♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Flama e derrit dhe flama e politikės

Shko poshtė

Flama e derrit dhe flama e politikės Empty Flama e derrit dhe flama e politikės

Mesazh nga bigbeng Sun Dec 06, 2009 8:20 pm

Flama e derrit dhe flama e politikės


Flama e derrit dhe flama e politikės Thumbnail.php?file=lubonja_110999468

Nga Fatos Lubonja

Bashkė me ethet e flamės sė derrit, nė kėtė
dimėr duket se po na vėrviten edhe ethet e flamės sė politikės sė
konfliktit. Ashtu si flama e derrit parashikohet tė arrijė pikun e vet
nė dhjetor, edhe flama e politikės sė konfliktit duket se po kėrkon tė
arrijė pikun e vet nė kėtė muaj. Njė numėr jo i vogėl njerėzish ka rėnė
tashmė pre e etheve, veēanėrisht kėto dy javėt e fundit, kur pas
ultimatumit tė PS-sė, se po nuk u hapėn kutitė pėr dhjetė ditė do tė
ketė pėrshkallėzime, qė nėnkuptonin pėrdorim force, kryeministri
Berisha u pėrgjigj se do t'i shkulte dhėmbė e dhėmballėt e opozitės me
darėt e ligjit. Ndonėse ata tė Ramės thanė se fjala “forcė” ishte
pėrdorur nė kuptimin figurativ dhe ata tė Berishės se bėhej fjalė pėr
“darėt e ligjit”, jo pėr darė dentisti, eufemizmat e pėrdorur linin
qartė shijen se kėrcėnimet synonin tė frikėsonin kundėrshtarin me
pėrdorim dhune.

Pikėn kulminante tė dhunės verbale e arriti
kryeministri, i cili me njė gjuhė qė deri dje ua kishte lėnė
shkarrashkruesve nė shėrbim tė tij ta pėrdornin, u fut personalisht, qė
nga tribuna e Parlamentit, deri nė punėt e shtratit tė liderit tė
opozitės me njė batare akuzash, qė synonin ta zhburrėronin plotėsisht.

Disa ditė rresht pas kėsaj ngjarjeje, ata tė
Berishės dhe ata tė Ramės u morėn me problemin se cili prej tė dy
liderėve ėshtė mė i sėmurė psiqikisht dhe mė pervers. Pritet qė ethet
tė rriten edhe mė tani, pas skadimit tė ultimatumit tė opozitės me
premtimet e Berishės pėr denoncimin e bandės “punisto-mafioze” tė Ramės
dhe mitingun e madh qė kėrkon tė organizojė PD-ja me rastin e 8
dhjetorit.

Simptoma kryesore e sėmundjes ėshtė rritja
ekstreme e syverbėsisė. Tė sėmurėt kanė bindjen se e drejta dhe e
vėrteta ėshtė vetėm me Berishėn, ose vetėm me Ramėn, se nė kėtė vend
ekzistojnė vetėm militantėt e kėtyre tė dyve, qė janė apo duhet tė jenė
tė gatshėm tė bėjnė ēdo sakrificė pėr tė ērrėnjosur tė keqen qė ėshtė
nė krahun tjetėr e, pėr kėtė, lėshojnė thirrje pėr rreshtim. E pėsova
edhe unė personalisht njė fshikje nga flama, kur njė gazetar i prekur
rėndė prej saj, Mustafa Nano, i cili, ndonėse jo mė shumė e disa muaj
mė parė mė kishte cilėsuar si gazetarin mė tė lavdėrueshėm tė medias
shqiptare, tani mė cilėsoi si gazetarin mė tė rrjedhur trush, pasi nuk
mendoj si ai.

Pėr gripin e derrit, specialistėt thonė se
njė nga karakteristikat e tij tė veēanta nė krahasim me gripin e
zakonshėm, ėshtė se ai paraqet njė mutacion tė tillė virusal, ndaj tė
cilit organizmi nuk ėshtė i pėrgatitur. Po ashtu ėshtė thėnė se,
ndoshta pikėrisht pse ėshtė i tillė, ai godet mė shumė fėmijėt dhe tė
rinjtė, tė cilėt kanė sistem imunitar mė tė fortė, sepse dihet qė ethet
e larta shkaktohen pikėrisht si reaksion i sistemit imunitar.

Ēfarė mund tė themi lidhur me flamėn e
fundit tė politikės sė konfliktit qė i ka rėnė sė fundi, veēanėrisht
pėr rrezikshmėrinė e saj, duke e pėrqasur me atė tė derrit?

Sipas gjykimit tim, flama politike e kėtij
dimri ndryshon nga ajo e derrit, sepse nuk kemi tė bėjmė me ndonjė
virus me mutacion tė ri tė panjohur pėr organizmin. Kemi tė bėjmė me
virusin e “gripit tė zakonshėm”, nėse, figurativisht, me kėtė do tė
kemi parasysh dy gjėra: sė pari, tė njėjtėt aktorė qė luajnė prej
kohėsh lojėn e politikės sė konfliktit dhe, sė dyti, se kemi tė bėjmė
me tė njėjtat problematika e akuza, me tė njėjtėn gjuhė. Pra, pėr
rrjedhojė, kemi tė bėjmė edhe me njė trup shoqėror, qė tashmė ka tė
zhvilluar njėfarė imuniteti ndaj kėsaj flame.

Nuk ėshtė hera e parė qė kontestohet vota,
nuk ėshtė hera e parė qė politikanėt tanė shahen e kėrdisen, nuk ėshtė
hera e parė qė Sali Berisha kėrcėnon se do tė shkulė dhėmbė e
dhėmballė, duke nėnkuptuar me kėtė baronėt e drogės, mafiozėt e lidhur
me socialistėt (dikur ka pėrdorur fjalėn “ruspa”); nuk ėshtė hera e
parė qė bėhen publike turpet dhe sėmundjet psikike tė Ramės; nuk ėshtė
hera e parė qė Rama na bėn thirrje tė preokupohemi pėr shėndetin mendor
tė Berishės, (mjafton tė kesh parasysh ulėrimėn e tij “O doktoooor…” nė
sheshin “Skėnderbej” para disa vjetėsh).

“Mjerė ju pėr atė qė keni nė krye dhe mjerė
ju pėr mua qė mė keni nė krye”, ėshtė pėrkthimi i gjuhės sė kėtyre
fjalimeve pėr ata qė nuk janė tė rreshtuar.

Tashmė njerėzit e dinė kėtė punė. Opozita do
tė mbledhė forcat, qė tė sjellė nė shesh ushtrinė e militantėve tė vet
nga fillimi i dhjetorit, ndėrsa Berisha do tė nxjerrė tė vetėt ca ditė
mė vonė. Ata e dinė se e gjitha kjo paradė force nuk ka ndonjė vlerė tė
madhe pėr brenda vendit, por, sipas tyre, ka shumė vlerė jashtė vendit,
sepse numri i madh i njerėzve do t’i bindė ndėrkombėtarėt se kėtu kemi
tė bėjmė me forca serioze dhe punė serioze. Ndėrkombėtarėt do t’i
shohin tė dyja palėt dhe do tė thonė: “Duhet tė uleni nė tryezėn e
dialogut”. Ata thanė kėshtu edhe nė 97-ėn e jo tani qė jemi anėtarė tė
NATO-s. Dhe kanė tė drejtė, sipas meje, sepse nuk meritojmė tė
trajtohemi si tė rritur, por si fėmijė.

Deri kėtu unė gjykoj se flama e kėtij dimri
do tė kufizohet nė dhimbjet e fytit tė politikanėve kryesorė dhe
militantėve tė tyre. Dikush do tė mė thotė se po gaboj. Ndoshta po
gaboj, por nėse po gaboj, besoj se nuk kam ca tė dhėna qė, nė mungesė
tė transparencės sė tė gjithė aktorėve, nuk mė lėnė tė bėj parashikim
tė saktė. Le tė shpjegohem.

Kur flitet pėr parrezikshmėrinė e gripit tė
derrit, thuhet se ai nuk ka bėrė mė shumė viktima sesa gripi i
zakonshėm. Pra, edhe gripi i zakonshėm ka rrezikshmėri, por tek ato
organizma qė kanė njė dobėsi ekstreme. Edhe rreziku i kėsaj flame
politike pėr t'u bėrė fatale nuk lidhet me llojin e virusit, por me
shkallėn e dobėsimit tė organizmit. Pra, nėse gjendja ekonomike e
vendit ėshtė e rėndė, shumė e rėndė, atėherė rreziku i kėsaj flame
ėshtė i madh. Dhe pėr kėtė, ne, fatkeqėsisht, nuk kemi tė dhėna tė
sigurta.

Mirėpo, nėse ėshtė vėrtet kėshtu, siē edhe
mund tė jetė, por shpresojmė qė jo, atėherė duhet ndalur pak mė
seriozisht nė kėtė ēėshtje. Sepse, nėse gjendja ekonomike ėshtė shumė e
rėndė, kush ka leverdi tė hyjmė nė njė situatė ethesh destabilizimi
politik qė mund tė na mbajnė edhe pėr njė vit, tė paktėn, nė
destabilizim? Sipas gjykimit tim, nuk mund tė thuhet
kurrsesi se pėr kėtė ka interes shumica e shqiptarėve. Ka mjete tė
tjera shumė mė tė shėndetshme pėr ta pėrballuar njė krizė tė tillė nė
emėr tė tyre. Kjo edhe pėr faktin se, nėse jemi nė krizė tė rėndė
ekonomike, mendoj se shkaku ėshtė shumė mė i thellė sesa shkalla e
perversitetit tė njėrit apo tjetrit lider. Ai ėshtė rezultat i njė
politike ekonomike tė gabuar, tė ndjekur tė paktėn qė nga viti 1997,
ndonėse, sipas meje, sikurse e kam shkruar edhe vite mė parė, politika
ekonomike e ndjekur pas ‘97-ės ka qenė nė thelb e ngjashme me piramidat
financiare, prandaj ėshtė e destinuar tė falimentojė njė ditė. E nėse
ėshtė kėshtu, nuk dilet nga kriza thjesht duke mallkuar apo kėrcėnuar
persona tė veēantė. Opozita nuk mund tė na thotė thjesht e vetėm se
mjafton tė ikė Sali Berisha dhe do tė shpėtojmė nga e keqja. Ajo duhet
tė na paraqesė njė pasqyrė sa mė reale dhe sa mė bindėse tė gjendjes sė
krizės dhe planin e saj alternativ pėr daljen prej saj. Madje, sipas
meje, nėse jemi vėrtet nė njė krizė kaq tė rėndė, Berisha do tė kishte
interes ta mbante opozitėn jashtė parlamentit e t’ua vishte
vėshtirėsitė e krizės turbullirave tė shkaktuara nga opozita, duke
thėnė, siē po thotė, se e gjithė kjo qė po bėn opozita, ka si shkak
prekjen e interesave tė njė grupi tė vogėl mafiozėsh prapa Ramės. Nė
fakt, njė opozitė qė nuk mund tė akuzohet pėr interesa personale tė
liderit dhe tė grupeve prapa tij ėshtė shumė mė kredibėl nė njė situatė
krize, sesa njė opozitė qė akuzohet pėr kėtė. Por, nga ana tjetėr, edhe
Berisha ka kredibilitetin minimal, kur i lėshon akuzat e tij pėr
“mafien mė tė rrezikshme tė Ballkanit”, mu nė momentin kur kontestohet
nga opozita pėr vjedhje votash. Edhe kėto akuza nuk bėjnė shumė efekt
se i ka thėnė prej kohėsh, qysh para se tė merrte pushtetin mė 2005 dhe
kohėn e ka pasur me bollėk pėr tė vepruar ndaj saj me “darėn e ligjit”.
Prandaj ato duken mė shumė nė stilin e kundėrreagimeve tė njohura tė
flamės sė politikės sė konfliktit.

Si pėrfundim, mendoj se kjo rishfaqje me
virulencė e flamės sė politikės sė konfliktit do tė qetėsohet, pėr
shkak se trupi i shoqėrisė ka njėfarė imuniteti indiference, ose mund
tė jetė me pasoja shumė mė tė rėnda, nėse gjendja ekonomike e vendit
ėshtė e rėndė, por ndėrkaq, ngulmoj se e keqja qė i ka dhėnė kėtij
trupi imunitetin e indiferencės apo qė e ka lektisur deri nė shkatėrrim
do tė mbetet brenda pa shpresė shėrimi.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi