♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA: Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės!

2 posters

Shko poshtė

SHBA: Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės! Empty SHBA: Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės!

Mesazh nga capkenja Wed Dec 09, 2009 8:33 pm

SHBA: Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės!


SHBA: Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės! Abj7kj

(Update) Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės, sepse ajo ėshtė vullnet i popullit dhe faktor stabiliteti nė Ballkan, ka thėnė sot para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nė Hagė, pėrfaqėsuesi i Shteteve tė Bashkuara, Harold Koh.

Nė njė fjalim qė ishte mbrojtja mė e fuqishme e pavarėsisė sė Kosovės nė Hagė, Harold Koh, ka thėnė se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare, sepse nuk pėrmban asgjė nė kundėrshtim me kėtė tė drejtė.

“E drejta ndėrkombėtare nuk rregullon ēėshtjet e deklaratave tė pavarėsisė, ndėrsa pavarėsia e Kosovės ėshtė kaptina e fundit nė procesin e shpėrbėrjes sė ish-Jugosllavisė... Nuk ka inkonsistencė ndėrmjet shpalljes paqėsore tė pavarėsisė sė Kosovės, tė sė drejtės ndėrkombėtare dhe Rezolutės 1244”, ka thėnė Koh, transmeton REL.

Koh ka folur para gjykatėsve tė GJND-sė pėr mizoritė ndaj shqiptarėve tė Kosovės, pėr 1 milion kosovarė tė dėbuar me dhunė dhe pėr fushatėn e pastrimit etnik, pėr tė shtuar se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ka qenė zhvillim spontan, porse asaj i ka paraprirė njė proces politik.

“Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė artikulim i vullnetit tė popullit, qė as mund tė autorizohet dhe as ndalohet”. Koh ka rikujtuar se Serbia kishte thėnė se edhe nė rastin e Sllovenisė dhe Kroacisė, se ishte shkelur e drejta ndėrkombėtare, por tash nuk e thotė.

Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk ka cenuar as parimin e integritetit territorial, sipas pėrfaqėsuesit amerikan, sepse ky parim rregullon vetėm raportet ndėrshtetėrore. Koh i ėshtė referuar edhe Rambujesė dhe “vullnetit tė popullit” dhe pėr tė shtuar se dokumentet e kėtij tubimi nuk prejudikojnė dhe as pėrjashtojnė asnjė epilog tė statusit politik tė Kosovės.

”Nėse Rezoluta 1244 pėrmban dispozitėn pėr integritetin territorial tė Serbisė, pse atėherė pėr shumė kohė Beogradi ėshtė ankuar se ajo ia hap rrugėn pavarėsimit tė Kosovės”, ka pyetur Koh.
Ai ka shtuar se Rezoluta 1244 thirret nė integritetin territorial tė Jugosllavisė, por Jugosllavia mė nuk ekziston. “Rezoluta 1244 i referohet integritetit territorial vetėm si fazė kalimtare, ndėrsa mbėshtetėsit e Serbisė nuk kanė arritur tė gjejnė asnjė rresht nė rezolutė qė tė mund tė thonė se Kosova, duke e shpallur pavarėsinė, e ka shkelur atė”.
“Serbia thotė se i ka ofruar Kosovės autonominė mė tė gjerė tė mundshme, por ata qė mbajnė mend tanket rreth Parlamentit tė Kosovės nė vitin 1989, e dinė mirė se pėr ēfarė autonomie bėhet fjalė”, ka shtuar pėrfaqėsuesi amerikan.

Ai ka pohuar se nga qindra deklarata tė pavarėsisė, asnjė nuk ėshtė hedhur poshtė nga e drejta ndėrkombėtare dhe kjo nuk bėn tė ndodhė as me Kosovėn. “Nga kjo gjykatė kėrkohet tė vendosė nėse dėshiron tė kthejė situatėn prapa, ose tė lejojė Kosovėn dhe fqinjėt tė ecin pėrpara”, ka thėnė Koh, raporton REL.

”Serbia ka pėrsėritur se nuk do ta njohė Kosovėn edhe nėse kjo gjykatė shpreh mendim nė favor tė Kosovės dhe, rrjedhimisht, gjykata nuk ka nevojė tė japė mendim, tė cilin shtete kanė thėnė se edhe ashtu nuk do ta respektojnė...Nėse kėtė do ta bėjė, atėherė duhet tė ketė parasysh: kujdesin intensiv tė Kėshillit tė Sigurimit ndaj Kosovės, shqetėsimin e OSBE-sė pėr popullin e Kosovės, historinė e autonomisė sė Kosovės dhe pjesėmarrjen e Kosovės nė procesin ndėrkombėtar tė statusit”, ka thėnė pėrfaqėsuesi i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Harold Koh.

Nė vazhdim ka folur pėrfaqėsuesi i Rusisė, Kiril Gevorgian, qė ka thėnė se kjo gjykatė ka juridiksion pėr ēėshtjen e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ai nė vazhdim ka folur pėr, siē ka thėnė, shumė deklarata tė pavarėsive qė janė konsideruar tė paligjshme nga Kėshilli i Sigurimit, pėr tė shtuar se Qiproja Veriore ėshtė njė rast i tillė.

”Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė jolegale, sepse u bė nėn njė administrim ndėrkombėtar”, ka thėnė Gevorgian, sipas tė cilit, popullata e Kosovės nuk hyn nė kuadėr tė grupeve qė kualifikohen pėr tė pasur tė drejtėn pėr vetėvendosje.

”Nė vitin 2008 nuk kishte kėrcėnim ndaj popullit tė Kosovės nga ana e Serbisė dhe shkelja e tė drejtave tė njeriut nuk mund tė merret si argument pėr shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės... Populli i Kosovės asnjėherė nuk ėshtė pranuar si popull me tė drejtėn e vetėvendosjes, ndėrsa bashkėsia ndėrkombėtare, nė vitin 1999, veproi pa e njohur tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullatės sė Kosovės”.

Rusia ka pėrsėritur qėndrimin tashmė tė ditur se e drejta ndėrkombėtare e ndalon pavarėsimin e Kosovės. “Kosova, sipas sė drejtės ndėrkombėtare, ėshtė nėn administrimin e OKB-sė dhe as shqiptarėt dhe as Beogradi nuk mund tė ndėrmarrin hapa unilateralė qė sfidojnė UNMIKU-un”.

Gevorgian ka aluduar te vazhdimi i bisedimeve Kosovė-Serbi, duke thėnė se fakti qė bisedimet nuk kanė sjellė rezultate, nuk do tė thotė se tė gjitha mundėsitė janė shterur. “Serbia i ka ofruar Kosovės jo vetėm shkallė tė lartė tė autonomisė sė brendshme, por edhe pjesėmarrje nė organizatat ndėrkombėtare. Sipas Rezolutės 1244, statusi i Kosovės ėshtė dashur tė jetė autonomi substanciale nė kuadėr tė Serbisė dhe kjo rezolutė mbetet tėrėsisht nė fuqi”.
Seancėn e sotme dėgjimore nė GJND e ka hapur Spanja, qė ka thėnė se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, sepse me tė ėshtė shkelur Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

Pėrfaqėsuesja e Spanjės, Konsepsion Eskobar Hernandez, ka thėnė se “Spanja konsideron se Rezoluta 1244 ende ėshtė nė fuqi, ndėrsa procesi politik pėr gjetjen e zgjidhjes ėshtė ende nė vazhdim e sipėr, gjithnjė derisa Kėshilli i Sigurimit nuk miraton njė vendim tjetėr”.

Hernandez ka pohuar se “shpallja e njėanshme e secesionit nuk ėshtė nė harmoni me tė drejtėn ndėrkombėtare, sepse lejohet vetėm nė rastet e kolonive” dhe ka konkluduar se “ēėshtja e Kosovės ėshtė zgjidhur me Rezolutėn e KS tė OKB-sė, qė shqiptarėve u ka ofruar vetadministrim tė gjerė”.

Nė seancėn e sotme, pavarėsinė e Kosovės e ka mbrojtur edhe Finlanda, njė shtet tjetėr ky qė e ka njohur realitetin e ri. Paiva Koukuranta ka folur pėr deportimet dhe dhunėn e Serbisė nė Kosovė, qė ka qenė sistematike, dhe ka apostrofuar edhe heqjen e dhunshme tė autonomisė dhe referendumin e vitit 1991 pėr pavarėsinė.

Ajo ka pohuar se pas rėnies sė Murit tė Berlinit, rrethanat kanė ndryshuar. “Populli e cakton fatin e territorit dhe jo territori, fatin e popullit”.

Shtetėsia nuk ėshtė dhuratė qė dikush i jep dikujt, por ėshtė diēka qė buron nga ata qė krijojnė shtetin e tyre, ka thėnė Paiva Koukaranta, pėr tė shtuar se edhe pavarėsia e vendit tė saj ishte bėrė nga Parlamenti i Finlandės nė kuadėr tė Rusisė.

Rasti i Kosovės ėshtė sui generis, ndėrsa argumentet e kundėrshtarėve tė pavarėsisė sė Kosovės janė sipėrfaqėsore, ka thėnė pėrfaqėsuesja e Finlandės.



capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

SHBA: Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės! Empty Re: SHBA: Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės!

Mesazh nga rebel aka unikkatil Wed Dec 23, 2009 7:17 pm

ri mire dhelper evrop...ri mire ti ruspie rusi,ri mire ti serbi,se sduam shume ne shqiptartet te marim flake...kosova e pavarur... SHBA: Lėreni tė qetė pavarėsinė e Kosovės! 231696
rebel aka unikkatil
rebel aka unikkatil
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6468
Hobi Hobi : kryetar i te papunve...
Humor Humor : me thase...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 21/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi