♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DASHURIA dhe MIQESIA

+5
Ylli
CLICHE'
loreta
MONDI
Sexy_Girl
9 posters

Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga Sexy_Girl Thu Dec 10, 2009 9:58 am

1.Ç’eshte dashuria ?!
2.Cilat jane menyrat per te dashuruar dhe cila eshte fuqia per te dashuruar?
3.Cilat jane te keqijat qe mund te qendrojne prane respektit te ndersjellte, embelsise, miresise, besimit dhe bashkjeteses paqesore ?
4.Çdo te thote ne ditet e sotme fjalia “Duajeni njeri-tjetrin”

Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.
Sexy_Girl
Sexy_Girl
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 11/12/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2857
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga MONDI Mon Jan 31, 2011 4:19 pm

Dashuria dhe miqesia jane dy pole te kunderta dhe rralle here mund te bashkohen mgjs nuk me duket drejte qe nje miqesi te kaloj ne dashuri
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga loreta Thu Apr 07, 2011 7:24 pm

dy gjera qe asnjehere nuk duhen ngaterruar... pasi dashurine e humb e gjen tjeter por miqesine jo me...
loreta
loreta
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 22/06/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 224
Vendndodhja Vendndodhja : Brighton
Hobi Hobi : Shume hobe
Humor Humor : E mesme
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 29/03/2011
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga CLICHE' Sun Nov 04, 2012 11:54 pm

DASHURIA dhe MIQESIA jane dy lule ne nje rrenje ; vecse dashuria ka disa petale me shume!
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga Ylli Mon Nov 05, 2012 7:50 am

Miqesia eshte stadi i pare, kurse dashuria, stadi i dyte i nje raporti femer-mashkull!
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovës
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga Vizitor Sun Nov 18, 2012 5:06 pm

Dashuria eshte nje motiv i shpreses, ne te kundert do te ishte nje jete boshe. Dashuria ka forcen te na bashkoje pa i mohuar tjetrit dinjitetin e tij, unin e tij. Vetem dashuria nuk ushtron nje ndjenje xhelozie, as tek njerezit, as te kombet. Vetem dashuria eshte e afte te mos e ndaje njerezimin as nga ideologjia, as nga raca. Vetem dashuria mund te na jape energjite e pashtershme, te nevojshme per te zhdukur urine dhe deshperimin.
Ne ditet e sotme ai qe dashuron na ngjall menjehere dyshime dhe, ose e marrim per te lehte ose te pavlershem, ose e quajme te pasinqerte. Jemi te sigurte se askush nuk mundet te dashuroje me te vertete dike tjeter pa pasur qellime te tjera. Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne breterine e banalitetit dhe nuk perfillen.
“Duajeni njeri-tjetrin”. Keto fjale jane thene me se dy mije vjet me pare. Me gjithe fuqine qe permban ky mesazhi Bibles, shume prej nesh nuk e kane vleresuar gjate gjithe ketyre viteve.
Flitet shume, por shume pak presin qe dikush ta vere vertet ne praktike. Ja kemi lene shenjtoreve dhe te çmendurve. Nese nuk do te duam njeri-tjetrin, do te vdesim thote dikush...
Shoqeria moderne eshte indiferente ndaj thirrjes per dashuri. Qesh me idene se bota do te mund te jetonte si teresi, pa kercenimin e nje holokausti dhe pa garen e armatimeve, por me nje respekt te thelle per vet jeten.Te shumte jane ata te cilet mendojne se kemi arritur ne nje pike te pakthyeshme te historise sone. Por nje gje eshte e sigurte. Metodat e zakonshme per venien e paqes dhe per ta kuptuar boten tone , fatkeqesisht kane falimentuar.
Sa me shume veshtrojme perreth, aq me shume gjejme urrejtje, dhune, paragjykim dhe perbuzje per jeten. Degjojme lajmet dhe lexojme artikujt qe na japin statistika per te vdekurit ne lufte, per urine, per femijet e shfrytezuar dhe te sakrifikuar, per perçmimin ndaj dinjitetit njerezor dhe te drejtat e njeriut. Dhe gjithçka, me te njejtin shpirt, shkruhet edhe ne nje artikull per kampionatin e futbollit. Gjithmone e me shume jemi te kufizuar nga nje spekter i tere, se forcat njerezore jane shpenzuar kot. E megjithate vazhdojme te luajme rolin e nje te verberi e te mos vlersojme alternativen e mundshme te dashurise. Shume njerez nuk do te mund te gjykonin se dashuria ka ate force per te mbajtur ne kembe shumicen e marredhenieve familjare me te ngushta, dhe, duke shkuar me tej zemra nuk do t’i qendronte shtrengimit. Prandaj eshte thjesht qesharake, qe dikush mund te besoje ne fuqine e dashurise per te zgjidhur problemet nderkombetare.
Dashuria universale jo vetem qe eshte e mundshme, por eshte edhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore.
Por dashuria mund te jete e vlefshme vetem kur heqim dore nga parametrat e vjeteruar mendore, te cilet vazhdojne te na paralizojne. Duhet t’i sfidojme keto sofistike qe e gjykojne çdo gje romantike si absurditet, banalitet idealist, si jo shekcore e anti-intelektuale. Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne.
Vetem atehere do te zbulojme se dashuria, plotesisht e realizuar, ka fuqine te shmange ato gjera te pavlera qe na ndajne, se armiku yne ka edhe ai nje fytyre dhe nje zemer. Dhe pikerisht kjo eshte pika ne te cilen gjithçka behet e mundshme.
Dashuria eshte e madherishme si vete jeta dhe kur duam ti japim nje perkufizim, shpesh perfundojme duke i vene kufizime.
Sipas nje percaktimi te Finck, “ Dashuria eshte shpesh nje teresi paradoksesh dhe ekziston ne forma aq te shumllojshme sa qe pothuaj çdo percaktim ka te ngjare te mos jete korrekt apo pse jo edhe i papelqyeshem”.Ka ekzistuar nje opinion sipas te cilit dashuria eshte nje subjekt i kufizuar e jo shkencor me te cilin duhet te merren vetem poet e autore kengesh. Mendohej se ajo nuk vrojtohej dot shkencerisht dhe kjo perbente vertet nje veshtiresi metodologjike per studiusit. Por psikologet mendojne se çdo sjellje njerezore, perfshire edhe dashurine romantike, perbejne tema studimi te psikologjise, meqenese dashuria ndikon ne jeten sociale te njeriut, ne marredheniet intime, ne martesen, divorcin etj.
Ky fenomen eshte mjaft i perhapur per njerezit. Jungu besonte shume te dashuria eksplozive aq sa ndertoi nje teori te shpjegimit te dashurise me shikim te pare.
Çdo premtim i shpirtit ka çdo here plotesime te panumerta. Natyra, e papermbajtshme, e rrjedhshme, parashikuese, ne ndjenjen e pare te miresise paraprin nje dashamiresi, e cila do te humbase te gjithe cilesite e veta ne driten e saj te pergjithshme. Paraqitja e kesaj lumturie eshte nje lidhje private dhe e bute e dikujt me dike, qe eshte magjia e jetes njerezore, qe, si nje egersi hyjnore dhe entuziazem, mberthen njeriun dhe ben nje revolucion ne mendjen dhe trupin e tij, e bashkon me racen e tij, e ben te zotohet ndaj lidhjeve shtepiake dhe qytetare, e çon me me shume simpati ne natyre, rrit fuqine e shqisave, i hap imagjinaten, i shton karakterit te tij atribute heroike dhe te shenjta, vendos martesen dhe i jep qendrueshmeri shoqerise njerezore.
“Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze as mendjemadhe, as krenare, as egoiste, as zemerake;dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtershme. Dashuria eshte e perjetshme... Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te treja, me e madherishme eshte dashuria.
Dashuria nuk eshte thjesht nje pelqyeshmeri me e madhe nga ana sasiore por nje gjendje psikologjike cilesisht e ndryshme, qe ndryshon nga terheqja e thjeshte ne shume drejtime. Me teper se nje miqesi tipike ne fazat e hershme, dashuria perfshin nje ngritje psikologjike (relative), thithje psikologjike te fuqishme nga partneri, interes te gjere per personalitetin e tjetrit, fantazim per te , lekundje te shpeshta emocionale dhe gjendje emocionale ambivalente (Walster 1978). Sipas Davis (1985), dashuria karakterizohet nga elemente te magjepjes, deshires seksuale, eskluzivitetit dhe kujdesit te madh per tjetrin. Dashuria e llojit te mesiperm, njihet nga disa autore si dashuri romantike, per ta dalluar nga terheqja siperfaqesore.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga JK Sun May 18, 2014 11:13 am

Nje hap larg jan,shumica dashurive kan qen miqsi dhe me kalimin e kohes kan perfunduar duke dashur njeri,tjetrin
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga kanitaa Sat Jun 07, 2014 6:16 am

Une i besoj asaj thenjes se vjeter " kurr mos thuaj kurr " nuk i dihet. Gjithcka eshte e mundur. Per realitetin askush nuk mund te flas jashte trupit te tije/saj. Kurr nuk e dime me ke kemi te bejme dhe eshte gabim nese fillojme te gjykojme ' eshte real' nuk eshte 'real' pa e sprovuar
kanitaa
kanitaa
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/07/1990
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1664
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Hobi Hobi : skam
Humor Humor : .....
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/06/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga Marino Sun Jun 08, 2014 9:34 pm

dy ndjenja te ndryshme
Marino
Marino
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10376
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/03/2012
Falenderimet Falenderimet : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga lemshja Mon Jun 09, 2014 9:23 am

Marino shkruajti:dy ndjenja te ndryshme
kuptohet kjo
lemshja
lemshja
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 5465
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/05/2013
Falenderimet Falenderimet : 12

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga Ylli Mon Jun 09, 2014 9:28 am

Mire jane te dya!
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovës
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht në krye Shko poshtë

DASHURIA dhe MIQESIA Empty Re: DASHURIA dhe MIQESIA

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi