♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Leon Tolstoi

2 posters

Shko poshtė

Leon Tolstoi Empty Leon Tolstoi

Mesazh nga capkenja Wed Dec 09, 2009 9:03 pm

Leon Tolstoi lindi mė 9 gusht 1828 nė katundin Jasnaja Poljana pranė Tulės, nga njė familje e vjetėr Fisnikėsh. Sa pat mbushur dy vjet I vdiq nėna. Pėr edukatėn e tij u kujdesua shumė tezja, e cila ishte grua e mėsuar. Edhe vėllai I madh, Nikollai tip ėndėrronjės, ndikoi mbi edukatėn e Leonit. Nė shtėpi pėr edukatėn e fėmijėve kishte mėsues e kijdestarė tė huaj. Veprat e Rusoit e paten magjepsur shumė Leonin.
Po mbi ndėrgjgjen e Leonit gjurmė ta pashlyeshme la sidomos ambienti I Jasnaja Poljanės, jeta e shėndoshė fshatare dhe natyra e bukur ruse.
Mė 1844 Tolstoi hyri nė univesitetin e Kazanit dhe nisi tė bėnte jetėn e crregullt tė studentėve aristocratė duke u dhėnė pas ballove e dėfrimeve. Po kjo jetė e zbrazėt e lodhi; nuk e kėnaqėn as studimet prandaj i la mėsimet pėrgjysmė dhe u kthye nė katundin e tij mevendim tė prerė, qė tė pėrmirėsonte gjendjen fshatare. Po nuk ja doli nė krye. Po nė atė kohė ai iu pėrvesh njė pune jashtėzakonisht tė madhe pėr tė zgjeruar e forcuar kulturėn e tij. Mė 1851 hyri nė ushtri; shėrbeu nė vende tė ndryshme, si nė Kaukaz, nė ushtrinė e Danubit e sidomos nė Krime. Gjatė shėrbimit ushtarak ai boti prej 1852-1856 kujtimet e fėmirise nė tre romane: “Fėmijria”, “Adoleshenca”, “Rinia”. Kėto vepra paten sukses dhe tėrhoqėn vėretjen e botės letrare mbi kėtė officer tė ri.
Mėsuesi i populllit

Pasi mbaroi lufta e Krimesė ku ai pat marrė pjesė, dha dorėheqjen dhe sgkoi nė Peterburg, ku e pritėn mire rrethet letrare mė progreiste. As kėtu nuk qėndroi gjatė: problemi I fshatarisė e mundonte shumė. Hartoi njė project pėr clirimin e fshatarėve dhe iu mbush mendja qė tėrė aktivitetin e tij t’ja kushtonte arėsimit tė tyre. Pas njė ushėtimi jashtė Rusisė, nė Francė e Zvivėr, mė 1859 ja filloi punės si mėsues I popullit nė Jasnaja Poljana. Pėr t’u sqaruar mbi shumė probleme pedagogjike, qė I kishin dale nė praktikė, ndėrmori njė udhėtim tė ri jashtė vendit, gjatė tė cilit u takua me shumė pedagog. Kur u kthye, u dha edhe mė shumė entusiasėm pas veprimtarisė pedagogjike. Mblodhi rreth vehtes mėsues tė mire, nisi tė botojė edhe njė revistė pedagogjike. Si pedagog Tolstoi predikonte parimin e educates sė lire, duke synuar zgjimin e interesit tė nxėnėsve pėr punė e studim dhe pa pėrdorur kurrė detyrim, frikėn ndėshkimet. Si metodė pėr tė mėsuar ai kėshillonte mnetodėn e “ Kuvendimet e lira me nxėnėsit”. Kėto ide tė reja pėrparimtare pėr atė kohė, u perhapsėn e u bėnė popullore, po ngjallėn edhe dyshimet e policisė e tė qeveritarėve. Tolstoi u afrua gjithnjė me katundarėt dhe u entusiazmua nga aftėsitė e talentet e tyre.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Leon Tolstoi Empty Re: Leon Tolstoi

Mesazh nga Eri dr Wed Jan 05, 2011 6:35 pm

Jetėshkrimet

* Kur ishte nė universitetin e Kazanit nuk rrinte shumė me shokėt, me tė cilėt pothuaj nuk njihej. Rrinte gjithnjė nė njė nga bankat mė tė largėta nga profesori. Kėtė e bėnte se gjatė mėsimit lexonte vepra letrare dhe filozofike.


* Kur poezitė nė prozė tė Turgenievit patėn nė Rusi sukses tė madh, Leon Tolstoi provoi tė shkruajė dhe ai nė kėtė gjini. Pėr tė pasur njė gjykim sa mė tė paanshėm pėr punėt e tij, ia dėrgoi materialin me pseudonim njė revistė qė drejtohej prej njė miku tė tij. Tolstoi atėherė ishte i famshėm dhe shkrimi i tij si do qė tė ishte do tė botohej, prandaj nuk e pėrdori emrin e vet. Redaktori e ktheu dorėshkrimin si tė pabotueshėm, sepse autori nuk e kishte ende pėrvojėn nė artin e tė shkruarit.
Tolstoi nuk thuri mė kurrė poezi nė prozė.


* Tolstoi prekej shumė shpejt. Turgenievi, pas shtatėmbėdhjetė vjetėsh qė ishte zemėruar me tė, shkoi pėr ta takuar nė Jasnaja Poljana. Gjatė ditėve qė ndenji atje foli shumė pėr veprat e tij dhe i lavdėroi ato.
Pasi u kthye Turgenievi, Tolstoi i shkroi: "Kur dėgjoj pėr veprat e mia provoj njė ndjenjė komplekse, ku elementi kryesor ėshtė turpi dhe dyshimi se po mė tallin. Megjithėse besoj nė mirėsinė tuaj mė duket se ju keni qeshur me veprat e mia.
Mė mirė do tė jetė qė tė mos flasim mė kėtej e tutje me njeri-tjetrin".


* Tolstoi ishte supersticioz dhe shpesh thoshte se numri 28 kushtėzohej me disa gjėra tė jetės sė tij. Ai kishte lindur me 28 gusht 1828 dhe ishte martuar nė datėn 28. Mė 1910 i biri i tha njė ditė i shkujdesur:
- Ki kujdes baba se kėtė vit t'i mbush 82 vjeē dhe numri 82 ėshtė 28-ta e pėrmbysur.
- Ndoshta, - u pėrgjigj Tolstoi, - bėre mirė qė ma the. Ai vdiq atė vit.


* Njė ditė kur po shėtiste me kalė me tė birin humbi rrugėn nė mes tė pyllit.
- E di se ku jemi kėtu? - e pyeti djalin.
I biri i tha se Jasnaja ishte pėrpara tyre. Dhe Tolstoi donte tė kthehej nė shtėpi, duke ndjekur atė drejtim.
- Ėshtė e pamundur, - i tha i biri, - nga kjo anė ka shumė ferra qė do tė na i ējerrin duart.
Tolstoi nuk deshi tė kthehej mbrapa dhe i tha tė birit:
- Sidoqoftė le ta provojmė! Vazhdoi tė ecte me kalė dhe ferrat e para nisėn tė gėrvishin. I biri e pa krejt tė gjakosur por aspak tė shqetėsuar.
- Vėshtro biri im, - i tha, - siē e sheh unė jam ējerrė gjithandej nga ferrat, por ē'rėndėsi ka? Unė kėrkoj nė ēdo gjė rrugėn e drejtė, dhe nė qoftė se do tė ēirrem ende, prapė do kėrkoj rrugėn e drejtė qė ėshtė edhe e vėrteta.


* Njė ditė shkoi pėr ta takuar nacionalisti i famshėm Derul dė Pol, qė mbronte idenė e fitores ndaj Gjermanisė.
Leon Tolstoi qė zakonisht me tė huajt ishte i sjellshėm dhe shumė korrekt, kėtė radhė e humbi durimin dhe iu pėrgjigj:
- Kufijtė duhet tė pėrcaktohen me marrėveshjen e popujve dhe jo me hekur dhe gjak. Dhe kur tė ketė njerėz qė do ta kuptojnė kėtė atėhere nuk do tė ketė mė luftėra nė botė.


* Kur e mbaronte sė shkruari njė kapitull tė romanit ia kopjonte e shoqja ose njė nga tė bijat. Kjo kopje i duhej shkrimtarit tė madh si njė skicė pėr tė punuar mbi tė. Nė pak ditė e mbushte me korrigjime, prishje me laps dhe me shtesa.
- Atėhere kapitulli duhet kopjuar pėr sė dyti. Ka disa kapituj nga romanet e tij qė janė kopjuar deri edhe dhjetė herė.


* Kur Tolstoi besonte se kishte arritur qartėsinė dhe pėrsosmėrinė e dėshiruar, ua lexonte veprėn e re njerėzve tė tij tė afėrm nganjėherė dhe fshatarėve. "Pushteti i errėsirės", u lexua pėrpara fshatarėve, tė cilėt nuk e pritėn mirė. Nė pjesėn mė emocionale tė dramės ata qeshėn kur dėgjuan disa fjalė vulgare qė pėrdorte nė dialog Tolstoi.


* Tolstoi e donte shumė muzikėn, sidomos muzikėn e Bethovenit. Kur dėgjoi njė pjesė tė Bethovenit u emocionua shumė sa iu mbushėn sytė me lot, por nga qė nuk donte ta kuptonin tė pranishmit, i tha sė bijės:
- Mė jep pak shaminė se mė ka zėnė rrufa.

* Nė shtėpinė e Tolstoit ishin piktori i shquar Rjepin dhe aktori Andrejev. Kur po bisedonin tė tre sė bashku, njė zonjė, e cila kishte ardhur pėr t'i bėrė vizitė zonjės sė Tolstoit, u ul nė piano dhe nisi tė luajė me shumė ndjenjė "Sonatėn e Krajtzerit" tė Betovenit.
Tė gjithėve u la shumė mbresa. Atėherė Tolstoi tha:
- A duhet tė bėjmė edhe ne sonatėn tonė Krajtzerit? Unė do ta shkruaj, Rrjepini do tė pikturojė dhe Andrejevi do ta recitojė.
Propozimi u pranua me entuziazėm, por vetėm Tolstoi e kreu detyrimin e tij.
Tolstoi i tha Gorkit:
- Po tė isha mbret, do tė nxirrja njė ligj qė do t'ia ndalonte tė drejtėn e tė shkruarit atij shkrimtari qė pėrdor njė fjali kuptimisht tė gabuar ose ai qė do tė bėnte gabim gramatikor tė fishkėllehej nga lexuesi.
- Si, - u pėrgjigj Gorki, - po liria e tė shkruarit?
- Liria pėr tė shkruar deri sa duhet, por jo liri pėr tė shkruar keq.

* Pas krizės qė pėsoi mė 1880 Tolstoi vishej shumė thjesht pothuaj fare
pa kujdes.
Njė herė nė TulaLeon Tolstoi Smile u dha shfaqja e njė drame tė Tolstoit,
Tek artisti qė drejtonte shfaqjen u paraqit portieri i teatrit:
- Nė hyrje, - i tha, - ėshtė njė fshatar si gjysmė budalla, qė kėrkon me
ēdo kusht tė hyjė nė teatėr dhe tė asistojė nė prova. Thotė se ju njeh, po mua mė duket e pamundur, sepse ėshtė fjala pėr njė fshatar injorant dhe tė pagdhendur.
Kryekomiku doli te hyrja dhe u gjend ballėpėrballė me Leon Tolstoin qė ishte veshur me rroba dhe kėpucė tė bėra vetė.

*Nė vitin 1891 Leon Tolstoi ishte i zėnė me njė punė shumė tė rėndėsishme. Kur shpėrtheu zia e bukės, ai la ēdo gjė dhe iu vu punės pėr organizimin e ndihmave pėr tė uriturit. Atėherė hapi mbi dyqind mensa falas.
Njė herė, duke ditur qė njė grua e ve e varfėr fshatare vetėm nuk mund ta korrte grurin, Tolstoi shkoi vetė me drapėr nė dorė pėr tė ndihmuar, duke punuar pėrplasi gjurin pas njė rrote. Pa u ankuar fare vazhdoi punėn. Dhimbja iu shtua shumė. Nga ethet i hipi temperatura e lartė. lu desh tė shtrihej nė shtrat pėr disa javė, por nuk u ankua fare.



* Mė 25 shkurt 1901 Leon Tolstoi u shkishėrua nga Sinodhi i shenjtė. Atė ditė tė gjitha kishat e Rusisė kishin lėshuar anathema kundėr kėtij "armiku tė zotit dhe tė perandorit". Tolstoi atėherė ishte nė Moskė. Atje po kalonte nėpėr njė rrugė kryesore. Menjėherė turma e njohu dhe e rrethoi me dashuri tė madhe. Njeri prej tyre tha:
- Po ky na paska qenė djalli me fytyrė njeriu?!
Grumbulli i njerėzve e mbuloi me brohoritje dhe me thirrje: "Rroftė Tolstoi". U desh ndėrhyrja e xhandarmėrisė pėr tė shpėrndarė grumbullin e madh tė njerėzve.


* Ditėn e shkishėrimit, Tolstoi kaloi para pallatit tė guvernatorit tė pėrgjithshėm tė Moskės. Kur e pa shkrimtarin grupi i ushtarėve, qė bėnin shėrbimin e rojės para portės sė guvernatorit, me njė lėvizje tė menjė-hershme, u vu nė pozicion gatitu dhe pėr nder armė. Tolstoi iu kthye mikut qė e shoqėronte dhe i tha duke qeshur:
- Vėshtro more mik se si kėtu te ne nė Rusi, i bėjnė nderime ushtarake njė krimineli tė shtetit qė ėshtė shkishėruar.



* Drejtori i "Gazetės zyrtare" shkruante nė ditarin e tij:
"Nė Rusi tani kemi dy Carė: Nikollėn II dhe Leon Tolstoin.
Ky i dyti ėshtė ndoshta mė i fuqishėm se i pari, sepse ndėrsa Nikolla nuk mund tė bėjė gjė kundėr Tolstoit, ky minon ēdo ditė e mė shumė autoritetin e fronit tė Nikollės II nė Rusi".


* Shumė punėtorė shkonin ta takonin Tolstoin qė tė bindeshin nėse ai vėrtetė merrej me punė krahu. Njė kėpucar erdhi pėr tė parė nė se kėpucėt qė kishte bėrė Tolstoi ishin tė punuara mirė dhe i dha disa kėshilla profesionale shumė tė vlefshme. Njė herė tjetėr u paraqit te Tolstoi njė njeri i varfėr, i zbehtė nė fytyrė e me lot nė sy. Ai i tregoi se gruan e kishte tė sėmurė shumė rėndė nga tuberkulozi. Nė pranverė do tė vdiste pa tjetėr:
- E po, tė lutem mjeshtėr, tė mė shkruani njė gisht letėr dhe tė mė thoni a do tė rrojė gjatė ime shoqe? E si tė mos besojmė te Leon Tolstoi? Kėshtu tė paktėn ajo do tė vdesė e qetė.
Tolstoi u emocionua shumė. Ai ishte gati qė ta shkruante letrėn, por i tha vizitorit se kėshtu ai do tė bėnte njė gėnjeshtėr kurse ai ishte mbrojtėsi i sė vėrtetės absolute.
I varfėri i kėrkoi ndjesė. Kur u largua, Tolstoi psherėtiu i hidhėruar, duke menduar se nganjėherė gėnjeshtra mund tė ketė edhe anėn e saj mė tė mirė.

* Tolstoi nė vitet e fundit tė jetės sė tij ishte kundėr artit pėr art dhe kundėr metodave tė mėsimit tė artit nėpėr akademi dhe konservatorė.
Kur po bisedonte me disa miq pėr kėtė temė njė nga bashkėbiseduesit i tha:
- E po mirė, le ta zemė se keni arsye dhe po mbyllėn tė gjitha institutet artistike. Po me ēfarė do tė zėvendėsohen?
Leon Tolstoi u pėrgjigj: - Vėrejtja juaj ėshtė njėsoj si kjo qė do t'ju them tani: sikur ju tė kini njė ėnjtje nė faqe nga dhėmballa, vini tek unė dhe unė ua heq dhėmballėn e sėmurė. Ju nuk do tė kėnaqeni me mua dhe do tė mė thoni:
"Po kjo faqja ime qė u shfry me se do tė zėvendėsohet?"
- Me asgjė, nuk ka nevojė tė zėvendėsohet, - iu pėrgjigj bashkėbiseduesi.



* Leon Tolstoi hyri nė sallon kur e shoqja po u lexonte fėmijėve njė kapitull nga "Lufta dhe Paqja". Ndenji nė kėmbė te praku i derės duke dėgjuar dhe kur kapitulli mbaroi tha papritur:
- Sa i bukur qė ishte!


* Leon Tolstoit i thanė se nė tė gjithė fshatin Jasnaja Poljana fshatarėt e tij kishin vetėm tri lopata qė nuk mjaftonin pėr punė. Ai nuk pranoi tė blejė tė tjera duke thėnė:
- Mė mirė kėshtu! Fshatarėt do t'ia huajnė njėri- tjetrit lopatat dhe do tė mėsojnė tė ndihmojnė dhe tė duhen ndėrmjet tyre.



* Tolstoi e pati tė shoqen njė bashkėpunėtore tė ēmuar...
Njė mbrėmje ai i tha:
- Merre kėtė letėr dhe mė shkruaj tė gjitha fjalėt qė tė kam thėnė kur tė kėrkova tė bėheshe gruaja ime. Shpresoj se do tė kujtohesh.
E shoqja mori letrėn dhe nisi tė shkruante. E gjithė ajo qė shkroi dhe qė i shoqi e rikopjoi, ishte deklarata e fashme e dashurisė qė gjendet te Ana Karenina.


* Njė ditė Tolstoit i erdhi njė zonjushe. Ajo kishte trashėguar njė milion monedha tė kushtueshme dhe kėrkonte mendim se si t'i pėrdorte sa mė mirė ato.
- Digjeni atė fond, - e kėshilloi Tolstoi.
- Si thatė? Po me atė mund tė ngrihet njė azil pėr pleqtė ose njė konvikt pėr fėmijėt?
- Dhe pėr kėtė doni t'i shpenzoni? Jo, prindėrit nuk duhet t'i ēojnė prindėrit nė azil. Digjeni, mė dėgjoni mua, ėshtė gjėja mė e mirė qė mund te bėni.


* Tolstoi hapi njė shkollė pėr fėmijėt e fshatarėve tė tij ku zbatoi njė sistem tė ri mėsimi. Mėsimi nuk duhej tė jepej mekanikisht dhe me pahir. Kur te nxėnėsit sbihte lodhje dhe mungesė dėshire pėr mėsim e mbyllte shkollėn. Pas njė ndėrprerje pak a shumė tė gjatė ai dėgjoi tė trokitnin nė portėn e tij. Zėrat fėminore tė nxėnėsve i thoshnin:
- Ju lutemi hajdeni na bėni mėsim, kemi dėshirė tė studiojmė.
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi