♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė ndarė edhe nė Pragė

Shko poshtė

Tė ndarė edhe nė Pragė Empty Tė ndarė edhe nė Pragė

Mesazh nga capkenja Wed Dec 09, 2009 8:30 pm

Tė ndarė edhe nė Pragė


Tė ndarė edhe nė Pragė Erzrj7

Zėvendėskryeministri i Shqipėrisė, Ilir Meta, nė njė prononcim tė sė hėnės pėr televizionin kombėtar ‘Klan’, shprehu keqardhjen pėr largimin e Edi Ramės nga salla, derisa ai po e mbante fjalimin e tij nė Kongresin e Partive Socialiste Evropiane, nė Pragė.

I pyetur pėr zhvillimet qė po ndodhin nė kryeqytetin ēek, Meta ngjarjen e cilėsoi si shumė tė rėndėsishme pėr tė majtėn evropiane.

"Kongresi i Partive Socialiste Evropiane, qė po zhvillohet nė Pragė, ėshtė njė ngjarje shumė e rėndėsishme, pasi synon rimarrjen e forcave dhe tė energjisė sė tė majtės evropiane, Bashkimit Evropian dhe kontinentit tonė, pas njė situate pėrgjithėsisht jo shumė tė kėndshme nė elektorale nė disa vende", vlerėsoi Meta, duke sqaruar se nė punimet e Kongresit tė Partive Socialiste Evropiane, pėrveē tij si kryetar i LSI, merr pjesė edhe kreu i PS, Edi Rama.
"Natyrisht qė, pėrveē shumė drejtuesve tė tjerė, pėr tė folur dhe pėr t’i thėnė pikėpamjet tona, lidhur me rolin e Shqipėrisė sa i takon kontributit tė integrimit tė Ballkanit Perėndimor, por edhe pėr tė shkėmbyer pikėpamje tė ndryshme nė lidhje me zhvillimet e fundit, u ftuam edhe z. Rama dhe unė", pohoi kryediplomati shqiptar. Ai njoftoi se e kishte dėgjuar me shumė vėmendje Ramėn, pavarėsisht asaj se pak a shumė qėndrimet e tij ishin po ato qė i mban zakonisht nė Tirane dhe nė e brendshme shqiptare.

"Kuptohet, pa argumentet e nevojshme pėr tė justifikuar pozicionin e bojkotit, por edhe pa vullnetin e duhur pėr njė qėndrim konstruktiv, nė mėnyrė qė opozita tė luaj rolin qė i takon nė proceset demokratike nė vend dhe sidomos nė integrimin evropian tė vendit", nėnvizoi Meta. Por, kur pas fjalės se kryetarit tė Partisė Socialiste, ishte radha e liderit tė LSI, si pėrfaqėsues i partisė kryesore tė majtė nė Shqipėri, tė mbante fjalimin e tij, kryesocialisti Rama e braktisi sallėn sapo e mori fjalėn ish-aleati i tij. U largua, dhe e braktisi panelin.

"Ishte pėr tė ardhur keq gjesti jotolerant dhe jodemokratik i tij i largimit nga ky takim pune, nė momentin qė unė, pasi qė u ftova, fillova ta mbaja fjalėn time dhe tė ekspozoja situatėn nė Shqipėri, por edhe politikėn e Shqipėrisė pėr integrimin e Ballkanit Perėndimor", kritikoi Meta qėndrimin e Ramės

capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi