♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nente muaj e zhdukur, kthehet dhe denoncon trafikimin e saj

Shko poshtė

Nente muaj e zhdukur, kthehet dhe denoncon trafikimin e saj Empty Nente muaj e zhdukur, kthehet dhe denoncon trafikimin e saj

Mesazh nga Barbi Sat Dec 05, 2009 1:12 am

Nente muaj e zhdukur, kthehet dhe denoncon trafikimin e saj


Rreth nėntė muaj pasi nėna e saj kishte kėrkuar ndihmėn e policisė, pasi i kishin trafikuar vajzėn, njė 18-vjeēare denoncon “tutorėt” e saj, duke rrėfyer se do ta shfrytėzonin pėr prostitucion. Mbarime M., 18 vjeēe, nga Kamza e Tiranės ėshtė paraqitur dje nė polici, ku ka denoncuar disa persona tė paidentifikuar nga policia qė sipas saj do e trafikonin. Ajo ėshtė kthyer rreth nėntė muaj pas zhdukjes dhe nuk ka ngurruar tė japė versionin e saj nė polici, duke dhėnė njė dėshmi rrėqethėse. Sipas saj, e kishin rrėmbyer disa persona, tė cilėt kishin si qėllim trafikimin e saj. Policia bėri tė ditur se po vazhdojnė hetimet pėr tė zbardhur mė tej detaje nėse vajza ėshtė shfrytėzuar pėr prostitucion. Burime nga policia thanė se adoleshentja u shpall nė kėrkim nė mesin e muajit mars tė kėtij viti, pasi ishte larguar pa adresė nga banesa e saj. Sipas tė njėjtave burimeve, ēėshtja nė dukje e rėndė ka bėrė qė t‘i kalojė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, pasi adoleshentja dyshohet tė jetė marrė pėr qėllime trafikimi dhe shfrytėzim prostitucioni, nga persona tė paidentifikuar, tė cilėt do tė hetohen pėr veprat penale tė “trafikimit tė tė miturve”. Pikėrisht mė 17 mars tė kėtij viti, nėna e 18-vjeēare, Xhuma M., me banim nė Institut Bujqėsor, ka shkuar nė Komisariatin Nr. 5 dhe ka deklaruar se me 14 mars ėshtė larguar nga banesa vajza e saj. Madje, ajo ka pretenduar se ėshtė dėrguar nė Greqi kundėr dėshirės sė saj. Por, asnjėherė nuk u gjetėn gjurmėt e vajzės sė re, deri dje, kur ajo ėshtė paraqitur pėr tė denoncuar tutorėt. Ajo ka treguar se e kishin marrė me forcė pėr qėllime trafikimi dhe ta shfrytėzonin pėr prostitucion. Tani, policia ka nisur punėn pėr identifikimin dhe kapjen e autorėve.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi