♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: “Berisha, njė burracak dhe turp kombėtar”

2 posters

Shko poshtė

Rama: “Berisha, njė burracak dhe turp kombėtar” Empty Rama: “Berisha, njė burracak dhe turp kombėtar”

Mesazh nga Barbi Fri Dec 04, 2009 3:02 pm

Kryebashkiaku hedh poshtė akuzat pėr dhėnie lejesh ndėrtimi

Kryetari i PS-sė, Edi Rama, i ėshtė kundėrpėrgjigjur mbrėmė menjėherė kryeministrit Sali Berisha lidhur me akuzat qė ky i fundit bėri nė drejtim tė drejtuesve mė tė lartė tė opozitės, deputetėve tė saj dhe shumė personaliteteve tė biznesit lidhur me atė qė kreu i qeverisė i cilėsoi si pėrfitime nė miliona euro tė sipėrfaqeve nė Tiranė pėr ndėrtim. Sipas Ramės, panorama e paraqitur nga kryeministri ėshtė njė pėrpjekje pėr tė tėrhequr popullin zvarrė nė baltėn e njė maskarade shpifjesh dhe akuzash, me qėllim “pėr ta larguar nga beteja pėr demokraci, pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme, pėr shtet tė sė drejtės pėr tė gjithė shqiptarėt”. Kreu i PS-sė, njėkohėsisht edhe kryetar i Bashkisė sė Tiranės, ka sqaruar se posti si kryetari i Bashkisė sė Tiranės nuk jep leje ndėrtimi, por vetėm firmos leje qė jepen nga KRRT-ja me 9 anėtarė, ku 4 anėtarė janė tė emėruar drejtpėrdrejt nga Sali Berisha, 4 anėtarė janė tė zgjedhur nga PS-ja, pėrfshirė edhe atė si kryebashkiak. Rama ka sqaruar se anėtari i 9-tė ėshtė zgjedhur konsensualisht nga PS-ja dhe nga PD-ja. “Ky formulim i KRRT-sė ėshtė bėrė pas njė vendimi tė Gjykatės Kushtetuese tė vitit 2007, sepse deri nė vitin 2007 shumicėn qė ka vendosur gjithēka e ka pasur Sali Berisha, mė parė kryeministrat e tjerė, e kėshtu me radhė. Po ashtu nuk ka asnjė leje, asnjė tė vetme, ku unė tė kem pėrdorur votėn time pėr tė bėrė shumicė. Lejet janė dhėnė me votė tė plotė tė KRRT-sė, ndėrkohė qė deri nė vitin 2007 s’kam marrė pjesė nė asnjė mbledhje tė KRRT-sė, qė kontrollohej nga njerėzit e Saliut, edhe pse kam firmosur, siē ma dikton ligji, ēdo vendim tė atij organi kolegjial”, - ka argumentuar Rama. Sipas tij, nuk ka asnjė tė dhėnė tė vetme mbi ndonjė pronė publike. Sa i pėrket akuzave tė bėra nga Berisha mbi tė ashtuquajturėn shitje nga ana e Ramės sė njė prone publike te parku “Rinia”, ėshtė depozituar njė padi civile ndaj Sali Berishės dhe Sokol Olldashit nė Gjykatėn e Tiranės, me akuzėn e shpifjes. Kreu i PS-sė ka deklaruar se ėshtė depozituar edhe njė padi pėr shpifje lidhur me leje ndėrtimi tė bėrė nga foltorja e PD-sė.
Shpifjet publike
Rama, nė reagimin e tij, ka bėrė njė mozaik tė situatės politike nė vend duke renditur arsyet se pėrse kryeministri ėshtė i shtrėnguar qė tė “shpifė publikisht”. Sipas kreut tė PS-sė, tashmė kryeministri ėshtė i njehsuar me krizėn e thellė tė demokracisė, tė shtetit tė sė drejtės, tė ekonomisė sė vendit dhe ėshtė i kapur me presh nė duar pėrballė presionit nė rritje tė popullit opozitar pėr hapjen e kutive tė votimit. Sipas tij, kjo fushatė ėshtė klithma e hajdutit qė bėrtet: “Kapeni hajdutin!”. “Ėshtė klithma e frikacakut qė bėrtet pėr t’i mbushur mendjen dynjasė se s’ka frikė! Nuk ka faj, ėshtė kapur mat! Sot ishte dita e fundit e afatit tė opozitės pėr reflektim! Opozita nuk ka dhėnė ultimatum, po afat pėr reflektim! Ndėrkohė qė pasi e ktheu kohėn pėr reflektim nė kohė pėr tėrbim, Berisha doli me njė palo dosje pėr tė mbėshtetur, mbi gjoja fakte, gjithė alibinė e turpshme tė ngritur nga frika e sė vėrtetės, sipas sė cilės, pėrballė tij nuk ėshtė opozita e vendit, po njė aleancė punisto-mafioze”, - ka nėnvizuar Rama. Sipas tij, beteja e nisur nga Berisha me shpifjet ka nisur fillimisht kryetarin e opozitės, duke treguar nga foltorja e Parlamentit monstruozitete tė fabrikuara nga ai vetė dhe tė mbajtura dhjetė vjet me radhė nė dollapin e armėve tė luftės sė tij tė pėrdalė politike, tė cilat i nxjerr sa herė zihet ngushtė. “U mor me tė afėrm e miq tė mitė, duke mbajtur fjalimin mė tė turpshėm nė historinė e atij Parlamenti. Pse e bėri Saliu kėtė gjė dhe kur e bėri? E bėri sepse pa 100 mijė veta qė i kėrkojnė dhe do t’i kėrkojnė, deri nė fund, jo pushtetin e tij mizerabėl, po tė drejtėn e tyre tė panegociueshme. Dhe e bėri kur e kuptoi se me tė vėrtetė nuk ka asnjė shans tė joshė e blejė me paratė e ndyra tė korrupsionit deputetėt qė i duhen pėr tė thėnė se Parlamenti ekziston dhe s’ėshtė vetėm njė Komitet Qendror banal i partisė nė pushtet”, - ka theksuar Rama.
Kreu i PS-sė ka theksuar se Berisha do tė pėrballet me shpifjet e bėra nė adresė tė tij njė pėr njė nė gjykatat e kėtij vendi dhe deri nė Gjykatėn e tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg, pasi “ky palo burrė, i kthyer nė ēafkė qė krokat kundėr gjithkujt nuk ka pasur kurrė kurajėn tė provojė shpifjet e akuzat e tij nė gjykatė kur e kanė ēuar tė tjerė pėrpara meje”. “Kjo ēafkė e shthurur e ka kthyer nė njė komedi luftėn kundėr korrupsionit duke mos lėnė gjė pa thėnė pėr kundėrshtarėt dhe duke mos lėnė njeri pa amnistuar duke u zgėrdhirė sapo nga kundėrshtarė i ka bėrė shėrbėtorė. A ju kujtohet si u zgėrdhi Doktor Ēafka nė Pallatin e Brigadave kur pėrqafoi Fatos Nanon pasi nuk kishte lėnė monstruozitet pa thėnė pėr tetė vjet kundėr tij? S’besoj ta keni harruar kur u tha shqiptarėve se ‘ju keni tė keqen se i merrni shumė seriozisht kėto gjėra’! Po pėr Ilir Metėn, a ju kujtohet se ēfarė balte e vreri derdhi pėr vite tė tėra? Dhe ja tani ku e ka vėnė nė prehėr dhe e pėrkėdhel si kukullėn e tij! Nuk po merrem kėtu se ēka thėnė pėr tė tjerė, ministra tė tijtė sot qė dje u pėrpoq t’i fuste nė burg apo i bėri helaq nė dru sepse ishin kundėr tij”, - ka nėnvizuar Rama.
Kundėrpėrgjigjja
Nė artikulimin e akuzave kreu i PS-sė nuk ka ngurruar ta cilėsojė kryeministrin Berisha si njė turp kombėtar qė i ka shėrbyer diktaturės 25 vjet, qė ka internuar njė familje tė ndershme mjekėsh nė kohėn e Enverit dhe e ka kthyer nė qenef debatin politik nė Shqipėri. “Ėshtė njė i pashpresė. Njė vjedhacak i mjerė votash qė ėshtė kapur mat te kutitė qė mban peng, njė gėrmadhė morale qė s’ka asnjė lidhje me tė vėrtetėn, asnjė kurajė e ndershmėri karshi sė vėrtetės, asnjė lloj mundėsie pėr t’i ikur sė vėrtetės”, - ka theksuar Rama. Sipas tij, fushata e kėrcėnimet e kryeministrit nė adresė tė tij janė njė kėrcėnim qė ta dėgjojnė deputetėt, kėrcėnon deputetėt qė tė dėgjojė populli opozitar dhe nesėr do tė vazhdojė me kėrcėnimet nė popull, sepse e di mė mirė se tė gjithė qė ka grabitur zgjedhjet. “Ky gojė e mendjeshthurur kujton se do t’u mbyllė gojėn forcėrisht atyre qė erdhėn 100 mijė nė 20 nėntor dhe do tė vijnė dyfish herėn tjetėr. Kujton se do t’u mbyllė gojėn forcėrisht atyre qė do t’ia kėrkojnė, njė mė njė, llogarinė pėr shembjen e tunelit tė Kalimashit, ku makutėria e tij pėr para dhe pushtet varrosi qindra miliona euro tė paguara nga qytetarėt e kėtij vendi. Kujton se do t’u mbyllė gojėn forcėrisht atyre qė do t’ia tregojnė deri nė fund kėtij populli se ku ndryshojnė sulmet barbare tė tij ndaj familjeve tė kundėrshtarėve nga akuzat e opozitės pėr njehsimin e interesave tė familjes sė tij me qeverisjen e vendit”, - ka theksuar Rama. Kreu i PS-sė i ka bėrė tė qartė Berishės se nuk do tė mund ta pėrkulė dhe nuk do tė mund tė cenojė nderin dhe dinjitetin e familjes sė tij me ēfarėdo qė tė thotė. “Nuk do tė arrish kurrė tė zmbrapsėsh PS-nė, deputetėt dhe deputetet e saj qė po i bėjnė vendit njė shėrbim historik dhe nuk do tė tė ndahen derisa tė tė ballafaqojnė me tė vėrtetėn. Nuk do t’ia dalėsh kurrė tė trembėsh popullin opozitar qė nuk ka darė pėr tė shkulur dhėmbė, po ka grusht qė do t’i thyejė, njė e nga njė, dhėmbėt e korrupsionit tėnd, dhėmbėt e pushtetit tė familjes tėnde, dhėmbėt e pushtetit tė shėrbėtorėve tė tu dhe tė klientėve e sekserėve tė tu, dhėmbėt e kėsaj qenefpolitike qė e ke kthyer nė njė gojė tė stėrmadhe qė u ka nxjerrė shqiptarėve qejfit atdheun e tyre”, - ka qenė kundėrpėrgjigjja e Ramės nė adresė tė kreut tė qeverisė.

Gazeta Albania
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Rama: “Berisha, njė burracak dhe turp kombėtar” Empty Re: Rama: “Berisha, njė burracak dhe turp kombėtar”

Mesazh nga bigbeng Fri Dec 04, 2009 3:23 pm

Berisha jo vtem nje burracak,por dhe nje percares i kombit,nje manjat pushteti,nje poshterues i vlerave kombetare,nje antikombetar deri ne palce,nje trafikant i trojeve kombetare,nje vrases si ne gerdec e vrases i Remzi Hoxhes si dhe i 3000 djemve ne lule te rinise ne ngjarjet e 97-tes,nje pervetesues i pasurive kombetare nepermjet femijve e njerzve te fisit te tij,nje mashtrues kalibri i shkalles me te kobeshme,nje i pabese.....me keq se nje qen.
Nje turp kombetar eshte pak,eshte e zeza e ketij kombi.

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi