♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filozof te medhenj!

Shko poshtė

Filozof te medhenj! Empty Filozof te medhenj!

Mesazh nga Barbi Sun Dec 06, 2009 10:46 pm

Filozof te medhenj!

FROJD, Zigmund (FREUD, Sigmund), psikolog dhe psikiatėr austriak. Themelues i psikanalizės. Nga viti 1932 profesor nė Vjenė, kurse nė vitin 1928 pėr shkak tė hitlerianėve emigroi. Teoria e tij mbi jetėn psikike ndi-koi jo vetėm nė zhvillimin e psikologjisė (Adleri, Jungu e tjerė), por me modifikime tė ndryshme dhe korrektura tė shumta ėshtė e pranishme edhe nė disa teza filozofike deri nė kohėn tonė (E. Fromi, H. Markuze e tjerė), ndonėse vetė Frojdi refuzonte vendosmėrtisht qė t'i atribuohet ēfarėdo intence filozofike koncepcionit tė tij «natyror-shkencor». Nocioni i nėnvetėdijes ėshtė kategori fundamentale e psikanalizės sė tij. Duke konsideruar se baza e tėrė jetės ėshtė nė sferėn e cila ėshtė krijuar duke prapsur instinktin (para sė gjithash ate libidinoz) nė sferėn e nėnvetėdijes, ai pohon se pikėrisht kjo sferė qenėsisht pėrcakton tė gjitha aktet tona tė vetėdijshme. Tė prapsurit, mosplotėsimi i kėnaqėsisė sė plotė tė instinkteve seksuale rezulton me neuroza tė ndryshme, ekscese patologjike, gabime nė shkrim dhe nė tė folur e tjera. Zbulimi i sferės sė nėnvetėdijshme, qė i takon Frojdit, pa-raqet njė zbulim jashtėzakonisht tė rėndėsishėm, relevant sidomos pėr shpjegimin mė tė thellė tė disa feno-meneve jo vetėm psikike por edhe tė pėrgjithshme kulturore.
Me zmbrapsjen e instinktit libidinoz nė tė vėrtetė nuk krijohen medoemos neurozat: nė manifestimet e sub-limuara tė instinktit tė paplotėsuar shfaqet pėr shembull arti. Artisti kryesisht, pėr shkak tė nevojave tė fuqishme instinktive ėshtė i paaftė tė gjendet nė realitetin praktik: andaj i drejtohet botės sė imagjinatės dbe nė tė gjen kompensimin pėr plotėsimin e drejtpėrdrejtė tė dėshirave tė veta. Nga kjo botė fiktive e artit nuk ėshtė larg shpeshherė rruga deri te neurozat. Mirėpo artisti me anėn e mekanizmit mbrojtės, domethėnė rne anėn e aftėsive tė sublimimit - ndonėse ka pėsuar disfatė nė jetė dhe e ndien veten tė vetmuar - prapėseprapė gjen ngushėllim nė faktin se u ofron ngushėllim joartistėve. Ndėrkaq, bukuria nė vetvete nuk u takon qėllimeve tė drejtpėrdrejta tė artistit: pėr tė pikėrisht janė tė rėndėsishme problemet jetėsore; bukuria i shėrben vetėm si armė pėr mbrotje dhe pėr lehtėsimin e vėshtėrsive. Neurotikėt nuk e kanė kėtė armė, kėshtu qė u bėhet «e pamundur rruga nė realitet».
Nė ėndrrat si dhe nė religjionet dhe mitet manifestohet gjithashtu bota e dėshirave tė parealizueshme, tė prapsura. Gjithė simbolika qė krijohet pikėrisht pėr shkak tė censurės dhe tė pamundėsisė qė tė shfaqen drejtpėr-drejt impulset libidinoze (kėta censorė nuk flenė as nė kohėn e ėndrrave) mund tė kuptohet duke i reduktuar nė format e veta tė pacensuara. Shpjegimet e ėndrrave zbulojnė dėshirat dhe qėllimet sekrete, madje edhe atėherė kur iluzorisht duken se janė,tė karakterit tė kundėrt.
Impulsi themelor dhe thelbi i gjithė mėsimit tė Frojdit si dhe i njė serie veprash teorike tė jashtėzakonshme tė tij qėndron nė synimin e tij qė sa mė shumė tė eliminohet censura e pėrhershme, e cila pengon tė shprehurit e lirė tė impulseve, qė kėta tė depėrtojnė pa pengesa nga burgjet e tyre, qė tė shprehet nė mėnyrė autentike njeriu i vėrtetė, burimor dhe jo i rremė dhe hipokrit, qė nė asociacionin e drejtpėrdrejtė tė zbulohen gjurmat e veprimeve jonjerėzore tė njeriut. Andaj metoda fundamentale e shėrimit psikanalitik qėndron nė faktin qė duke i bėrė tė vetėdijshme elementet e ndryshme nga nėnvetėdija qė shfaqen te pacienti (shpesh pėr shembull edhe nė format simbolike nė ėndrra), tė zbulohen shkaqet e vėrteta tė neurozave me anėn e asociacioneve tė lira dhe nėpėrmjet bisedave. Teoria e tij mbi Egon, mbi kompleksin e Edipit, mbi ėndrrat, mbi shkaqet e ndryshme tė pervezioneve, mbi krijimin dhe pėrjetimin e artit, shpjegimi i tij i totemit dhe i tabusė, si dhe njė seri e tėrė tezash mbi strukturėn psikike dhe sociale tė popujve primitivė, patėn (dhe nė njė masė tė caktuar kanė edhe sot) ndikim jashtėzakonisht tė madh nė shumė vazhdues dhe popullarizatorė tė psikanalizės nė gjithė botėn dhe nė fusha tė ndryshme shkencore (nga psikologjia, psikiatria deri te sociologjia, estetika dhe filozofia e kulturės). Ndėrkaq, sot njėkohėsisht provohet edhe njė seri e tėrė e njėanshmėrive dhe i tezave joshkencore, tė ndera dhe tė pavėrtetuara dhe i teprimeve plauzibile me tė cilat, duke reduktuar tėrė jetėn nė elementet e instinkteve libidi-noze, janė tė pasura veprat e Frojdit. Tė gjitha kryeveprat e Frojdit janė pėrkthyer nė serbokroatishte, sidomos nė «Odabrana dela Sigmunda Frojda», Matica Srpska, nė VIII vėll.: I Psihopatologija svakodnevnog zivota; II Lfvod u psihoanaJizu; III Dosetka i njen odnos prema nesvesnom; IV O seksuainoj teoriji; Totem i tabu; V Iz kulture i umetnosti(Sumanutost i snovi u Gradivi V. Jensena; Jedna uspomena iz detinjstva Leonarda da Vinci-ja; Mikelandelov Mojsije; Dostojev-ski i oceubistvo; Nelagodnost u kultu-ri); VI Tumaėenje snova I; VII Tuma-denje snova II; VIII Autobiografija; Nova predavanja za uvodenje u psi-hoanalizu.

Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Filozof te medhenj! Empty Re: Filozof te medhenj!

Mesazh nga Barbi Sun Dec 06, 2009 10:46 pm

NIETSCHE, Wilhelm

Biografia dhe veprat e Nietzsches

Friedrich Wilhem Nietzsche ėshtė njė nga filozofėt mė tė mėdhenj gjerman tė shek. tė 19. Ai ka qenė njė kritik i bindur i Krishtėrimit, idealist gjerman i Feminizmit dhe modernizmit nė pėrgjithėsi. Ai konsiderohet si njė mjeshtėr i vėrtetė i aforizmave filozofike tė krijuara nė formė eksperimentale. Pėr kėtė arsye, ai ėshtė urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kėsaj dite filozofi mė i vėshtirė pėr t’u kuptuar.

Nietzsche ka lindur me 15 tetor te vitit 1844 ne Ryken te Lajpcigut, ne Saksoni. Ai u rrit ne gjirin e nje familjeje protestante, ndersa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetem 4 vjec, pasi vuante nga nje semundje mendore. Se bashku me te emen dhe motren, Elizabeth, ai u transferua ne Naumburg ku do te jetonte per tete vite me radhe. Friedrich ishte nje adoleshent teper kurioz, nje nxenes i shkelqyer dhe ne momentin e perballjes me besimin fetar, nisi te anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofine ne Universitetin e Lajpcigut ku do te hasej me veprat e Shopenhaurit, te cilat do te perbenin dhe pikenisjen e frymezimit te tij filozofik.

Ne vitin 1865, ne moshen 24 vjecare Nietzsche emerohet profesor ne Universitetin e Baselit dhe perfiton nėnshtetesi zviceriane. Nje vit me pare, kishte njohur kompozitorin Richard Wagner, me te cilin do te kishte nje miqesi te gjate, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si perfaqesues te kultures me dekadente ne bote, asaj gjermane. Ne kete periudhe studion filozofine antike greke, ne veēanti veprat e filozofeve para-sokrate, Heraklitit dhe Empedokles.

Ne vitin 1870 Nietzsche sherbeu si asitent mjekesor ne Luften Franko-Pruse dhe ishte deshmitar i traumave dhe mjerimit njerezor, per me teper u sėmur nga dizinteria dhe difteria, pasojat e se cilave do t’i vuante gjate gjithe jetes. Pas rikthimit ne Bazel, ne vend qe te pushonte nisi te shkruante pambarimisht, duke shtyre fuqine e tij mendore ne limit. Ne 1872 publikoi vepren e tij te pare te famshme “Lindja e tragjedise’.

Ne vitin 1879 braktis mesimdhenien per shkak te problemeve shendetesore dhe ne dekaden ne vazhdim e kaloi kohen ne Venecia, Torino dhe Nisa.

Tre vite me pas, bie ne dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit refuzoi kerkesen e tij per martese. Po ne 1882 Nietzsche nis te shkruaje kryevepren e tij “Keshtu foli Zarathustra’( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet tre vite me vone.

Ne 1888 transferohet ne Torino, ku dhe do te perfundoje veprat ‘Perendimi I idhujve’ dhe Ecce Homo – Si behet njeriu ai qe eshte.

Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofise dhe artit te Greqise Antike, ne disfavor te klasicizmit, te cilin e veshtronte si nje afirmim te vizionit te arsyeshem dhe si per pasoje perfaqesues te dekadences. Ne vecanti tragjedia greke eshte interpretuar si nje shprehi e impulsit jetesor, apo sic shprehet Nietzsche i ‘momentit dionisiak’. Nice kritikon ashper vlerat morale te shoqerise dhe altruizmi te cilat ne fakt mohojne vete jeten. Sipas tij njeriu duhet te perjetoje edhe dhimbjen pasi ‘ēfaredo nuk te vret, te ben me te fuqishem’. Koncepti i njohur i Nices ‘ vullneti per fuqi’ luan nje rol kryesor ne filozofine e tij, duke u shprehur se‘ eshte esenca e ekzistences njerezore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se lideret fetare perdorin besimin dhe moralin per te skllaveruar njerezimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadente dhe shpreses per nje jete ne boten e pertejme dhe pranimin e jetes ashtu siē eshte ajo. Pra ndyshe nga keqinterpretimet e filozofise se tij, mbinjeriu nichean nuk eshte nje njeri i gjithefuqishem, por nje qenie qe duhet te evoluoje lirshem per te tejkaluar vetveten ( "..njeriu eshte nje ure dhe jo nje qellim." – kjo eshte edhe parabola e Zarathustres. Pikerisht ketu nis komploti nazist, i cili perdori me tjeter kuptim filozofine e Nietzsches. Shkrimet e tij persa i perket fuqise, dobesise, feminizmit dhe fese u bene aksioma te nazizmit ne perhapjen e doktrines se tyre totalitare, nderkohe qe vete Nietzsche ishte kunder anti-semitizmit dhe denimit me vdekje.

Nje nga theniet me te famshme ne histori, ‘Zoti ka vdekur’, eshte thene pikerisht nga Nietzsche, por kuptimi nuk eshte aspak ai i supozuar, Nietzsche flet per kontemporanet e tij, ipokrizia e se cileve le te kuptohet se ata ne fakt jetojne ‘sikur Zoti te kishte vdekur’, sipas Nietzsche‘..ka ekzistuar vetem nje i krishtere i vertete, dhe Ai vdiq mbi Kryq’.

Me 3 janar te vitit 1889, teksa ndodhej ne Sheshin Karlo Alberto, ne Torino, Nietzsche peson krizen e pare nervore duke shfaqur mendime delirante duke u vete-quajtur Krishti apo Dionisi, perendia greke e defrimit. Semundja e papritur e tij eshte debat me vete, disa mendojne se e ka trasheguar nga babai i tij, ndersa ndikimi ose jo i semundjes ne krijimtarine filozofike ndahet ne opinione te ndryshme.

Fridrich Nietsche kaloi dy vitet e fundit te jetes se tij ne erresire mendore dhe u perkujdes nga motra e tij Elizabeta. Filozofi I madh u nda nga jeta me 25 gusht te vitit 1900, ne Weimar.

Trashigimia e Nietzsches

Filozofia e Nietzsches ka ndikuar ne kulturen dhe disa nga mjeshtrit e shekullit te 20, perfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqesisht rreth viteve 20 filozofia e tij u intyerpretua ne menyre barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe per me teper te ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga tekstet. Tragjedia e vertete nicheane qendron ne faktin se keto intrepretime te gabuara vazhdojne te ekzistojne edhe sot e kesaj dite.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi