949 ai hidhet me parashutė nė Shqipėri. Detyra e tij ishte qė tė pėrgatiste terrenin pėr zbarkimin e grupeve tė tjera diversenate si dhe tė Hamit Matjanit. Por nė sajė tė agjentėve tė infiltruar tė Sigurimit tė Shtetit ai bie menjėherė rob i tyre sa zbarkon nė Shqipėri. Operacioni pėr kapjen e tij kishte marrė emrin e “Buza e Bredhit”.

“Gaveta e Vjetėr”

Ndue Zefi, me pseudonimin “Gaveta e vjetėr”, mund tė quhet padyshim si njė nga agjentėt mė frutdhėnės tė Sigurimit tė Shtetit nė fund tė viteve ‘40. I rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit nė vitin 1949, “Gaveta e vjetėr”, me origjinė nga njė fshat i Mirditės, dha njė kontribut tė madh nė zbulimin dhe eliminimin e bandave diversante nė atė kohė. I kamufluar si njė anėtarėt i kėtyre bandave si dhe armik i pushtetit tė asaj kohe, Ndue Zefi i dha Sigurimit tė Shtetit informacion tė shumtė nė lidhje edhe me shėrbimin sekret jugosllav qė shėrbente nė ato anė. Gjithashtu, ai gėzonte besimin e Komitetit tė Maleve, gjė pėr tė cilėn, falė besės qė kishte dhėnė, i kishte shpėtuar ata disa herė nga pritat dhe kurthet e forcave tė ndjekjes. Por agjenti i shėrbimit sekret do kishte njė fund tragjik, pasi vetėm pak kohė pas rekrutimit tė tij nga ana e Sigurimit tė Shtetit ra viktimė e njė skenari tė UDB-sė jugosllave qė kishte zbuluar aktivitetin e tij tė dyfishtė.

“Gjenerali”

“Gjenerali” ishte njė agjent dopiorol. Ai e pranon kėtė fakt edhe pėrpara “Sekretarit” (Hetuesit). Mendohet se pothuajse tė gjithė agjentėt e shėrbimit tonė tė fshehtė ishin tė tillė. Ky person mbante lidhje me agjenturat jashtė shtetit. Gjatė Luftės Nacionalēlirimtare mbahej nė lidhje nga misionarė tė huaj, ndėrsa pas ēlirimit tė vendit e mori nė lidhje togeri francez Cochet. Ndėrkohė, atij i kishin fiksuar, edhe disa takime tė fshehta me majorin anglez Smith. Nė kėto kondita, siē del nga dosja, ai arrestohet nė mėnyrė sekrete dhe pasi zbėrthehet si agjent i huaj, rekrutohet me material komprometues nga zėvendėsministri, “gjenerali” dhe njė nėnkolonel e kėshilltar jugosllav.

Gjon Gjinaj, “Munella”

Gjon Gjinaj ka qenė njė nga agjentėt shqiptarė qė punonte pėr llogari tė agjenturės italiane nė fund tė viteve ‘40. Ai ishte cilėsuar si nj nga agjentėt e tyre mė tė mirė dhe pėr kėtė arsye ai ishte hedhur me parashutė mė malet e Mirditės nė vitin 1947, me detyrė krijimin dhe organizimin e bandave tė armatosura pėr tė rrėzuar regjimin komunist nė vend. Ai veproi nė atė periudhė sė bashku me Alush Leshanakun, edhe ky njė agjent i shėrbimeve sekrete italiane. Por nė vitin 1949, Gjon Gjinaj, ose i njohur ndryshe me pseudonimin Munella, sė bashku me bandėn e tij arrin tė futet nė kurth nga Sigurim i Shtetit. “Grupi Special” i krijuar nga Mehmet Shehu dhe i drejtuar nga Kadri Hazbiu arrin tė kap Gjon Gjinajn, i cili mė vonė ekzekutohet po nga ky grup.

Halit Bajrami

Padyshim ėshtė cilėsuar si njė nga agjentėt mė tė mirėt e Sigurimit tė Shtetit. I arratisur nga Shqipėria nė vitin 1950, Halit Bajrami mbante nė atė kohė postin e zv/shefit tė Sigurimit nė Korpusin Ushtarak tė Qarkut tė Korēės? Gjatė kėsaj kohe ai qėndroi nė vende tė ndryshme dhe sė bashku me shokun e tij me tė cilin u arratis, Sabaudin Haznedari, u rekrutuan nga shėrbimet sekrete tė huaja. Por gjatė kėsaj kohe, si agjent i shėrbimeve tė huaja, Halit Bajrami i dėrgoi informacion me shumė vlerė Sigurimit tė Shtetit. Nė vitin 1982 ai bėhet pjesė e grupit tė Xhevdet Mustafės, qė kishte marrė si detyrė eliminimin e Enver Hoxhės. Gjatė zbarkimit tė grupit nė Shqipėri, Halit Bajrami bėn tė mundur dekonspirimin e planit, duke bėrė tė mundur qė anėtarėt e tjerė tė bandės sė Mustafės tė eliminoheshin. Pas kėsaj ngjarje, Halit Bajrami dėrgohet pėrsėri nga Sigurimi i Shtetit jashtė vendit.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė Empty Re: 50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė

Mesazh nga capkenja Thu Dec 10, 2009 8:29 pm

Hamit Matjani

Drejtori i CIA-s nė vitet ‘50, Allen Dulles i kishte vėnė Hamit Matjanit nofkėn “Tigri”. I cilėsuar si njė nga agjentėt mė tė mirė shqiptarė qė punonte pėr llogari tė CIA-s, Matjani kishte arritur tė realizonte shumė aksione nė Shqipėri pėr rrėzimin e regjimit komunist. I larguar nga Shqipėria menjėherė pas ardhjes nė pushtet tė regjimit komunist, “Tigri” kishte arritur tė desantonte nė Shqipėri gati 26 herė. Kjo e kishte bėrė atė qė tė quhej nga shėrbimi sekret amerikan si njeriu mė i zotė pėr tė desantuar nė Shqipėri. Nė tė gjitha rastet qė ai kishte hyrė nė Shqipėri, ishte futur nga toka nėpėrmjet Greqisė. Herėn e fundit qė ai u fut nė Shqipėri ai u hodh me parashutė nga ajri. Nė vitin 1953, vetėm pak kohė pas zbarkimit nė malet e Shėngjergjit nė Elbasan, ai do kapej nga organet e Sigurimit pas kurthit qė ata i kishin bėrė me anė tė radios ndėrlidhėse. Ai u dėnua me vdekje dhe u ekzekutua mė 14 prill 1954.

“I penduari”

Ky ishte pseudonimi i njė prej agjentėve me histori mė paradoksale tė Sigurimit tė Shtetit. Ai kishte mbaruar me rezultate tė shkėlqyera shkollėn e larė pėr oficer dhe Akademinė Ushtarake nė vitin 1962 dhe kishte arritur tė bėhej komandant korpusi, por pas spiunimit tė shokut tė tij tė ngushtė pėr njė frazė, ishte dėnuar me 15 vjet si armik i popullit. Nė burg, pranon me vullnet tė plotė tė vihet nė shėrbim tė organeve tė Sigurimit si i penduar, pėr tė shlyer fajin e bėrė dhe e zgjedh edhe vetė pseudonimin e tij “I penduari”. Pėr 11 vjet, ndonėse agjent i Sigurimit, ai i ėshtė nėnshtruar torturave ēnjerėzore pėr tė fituar besimin e tė burgosurve, objekt i veprimtarisė sė tij agjenturore. Pėr 11 vjet ai kaloi nga burgu nė burg, gjoja me dėnime disiplinore por nė fakt me shėrbime tepėr speciale, tė pėrgatitura me kujdes nga organet e specializuara tė Sigurimit. Me pėrmbysjen e diktaturės, “I penduari” fiton statusin e tė persekutuarit politik dhe emėrohet nė funksione tė larta tė shtetit.

“Hutini”

“Hutini” hyn nė listėn e atyre agjentėve qė bėjnė historinė famėkeqe tė Sigurimit tė Shtetit. Ai ka qenė njė personalitet nė arenėn e politikės shqiptare pas ‘90-ės. Agjenti i Sigurimit tė Shtetit, ishte rekrutuar nė vitin 1970 dhe kishte punuar pėr 10 vjet pėr kėtė shėrbim. Nė dosjen e tij, qė Nafiz Bezhani e citon me numėr 17594, paraqitet edhe veprimtaria e kėtij agjenti, i cili spiunonte edhe detaje nga mė tė vogla. “I tillė ishte pėr shembull njė nga raportet e para pėr ushtar Njazinė, i cili ishte ēuar natėn, kishte kapėrcyer gardhin e repartit dhe kishte shkuar nė vreshtat e kooperativės, kishte ngrėnė rrush dhe u kishte sjellė edhe shokėve”, shkuan nė “Mėkatarė 2″, ish-kreu i Kontrollit tė Verifikimit tė Figurave. Pas ardhjes sė demokracisė, “Hutini” emėrohet nė organet qendrore tė vendit. Ndėrkohė qė ka informacione se ai ishte i pėrfshirė edhe nė veprimtarinė e skemave piramidale.

Hysen Lepenica

Hysen Lepenica ka qenė njė nga agjentėt shqiptarė qė punonte pėr llogari tė CIA-s. Veprimtarinė e tij ai e kreu kryesisht nė fund tė viteve ‘40. Ku pasi ishin trajnuar nga oficerė tė CIA, ai sė bashku me disa agjentė tė tjerė zbarkon nė Shqipėri me detyrė pėr tė rrėzuar regjimin e komunist. Ata zbarkuan nė Grykėn e Dukatit nė tetorin e vitit 1948. Pasi nėndetėsja doli nė sipėrfaqe, Hysen Lepenica, Zagoll Shena, Safet Kaba, etj. me anė tė njė varke gome iu drejtuan bregut. Por misioni i tij do dėshtonte pėr shkak se ranė pre e njė kurthi tė ngritur nga Sigurimi i Shtetit. Siē rezultoi mė vonė, shkak pėr dėshtimin e tyre ishin informacionet qė agjenti sekret Kim Filbi u kishte dhėnė sovjetikėve nė lidhje me misionin e tyre. Sovjetikėt ua kishin dėrguar menjėherė kėtė informacion Sigurimit tė Shtetit, tė cilėt kishin organizuar pritėn.

Idriz Seiti, “Profesori”

Agjenti Idriz Seiti ishte anėtar i i “Grupit Special” tė krijuar nga Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu nė vitet e para tė pasēlirimit. Grupi kishte si detyrė zbulimin dhe eliminimin e tė gjitha bandave diversante qė vepronin nė atė kohė nė vend. I lindur nė fshatin Ēorrush tė Mallakastrės, Idriz Seiti gjatė Luftės sė Dytė Botėrore u bashkua me forcat partizane dhe u dallua pėr trimėri dhe besnikėri ndaj Partisė. Pėr kėtė arsye, menjėherė pas ēlirimit, me krijimin e Sigurimit tė Shtetit, duke qenė edhe mik i ngushtė i Mehmet Shehut, i cili nė atė kohė ishte ministėr i Brendshėm, emėrohet anėtar i Grupit Special dhe iu vendos pseudonimi “Profesori”. Gjatė veprimtarisė sė tij si agjent, “Profesori” luajti njė rol tė madh nė kapjen dhe vjeljen e shumė informacioneve tė agjentėve tė shėrbimeve tė huaja. Pas vitit 1953, kohė kur u shkri dhe “Grupi Special”, Idriz Seiti fillon punė nė Ministrinė e Brendshme. Por nė vitin 1982, vetėm pak kohė pas vdekjes sė Mehmet Shehut, ai arrestohet nga Sigurimi i Shtetit si agjent i shėrbimeve tė huaja.

Jonuz Mersini

Ėshtė cilėsuar pa dyshim si njė nga agjentėt mė tė mirė tė Sigurimit tė Shtetit qė ka vepruar jashtė vendit. Jonuz Mersini, i vendosur nė Francė nė vitet ‘50, arriti deri aty sa tė punonte pranė mbretit Zog gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Francė. Gjatė kėsaj kohe ai i dha Sigurimit tė Shtetit informacione tė shumta, duke bėrė qė shumė nga planet grupeve nacionaliste dhe legaliste pėr rrėzimin e regjimit komunist tė dėshtonin. Nė vitin 1952 ai u urdhėrua nė atė kohė nga Sigurimi i Shtetit dhe konkretisht nga kreu i tij, Kadri Hazbiu tė eliminonte Ahmet Zogun. Por kėtė mision ai nuk mund ta kryente dot. Mė vonė, pas dekonspirimit tė tij si agjent, ai kthehet nė Shqipėri. Historia e tij i shėrbeu mė vonė edhe njė shkrimtari tė njohur tė vendit tonė, i cili bėri nj libėr qė pati shumė sukses nė atė kohė.

“Kobra”

Ėshtė njė nga agjentėt shqiptarė me histori mė interesante ndėr figurat e Shėrbimit Sekret. “Kobra” kishte luftuar me devotshmėri si partizan nė kohėn e luftės e mė pas ishte vėnė nė shėrbim tė Sigurimit tė Shtetit. Por jo vetėm tė tij, por edhe tė Shėrbimit Inteligjent tė Amerikės, pra tė CIA-s. Nė vitin 1949 ai ishte “arratisur” nė Amerikė, ku u trajnua pėr dy vjet nga CIA. Ai kishte kryer ndėrkohė Akademinė Ushtarake nė Moskė, dhe kishte njohje me personalitete tė KGB-sė qė kishin qenė pedagogėt e tij atje. “Kobra” njihej si agjent shėtitės i CIA-s, me disa emra e funksione, me foto tė ndryshme, herė me mjekėr e mustaqe e herė i rruar, herė me kaēurrela brune, e herė biond e herė tullac. Njė nga agjentėt mė profesionistė tė Sigurimit tė Shtetit dhe tė CIA-s, u dėnua nga tė dyja shėrbimet dhe qeveritė. Nga Partia e Punės u akuzua si tradhtar dhe si “shėrbėtor i imperialistėve amerikanė”, ndėrsa nga CIA, si agjent i Sigurimit. Ai burgoset nga kjo e fundit dhe kthehet nė Shqipėri disa muaj para se tė vdiste. “Kobra” kreu shumė funksione tė suksesshme pėr llogari tė Sigurimit dhe tė CIA-s, duke u qėndruar besnik tė dy kėtyre shėrbimeve.

Koēi Xoxe

Ish-ministri i parė i brendshėm nė qeverinė e sapokrijuar tė pasēlirimit nė vitin 1945, Koēi Xoxe vetėm katėr vite mė vonė u akuza si agjent i UDB-s jugosllave. Sipas dokumenteve tė Sigurimit tė Shtetit ai u ishte njė nga agjentėt mė tė fuqishėm tė UDB-sė dhe kishte arritur tė krijonte njė rrejt agjenturor shumė tė madh pėr llogari tė jugusllavėve. Koēi Xoxe lindi nė vitin 1911 nė Follorinė. Ai ėshtė themelues dhe kryetar i parė i Partisė Komuniste Korēė. Pjesėtar i mbledhjes themeluese tė Partisė Komuniste Shqiptare, anėtar i Byrosė Politike dhe K.Q. tė saj qė nga krijimi. Anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm nga 10 korriku i vitit 1942. Pas ēlirimit ai mori postin zv/kryeministrit dhe tė ministrit tė Brendshėm. Mė 28 nėntor 1948, ai arrestohet me akuzėn si agjent i jugosllavėve. Ai nuk e pranon kurrė akuzėn dhe gjykata mė pas e dėnon me vdekje, pushkatohet nė maj tė vitit 1949.

“Koloneli”

“Koloneli” ėshtė cilėsuar si njė nga agjentėt mė mirė dopiorol tė Sigurimit tė Shtetit. I lindur nė Elbasan nė njė familje patriotike ai u rekrutua nga shėrbimi sekret britanik qė nė vitet ‘30 me rekomandim tė Margaret Hazllėk. Gjatė luftės “Koloneli” u aktivizua me forcat partizane. Nė sajė tė intelektit dhe gjuhėve tė shumta arriti tė bėhej edhe pėrkthyesi i Enver Hoxhės gjatė takimeve tė kėtij tė fundit me misionarėt anglezė. Gjatė kėsaj kohe ai filloi tė punojė edhe pėr Frontin Nacionalēlirimtar. Pas ēlirimit ai filloi tė punojė pėr Sigurimin e Shtetit, duke bėrė tė mundur sjelljen e shumė informacioneve tė vlefshme. Mė pas ai dėrgohet me detyrė nga Sigurimi i Shtetit jashtė vendit ku qėndron pėr njė kohė tė gjatė.

“Loro”

“Loro”, ishte njė ish-oficer kufiri dhe komunist, i cili ishte nxjerrė nė lirim “pėr mungesė vigjilence”, pasi nė zonėn e tij kufitare kishin kaluar kufirin diversantė pa u kuptuar nga nėnreparti i tij. Mė pas ai ishte kthyer nė Tiranė, ku punonte si kasap. Sipas librit “Mėkatarė 3″ tė Nafiz Bezhanit, agjenti qė pas pėrjashtimit nga partia ishte vėnė nėn funksion tė shėrbimeve tė huaja. Ai ndihmoi kėto shėrbime pėr futjen e familjes Popa nė vitin 1985 nė ambasadėn italiane. Njė ngjarje e madhe kjo qė shėnoi krisjen e parė tė shtetit shqiptar. “Loro” organizoi hyrjen e 6 vetėve tė kėsaj familjeje nė ambasadėn italiane nė Tiranė.

Nikoll Mėlyshi

Padyshim qė historia e familjes sė Mėlyshajve ėshtė njė nga mė interesantet e shėrbimeve sekrete. Rrallė mund tė ndodhte qė nė njė familje, i ati tė shėrbente pėr njė agjenturė sekrete dhe i biri pėr njė tjetėr. Nikoll Mėlyshi, babai i Pal Mėlyshit ishte njė nga agjentėt mė potentė tė CIA-s nė vitet ‘50. Ai ishte hedhur me parashutė nga CIA nė malet e Mirditės dhe atje kishte arritur tė krijonte njė bandė me tė cilėn organizonte aksione tė ndryshme kundėr regjimit komunist. Por ndėrkohė qė ai punonte pėr CIA, i biri i tij, Pal Mėlyshi punonte si agjent i maskuar nė Sigurimin e shtetit. Pas vrasjes sė tė birit, Nikoll Mėlyshi kthehet nė Amerikė ku jetoi deri sa vdiq nė vitin 1989.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė Empty Re: 50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė

Mesazh nga capkenja Thu Dec 10, 2009 8:30 pm

Agjenti “Profesori”

“Profesori”, ishte njė nga krerėt e emigracionit shqiptar nė Belgjikė gjatė kohės sė regjimit komunist, por njėkohėsisht ai ishte edhe njė nga agjentėt mė tė fortė tė Sigurimit tė Shtetit. Agjenti sekret ishte nga Elbasani dhe njihej si nacionalist. Rekrutimi i tij pėr llogari tė Sigurimit tė Shtetit ishte bėrė nga Omer Nishani, i cili e kishte mik tė ngushtė. Pas rekrutimit tė tij, Sigurimi i Shtetit kishte bėrė tė mundur dėrgimin e tij jashtė vendit dhe infiltrimin e tij nė radhėt e emigrantėve shqiptarė nė Bruksel. Gjatė kėsaj kohe ai i solli Sigurimit tė Shtetit tė dhėna shumė tė vlefshme si pėr situatėn e spiunazhit ashtu edhe pėr zhvillime tė tjera me rėndėsi. Tė dhėnat, “Profesori” i siguronte nga burime tepėr sekrete dhe agjentė potentė, ku ndėr ta shquhet edhe njė senator amerikan.

Panajot Plaku

Panajot Plaku ėshtė akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anėtar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrisė shqiptare, ndryshe nga miqtė e tij tė ngushtė, Dali Ndreu dhe Liri Gega, tė cilėt u arrestuan dhe u dėnuan si agjent tė jugosllavėve, ai arriti tė arratisej nė Jugosllavi nė vitin 1957, vetėm pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se tė tre se bashku punonin pėr llogari tė shėrbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithėse arriti t’i shpėtonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t’i shpėtonte dot kurthit tė Sigurimit tė Shtetit. Vetėm pak kohė mė vonė me anė tė njė agjenti tė saj arriti tė vriste nė Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, tė akuzuar si spiun i UDB-sė jugosllave.

Sabaudin Haznedari

Ai ishte njė nga anėtarėt e grupit tė Xhevdet Mustafės, tė dėrguar nga CIA pėr eliminim e Enver Hoxhės. Sabaudin Haznedari kishte lindur nė Durrės dhe kishte qenė njė njeri shumė aktiv gjatė Luftės Nacionalēlirimtare. Pas ēlirimit ai mori disa poste drejtuese, por mė vonė pas njė konflikti me njė nga krerėt e partisė sė kėtij qyteti ai pushohet nga puna. Nė vitin 1950 ai arratiset nga Shqipėria sė bashku me njė shokun e tij dhe vendoset nė fillim nė Greqi, mė pas nė Turqi e nė fund nė Itali. Gjatė kėsaj periudhe ai rekrutohet nga shėrbimet sekrete tė huaja dhe fillon tė punojė pėr ta. Nė vitin 1982 ai zbarkon nė Divjakė bashkė me Xhevdet Mustafėn. Por vetėm pak orė pas zbarkimit, grupi i tyre zbulohet nė qytetin e Rrogozhinės, dhe gjatė njė pėrplajse me policinė Sabaudin Haznedari vritet.

Shemsi Aliaj

Agjenti sekret pranė ambasadės shqiptare nė Romė konsiderohet si njė nga rekrutuesit mė tė mirė tė Shėrbimit Sekret Shqiptar. Nė pak vite ai arrin qė nė Romė, por edhe nė Milano apo Bari, tė ketė njė rrjetė tė gjerė informatorėsh nė radhėt e zyrtarėve italianė, nė duart e tė cilėve qarkullonin tė dhėna sekrete qė i interesonin shtetit shqiptar. Si arritja mė e madhe e Aliajt konsiderohet rekrutimi nė vitin 1953 i shefit tė Shifrės sė Ushtrisė Italiane. Aliaj, pasi mėson se italiani ishte njė pijedashės, i futet punės qė edhe ai tė mėsonte pijen. Organizon njė kontakt nė pamje tė parė tė rastėsishėm me italianin, dhe shpejt bėhen shokė tė uiskit. Nė gjendje tė dehur ai arrin t’i marrė njė firmė shefit tė shifrės dhe mė kėtė dokument i bėn presion derisa arrin ta rekrutojė. Materiali i parė i rėndėsishėm nė duar tė shqiptarit ishte njė film rreth 2 orėsh i njė stėrvitjeje sekrete tė NATO-s. Shemsi Aliaj u kap nga agjentėt e Shėrbimit Sekret Italian teksa ishte me dy nga bashkėpunėtorėt e tij vendas. Ai u shpall “non grata” dhe u dėbua nga Italia. Llogaritet qė nė 4-5 vite ai tė ketė rekrutuar rreth 25 bashkėpunėtorė nė Itali.

Skėnder Barēi

Skėnder Barēi ėshtė njė agjent i Sigurimit tė Shtetit, i cili ka vepruar nė vitet ‘60. Kryesisht veprimtarinė e tij ai e kreu nė Jugosllavi, ku kishte pėr detyrė tė mblidhte informacione sekrete mbi agjentė e UDB-sė. Nė vitin 1961, sipas disa dokumenteve jugosllave, ai arrestohet nė qytetin e Shkupit nga shėrbimet sekrete jugosllave. Kjo, pasi sipas tyre, Skėnder Barēi kishte marrė si detyrė nga Sigurimi i Shtetit eliminimin e ish-gjeneralit shqiptar qė tashmė jetonte nė Jugosllavi, Panajot Plakut. Po sipas kėtyre dokumenteve, Skėnder Barēi gjatė marrjeve nė pyetje kishte pranuar se punonte dhe se detyrėn pėr eliminimin e Panajot Plakut ja kishte dhėnė vetė ministri i Brendshėm i asaj kohe, Kadri Hazbiu. Mė pas gjykata jugosllave e dėnoi atė vetėm me gjashtė vite burg, mė pas ai u rekrutua nga UDB-ja dhe punoi pėr llogari tė tyre.

Taho sejko

Taho Sejko ėshtė cilėsuar si koka e krijimit tė “Grupit ēam” i mbėshtetur dhe financuar nga shėrbimi sekret grek. Ai madje, sipas Sigurimit tė Shtetit, ėshtė edhe personi qė kreu rekrutimin pėr llogari tė shėrbimeve sekrete greke tė vėllait tė tij mė tė vogėl, gjeneralit tė njohur, Teme Sejkos. I lindur nė vitin 1912, nė Filat tė Ēamėrisė, nė vitin 1920 familja e tij shpėrngulet qė andej dhe vendoset nė Konispol, Sarandė. Ende nuk bėhet e ditur se si ai u rekrutua nga shėrbimi sekret grek. Por sipas dokumenteve tė Sigurimit tė Shtetit, ai arriti tė krijonte njė grup agjenturor shumė tė madh. Nė vitin 1960 ai shkarkohet nga tė gjitha postet e rėndėsishme qė mbante dhe arrestohet bashkė me vėllain e tij. Por ndryshe nga vėllai i tij, Teme Sejko, qė i pranoi tė gjitha akuzat si agjent i shėrbimit sekret grek, Taho Sejko, sipas dokumenteve tė atyre kohėve nuk e pranoi asnjėherė akuzėn. Por megjithatė ata shpallen fajtorė, me akuzėn e krijimit tė grupit armiqėsor ēam dhe dėnohet me vdekje.

Teme Sejko

Teme Sejko ėshtė quajtur nga Sigurimi i Shtetit si njė nga agjentėt mė tė rrezikshėm qė kanė punuar pėr agjenturėn greke. Madje, sipas Sigurimit tė Shtetit, nė bazė tė dokumenteve dhe deklarimeve tė ish-agjentit Teme Sejko, grupi i tij kishte si detyrė rrėzimin e regjimit tė Enver Hoxhės. I lindur nė vitin 1922, nė Filat tė Ēamėrisė, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ai ishte njė nga themeluesit e ēetės “Ēamėria”. Pas ēlirimit ai mori poste shumė tė rėndėsishme, madje ishte njė nga gjeneralėt e parė shqiptarė si dhe kundėradmiral i Flotės Shqiptare. Ai ishte rekrutuar pėr llogari tė shėrbimeve greke nga i vėllai i tij mė i madh, Taho Sejko. Grupi i drejtuar prej dy vėllezėrve u zbulua nė vitin 1960, ku dhe u kryen arrestime tė shumta. Sipas dokumenteve tė Sigurimit tė Shtetit, u arrestuan mbi 2 mijė vetė, kryesisht ēamė, si anėtarė tė grupit agjenturor, por me njė urdhėr nga lart u liruan tė gjithė pėrveē 200 personave. Pas arrestimit, Teme Sejko i pranoi tė gjitha akuzat pėr spiunazh. Ai u dėnua me vdekje dhe u pushkatua po atė vit.

Xhevdet Mustafa

I arratisur nga Shqipėria nė vitin 1964 nė drejtim tė Amerikės, Xhevdet Mustafa ėshtė njeriu qė hyri si personi fundit qė do desantonte nė Shqipėri pėr tė vrarė ish-diktatorin Hoxha. Gjatė qėndrimit tė tij nė Amerikė, Xhevdet Mustafės ishte rekrutuar nga shėrbimet sekrete amerikane. Ai ishte shumė i njohur pėr forcėn e tij fizike. Nė shtator tė vitit 1982 i nisur nga Brindizi i Italisė, Mustafa sė bashku me 2 persona tė tjerė zbarkon nė plazhin e Divjakės. Detyra e tij ishte eliminimi i Enver Hoxhės. Por nė fakt Xhevdet Mustafa nuk arrin tė realizojė dot detyrėn e tij, pasi plani dekonspirohet. Mė 27 shtator 1982, pas dy orė luftimi, Xhevdet Mustafa vritet nga forcat e Sigurimit tė Shtetit.

Zenel Shehu

Ai do mbahet mend si njeriu qė bėri tė mundur kapjen e Hamit Matjanit. Badigard i Ahmet Zogut dhe mik i ngushtė i Hamit Matjanit, ai rekrutohet nga CIA, me urdhėr tė mbretit pėr tė desantuar nė Shqipėri. Detyra e tij ishte t’i paraprinte mbėrritjes nė vend tė grupeve tė tjera diversante. Zenel Shehu zbarkon nė Shqipėri nė vitin 1952, por shumė shpejt ai do kapej nga shėrbimi sekret shqiptar. Mė pas nėpėrmjet tij ata realizojnė kapje edhe tė 13 grupeve tė tjera me anė tė radiolojės. Duke qenė mik i ngushtė i Hamit Matjanit, ai e detyron kėtė tė fundit tė zbarkojė nė Shqipėri, duke i paraqitur njė situatė tjetėr nė vend. Pas kėsaj, nė vitin 1953, Matjani zbarkon nė Shqipėri dhe kapet menjėherė nga Sigurimi i Shtetit, kurse Zenel Shehu kishte vetėm pak ditė qė ishte vrarė.

“Vogėlushi”

Edhe peshėn e ka pasur tė vogėl tek Sigurimi i Shtetit, por kjo detyrė ia komplikoi atij gjithė jetėn. Me tė tillė pseudonim iu shfaq Nafiz Bezhanit dosja e njė ambasadori, qė duhej t’i kontrollonte figurėn. Nė librin “Mėkatarė” shpjegohet se “vogėlushi” u fut nė Sigurim me premtimin se do i jepnin bursė pėr tė filluar studimet e larta, njė hile qė pėrdorej shpesh pėr tė rekrutuar tė rinj nė Sigurim. Ai pranoi, dhe me vajtjen me studime nė Francė, me misionin qė tė raportonte pėr ēdo sjellje tė shokėve tė tij qė studionin atje, veēanėrisht pėr veprimet e tyre nė pėrkrahje tė kulturės perėndimore. Ai bie nė dashuri atje me njė franceze. Pėr kėtė, Sigurimi i preu bursėn e pėrjashtoi nga radhėt e veta duke e akuzuar rėndė pėr marrėdhėnie intime me njė agjente tė shėrbimit tė huaj. Ai vėzhgohej pėr ēdo veprim tė tij me kontrollin 2/A, qė do tė thotė vėzhgim gjatė 24 orėve. Njė rast qė tregon fare mirė paradoksin e tė qenit agjent dhe i persekutuar.

Agjenti Mėhilli

Agjenti me pseudonimin “Mėhilli” ishte nė nga spiunėt mė tė rrezikshėm tė UDB-s jugosllave qė vepronte nė Shqipėri. Ai ishte njė nga drejtuesit mė tė lartė tė Ministrisė sė Brendshme nė vitet e regjimit komunist. Nė sajė tė veprimtarisė sė tij, shumė agjentė sekretė shqiptarė u zbuluan ose shumė aksione tė tyre u dekonspiruan. Por, megjithatė ende nuk ėshtė e sigurt se ēfarė materialesh dhe informacionesh i ka dhėnė UDB-sė agjenti Mėhilli. Nė disa prej dokumenteve qė u zbuluan prej Sigurimit tė Shtetit, nė lidhje me veprimtarinė e kėtij agjenti rezultoi se ai kishte dėrguar UDB mė shumė informacion pėr figurat politike shqiptare tė asaj kohe. Ai u zbulua nė fillim tė viteve ‘80, dhe do dėnohej rėndė nga drejtėsia e asaj kohe.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė Empty Re: 50 agjentėt sekretė mė tė famshėm shqiptarė

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi